FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pas vdekjes

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Pas vdekjes   Pas vdekjes EmptyThu 26 Jun 2014, 14:08

(Platoni - mbi reinkarnimin)

Fol – tha Glaukoni – mbasi pak janë ato gjëra që do të më bënin t’i dëgjoja me kaq kënaqësi.

Nuk kam ndërmend të të them ndonjë tregim të Alkinoos – ia fillova unë – por historia e një trimi, Erit, birit të Armeniosit, nga Pamfilia. Ai ishte vrarë në një betejë. Dhjetë ditë më pas, tek po mbledhnin të vdekurit që kishin nisur tashmë të qelbeshin, e gjetën edhe atë por ende në gjendje të mirë; e morën dhe e çuan në shtëpinë e tij për t’a varrosur, dhe ditën e dymbëdhjetë, kur e vunë mbi turrën e druve ai u ngjall sërish. Atëherë ai tregoi se ç’kishte parë atje poshtë. Sapo shpirti i tij i kishte dalë nga trupi, tregoi ai, kishte nisur të ecte bashkë me shumë të tjerë deri sa kishte arritur në një vend të mrekullueshëm, ku në tokë hapeshin dy vrima humnerash pranë njëra-tjetrës, ndërsa në qiell lart dy humnera tjera përballë tyre. Midis këtyre dy hapësirave dyfishe rrinin gjykatësit; sapo ata shqiptonin vendimin, i urdhëronin të drejtët të ndiqnin djathtas rrugën që të çonte në qiell, pasi u lidhnin në qafë përpara një të shkruar ku lexohej gjykimi i tyre, kurse kriminelët të ndiqnin majtas rrugën që të çonte poshtë me një të shkruar edhe ata të lidhur në kurriz ku mund të lexoheshin të gjitha veprimet e tyre.Kur i erdhi radha edhe atij, gjykatësit i thanë se ai do t’u çonte njerëzve  lajmin e kësaj bote të nëndheshme dhe e urdhëruan që të shikonte dhe të dëgjonte ato që ndodhnin në atë vend. Dhe kështu ai pa shpirtrat që shkonin, nëpër këtë apo atë humnerë, të qiellit dhe të tokës, pasi u qe bërë gjyqi, ndërsa nëpër dy humnerat e tjera, kalonin, në të parën të lodhur e të mbuluar me pluhur shpirtrat që vinin nga mesi i tokës, në tjetrën shpirtrat që zbrisnin nga qielli, krejt të pastër dhe të gjithë këto shpirtra, njëri pas tjetrit duket se vinin nga një udhëtim i gjatë; vinin me gëzim në këtë fushë, sikur po vinin në një festë madhështore; ata që njiheshin përshëndeteshin midis tyre, dhe ata që vinin nga toka pyesnin ata që vinin nga qielli, se ç’ndodhte nën dhé. Një palë tregonte të gjitha ato që u kishin ndodhur, duke rënkuar e duke qarë tek kujtonin të ligat e çdo lloji që kishin hequr dhe kishin parë të hiqnin të tjerët, në udhëtimin e tyre nën tokë, udhëtim që zgjet njëmijë vjet; të tjerët, që zbrisnin nga qielli flisnin për kënaqësitë e këndshme dhe për shfaqjet e një bukurie të pafund. Nuk kanë të sosur hollësitë e tregimeve të tyre, o Glaukon, ato duan një kohë të gjatë që të thuhen të gjitha; po ja sipas tij se cila është më kryesorja. Cilido të ishte numri i krimeve, që shpirti mund të kishte kryer, dhe ai i personave që ai mund të kishte lënduar, ata i lanin fajet e tyre njërën pas tjetrës, dhe për dhjetë herë rresht njërën pas tjetrës, dhe për çdo herë dënimi zgjaste njëqind vjet, aq sa zgjat jeta e një njeriu, në mënyrë që ndëshkimi të dhjetëfishohej kësisoj për çdo krim të kryer. Kështu për shembull, ata që kishin shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, që kishin tradhëtuar shtetet dhe ushtritë, dhe duke i hedhur vargonjtë e skllavërisë, që kishin ndihmuar në ndonjë katastrofë, për çdo krim të kryer kishin për të vuajtur dhjetëfishin e dhimbjeve. Përkundrazi ata që kishin bërë të mira, që kishin qenë të drejtë dhe të mëshirshëm mirrnin shpërblime në të njëjtën masë. Përsa u përket fëmijëve të vdekur në lindje e sipër, ose që nuk kishin jetuar veçse për pak kohë, Eri jepte hollësira për të cilat nuk ia vlen të zgjatemi. Përsa ipërket dashurisë dhe mungesës së dashurisë, për zotat dhe për prindët, për vrasjen e kryer me dorën tënde, shpërblimi, sipas fjalëve të tij, e kapërcente masën e asaj që u tha më lart. Ai tha, në fakt se kishte qenë i pranishëm kur njëri e pyeti tjetrin se ku ndodhej Ardieu i madh. Ky Ardieu kishte qenë tiran i një shteti të Pamfilisë, njëmijë vjet më parë pasi kishte vrarë atin dhe vëllanë dhe kishte kryer siç tregonin shumë krime tjera. Dhe shirti i pyetur u dëgjua që tha sipas Erit: “Ai nuk ka ardhur e as nuk ka për të ardhur kurrë”.

Dhe në fakt ne qemë dëshmitarë në mes shumë shfaqjeve të tmerrshme edhe të kësaj. Tek ishim pranë hyrjes dhe gati për të dalë jashtë, pasi kishim kryer gjithë dënimin tonë, befas pamë atë Ardieun me ca të tjerë, që në pjesën më të madhe kishin qenë tiranë; aty ishte gjithashtu edhe një farë numri njerëzish të veçantë që kishin qenë keqbërës të mëdhenj. Kur ata po bëheshin gati për të dalë, gryka e daljes nuk i lejoi të kalonin; ajo gjëmonte saherë që një nga këta njerëz të ligj të pandreqshëm ose ndonjë që nuk kishte larë ende sa duhet keqbërjet e tij, orvatej të dilte. Atëherë, tregonte ai, disa njerëz të egër dhe të nxehur me atë që po shikonin, dhe që rrinin gati pranë hyrjes, me të dëgjuar gjëmimin i mbërthenin ata nga mesi i trupit dhe i largonin; por Ardieun dhe të tjerët ata i lidhën me zingjirë nga këmbët, nga duart dhe nga koka, dhe i përplasën për dhé, i ropën, i hoqën zvarrë gjatë tërë rrugës, dhe duke i copëtuar nëpër ferrat e xanave, u tregonin të gjithë kalimtarëve përse i trajtonin në atë mënyrë dhe se po i çonin për t’i hedhur në Tartar. Atje thoshte Eri, kishin parë tmerre të çdo lloji; po asnjë nga këto nuk mund të krahasohej me atë që kishte ndjerë secili prej tyre, duke dëgjuar gjëmimin kur ishin duke dalë dhe për të gjithë kishte qenë kënaqësi e madhe kur më në fund kishin dalë e nuk kishin dëgjuar më. Të tilla pak a shumë ishin vuajtjet dhe dënimet si dhe shpërblimet për çdo rast.

Kur çdo grup kishte kaluar shtatë ditë në këtë fushë, atëherë ai duhej të ngritej në ditën e tetë e të nisej për të arritur pas katër ditësh në një vend ku zbulohej para tyre një dritë që shtrihej lart nëpër tërë hapësirën e qiellit e të tokës, dritë që ngritej drejt si një kolonë dhe shumë e ngjashme me ylberin, por më e shkëlqyeshme dhe më e kthjellët. Ata arritën tek kjo dritë pasi ecën një ditë të tërë dhe aty panë, në mes të dritës të shtrirë në atë pjesë të qiellit, cepat e zingjirëve të tyre; mbasi ajo dritë ishte një mjet që lidhte qiellin, ashtu si litarët që i vinin rrotull barkës me tri rrema; dhe kështu ajo dritë e mban të bashkuar të gjithë sferën rrotulluese.
Kur arrinin gjer këtu, shpirtrat duhej t’i paraqiteshin Lahesisit. Këtu një profet i vuri në radhë; pastaj pasi mori nga gjunjët e Lahesisit fatet dhe normat e ndryshme të jetës, hipi majë një podiumi dhe thirri:
“Ja se ç’thotë Lahesis, e bija e Nevojës. O ju shpirtra të përkohshëm, ju do të filloni një jetë të re dhe do të rilindni për t’u bërë të vdekshëm. Nuk është një demon që do t’iu zgjedhë duke u hedhur në short, mbasi do të jeni ju që do ta zgjidhni demonin tuaj. I pari që do të zgjidhet nga fati do të zgjedhë i pari jetën me të cilën do të lidhet nga Nevoja. Për sa i përket virtytit nuk do të ketë mësues; secili do të ketë pak a shumë të tillë, sipas rastit nëse do t’i nderojë apo nuk do t’i nderojë. Secili është përgjegjës për zgjedhjen që bën, hyjnia është jashtë kësaj çështjeje.”

Pas këtyre fjalëve, ai hodhi midis grupit të mbledhur shortet, dhe secili mori atë që i kishte rënë më afër, me përjashtim të Erit, të cilit nuk iu lejua një gjë e tillë. Secili njohu atëherë shkallën që i përkiste nga kjo përzgjedhje. Pas kësaj i njëjti profet përhapi në shesh përpara tyre modelet e jetës, numri i të cilave e kapërcente së tepërmi numrin e shpirtrave të pranishëm. Kishte nga të gjitha llojet; të gjitha jetët e mundshme njerëzore; kishte aty tiranira, një palë që zgjasnin deri në vdekje, një palë të ndërprera në mes dhe që mbaronin në varfëri, në mërgim, në mjerim; kishte gjithashtu jetë njerëzish të dëgjuar qoftë për nga bukuria e trupit dhe e fytyrës, qoftë për nga fuqia e forca në ndeshje; qoftë për nga fisnikëria dhe cilësitë e larta të të parëve të tyre. Kishte poashtu edhe jetë njerëzish të paudhë në çdo pikëpamje si dhe jetë grash të së njëjtës kategori. Por nuk kishte asgjë të vendosur me rregulla të caktuara për shpirtrat, mbasi secili duhej domosdo të ndryshonte simbas zgjedhjes që kishte për të bërë. Përsa u përket elementëve të tjerë të gjendjes sonë, ato ishin të përziera me njëra tjetrën dhe me pasurinë e varfërinë, me sëmundjen e shëndetin; kishte gjithashtu edhe ndarje të mesme midis këtyre ekstremeve. Është këtu me sa duket, i nderuari Glaukon, çasti më kritik për njeriun, dhe është pikërisht për këtë që secili nga ne duhet të lërë mënjanë çdo studim tjetër, dhe tërë përkujdesjet t’ia kushtojë zgjedhjes dhe kultivimit vetëm të kësaj. Mbasi kështu ai do të zbulojë dhe të njohë njerinë që do të përgatisë me aftësinë dhe diturinë e duhur për të dalluar kushtet e mira dhe ato të këqija dhe kurdoherë dhe kudo më të mirën, për aq sa do të ketë mundësi, duke llogaritur efektin që gjithë këto cilësi të sapopërmendura, kanë mbi virtytin gjatë jetës,  nëpërmjet bashkimit apo ndarjes së tyre. Që të mësojnë nga ai të parashikojnë të mirën dhe të keqen që prodhon një e tillë përzierje e bukurisë me varfërinë, apo pasuria me këtë apo atë predispozitë të shpirtit, dhe pasojat që do të kishin përzierjet  midis lindjeve të dëgjuara apo të errëta, jeta vetiake dhe postet publike, forca dhe dobësia, lehtësia dhe vështirësia për të mësuar dhe të gjitha cilësitë shpirtërore të të njëjtit lloj, qofshin të natyrshme qofshin të përfituara. Atëherë duke hequr përfundimet për gjithë këtë, dhe duke mos harruar kurrë natyrën e shpirtit, ai do të jetë në gjendje të zgjedhë mes një jete të keqe dhe një jete të mirë, duke quajtur të keqe atë që ka si qëllim të bëjë shpirtin më të padrejtë, dhe të mirë atë që e bën shpirtin më të drejtë, pa e vrarë mendjen për asgjë tjetër; mbasi ne e pamë se gjatë jetës e pas vdekjes, kjo është zgjedhja më e mirë që mund të bëhet.

Dhe çastin kur profeti po hidhte shortin, sipas tregimit të lajmëtarit të ferrit, ai shtoi edhe këto fjalë: “Edhe ai që vjen i fundit nëse zgjedh me arsye dhe përpiqet të jetojë mirë, mund të marrë formën e një qenieje të përshtatshme dhe të mirë. Le të zgjedhë i pari me kujdes, dhe le të zgjedhë i fundit pa e humbur kurajon”

Ishte një pamje çuditshme – thoshte Eri -  të shikoje se në ç’mënyrë shpirtrat e ndryshëm zgjidhnin jetën e tyre: nuk kishte gjë më të dhimbshme, më qesharake e më të çuditshme: dhe në fakt pjesa më e madhe udhëhiqeshin në zgjedhjen që kryenin nga zakonet që kishin marrë në jetën e mëparshme.

Kur shorti e nxori midis të tjerëve, shpirti i Atllantit, duke pasur parasysh nderimet e mëdha që u bëheshin atletëve, nuk pati forcë të kalojë më tutje po zgjodhi këtë. Pastaj kishte parë shpirtin e Epeos, të birit të Panopesë, që zgjodhi pamjen e një mjeshtri të zot. Më në fund shpirtin e Odiseut, të cilin shorti e kishte caktuar në radhë më të mbrapme, duke bërë përpara për të zgjedhur; por i çliruar tashmë nga ambicja për shkak të kujtimit të të gjitha peripecive nga e kaluara, nisi të kërkojë për një kohë të gjatë jetën e një njeriu të zakonshëm, dhe pa mendime në kokë dhe mezi e gjeti në një qoshe, e të braktisur nga gjithë të tjerët. Kur e pa, shpirti i Odiseut tha, se edhe sikur shorti t’i kishte rënë për të zgjedhur i pari,  ai kishte për të zgjedhur po atë dhe me gjithë zemër.
Kur të gjithë shpirtrat kryen zgjedhjet e tyre, ata u drejtuan kah Lahesisi sipas radhës që u kishte rënë shorti. Kjo u dha secilit demonin që kishin parapëlqyer, që do t’u shërbente si roje gjatë jetës dhe do të bënte që t’iu plotësohej fati që kishin zgjedhur. Kur ra mbrëmja ata u vendosën në buzë të lumit Ameles, ujin e të cilit nuk ka enë që t’a mbajë; çdo shpirt është i detyruar të pijë nga ky ujë një sasi të caktuar; ata që nuk përmbahen e nuk kanë kujdes, pijnë jashtë mase. Sapo pi nga ky ujë i harron të gjitha. Menjëherë i zuri gjumi; por në mes të natës shpërtheu një vetëtimë dhe u tund dheu si tërmet dhe sakaq shpirtrat brofën nga vendi dhe një palë nga një anë, një palë nga ana tjetër dolën në botën e sipërme ku do të rilindnin, duke shkarë porsi yje. Kurse Erin e kishin ndaluar të pinte ujë, kështuqë ai nuk dinte të thoshte si e kishte arritur trupin e vet; por befas, kur kishte ngritur sytë lart, në agim, e kishte parë veten të shtrirë mbi turrën e druve.

Dhe kësisoj o Glaukon, ky tregim ka shpëtuar nga harresa e nuk ka humbur. Ai, nëse i shtojmë edhe besimin tonë, mund të na shpëtojë edhe ne; atëherë ne do të kalojmë të lumtur lumin Lethe,  dhe nuk kemi për t’i flliçur shpirtrat tanë. Nëse ju pra më besoni dhe jeni të bindur se shpirti ynë është i pavdekshëm dhe i aftë për të kryer gjithë të mirat dhe gjithë të këqijat, ne do të ndjekim kurdoherë rrugë që të çon lart,  dhe do të vemë në veprim përherë drejtësinë dhe urtësinë. Në këtë mënyrë ne do jemi në paqe me veten dhe me zotat, jo vetëm sa kohë që do të jemi këtu, por edhe kur do të kemi marrë shpërblimet e drejtësisë, ashtu si fitimtarët e lojërave të ndryshme që marrin dhuratat nga miqtë e tyre; dhe ne kemi për të qenë të lumtur, edhe në këtë tokë, por edhe gjatë udhëtimit njëmijëvjeçar që sapo përshkruam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Re: Pas vdekjes   Pas vdekjes EmptyWed 02 Jul 2014, 12:01

Nga feja pellazge mësojmë se rimishërimi i shpirtit si rregull bëhet brenda kombit, apo brenda farës, dhe jo siç mendohet ndër hindusë e tibetianë, se fryma e njeriut shkoka edhe në tigra, minj, apo lule. Rimishërohen njerëzit, familjet, dinasti të tëra, fise dhe mbretëri, siç mund të shohim në vijim nga korrespodencat, por gjithnjë brenda farës e gjakut.
Korrespodencat mes Aleksandrit të Madh dhe Skenderbeut:
1. Misioni që kishin për të bashkuar popullin e vet, kundër aziatikëve
a) Aleksandri i Madh bashkoi ilirë, thrakë e maqedonë në luftën kundër Persianëve që vinin nga Lindja
b) Skenderbeu bashkoi shqiptarët në Lidhjen e Lezhës, në luftë kundër Osmanëve që vinin nga Lindja

2. Suksesi më i madh në krahasim me prindërit e vet:
a) Filipi II i la Aleksandrit një mbretëri mesatare, të cilën pastaj ai e zgjeroi në një perandori të madhe
b) Gjon Kastrioti i la Skenderbeut një principatë të vogël në Shqipërinë e mesme, të cilën Skenderbeu e zgjeroi në një mbretëri të madhe që përfshinte pjesën më të madhe të trojeve shqiptare

3. Ngjashmëritë në emra:
a) si mbretëria e Lekës së Madh ashtu edhe mbretëria e Skenderbeut në fillim quheshin Emathia,
b) Skenderbeg që është i njëjtë me Aleksandër i Madh, pra Skender = Aleksandër

4. Ngjashmëria në karaktere
a) Aleksandri mbante brirët e cjapit në përkrenare, ndërsa Skendebeu kishte përkrenaren me kokë cjapi.
b) Vojsava që pa ëndërr për Skenderbeun sa ishte shtatzënë, dhe Olimpia që shihte ëndërra për Lekën e Madh, dhe ishte shumë mistike në këtë aspekt sepse dinte t’i interpretonte ëndërrat.
c) Trimëria, aftësitë e mëdha si strategë, virtytet e zakonshme shqiptare si besa, burrëria, etj që i karakterizojnë të dy prijësit, si Lekën e Madh edhe Skenderbeun.

5. Ngjashmëria e armiqve
Si Osmanët ashtu edhe Persët që vinin nga lindja, kishin një perandori shumëkombëshe, shumëngjyrëshe, një makineri gllabëruese që vetëm hante çdo gjë që i dilte përpara, e mbushur me njerëz të zinj, etj. pra kemi të bëjmë me të njëjtin djall, prandaj nevojitej po i njëjti drangue që ta luftojë.
Kështu në të dy rastet kemi treshen Babë-Nanë-Djalë, ashtu që Filipi, Olimpia dhe Leka i Madh nuk janë tjetër veçse të mëvonshmit Gjon, Vojsava e Gjergj Kastrioti. Ata zbritën e u rimishëruan në këtë botë në kohën e duhur kur i nevojiteshin më së shumti familjes së madhe pellazge.


1. Kohëzgjatja e mbretërive veriore
a) Dinastia ardiane që formon shtetin më 231 p.e.s. (deri atëherë ishte dinasti fisnore), dhe e mban pushtetin deri më 168 p.e.s. pra gjithsej 63 vite
b) Dinastia e Arbërit që sundojnë nga viti 1190 deri më 1253 kur Gulami hyn nën zgjedhën e Nikesë, pra gjithsej 63 vite
c) Shteti i Bushatlive që e mbajti rajonin në fre nga 1768 kur Mehmet Plaku i pushtoi Lezhën e Zadrimën e deri më 1831, pra gjithsej 63 vite
2. Që të tria përfundojnë të pushtuara nga një perandori e kohës: Iliria u pushtua nga Perandoria Romake; Arbëri u pushtua nga Perandoria Bizantine që ishte vetëm se rimishërim i asaj romake; Pashallëku i Bushatlive u pushtua nga Perandoria Osmane, që ishte rimishërim i Bizantit
3. Që të tria shtriheshin në veri dhe të tria kufizoheshin me një shtet shqiptar në jug:
4. Ngjashmëria e emrave si Agron – Progon, Dhimitër Fari – Dhimitër Progoni, Genti – Gjin (Progoni), Pleurati – Plaku (Bushati)
5. Zgjerimi maksimal i Mbretërisë Ilire me Pleuratin (gjysh i Gentit) duke arritur edhe mbi Dalmatët, dhe zgjerimi maksimal i Bushatlive, kur themelon Konfederatën Ilirike duke arritur deri mbi Bosnje e Hercegovinë.

Kështu dinastia ardiane duhet të ketë qëndruar për një kohë të gjatë në qiell në lumturi të plotë pranë perëndive, atje ku e kanë vendin gjithë herojt. Pastaj rimishërohen në arbërorët e mesjetës, duke përsëritur misionin e tyre, dhe duke e zbatuar vullnetin e vet. Një gjë të tillë kjo dinasti e përsërit në shekujt XVIII-XIX kur të njëjtit persona rimishërohen në këtë botë dhe themelojnë Pashallëkun e Shkodrës. Është e njëjta familje që na del herë si ilire (Ardianët), herë si arbërorë (Progonët), herë si shqiptarë (Bushatlinjtë), duke u rimishëruar dhe duke i dhënë secilës periudhë vulën e vet hyjnore. Qëllimi i tyre ishte gjithnjë, krijimi i një shteti shqiptar aty ku mungonte.

Rimishërimi i Pirros me dinastinë e vet, tek despotët e Epirit dhe tek Ali Pashë Tepelena:
1. Qëndrimi i përkohshëm jashtë vendit në Lindje: Pirroja ishte në Egjipt tek Ptolemejtë dhe në Maqedoni deri në moshën 23 vjeçe; Mihail Engjëlli kishte qëndruar përkohësisht në Kostandinopojë para se të themelonte dinastinë e Engjëjve; babai i Ali Pashë Tepelenës kishte qëndruar përkohësisht në Anadoll.
2. Vendi i njëjtë ku sunduan: Pirroja në Epir me qendër Dodonën; Engjëjt në Epir; Ali Pashë Tepelena gjithashtu në Epir me qendër Janinën e cila kishte vetëm 20 km nga Dodona e lashtë.
3. Ranë dëshmorë të kombit në kulmin e zgjerimit territorial: Pirroja kur pushtoi thuajse gjithë Greqinë e ra në Argos; Theodor Engjëlli në betejën e Kllokotnicës, pasi kishte pushtuar gjysmën e gadishullit ballkanik; Ali Pashë Tepelena pasi kishte nën pushtetin e vet Epirin, Maqedoninë dhe gjithë Greqinë.
4. Mos të flasim pastaj për vetë aftësitë e tyre si strategë dhe sundimtarë, që i dimë të gjithë.
5. Angazhimi luftarak që në fëmijëri
Pirro është pra vetë i mëvonshmi Theodor Engjëlli, dhe më pas Ali Pashë Tepelena. Qëllimi ishte gjithnjë i njëjtë: krijimi i një shteti shqiptar aty ku mungonte. Me këtë mision mund të përballej vetëm shpirti i tij i madh. E kishte bërë njëherë në kohën ilire, mund t’a bënte sërish në kohën arbërore pastaj së treti herë në kohën shqiptare.

Nuk është për t’u lënë anash rasti Dorëve të hershëm që nga malet e Ilirisë dhe Epirit shkuan e u dyndën në Greqi. Pastaj arbërorët në shek. XIV dyndën sërish në Greqi nga i njëjti vend (Shqipëria). Ende ka të tillë që flasin arbërishten e asaj kohe. Pastaj në vitet ’90, sërish dyndën në Greqi ku mbushin vendin me shqiptarë. Janë të njëjtit shpirtra që rimishërohen për të realizuar një dhe të njëjtin qëllim, e ky është shqiptarizimi i Greqisë, njëherë e përgjithëmonë.

Që në kohët kur sllavët mësynin trojet tona, Muja u bënte ballë me shokët e vet. Më pas në kohërat myslimane na del sërish një Mujë që lufton goxha larg atje në Klladushë e Jutbinë. Është pra shpirti ilir që kërkon edhe njëherë të jetë zot i tokës së tij në Dalmaci e Likë. Muja nuk la pasardhës, nga sa na thuhet.

Këto janë raste që na thonë se jemi në këtë jetë për një mision të caktuar, dhe jo dosido sa për të kaluar jetën si grigjë e deleve; që duhet të kryejmë misionin tonë dhe pastaj të presim perënditë që të na marrin e të na vendosin qiell pranë tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Re: Pas vdekjes   Pas vdekjes EmptyWed 02 Jul 2014, 12:05

Pos kësaj Skenderbeu kreu edhe një amanet të Aleksandrit Epirot dhe të Pirros. Se për çfarë amaneti bëhet fjalë le të shohim fjalët që i flet shkrimtari David në Raguzë Skenderbeut kur ky ishte duke udhëtuar për në Itali që të luftonte frangët:

"I lumtur do të shkosh, o princ i pathyeshëm, më i lumtur do të kthehesh. As Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotasve dhe mjeshtri i luftërave, nuk u kthyen fitimtarë nga Italia, ashtu siç do të kthehesh në atdhe i lumtur e fitimtar ti, o mbret i fuqishëm dhe bujar."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Re: Pas vdekjes   Pas vdekjes EmptyThu 03 Jul 2014, 14:36

Interesant!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Re: Pas vdekjes   Pas vdekjes EmptySun 13 Jul 2014, 03:09

Rimisherimi ne fillim te shekullit

Tema e Rimishёrimit ёshtё kthyer nё njё objekt bisedash midis mbёshtetёsve te zjarrtё dhe kritikuesve kundёrshtarё qё janё po aq tё zjarrtё. E keqja me kёto dy ekstreme, si me ato qё e mbёshtesin kёtё ide si dhe ata qё e kritikojnё ёshtё se tё dyja palёt bazohen nё kritere besimi, nё fantazi sekrete ose nё mendime shkencore, qё janё mё tepёr prodhime tё njё mendimi tё detyruar, se sa tё njё dije tё ekuilibruar. Pёr fat tё keq ёshtё e vёshtirё tё gjenden sot disa njohuri , qё tё jenё tё qёndrueshme, pavarёsisht se sot librat qё qarkullojnё mbi kёtё temё janё tё panumёrt, sepse pёr shumё shekuj me rradhё e deri mё sot shumica e qytetёrimeve e braktisёn kёtё loj konceptimi tё veçantё tё jetёs ku bashkёekzistojnё elementёt fetarё, filozofikё dhe shkencorё.

Duke qenё shumё larg nga specilistёt e llojit, nuk mungojnё sentimentalёt e erotizmit, qё shikojnё nё rimishёrim njё formё tё vazhdimit tё jetёs, tё kthimit nё kёtё jetё me njёrёn ose tjetrёn mёnyrё.

Fanatiket e disa feve qё refuzojnё ekzistimin e rimishёrimit, vetёm sepse ai nuk ndodhet nё librat e tyre tё shenjtё, libra qё kanё pёsuar shumё ndryshime dhe rregullime. Dhe nё tё gjitha kёto, nuk futen dhe ato jo-specialistё, qё fusin dhe mё tepёr probleme , duke ngatёrruar njerёzit me mundёsinё e rimishёrimit tё njё qёnie vetёm pёr tё kёrkuar eksperiencёn, pavarёsisht nga format jetёsore.

Me kёtё mёnyrё, dikush qё ёshtё sot njeri, nesёr mund tё mishёrohet nё trupin e njё lope, guri ose sallate jshile. Ёshtё e qartё se , nёse ndjekim kёte vijё mendimi, rimishёrimi merr gjithmonё e mё tepёr vende tё dyta nё interesin e intelektualeve dhe tё studjuesve.

Ndёrkaq tё gjithё qytetrimet e lashta e njihnin kёtё ligj dhe e pёrjetonin me njё mёnyrё natyrale, si njё element pёrbёres I vetbesimeve dhe filozofisё sё tyre. Dhe tani mё nuk mund tё vazhdojmё tё besojmё se njerёzit e lashtёsisё ishin mё pak tё mençur se njerёzit e sotёm, vetёm sepse ishin mё tё vjetёr. Ideja e zhvillimit tё vazhdueshёm dhe tё pёrparueshёm nuk vёrtetohet nё tё vёrtetё.

Shumё dije nga epokat antike vazhdojnё tё jenё shumё larg kuptimit tё shkencave bashkёkohore. Ajo qё ёshtё e sigurtё ёshtё se njerёzit nuk drejtohen gjithmonё drejt interesimeve tё njёjtave, nё tё gjitha momentet historike dhe nuk kanё gjithmonё tё njёjtёn piknisje nё sitemet e mendimit tё tyre.

Aty ku sot mbizoteron racionalizmi – ose tё paktёn njё racionalizёm I supozuar – kohё mё parё mbizotёronte nё shumё pamje njё konceptim mё intuitor (parandjenjёsor) dhe mё I thellё te disa eksperiencave qё janё shumё tё vёshtira pёr tu shpjeguar nga mendja. Por, megjithtё nuk ёshtё e nevojshme tё ketё dikush njё intuitё tё veçantё dhe as njё racionalizёm tё dalluar, nё mёnyrё qё tё mund tё shkruajё disa supozime qё, duke filluar qё nga rimishёrimi, ofrojnё mbёshtetje konceptimeve mbi zhvillimin.

DUKE SHIKUAR NATYRЁN

Tani qё ekologjia dhe respekti ndaj planetit mallёngjen mё shumё njerёz, ёshtё mё e lehtё tё shikojmё nё thellёsi Natyrёn dhe tё mos kufizohemi vetёm nё fenomenet e saj sipёrfaqsore. Ligji I rretheve shfaqet nё tё gjitha qёniet qё na rrethojnё. Asgjё nuk ёshtё mё natyrale se nga kalimi I vazhdueshёm I stinёve, me ndryshimet e tyre tё njohura, dhe asnjё nuk do tё quante dimrin si njё vdekje pёrfundimtare, por vetёm si njё çplodhje pёrpara zgjimit tё pranverёs. Njё pemё pa gjethe nuk ёshtё njё pemё e tharё/vdekur. Por kalon njё rreth dhe do tё fillojё njё tjetёr., kur tё rilindin gjethet e saj, lulet dhe frytet e saj. Rrethi qё shkon qё nga fara e deri tek bima nё majёn e zhvillimit tё saj, qё nga frytet e tё cilёs do tё prodhohen pёrsёri fara, na flet nё njё mёnyrё tё pastёr dhe tё qartё pёr energjinё qё qarkullon nёn forma tё ndryshme jetёsore por pa u shkatёrruar.

Rёra qё bёhet gur, ose guri qё shpёrbёhet nё rёrё, ёshtё njё shembull tjetёr qё pranohet pa kundёrshtim, sepse nuk tejkalon logjikёn, ashtu si dhe uji qё bёhet re dhe reja qe shёndёrrohet pёrsёri nё ujё.

Nata dhe dita ndjekin njёra tjetrёn, dhe nuk mund tё na mbushё mendjen askush se errёsira e natёs do tё jetё e vazhdueshme Natyrale ёshtё qё Dielli tё shfaqet nё tё gjitha mёngjeset, ose nga njё tjetёr pikёpamje, Toka tё rrotullohet pёrreth boshtit tё saj dhe pёrreth Diellit, duke krijuar kёshtu zona drite dhe errёsire, zona me mё tepёr ngrohtёsi dhe mё tepёr tё ftohtё.

Ajo qё ёshtё logjike pёr Natyrёn duket se po humb rёndёsinё e saj, kur duhet tё zbatohet pёr njerёzit dhe pёr shkallёn mё tё afёrt tё tyre tё zhvillimit, kafshёt. Nuk e kemi pёr qёllim tё kёmbёngulim kёtu pёr rrethet e kafshёve, qё gjithashtu ekzistojnё, por qё tё pёrqёndrohemi tek njerёzit.

NJERIU

Ёshtё e pranuar botёrisht se ekzistojnё rrethe nё zhvillimin e njeriut, qё e udhёheqin qё nga lindja e deri tek vdekja, duke kaluar nga mosha fёminore, rinia, pjekuria dhe pleqёria. Por ёshtё njё rreth I hapur qё le tё fshehtё dy tё panjohur : atё tё lindjes dhe atё tё vdekjes, domethёnё nga ku kemi ardhur e drejt ku shkojmё.

Jeta njerёzore ёshtё njё sektor I rrumbullakёt, njё hark I periferisё qё nuk mbyllet vetё. Nёse deti kthehet nё det nёpёrmes shiut qё bie nga retё, njeriu nuk kthehet nё jetё pas vdekjes. Pse? Ndoshta nga injoranca ndoshta nga frika, ose ndoshta nga paragjykimet, ndoshta sepse nё kёtё mёnyrё jeta do tё bёhej mё e nderlikuar… E sigurtё ёshtё se, akoma dhe ata qё konceptojnё pavdekshmёrinё e shpirtit, nuk konceptojnё gjithashtu se dhe shpirti I pavdekshёm mund tё marrё forma tё ndryshme jetёsore tё jashtmё,, nuk pranojnё se , nёse kishte trup njё herё, mund ta ketё shumё herё mё tepёr.

Ekzistimi, nёse mund ta quajmё kёshtu, shёndёrrohet nё njё ferr tё vёrtetё, nё njё betejё kundёr kohёs, nё njё ankim tё vazhdueshёm kundёr fatit ose fatkeqёsisё, se sa njё grumbull I pashpjeguar I fatkeqёsive qё duket tё mos kenё kuptim. Pёr arsye tё ndryshme, disa jetojnё mё tepёr dhe tё tjerё mё pak, disa kanё njё shёndet tё mirё dhe tё tjerё pёsojnё vazhdmisht fatkeqёsi dhe sёmundje, tё tjerё kanё shanse tё mira dhe favorizime dhe tё tjerё deshtojnё nё gjithçka qё pёrpiqen, tё tjerё kanё mjete dhe pasuri dhe tё tjerёve u mungojnё gjёrat mё tё nevojshme. Dhe si mё kryesore, nuk mbizoteron gjtihmonё e mira dhe drejtёsia, dhe as nuk ёshtё gjithmonё e mundur tё jepet nё mёnyrё vendimtare e drejta mbi disa persona nё lidhje me tё tjerё.

Ne fillojmё nga e sigurta se njeriu ёshtё diçka mё tepёr se trupi I tij fizik, atёherё kemi bёrё njё hap pёrpara pёrkundrejt kёsaj teme. Pavarёsisht se ekzistojnё ata qё duan ti fusin tё gjitha procedurat njerёzore nё funksione biologjike dhe nё ndryshime fiziko-kimike, nuk shpjegohen kaq lehtё tё gjitha mendimet dhe ndjenjat tona.

Pёr çdonjёrin ky ёshtё njё element qё tregon se shpirti ose mendja e tij shpalosen nё njё tjetёr dimension, nё njё tjetёr nivel, tё ndryshёm nga ai fizik, nё mёnyrё qё ideteё dhe ndjenjat mund tё shqetёsojnё trupin dhe trupi mund tё influencojё ndjenjat dhe mendimet. Pёrse atёherё tё mos mendojmё se psikia, mendja dhe madje dhe Shpirti – nёse duam tё referohemi nё diçka mё tё ndёrlikuar – janё si rrёnjёt e pemёs qё mirёmbahet, pavaresisht se gjethet e saj bien dimrit?

Dimrii ekzistencёs mund tё thajё trupin, por rrёnja qё rrjedh jetё dhe qё , kur tё kalojё rrethi I pushimit, ёshtё e gatshme tё lulёzojё pёrsёri dhe tё mbulohet me veshje tё tjera. Nёse gjёrat janё kёshtu, nёse çdonjeri nga ne do tё kthehej kaq shpesh nё jetё, duke ndryshuar kёto rrethё me ato rrethё tё tjera qё quajmё vdekje, ekzistenca do tё ishte njё shkolle shёndёrrimi.

Pёrvojat e fituara do tё lehtёsonin njё zhvillim ngjitёs dhe shumё nga ‘’tё padrejtat’’ dhe pabarazitё qё thamё mё parё mund tё shpjegoheshin si pabarazi zhvilluese, si rezultate tё shkaqeve tё njёjta qё kishin kaluar, dhe jo si thjesht gёrvishtje tё fatit tё mirё ose tё keq. Vdekja do tё humbte pamjen e saj fatale dhe do tё ishte pёrkundrazi njё logjikё dhe njё pushim I nevojshёm, ashtu sikur ёshtё dhe gjumi I natёs qё vjen pas njё dite tё mbushur me aktivitete.

Vetё jetesa lodh, shterr, dhe njeriu I brendshёm, qё ndodhet pas formave qё treten, dёshiron njё shplodhje tё vogёl. Jeta dhe Vdekja, ose eksistimi me formё dhe ekzistimi pa formё, ndёrrohen sipas ritmeve tё veçantё.

Ashtu sikur mёsimdhёnjet e tё lashtёve, shpirti ka nevojё pёr njё periudhё jo mё tё vogёl se pesё herё kohёn qё kaloi duke jetuar nё tokё, nё mёnyrё qё tё mund tё kthehet I rionvuar, dhe me forca pёr tё pёrjetuar eksperienca tё tjera.

Por bota jonё nuk drejtohet vetёm kundёr natyrёs, duke shkatёrruar burimet qё na ndihmojnё tё mirёmbahemi, por gjithashtu drejtohet dhe kundёr vetё jetёs njerёzore. Frika – pёr tё mos thёnё terrori – pёrpara vdekjes ka bёrё qё tё shkurtohen pёrparёsisht rrethet e shplodhjes, nё mёnyrё qё asnje nuk deshiron tё mbesё pa trup, dhe ata qё kthehen, e bёjnё pa u shplodhur.

Tё paktёn, kёto mёsojmё nё mёsimdhёnjet tradicionale. Kёshtu çdo herё periudhat e shplodhjes ose tё vdekjes janё mё tё shpejta, janё mё tё shpeshta periudhat e jetёs tokёsore, atёherё rriten dhe orekset materiale, pasioni pёr ndjenjat fizike dhe pa aftёsia e kuptimit tё njё forme tё ndryshme tё qёnies, qё nuk ёshtё e mbyllur nё njё trup. Njerёzit vijnё nё jetё ‘’ tё plakur’’ dhe tё lodhur, nevrikё dhe agresivё, ashtu si ata qё kanё fjetur pak, dhe jo vetёm pёr njё natё por pёr shumё netё tё vazhdueshme.

SHPEJTIMI I KOHES

Ёshё e sigurtё se ekzistojnё momente nё histori qё gjithçka duket tё pёrparojё mё shpejt, ngjarjet tё ndodhin si zinxhir me shpejtёsi tё cmendura dhe ndryshimet tё jenё tё pandaluara. Rrethet historike, qё gjithashtu ekzistojnё, shkёputen nё pikёn qё njerёzit shkёpusin rrethet e jetёs dhe tё vdekjes sё tyre, tё veprimeve dhe tё pushimit, dhe historia vrapon me tё njёjtёn shpejtёsi me njerёzit.

Nёse njerёzimi beson vetёm nё trupet fizike dhe nё tё mirat materiale, dhe historia gjithashtu formohet nga vlerat materiale dhe tё caktuara, qё janё tamam ato qё shkatёrrohen mё lehtё, duke detyruar nё kёrkimin e mёnyrave tё reja njerёzore qё vёrtetohen gjithashtu joefektive, pasi tё gjithё bazohen nё bazёn e paqёndrueshme tё tretjёs.

Frika pёrpara vdekjes nuk kundёrluftohet me pёrpjekejn e shmangjes tё çdo ideje qё lidhet me tё, duke e fshehur pas njё kёrkimi tё parregullt kёnaqёsish, pёr tё harruar ato qё nuk duam tё kujtojmё.

Por kёto kёnaqёsi mbarojnё shpejt dhe do tё duhet tё fitojmё gjёra tё reja, pёr tё ‘’ mbyllur syte tonё’’, nё mёnyrё qё tё mos na detyrojnё tё pёrballemi me realitetin. Do tё na duhet tё bёjmё jetёn tё duket si diçka argёtuese, tё mahnitshme, ose tё biem nё çmendurinё e mёnyrave tё ndryshme tё ikjes. Ndёrkaq ‘’instikti’’ i pavdekshmёrisё sonё na ndjek ngado qё tё shkojmё dhe kёrkojmё mёnyra pёr tё zgjatur jetёn, jetёn e vetme, nё njё betejё tё pabarabartё me vdekjen.

Kёtu shkenca ofron shёrbimet e saj, jo mё pёr prosperitetin apo shёndetin trupor, por nё mёnyrё qё tё zgjatet mesatarja e viteve tё jetesёs dhe tё fitohet njё rini e rreme e pёrjetshme, sepse njёra gjё sjell tjetrёn. Nёse do tё jetё tё jetojmё mё shumё vite, duam tё jemi dhe nё njё gjёndje tё mirё, sikur tё ishim tё rinj dhe tё fuqishёm.

Karakteristikat e pleqёrisё janё kaq tё urryshme sa dhe vetё vdekja. Sot bёhet njё betejё e dёshpёruar nё mёnyrё qё tё ngjaje njeriu me diçka qё nuk ёshtё, pёr tё treguar se koha pёr tё nuk kalon. Qindra teknika kirurgikale mundohen tё rikthejnё trupit njё figurё tё freskёt e tё rrumbullakёt. Kozmetikat po fitojnё territor nё bursat botёrore, ashtu si dhe disa ilaçe qё ‘’fshehin’’ disa vite dhe rrudha.

Manipulimi gjenetik, qё filloi duke bёrё disa teste mbi kafshёt, kthehet tani rrezikshёm nё teste tё tjera, kёtё rradhё me njerёz, dhe gjithmonё me tё njejtin qёllim: pavdekshmёrinё fizike.

SA NJEREZ NXE TOKA?

Nёse marrim parasysh ato qё thamё mё parё pёrreth rretheve tё shkurtёra tё shplodhjes qё udhёheqin nё njё njerёzim ‘’tё lodhur’’, i cili lind i rritur, menjёherё na vjen dhe njё tjetёr reagim: ndёrsa thyhet ekuilibri midis periudhave tё jetёs dhe vdekjes, ndёrsa janё çdo herё e mё tё shpeshta lindjet e shpirtrave tё njёjtё, qёniet qё janё tё mishёruara nё tokё janё gjithmonё e mё shumё. Sipas traditave esoteriste qё janё ruajtur, sasia e njerёzve qё mund tё mishёrohen ёshtё shumё mё e madhe, , por jo e pakufi, dhe pёrpara sё tё arrijmё kufirin e madh, Natyra kёrkon disa lloje rregullimi tё kёsaj anomalie.

Shumё herё, ato qё ne quajmё shkatёrrime, nuk janё asgjё tjetёr mё tepёr se kthimet tek njё ligj qё ёshtё thyer mijra herё. Mbipopullarizimi ёshtё njё fantazёm tjetёr qё shkatёrron momentin e tanishёm historik. Por nuk kemi tё bёjmё as me njё mbipopullarizim tё ekuilibruar. Shumicat e mёdha tё botёs mblidhen nё vendet mё pak treguese: ne vendet e varfёra, me mundёsitё mё tё pakta pёr tё ofruar njё nivel jetese me dinjitet, ose nё qytetet e mёdha, ku mbledhjet e mёdha tё njerёzve detyrojnё njerёzit tё drejtohen nё sisteme mё artificiale mbijetese.

Nё pёrgjithsi, nё shtete me treguesit mё tё mёdhenj tё pasurisё, popullarizimi nuk arrin nё numra tё mёdhenj. Dhe me tё njёjtёn mёnyrё, aty ku tepron vendi, ekziston shumё pak popull. Uria ёshtё dukur tani e shumё vite. Uji ka filluar tё rrallohet dhe mungesa e fondeve ёshtё njё plagё qё po godet mё shumё fytyra. Sipas statistikave tё fundit, mё tepёr se 500 milione njerёz nё tё gjithё botёn pёrballojnё urinё, ndёrsa disa milionё tё tjerё masin kaloritё qё konsumojnё, pёr tё mbajtur linjёn e tyre dhe qё tё jenё nё modё e ti shmangen majmёrisё.

Ёndrra e shpёrndarjes sё ushqimit me njё shpirt tё barabartё nuk ёshtё asgje tjetёr pёrveç njё ёnёre. Mund tё bёhen shumё numёrime, por ekzistojnё kaq shumё interesa, qё asnjёri nuk mund tё bёjё njё shumё tё kёtyre mendimeve.

Por as nё qytetet e pasura jeta nuk ёshtё e lehtё: vendet e punёs janё qellime tё betejave tё forta me çdo lloj mjeti, dhe tё rinjtё kalojnё shumё vuajtje derisa tё sigurojnё njё mirёqёnie tё mesme ekonomike. Ekziston mungesё e shtёpive, dhe atёherё kur ekziston, nuk ёshtё e mundёsishme pёr shumicёn e forcёs ekonomike . Gati pa arritur ta kuptojmё kanё filluar emigrimet e popujve tё varfёr drejt vendeve mё tё pasura. Masa tё mёdha dhe tё dёshpёruara lёvizinin nga njeri vend nё tjetrin, duke kёrkuar njё vend tё pranueshёm pёr tё qёndruar dhe nёse munden tё grabisin dhe tё vjedhin, aq mё mirё, ashtu sikur kanё bёrё dhe tё tjerё me njё mёnyrё fenomenikisht tё lehtё. Pas pak kohe nuk do tё kemi tё bёjmё vetёm me emigrime por dhe me pushtime.

Pёrgjigjja gjithashtu ёshtё shafaqur , gati me njё mёnyrё mashtruese: fuqizimi I grupeve njerёzore qё bashkohen pёr tё pёrballuar pushtuesin, ‘’armikun’’. Kёshtu u rrёnjёsua racizmi, ksenofovia, kontrolli I kufinjёve dhe vizat e reja, pёr tё penguar kalimin e tё ‘’padёshiruarve’’. Agresiviteti mbizotёron kudo dhe ёshtё gati e pamundur tё gjejё dkush edhe njё cep tё botёs ku tё mos ekzistojё njё luftё e deklaruar apo jo. Dhe tё gjitha kёto vijne si rezultat se jemi shumё dhe bezdisim njёri tjetrin … Ёshtё bёrё e modёs tё flasim pёr paqe, ndёrsa pas vitrinёs tё kryhet lufta mё e pisёt.

NJЁ PANORAMЁ E ERRЁT, POR JO DHE SHUMЁ

Nuk Duam tё mbyllim kёtё shkrim duke lёnё figurёn e njё tё ardhmeje tё errёt dhe shkatёrruese. Nuk janё tё gjitha shkatёrrime dhe as vetёm tё kёqijat janё ato qё shfaqen. Ekzistojnё nuanca ndriçimi dhe ere tё freskёt nga shumё pikёpamje. Ndёrsa vazhdohen luftat pёr mbizotёrimin midis popujve, rracave dhe feve, ekzistojnё shkencёtarё qё hetojnё me pasion prejardhjen e njeriut dhe tё Universit nё disa momente arrijnё tё prekin ‘’Misterin’’ me duart e tyre.

Nga ata kёrkues gjeni na vijnё shpresat mё tё mira mbi tё ardhmen. Mos tё na çudisё fakti se do tё jenё ata qё do tё flasin pёrsёri pёr Zotin, dhe do tё takojnё logjikёn e rimishёrimit, pёr tё shpjeguar jetёn e njerёzve dhe tё botёve.

Shkencetari Nils Bor (1885 – 1962 ) shprehej si njё fizikant I vёrtetё, kur vёrtetonte se : ‘’Çdo fjali qё them nuk mund tё quhet si njё pohim, por si njё pyetje’’.

Dhe I famshmi Stefen Hoking I afrohet ‘’Puranave’’ tё indisё kur thotё se: ‘’ Zoti jo vetёm luan me faktet, por disa herё I hedh atje ku nuk mund ti shikojё asnjeri’’.

Ja pra, diçka e re po bin. Intelktualёt e mёdhenj venё pyetje tё mёdha dhe nuk kanё frikё dhe as duan tё japin pёrgjigjje tё nxituara dhe tё rreme. Intelektualёt e mёdhenj njohin Zotin, nё tё njёjtin nivel qё zbulojnё ligjet e mёdha, tё vёrtetat e mёdha, nё tё njёjtёn gradё qё ne njerёzit jetojmё tё verbuar dhe nuk mund tё kuptojme gjuhёn e ‘’fakteve’’ tё Natyrёs. Diçka ndryshon midis atyre shumё mjerimeve qe na vёshtirёsojne.

Kemi tё bёjmё me njё mёnyrё tё qartё tё zbatimit tё ligjit tё rretheve: Brenda errёsirёs lind njё shkёndijё zjarri dhe brenda dritёs njё pikё e zeze zmadhohet. E njёjta gjё vlen dhe pёr jetёn njerёzore: njё lindje qё sjell bashkё me tё njё vdekje dhe njё vdekje qё pёrmban e fshehur thelbin e jetёs, atё qё nё fillim quajtёm rimishёrim.

http://dituri.wordpress.com/2008/09/04/rimisherimi-ne-fillim-te-shekullit/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Re: Pas vdekjes   Pas vdekjes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pas vdekjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hyjnizimi i njerëzve pas vdekjes
» Shqiptarët në Zvicërr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Doktrinë-
Kërce tek: