FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pre-IE ishin të afërt me IE?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Pre-IE ishin të afërt me IE? Empty
MesazhTitulli: Pre-IE ishin të afërt me IE?   Pre-IE ishin të afërt me IE? EmptySun 06 Feb 2022, 16:18

Pra ne nisemi nga teoria mbizotëruese tani për tani, që popullata vendëse neolitike ishte jo-indoevropiane, ndërsa indoevropianët erdhën më pas u vendosën në gadishullin ilirik dhe asimiluan apo thënë ndryshe indo-evropianizuan popullatën vendëse. Kjo nënkupton që popullata vendëse humbi gjuhën e mëparshme, dhe filloi të flasë gjuhët indoevropiane sipas regjionit: thrake në lindje, ilire në perëndim dhe greke në jug.

Tani, ka mendime se bartës të kësaj gjuhe neolitike ishin etruskët dhe lemnasit gjer në kohën klasike. Poashtu linguistët kanë hasur edhe në disa fjalë nëpër gjuhë të ndryshme indoevropiane që mendohet se janë të brumit neolitik, pra fjalë të substratit si dardhë, dash, bukur, etj.

Por le të analizojmë dy fjalë: dardha dhe nipi.

Fjala dardhë u konsiderua nga linguistët si fjalë pre-IE do të thotë neolitike që mbeijetoi në gjuhën e re indoevropiane, përkatësisht ilire. Por kjo fjalë ka ngjashmëri të madhe me fjalët indoevropiane për drurin si p.sh. 'dru' në shqip, 'doire' në keltisht së bashku me shprehjen druid, 'derwo' në protosllavishte, etj.

Fjala 'nip', që është IE, haset te anglezët si 'nephew' dhe latinisht si 'nepos', ndërsa te etruskët është 'nefs ' kurse te Lemnianët 'nafoth".

Pra vërehet se kemi një ngjashmëri mes gjuhëve IE dhe atyre neolitike.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pre-IE ishin të afërt me IE?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Urrlajt-
Kërce tek: