FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E drejta zakonore përgjatë shekujve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

E drejta zakonore përgjatë shekujve Empty
MesazhTitulli: E drejta zakonore përgjatë shekujve   E drejta zakonore përgjatë shekujve EmptySat 05 Feb 2022, 23:59

Kanuni në thelbin e tij, është e drejta zakonore shqiptare; ligjet e zakonet popullore me të cilt janë udhëhequr shqiptarë në përditshmëri. Si i tillë kanuni ka ekzistuar gjithkund në trojet shqiptare, pavarësisht emrit: Kanun i Lekës, i Skenderbeut, i Maleve, i Pleqve, i Papa Zhulit, i Idriz Sulit, i Vendit, i Vjetër etj., madje edhe aty ku s'kishte emër fare, por thjesht zbatohej.
Kanuni dallohet për thjeshtësinë e tij, për një numër të vogël idesh, ide të thjeshta që këmbëngulin duke u përsëritur në çdo fushë të së drejtës.
1. Hierarkia e afërsisë së gjakut: kjo vjen në shprehje disa herë.
- Detyrimi për të marrë gjakun të vrarit bie mbi prindërit, djemtë e vëllezërit, po nuk qenë këta, detyrimi bie mbi djemtë e axhave, po nuk pat djem axhash, detyrimi bie mbi kushërinjtë e afërt, po nuk qenë as këta, bie mbi kushërinjtë më të largët, e kështu me radhë deri te instaca e fundit që është fisi.
- E njëjta ide e hierarkisë sipas afërsisë së gjakut del edhe në kujdesin mbi jetimët apo bonjarët; për ta kujdesej familja e ngushtë, si nëna (po nuk e patën babain), pastaj motra, vëllai, gjyshërit, axha, daja etj. Në mungesë të tyre, kujdesen kushërinjtë e afërt, në mungesë të tyre ose nëse këta keqtrajtonin jetimët, kujdesi kalonte te kushërinj më të largët etj.
- Me rastin e shitjes së tokës, pyeteshin së pari më të afërmit, vëllezër, pastj djemtë e axhave, pastaj kushërinjtë e afërt, të brezit të parë, të dytë të tretë e me radhë. Fisi ishte instanca e fundit, pasi toka nuk shitej jashta fisit.
- Parablerja si në rastin e tokës, zbatohej edhe në shitjen e ushqimit të bagëtisë (grazhdije, sanë, kashtë etj.)
- Një hierarki e tillë zbatohej edhe kur dikujt për shkak të fajit i merrej posti i tij, si plak fisi, bajraktar, a çfarëdo posti tjetër. Funksioni i kalonte dikuj që e kishte më të afërm, dhe jo të kalonte të afërmit e t'i jepej dikuj që e ka shumë të largët nga gjaku.



2. Ideja e barazisë
- barazia përkah gjaku; secili njeri çmohej njësoj; nuk kishte njeri më të vlefshëm se tjetri. Për një njeri vritej një njeri dhe jo më shumë. Edhe në pagesën e gjakut me të holla, me rastin e pajtimit, njësoj paguhej jeta e çdokujt.
- Barazia në trashëgimi; pasuria e kujtdo, ndahej mes djemve të tij, në pjesë të barabarta.
- Barazia në plaçkën e luftës; djalërisë (ushtrisë fisnore), i takonte plaçka e luftës që i kapej armikut. Plaçka ndahej në pjesë të barbarta mes të gjithë luftëtarëve të fisit.
- Barazia në gjueti; gjuetarët që gjuanin bashkë, e ndanin gjahun në pjesë të barbarta: morali i burrnisë nuk e lejonte të përdorej peshorja, por gjahu ndahej në pjesë të parafërta dhe pastaj kujt t'i binte me short



3. Mikpritja nuk ishte vetëm një zakon, apo traditë. Ajo ishte një sistem, siç është sot kapitalizmi, siç ishte komunizmi, feudalizmi etj.
- Në sistemin e mikpritjes, nuk kishte tregti apo shitblerje, por njerëzit shkëmbenin dhurata. Kur dikush shkonte musafirë i çonte diçka për "të fala"; një gjë e tillë ndodh edhe sot, sidomos kur shkon mik për herë të parë, ose pas një kohe shumë të gjatë. Në kthim, i zoti i shtëpisë ose e zonja e shtëpisë i jepte diçka me vet si dhuratë. Në përgjithësi dhuratat ishin produkte të këtyre ekonomive familjare që këta i kishin me bollëk, ndërsa pranuesi i dhuratës i kishte me pakicë ato produkte, ose i mungonin ato. Ky sistem haset edhe në Iliadë. Kur Telemaku viziton Menelaun, ky i fundit duke e përcjellur i jep si dhuratë shumë gjësende, ndër tjera edhe kuaj. Telemaku i pranon dhuratat, por kuajt i refuzon me arsyetimin se në Itakë është tokë e keqe, terren i papërshtatshëm për kuaj.
- Mikpritja ishte edhe një pararendës i hotelerisë. Nuk kishte ende bujtina, gjelltore, pijetore etj. Por njerëzit që merrnin rrugë të gjatë, aty ku i zinte nata ndaleshin tek ndonjë shtëpi për të buajtur. Si në Kanunin e Lekës ashtu edhe në ligjet mesjetare të Irlandës, kishte gjoba për mikpritësit e këqinj: kanuni gjobiste atë shtëpi ku shpenzohej i tërë ushqimi në sofër e nuk lihej asgjë për mikun; në Irlandë gjobiteshin pa përjashtim ata që refuzonin musafirët.
- Mikpritja luante edhe rol shoqëror për organizimin e njerëzve, shoqërimin e tyre, ruajtjen e kulturës, edukimin e brezave të rinj. Kjo gjë vlen veçanërisht për 'odat' në viset veriore.

4. Nderi; koncepti i nderit në kanun, është një veçori racore/gjenetike. Ajo përmendet edhe nga antropologu nazist Hans Günther në librin e tij "The racial elements of european history", në kapitullin që bën fjalë për veçoritë mendore të racave evropjane:
(c) THE DINARIC RACE
The members of this race are characterized by a rough strength and downrightness,
by a peculiar trustworthiness, by a feeling for honour and love of the home, by
bravery and a certain self-consciousness.

Në këtë rast përmendet edhe besa (trustworthiness), për të cilën po bëjmë fjalë veçmas:

5. Besa është kontrata e pashkruar, jo vetëm për çështje tregtare, por thuajse për të gjitha çështjet shoqërore dhe ekonomike. Kishte besë sepse s'kishte shkrim. Besa është e lidhur ngushtë me Kanunin, dhe në atë kohë kanuni nuk mund të funksiononte pa besën.

Ka gjëra që janë për t'u studiuar, por që nuk mund ta bëj gjithkush!

Ja p.sh. ç'deshën turqit me institucionin e bajrakut që e futën ndër fiset gege, dhe a ia arritën qëllimit? Si e shqiptarizuan shqiptarët bajrakun?

Turqit kur panë se fiset shqiptare ishin të organizuara, i përçanë ato në bajraqe, ku bajraku nuk përkonte me kufijtë e fisit, dhe ua caktonte një njeri si bajraktar.

Qëllimi 1: ishte të kishin një njeri të vetin për të ndikuar këto fise
Qëllimi 2: ishte të shuheshin fiset e mëparshme që u jepnin shqiptarëve organizim në atë kohë

Por bajraktari ishte vetë pjesëtar i fisit, dhe jo i deleguar nga Stambolli. Jetonte aty midis maleve. Për çdo devijim nga fryma kanunore mund të vritej çdo moment ose të paktën të shkarkohej. Duhej t'i përshtatej popullit.

Prandaj bajraktari ndonëse fillimisht përfaqësues i pushtetit tyrk, me kohë arriti të përfqësojë interesat e fisit përballë turqve. Bajraku fillimisht përçante fiset por me kohë arriti të fitojë kufijtë e njëjtë me fisin. Pra ndodhi ajo që thotë Gustav L Boni se një popull edhe kur huazon institucione të huaja prapë se prapë arrin ti asimilojë ato dhe ti kthejë në institucionet e veta të vjetra veçse me një emër tjetër.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
E drejta zakonore përgjatë shekujve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake
» E drejta e parablerjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Ligji i Maleve-
Kërce tek: