FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E drejta e parablerjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

E drejta e parablerjes Empty
MesazhTitulli: E drejta e parablerjes   E drejta e parablerjes EmptyTue 19 Aug 2014, 21:22

E drejta e parablerjes


Anasjelltas, nuk mund të mohohet pá tjetër se perandorë romakë fisi ilir kanë mujtë me shfaqë në ligjë të veta prirje të veçanta të mendesís juridike të popullit të vet. Kemi p.sh. në librin III, titull I të Kodit Theodosjan, ligjën 6: aty ligjëvûsi e qorton prefektin Flavjan se nuk do të mendojë, tue u u pështetë ligjëve të përpashme, se aj qi do me shitë nji tokë âsht i detyruem përpara me pëvetë fis e komshí; kjo ligjë tash mbas studimevet të Seeck-ut, njifet si e vj. 391, e prandej aj Flavjani âsht Vir Nikomak Flavjani, prefekt i pretorit per Italí e Ilirik, dhe perandori qi e qet nuk âsht nji perandorësh ilirë të sh. IV, por Spanjoli Theodos.

T’ishte qênë përkundra, si besohej parandej, ligjë p.sh., e Konstantinit, do të gjêjshim nji kundershtim të thekshëm mes njaj ligje të tillë të njij perandori ilir dhe urdhnimevet fare të kundërta qi kemi sot në Kanû e qi rrâjën e kanë shi në shpirt të tí, mbassí ky e njef pronësín toksore si gjâ e familjes e jo e setëcilit, dhe kujdeset, me shum arsye, për solidaritetin mes komshívet.

E vërteta âsht se aj detyrim qi shitsi, para se të ja shesë tokën tjetër kujt, të pëvesë fis e komshí, detyrim qi nuk e gjêjmë në kurrnji ligjë romake të njoftun, do të jétë vû në ndonj ligjë të njenit ndër perandorë ilirë të sh. III o IV, i cili ndoq me tê mendesín e fisit të vet, sádoqi në kundershtim me ligjësín qi tashmâ kishte hî në botën romake, o së paku nji zakon, qyshë-kúr të zhdukun nga bota romake, por të ruejtun në botën ilirike; aj qi do perkundra ketë zakon me e zhdukë âsht nji spanjol.

http://www.albanovaonline.com/modules/news/article.php?storyid=263
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E drejta e parablerjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake
» E drejta zakonore përgjatë shekujve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Ligji i Maleve-
Kërce tek: