Cilët ishin Desideatët?Cilët ishin Desideatët?Nga Fahri Xharra24.04.13 GjakovëPopulli i vjetër i Neolitit të hershëm u njohë që në antikitet si
populli Ilir. Kurse toka e banuar rreth lumit Bathinus ( Lumi Bosna) në
veri dhe rreth lumit Urbanus (Vërbas) në perëndim e deri te Rogatica në
lindje quhej dhe njihej si principata e Desideatëve.
Desideatët e kishin një prani të theksuar në tokat ku sot është
Bosna, që nga shek IV prK e deri në shek e III-të të epokës sonë
Shënimet e vjetra historike e përshkruajnë jetën e Desideatëve dhe këtë e
dokumentojnë materiale të pasura të gjetura në hulumtimet e ndryshme
arkeologjike. Desideatët i takojnë grupit autokton Ilir që kishte jetuar
në tokat e tyre në Bosnën e sotit.
Në shek. XX, u filluan me të madhe hulumtimet e rëndësishme për
Desideatët dhe padyshim që ky popull është një nga komponentët kryesore
të qenies etno-kulturore ilire e cila shtrihej që nga Adriatiku jugor
dhe deri te lumi Danub në veri. Desideatët jetonin në qendrën e botës së
madhe ilire.
Pra kjo tokë ishte pjesë e Ilirisë deri në okupimin romak. Dhe
Imperatoria Romake më vonë gjatë vitëve 337 e deri 395 psK e okupoi,
kështu që edhe Desidatët u bënë pjesë e Imperatorisë Perendimore Romake.
Disa thonë që ky regjion gjatë vitit 455 u sulmua dhe u pushtua nga
Ostrogotët. Më vonë, në fillim të shek VI-të Imperatori Justiniani e
futi ,ndër Bizant.
Desideaatët kishin formuar bashkësi të mirë organizuar politike,dhe
ky proces e kishte arritur kulmin me ndërrimet e mëdha që i solli epoka e
hekurit. Në këtë epokë u formuan Desideatët si mbarëvajtjes të njohur
të antikës me organizimin e tyre të mahnitshëm dhe funksional politik, e
cila në në shekujt që vijnë pas i karakterizoi Desideatët si një
bashkësi të madhe me struktura të definuar politike, shoqërore dhe
ekonomike; e kjo falë mendjes së tyre dhe pozitës së përshtatshme
gjeografike, të pasur me xehe dhe me një tokë të pëlleshme bujqësore.
Në tokat e dikurshme të desideatëve janë gjetur një numër i madh i
fortifikatave , vendbanimeve dhe fshatrave të banuara nga ata. Është
gjetur një numër i madh i nekropoleve dhe varrezave,me të cilat
dokumentohej zhvillimi i lartë kulturor dhe shpirtëror i Desideatëve. Ne
vendin e sotëm të quajtur Kamenjaqa ( Bosna e sotme) gjendet nekropole
shumë e rëndësishme. Nga hulumtimet na del që ata e kishin të zhvilluar
një kulturë të lartë fetare. Kurse Kultura e Glasinës ( komuna Sokolac)
ishte një qendër tjetër e rëndësishme e zhvillimit të stilit gjeometrik
si shprehje autoktone e artit të Ilirisë perëndimore.
Sipas Romakëve, Ilirët ishin trupgjatë dhe të ndërtuar bukur,
Herodianus-i shkruante se Desideatët, se ishin të gjatë, të fuqishëm dhe
gjithmonë gati për luftë kur rrezikoheshin. Shkruhej për ta se popull i
vjetër që jetonin nga peshkimi, gjuetia dhe bujqësia. Ata ishin të
njohur edhe si luftëtarë dhe piratë. (Në çdo literaturë romake ilirët,
cilësoheshin edhe piratë; kjo sipas hulumtuesve ishte një pretekst për
sulme ndaj tyre. Edhe sot për ne e njëjta.) Por zbulimet kanë treguar
pra të kundërtën se Ilirët kishin edhe lidhje paqësore tregtare me
Romën. Ata luftuan jo vetëm kundër Romës okupatore dhe grekëve
kolonizues por edhe kundër çdo sulmi tjetër të fiseve barbare.
Pas “tre” shekujsh të pavarësisë politike, Desideatët u shtiren për
dhe nga Imperatoria e re e formuar ajo e Romës të cilës i printe
imperatori Augusti ( koha e tij e sundimit ishte nga viti 27 prK e deri
në vitin 14 ,psK. )Pas kësaj kohe mbetën si pjesë e provinces romake të
Ilirikumit , ku kishin një autonomi teritoriale dhe administrative
-peregrini ( shikoni , statusin e qytetarit të lirë por edhe jo atij të
qytetarit të Romës?) (Stipčević, Aleksandar (1989), Iliri: povijest,
život, kultura,, Školska knjiga Zagreb)
Vendi heroik më në zë, në mbrojtje nga romakët ishte Arduba, e cila
hyri në analet historike të Romës si e admiruar. Rrezistenca e ilirëve
të Batonit ishte aq e madhe sa që Tiberit (iusi) iu deshtë shumë herë të
tërhiqet me panik nga fushëbetejat , dhe më në fund gjenerali
Germanikusi i mundi. Në atë kohë Batoja ( Batoni) u kap dhe u dërgua në
Itali. Baton i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në qytetin Ravenna
(Iali)
Bato-
ja ishte zotëriu i luftës që i udhëhoqi Desideatët në Revoltën e madhe
Ilire kundër Imperatorisë Romake,viti 6-9 i epokës sonë Shkruhet se ai
ka lindur rreth viteve 30 prK në Bosnën e Epërme. Batoni pra, ishte dhe i
përkiste fisit vendas të Desideatëve dhe i njohur në analet historike
si njeriu më kritik e në kohën më kritike në udhëheqjen e popullit të
tij desideat kundër Romës. Perigrinët, desideatët e robëruar ( që nga
viti 33 prK) e kishin kryeqytet Salonën ( Splitin ) në detin Adriatik.
Revolta ilire mori krye si pasojë e një shtypjeje të padrejtë si dhe
si pasojë e rekrutimit të pa masë të Ilirëve në luftërat më të vështira,
të cilat i udhëhiqte Tiberiusi. Populli desideat ishte lodhur nga ai
lloj i robërimit dhe kështu Batoni i Desideatëve u gjend në ballë të
fisit të tij në luftë kundër Romës.
Është për tu përmendur se historianët e cekin posaçërisht që
luftëtarëve Ilir iu bashkëngjiteshin edhe gratë, fëmijët dhe pleqtë- me
një fjalë i tërë populli. Romës iu deshën që të angazhonte 15 legjione
të vet si dhe aleatët tjerë të Thrakisë, pra mbi 200 000 ushtarë dhe
trupa ndihmëse. Romës iu deshën tri vjet për shuarjen e kryengritjes
desideate. Historiani romak Svetonius, shkruan se kjo luftë ishte më e
vështirë se luftërat e njohura Punike, 200 vjet më vonë.
Duke shfletuar shkrimet , hulumtuesit e kanë gjetur se Appiani e
përmend Daisioitë( Dessii) . Ky udhëpërshkrim nëpër Ilirikum (35-33 prK
në ekspeditat e Oktavianit) i përmend këto toka dhe këta njerëz të
kohës si një nga komponentët më të mrekullueshëm të Ilirisë . Nga kjo
mendohet qe emri i tyre Daisioi rrjedhe nga fjala shqipe “Dashi”.
Te flasim për një nga karakteristikat e shumta të Desideatëve.
Ilirët në përgjithësi e kishin të lartë kultin e të vdekurit, të cilët i
varroseshin me të gjitha çka kishin të veshur, ashtu edhe Desideatët.
Rripi i luftëtarit bënte pjesë gjithashtu edhe si shenjë për në botën
tjetër. Në varrezat e Desideatëve janë gjetur shumë sende e ndër to edhe
rripi i luftëtarit Ilir. Ashtu luftarak që ishin, ushtarët desideat
dalloheshin ndërveti me anë të rripit me anën e të cilit rangoheshin në
hierarkinë e luftës. Çdo ushtarë e bënte rripin vet, të zbukuruar me
ornamente nga metalet e kohës si bronzi dhe më vonë argjendi.
Rripi paraqiste kultin e luftëtarit Desideat nga zbukurimet dhe sasia
e metalit të kohës të shkrirë në ornament i jepte atij statusin e të
pasurit në shoqërinë desideate.
Gjithnjë vlen ajo se vetëm atëherë, kur historia e Arbërve, do të
zëre vendin që i takon në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë
Botërore, vetëm atëherë, historiografisë së lashtësisë, do t’i kthehet
MORALI i saj shkencor.( Fatbardha Demi)
http://www.alb-observer.com/2013/04/cilet-ishin-desideatet/