Fol shqip!
Aleksandra Pawlaczyk është nga Polonia, ka studiuar gjuhët
ballkanike shqip dhe bullgarisht, tani studion Etnologjinë në
universitetin e Torunit në Poloni. Ajo ka vizituar disa herë
Kosovën, dhe këtë vit do ta dëgjojë prap një semestër në UP.Fol shqip !„…Gjuhën e kemi tonë
Të vjetër dhe të vyer,
Nga Perendia ish thënë
Që ta ruajmë të çkëlqyer...”Kështu ka shkruar Petro Nini Luarsi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog i njohur. Në ditët e sotme gjuha jonë amtare është zhvendosur shpesh nga amerikanizmat kudo, të cilët janë një manifestim i roberisë gjuhësor në mbarë botën, edhe në Kosovë. Moda për atë egziston që nga koha, por ndoshta një ditë do të pushojë të jetë ‘cool’.
Amerikanizmi është transformim, si rezultat i këtyreve disa modelev që i përkasin Shteteve të Bashkuara janë marrë nga vendet të tjera, kjo ndikon në një riorientimin kulturor të këtyre vendëve. Kjo është dukuri shumë e spikatur në kulturën tonë (praktikisht në çdo hap). Lirisht dorëzohem me atë, ndryshe ka qënë ta zëmë me rastin e turqizmit, sllavizmit e gjuhëve tjera në vendin tonë. Ndikimi i çdo gjë, që është amerikane prek sfera të ndryshmë të jetës sonë. Në këtë vend, do të kushtoj disa fjalë për menyrën se si gjuha është në vartësi të amerikanizimit.
‘Amerikanizëm’ sipas fjalorit të gjuhës polake, të edituar nga Witold Doroszewski, është „forma, fjala, fraza, struktura sintaksore e përdorur në ndonjë gjuhë nën ndikimin e gjuhës amerikane-angleze.”
Mua më duket, se çdo njeri është në gjendje të shikojë, se në gjuhën shqipe nga dita në ditë ka më shumë fraza të huazura nga anglishtja. Duke filluar nga sfera e jetës private, ta zëmë duke u vonuar në një takim nuk themi ‘më vjen keq, qe jam vonë’, por ‘sorry për vonësë’. Pastaj duke pyetur dikë për të shkuar me ne për te ngrenë diçka, do ta pyesim: ‘a do të shkosh me mua në lunch?’ Vrapimin në mëngjes e zëvendësojmë me ‘jogging’. Studentet duke folur me njëri-tjetrin për dorëzimin e punimet seminarike shpesh thonë, se ‘deadline po afrohet’. Fjalën ‘mirë’ e zëvendësojmë me ‘ok’. Duke shkuar për pushime shpesh përdorim nga opsioni ‘last minute, all inclusive’. Edhe mallkojmë në gjuhën angleze! Shembujt të tillë mund të citohen shumë më tepër.
Duke kërkuar një punë, mund të takoheni me përshkrimin e pozicioneve nga jashtë kësaj bote, për shkak, se ata janë paraqitur më shpesh në gjuhën angleze: ‘project manager’, ‘junior account manager’, ‘web developer’, ‘designer’ dhe shumë e shumë të tjerë.
Në amerikanizimin e gjuhës shqipe në vëçanti janë të përfshirë edhe mediat. Titujt e gazetave, artikujve dhe fjalime të thjeshta janë të mbushura me ‘Americanness-in’. Para se të gjitash huazimeve amerikane ose angleze janë nënshtruar të rinjtë, pasi ajo është më të hapur për të gjitha llojet e risive dhe se shpejti kap ky lloj i fjalëve, për shembull duke kaluar orët në facebook, i cili është amerikan (se çfarë tjetër) ose duke dëgjuar muzikën angleze.
Me 21 shkurt gjithë bota feston Ditën Nderkombëtare e Gjuhës Amtare, e cila është themeluar nga UNESCO, shkak se më të vërtëtë le të përdorim gjuhën amtare. Ka shumë mënyra për t’u kujdesur për të folurin e vet – duhet të lëxoni shumë, të mësoni fjalët të reja (sidomos kuptimet e tyre të saktë), drejtshkrimin korrekt dhe shqiptim. Gjuha është një gjë e gjallë, që vazhdimisht i nënshtrohet ndryshimeve, por ia vlenë të mos bëhet aq e ndotur.
Duke marrë në tërësi normat, modelet ndërkombëtare – humbim identitetin tonë, duke u bërë papagajt proverbial, kështu që duhet të mbani mend, se nuk ka vlerë gjithçka të ‘copy and paste’…
Aleksandra PawlaczykRevista studentore "Trungu", shkurt 2014