FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Misteret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Misteret Empty
MesazhTitulli: Misteret   Misteret EmptyWed 13 Sep 2017, 17:22

Misteret janë rite fetare të fshehta që bëhen për nder të një perëndie. Në lashtësi bëheshin te ilirë, thrakët, pellazgët, helenët, romakët dhe në vendet e Lindjes së Lashtë. Fjala mister (myster) rrjedh nga fjala shqipe e vjetër 'musht' që d.m.th. lëng rrushi, pasiqë misetert e para bëheshin për nder të Dionysit dhe shoqërohehin me venë.

Misteret kanë karakter magjik dhe janë të lidhura me kultin e një perëndie të caktuar P.sh. Dhemetra, Persefona, Dionysi, Kalorësi etj. Në mistere marrin pjesë vetëm të shuguruarit. Misteret nuk përbëjnë një kult privat të ndonjë familje, gjinie ose fisi, por një shoqatë fetare ku marrin pjesë shtresa të ndryshme, ndonëse ndonjëherë mund të ketë përjashtime p.sh. ndalohen skllevërit.

Në këto shoqata mund të hyhet vetëm nëpërmes një rishtarie që është një pastrim paraprak me blatime kafshësh, me mundim të trupit, agjërim etj. Rishtarët janë të detyruar të mbajnë në sekretin më të madh çdo gjë që ndodh gjatë mistereve (lutjet, emrat e perëndive që përmenden gjatë shërbesës fetare etj).

Misteret lindën në bazë të kulteve të perëndive të vjetra, që personfikonin natyrën që vdes dhe ringjallet. Ato nuk kanë ndonjë dogmë të përpunuar në mënyrë të përpiktë. Përbëhen nga shfaqje dramatike, të cilat riprodhojnë mitet që lidhen me një hyjni të caktuar.  P.sh.  misteret eleusine paraqesin historinë mitike të Persefonës (Korës), vajzës së hyjneshës Dhemetra, e cila kalonte gjashtë muaj në Hades dhe gjashtë muaj në tokë, kurse bakanalet paraqesin vuajtjet, vdekjen dhe ngjalljen e Dionysit. Shfaqjet dramatike që zakonisht bëhen natën, shoqërohen me këngë, hymne, valle rituale, me muzikë etj.

Përveç mistereve me karakter pellazgo-iliro-thrak, në lashtësi kishte edhe mistere të sjella nga Lindja: të Isidës, Kybelës, Mitrës, etj., ndonëse misteret e Kybelës nuk ishin tërësisht të huaja sepse në krijimin e tyre kishin marrë pjesë fise të ndryshme pellazgjike ndër to edhe frygët.  Misteret lindore ishin më joshëse dhe ndikonin te rishtarët me ceremonitë e tyre madhështore, me ritet e fshehta, me rishtarinë e gjatë, me jetën asketike, dhe me të mirat morale që premtonte hyjnia. Shumë elemente të mistereve u përvetësuan nga feja e krishtere.

Përhapja e mistereve shpjegohet me shpresën për një lumturi të përjetshme pas vdekjes.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Misteret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misteret Eleusine

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Adhurime-
Kërce tek: