Prania e krahëve për fluturim tek engjëjt e mitologjisë kristiane, është qartasi një ide e marrë nga mitologjia greko-romake e kohës klasike, për shembull e shohim Erosin, të birin e Afërditës me krahë duke fluturuar.
Nga ana tjetër mitologjia greko-romake e ka huazuar ose trashëguar këtë ide nga mitologjia jonë. Drangojt besohet se kanë një ose dy palë krahë nën sqetulla, ndonjëherë këta janë krahë të artë, dhe me ta fluturojnë për të luftuar kulshedrën. Prandaj ndonjëherë thuhet "trim me fletë", sepse me fletë është drangoi, dhe drangoi është diçka përtej trimit.
Kështu ideja e drangonjve me krahë, kaloi tek helenët në trajtën e qenieve me krahë (p.sh. Erosi), ndërsa nga këtu kaloi tek krishterët duke u bashkëdyzuar me qeniet e mitologjisë abrahamike, me engjëjt, të cilët nuk janë tjetër veçse perëndi të lashta semitike (çifute, arabe etj.), që me fitoren e monoteizmit thjesht u quajtën "lajmëtarë" (Angelos), duke kaluar kështu në stadin e engjëjve.
Në foto është shtatorja e Erosit, e punuar në shek. IV p.e.s. nga Praksiteli, pra kjo shtatore është bërë para se të jetë lindur Leka i Madh, dhe 4 shekuj para se të shfaqet krishterimi.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi