Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një faltore 2000 vjeçare, në Aleksandri kushtuar perëndeshës mace.
Kjo faltore është gjurma e parë e pallatit mbretëror të Ptolemejve zbuluar në Aleksandri.
Gjetja konfirmon se dinastia iliro-maqedone e Egjyptit, vazhdoi të adhurojë hyjnitë e lashta në formë kafshe.
Shumë më tepër rrënoja të kryeqytetit të lashtë të Egjyptit aleksandrian, shtrihen të paprekura nën qytetin modern, duke pritur të zbulohen, thonë arkeologët.
Faltorja i përkiste Mbretëreshës Berenike II, gruaja e Ptolemeut të III, që sundoi Egjiptin në shek. III p.e.s.
Faltorja është e lartë 60 metra, dhe e gjerë 15 metra. Arkeologët gjetën shtatore të Bastetit, e adhuruar si perëndeshë e hënës nga ata që njihnin greqishten.
Për mijëra vite faraonët kishin besuar që Basteti është perëndeshë me kokë luani, e afërt me perëndinë e diellit dhe mbrojtëse e egër.
Besimi në këtë perëndeshë ra së bashku me pushtetin e faraonëve, por Ptolemejtë e ringjallën si ekuivalentin e hyjneshës pellazge Arthema (Arthemis).
Dinastia e Ptolemejve kishte prejardhjen nga Ptolemeu, një gjeneral shumë i besuar i Aleksandrit të Madh.
Pamje nga faltorja: