FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Faltorja e Afroditës në Amanti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Faltorja e Afroditës në Amanti Empty
MesazhTitulli: Faltorja e Afroditës në Amanti   Faltorja e Afroditës në Amanti EmptyThu 07 Nov 2024, 18:45

Jashtë fortifikimit të qytetit ilirjan të Amantias, në një kodër më të ulët që mban toponimin “Lëmi i Peçit” është ndërtuar një zonë e shenjtë, ku dikur ngrihej imponuese faltorja e Afroditës. Për të kufizuar këtë zonë të shenjtë, por edhe për të krijuar një shesh të qëndrueshëm për ndërtimin e tempullit, përreth kodrës është ndërtuar një mur antik i pajisur me kontraforte.

Kjo faltore është e gjatë 12.15 metra dhe e gjerë 6.75 metra, pra një sipërfaqe prej 82 metra katrorë.

Shtyllat kanë qenë të punuara sipas urdhërit jonik. Në dy ballet e saj kishte skulptura. Njëra nga skulpturat paraqiste hyjneshën lumore Vjosa e cila në trajtë të një gruaje ushqente fëmiun e saj të vogël, lumin Shushica.

Tempulli mendohet të jetë ndërtuar rreth shek. III p.Kr, ndërsa në shek. IV m.Kr ai është shkatërruar dhe me elementet që janë marrë prej tij, u ndërtua nje bazilike paleokristiane.

Rrënojat e faltores dhe bazilikës së Amantisë, janë shembulli më i qartë i procesit të grabitjes dhe shkatërrimit të fesë pagane dhe imponimit të fesë së krishterë në territorin e Ilirisë së Jugut.

Siç shihet dhe këtu faltores sot i kanë mbetur vetëm themelet apo gërmadhat.

Faltorja e Afroditës në Amanti Image

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Faltorja e Afroditës në Amanti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faltorja e luaneshës në Aleksandri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Vende të shenjta-
Kërce tek: