FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Asimilimi i malazezëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
nikolla

nikolla


Numri i postimeve : 9
Join date : 23/03/2013

Asimilimi i malazezëve Empty
MesazhTitulli: Asimilimi i malazezëve   Asimilimi i malazezëve EmptySat 09 Aug 2014, 12:40

Malin e Zi e bëmë ne shqiptarët, pse?

Nga Fahri Xharra

   ”Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(Gjergj Fishta)”Albania 1926,C.Otokar

Fahri-Xharra”Për gjatë kohërave antike në tokat e Balkanit perëndimor kanë jetuar fiset ilire. Në Malin e Zi të sotëm dhe në veriun e Shqipërisë ,jetonin Labeatët. Ata e kishin formuar qytetin e Shkodrës ,qytet i cili në shek . e tretë para Krishtit ishte kryeqyteti i shtetit Ilir, me Mbretin Agron në krye. Sjellja e tij prej kusari nëpër Adriatik ( preteks i sulmit fxh) , i solli dy luftëra me Romakët (229-228 prK ,dhe 219 prK.) të cilat u udhëhoqën  nga Teuta dhe nga të cilët u mundën , ku dhe Mbretëresha u tërhoqë në Risan  duke e pranuar paqën me Romakët .( ВизантолошкиинститутСАНУ (БожидарФерјанчић), „ВизантијскиизворизаисторијународаЈугославије (II том)“ (фототипскоиздањеоригиналаиз 1957), Београд 2007 ISBN 978-86-83883-08-0 )(Instituti bizantologjik ,Beograd)

Sipas të dhënava dhe artefakteve të mëshefura me qëllime të caktuara ,e të cilat po dalin në shesh përditë e më tepër ,ne ishim ata që e mbollëm qytetërimin. Ne ishim ata që Evropës ia dham Evropën. Por, neve pushtuesit na mbollën mosbesim ,përçarje,grindje, frikë, pakënaqësi ,dyshim. Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi. Pushtuesit e mbollën vdekjen.Ishimgjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”. Ku mbjellnim nuk korrnim, nuk kishim mundësi t`i zënim këmbët në tokat tona se duhej gjithëmonë t`i mbledhnim plaçkat e të iknim Duhej të iknim t`i shpëtonim masakrave, vdekjës,duhej shpëtuar diçka e kjo diçka është kjo që jemi sot .

“Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja ndërveti ,a u bë kur malazezët filluan te “sllavizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazërija shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase,dhe disa në të vërtetë a janë Shqipëtar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? E lëxova këtë pyetje me mjaft kujdes. Pyetje që nuk është vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakftoftë.

Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë.

Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë ortodoks ) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga ata dhe ato atyre u takojnë.

Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të) ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe dhe librave gjindeshin në to.” Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave.? E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans ,Londë,1928) shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit( Shqipëri dhe Mal të Zi f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20) ,nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemt e Kastratëve “ se janë të një gjaku”. Por për këte më vonë.

Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga kisha e tyre ortodokse,.Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar otodoks ende i pa sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.

Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqiptar Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve.Stefani është i varrosur në Manastirin Hilendar ne Greqi në mali Atos, dhe ne varr eshtë epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.

Por të këthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . Shkrimi do të jetë i fragmentuar ,që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e shqipërisë në gjiun e saj.

Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda.

I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishi të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shenimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias.

Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkrunte për sllavët ,na është e njihur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse a i dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .

Shkijet e Vrrakës ( Shqiptarët ortodoks të Vrrakës) jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndërveti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët. Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte edheTurku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkaq, te “Kamus-ul alam” (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, , Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip( dinë shqip se ishin shqiptarë f.xh.) dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”. Pra në veshje ,doke dhe zakone ishte ishin të njejtë. Pra?

Por si flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.? Sigurisht që shqip.

Humbja në gjiun sllav ishte ishte e pakthyeshme si humbja në gjiun turk e grek.Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmëja shqipe në atë sllavishte : Gjuka –Gjukiq ,Gjukanoviq ; Boja – Bojoviq,Bojiq ;Bojku- Bojkoviq, ; Gashi- Gashiq,Gashanin ; Berisha- Berishiq; Burri- Buriq ; Shoshi- Shoshkiq; Shala-Shaliq , Shalanin, Shalunoviq; ( E njohur në një fshat të Plavës ku jetonin të tri palët: si shqiptar shala, si boshnjak Shalunin ,dhe si malazez Shaliq) ; Gjurka – Gjurkoviq,; Gjoka- Gjokiq ,Gjokonoviq ; Gjeli – Gjeloviq ,Gjeliq ; Gruaja – grujiq ,Gruda- Grudiq , Zogu –Zogoviq, Balaj- Baliq ,Baloviq” peshku- Peshkoviq ; Lulaj- Luliq,Luloviq; Nikqi- Nikqiq; Brala- Braliq;Daci- Daciq , Dashi- Dashiq; Bardhi- Bardiq ,Preni- Preniq ; Kola- Koliq. etj etj etj.

PoVasojeviqet ( Vasa), Bjellopavliqet ( Palabardhë) , Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?

Njëri shkruante në një rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhësh bijtë e tu në gjiun tënd ? Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse,Jo?) ,të gjithë ata që për arsye të ndryshme e zvogluan numrin tonë ,por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.

((Burimet serbe  qeshën me të ashtuquajturit ” akademikë dë Dukles ”(sipas serbëve) që po mundohen ta këthejnë popullin e Malit të Zi në ” parafillimet e tyre historike” që malazezët nuk janë serb por as sllav. Në këtë tollovi ata shkojnë aq largë sa i kërkojnë ”rrënjët ”e tyre tek Ilirët, dhe si të tillë po biejnë nën ndikimin e shkrimeve të fretërve ”ustash kroat katolik” ( sipas serbëve)
” Kush janë Malaziasit e sotëm: rezultatet e hulumtimeve po  i vërtetojnë tezat e analitikëve të më herëshëm që shumica e banorëve të sotëm të Malit të Zi janë vendas të zgjoit ,të cilët e morrën gjuhë sllave mu ashtu si  thoshte akademiku  i CANU-s( Akadedemia e shkencave të Malit të Zi) Petar  Vlahoviç në studimin e tij antropologjinë fizike te malazezëve.
” Është  e mundur që të gjithë serbët e Serbisë të cilët e bartin haplogrupin E1b1b- ardhacak nga fiset  e Vasojeviqëve dhe Kuqëve të Malit të Zi. Shqiptarët kryesisht e bartin haplogrupin E1b1b (Autor: Miroslav Ćosović)”

„American Journal of Physical Anthropology”.(20.01.2010)  ( Shumë interesante është se shumë institucione shtetrore serbe si dhe sherbimi informativ serb BIA e kanë financuar projektin ,duke menduar që rezultatet e kodit gjenetik të serbëve dhe malazezëve të dalin të njejta dhe që pastaj të flitet për një popull dhe një kulturë) . Studimi tregon që mbi 50 % e banorëve të sotëm të Malit të Zi janë  me prejardhje ilire apo  shqiptare dhe se perzierja me sllav është shumë e vogël . (Autor: Miroslav Ćosović, www.onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/ajpa.21235/suppinfo))

E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës ,fajet janë të spjegueshme. Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që ngaMaliiZi,Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kushndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi.

Pyetjes se kur shqiptarët u bën malazias, kur malesoret u sllavizuan ,apo kur u islamizuan ? ,iu kisha përgjegjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve , ndër shtypjen e furtunave historike. Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes,.sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..

Pra ,shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanë. Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”.

Por mos të na duket qudi se miliona shqiptarë ortodoks të Malit të Zi ,Serbisë ,Maqedonisë dhe Greqisë e humben kombin për shkak të fesë ; sepse e njejta gjë ndodhi edhe me miliona shqiptarë musliman që për shkak të fesë e harruan shqiptarinë; Sanxhaku i Novi Pazarit dhe shqiptarët e Turqisë.
Studimi hulumtues i botuar në „American Journal of Physical Anthropology” tregon  se balkani ( pellazgët fxh) e “ ka lozur rolin kryesor në popullimin e Europës pas ” kohës së madhe të akullit ” , dhe  që nga ky nënqiell  u kryen migrime të mëdha.

http://anaemalit.com/malin-e-zi-e-beme-ne-shqiptaret-pse/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Asimilimi i malazezëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Shqiptarët-
Kërce tek: