Talasoterapia lindi më 1867, kur Joseph La Bonnardière e prezantoi si koncept për herë të parë. Në aspektin etimologjik fjala rrjedh nga greqishtja e vjetër, "thalasa" ~ det dhe "therapeia" ~ terapi.
Talasoterapia përdor elemetët detarë si: bioklima, uji i detit, baltat e argjilat detare, algat, planktonin dhe sedimentet detare, gjithsa në dobi të mirëqënies dhe shëndetit të trupit dhe lëkurës sonë.
Duhet theksuar se, talasoterapia është një trajtim parandalues, sikurse edhe një ritual unik krejtësisht natyror për të përsosur ekuilibrin e brishtë mes mendjes, trupit dhe shpirtit.
Dy fjalë mbi argjilat...
Argjila është përdorur që në antikitet. Ajo konsiderohej një mrekulli e natyrës dhe përdorej edhe si bazë për vajrat esencialë, me të cilët formuloheshin maska e pasta për t’u aplikuar në fytyrë.
Egjiptianët e lashtë e përdornin për të mumifikuar mumjet. Ndërkohë, për shkak të vetive detoksifikuese dhe antiinflamatore, argjila është një zgjidhje gjithmonë efikase për sëmundjet dhe problemet e lëkurës, që nga aknet, lezionet dhe deri tek djegiet nga dielli.
Argjila është nga elementët kryesorë përbërës të tokës së planetit tonë. Prejardhja e saj është nga bota minerale. Argjilat ndodhen nëpër zgavra shkëmbinjsh argjilorë, të cilët duke u njomur nga ujrat shpërbëhen. Ndërsa nga pikëpamja kimike, bëhet fjalë për silikate alumini. Elementët kryesorë tek argjila janë: silikati, alumini, titanium, hekuri, kalciumi, magneziumi, manganezi, natriumi e potasiumi.
Gjithashtu, argjilat i gjejmë në ngjyra të ndryshme: të kuqe, të verdha, jeshile e të bardha etj. Ngjyra e argilave varion sipas
përqëndrimit të hekurit në to.
Argjilat nuk depërtojnë membranat qelizore dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Nga pikëpamja teknike, dallojmë katër tipologji të argjilave mjekësore dhe kozmetike: argjila seboekuilibruese; argjila refraktare; bentonite; kaolina (argjila e bardhë).
Ndër funksionet kryesore të argjilave përmendim: pastrues e dermopurifikues; absorbues; mbulues (fondotinta); emulsionues; pseudoplastike (përhapet mirë në lëkurë para së të ngurtësohet).
*Në Canal D'Amour gjeni argjilën jeshile - ideale për lëkurat e yndyrshme dhe me tendencë akneike dhe/ose akneike. Pastron në thellësi njësinë pilo-sebace, duke ekuilibruar yndyrën dhe mineralizuar e hidratuar lëkurën.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi