Një këndvështrim i tillë është mjaft i frytshëm për të arritur tek e vërteta në vlerësimin e krijimtarisë kulturore të çfarëdoshme. Le të marrim shembullin e fesë islame, dhe shembullin e kanunit.
Feja islame u krijua nga arabët. Prandaj mban vulën e karakterit shpirtëror arab. Është përplot elemente të kulturës e folklorit arab të kohës. Së dyti është produkt i vendit, d.m.th. siujdhesës arabike, vend i cili e ka kushtëzuar që feja islame të ndikohet nga ato kultura me të cilat kufizohejsi p.sh. zoroastrianizmi, krishterimi i degëzimeve të ndryshme, kultura greke-bizantine, çifutët etj. Së treti ndikimi i kohës dhe rrethanave historike, bie fjala, arabët ishin në stadin fisnor por duke e kapërcyer atë, pastaj në Kur'an hasen elemente të skllavërisë së ashtuquajtur postklasike, si bie fjala marrëveshja për lirimin e skllavit etj.
Shembulli tjetër është kanuni. Në rastin e disa elementeve të kanunit, nuk është marrë parasysh mendimi i Hipolit Tenit, prandaj shpesh mendohet se besa, mikpritja ose dhe gjakmarrja janë ekskluzivisht shqiptare. Më e drejtë është që këto të shihen si produkteb të kohës dhe rrethanave historike, dmth një nivel i caktuar historik. Besa nuk është tjetër veçse kontrata, veçse e pashkruar. Aty ku ende nuk ka lindur shkrimi apo alfabeti, aty ka besë dhe jo kontratë. Një shoqëri e tillë nuk mund të jetojë pa besën, sikurse shoqëria e sotme nuk mund të mbijetojë pa kontratën. Prandaj shoqëria krijon mjete për të mbrojtur institucionin e besës. Mikpritja poashtu është produkt i kohës, haset dhe te irlandezët që kanë ruajtur mjaft zakone të vjetra. Gjakmarrja i takon kohës kur nuk kishte shtet, ndaj nuk kishte buxhet të përbashkët të shoqërisë, ndaj e pamundur të mbaheshin burgjet kur nuk kishte kush t'i financonte.
Prandaj në çdo rast duhet referuar këtij mendimi të Hipolit Tenit, sa i thjeshtë, po aq edhe gjenial, në mënyrë që të vlerësojmë drejt se çka është produkt i racës në rastin e shqiptarëve, por edhe në raste tjera.
_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.