Ekziston një rregull ndërkombëtar sipas të cilit njerëzit mund të dënohen vetëm për veprat që janë të ndaluara me ligj, dhe vetëm nga koha kur ligji ka hyrë në fuqi. Nëse vepra është kryer para se të nxirret ligji, apo para se të hyjë në fuqi, atëherë nuk ka dënim. Kjo mbështetet në maklsimën latine:
nullum crimen nulla poena sine lege
që do të thotë: s'ka krim, s'ka dënim, po s'pati ligj
Një ligj i tillë duket në rregull në shikim të parë, por ka një të metë, pasi shtresat e ndryshme që marrin pushtetin, duke pasur në duar pushtetin ligjdhënës nuk nxjerrin ligje që të dënojnë veprat e veta, ndërkohë që po e mori kush pushtetin më pas, ata nuk mund të dënojnë pushtetarët e mëparshëm që kanë bërë padrejtësi ose keqpërdorime.
Megjithatë një mashtrim i tillë mund të shmanget, duke u bazuar në ligjin e reciprocitetit. Ky është një ligj natyror, universal, që ekziston në çdo shoqëri. Edhe në të drejtën zakonore shumë vepra shpaguhen një për një. Edhe filozofët e ndryshëm përgjatë historisë e përkufizojnë drejtësinë me ndalesën që njeriu të mos u bëjë tjerëve ato vepra që nuk do t'ua bëjnë të tjerët atij.
Kështu për shembull pasurimi i padrejtë i shtresës sunduese duke shfrytëzuar paranë e të tjerëve dhe duke i lënë taksapaguesit në gjendje të mjeruar apo edhe më keq duke ua sjellur punën që të ikin nga vendi, mbase edhe nuk është e dënueshme me ndonjë normë juridike në fuqi, por në bazë të ligjit të reciprocitetit, populli ka të drejtë t'i shpronësojë që të gjithë këta njerëz të papërgjegjshëm. Një e drejtë e këtillë natyrore të paktën teorikisht vlen edhe për çfarëdo rasti tjetër.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi