Numri i postimeve : 53 Join date : 21/07/2014 Location : Jutbinë
Titulli: Fuqia e Mujit Mon 28 Jul 2014, 12:07
FUQIJA E MUJIT
Lum e lum për t’Lumin Zot, Nu’jém kânë e Zoti na ká dhânë! Kurr ish’ kânë Muja djalë i ri, M’a kish çue baba n’rrogë tu nji zotni; Çoban lopësh zotnija e ká bâ.
Për gjith ditë bjeshkët Muja tu’i kërkue; Për gjith ditë ndër gurra tu’u freskue, Për gjith ditë ndër mriza tuj pushue, Rrugë as shtek pá njoftë nuk ká lânë M’i çon lopët gjithherë ku s’i’n kânë.
‘I natë lopët çobanit i paskan hupë. E tu shpija nu’ ká mujtë me dredhë, Buzë nji shkambit m’u ndalë âsht ngushtue; Âsht ulë djali aty për me fjetë, Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marrë brimën e tuj kajtë, M’ásht avitë Muja me i shikjue, M’âsht avitë Muja me i pajtue. Po i pajton tuj i përkundë, E t’dy djepat i ká vû në gjumë.
Bardh si drita dý Zâna atëherë kan ardhë; – Ty, qýsh të thonë – Mujon e kan pvetë – Zo’! ç’të ká prû n’ket vend e shka t’ká tretë! – Kqyre Muja atëherë shka u ká thânë: – Rrogtár lopësh un kam qillue,
Për gjith ditë kto bjeshkë i kam kërkue, Mue rreziku sot ká ardhë me më ndeshë M’kan hupë lopët, e askund s’kam mujtë me i gjetë: Ktu m’xû nata e u ugja për me fjetë, S’mbylla sy prej vajit, qi kam ndie,
Ishin kânë tuj kajtë këta dy fmíj, Kurrkund çajre fmija nu’m’kan lânë M’u kan dhimtë e jam hudhë me i pajtue. I pajtova e sa grima n’gjumë i kam vdue. Po Zo’! shka jeni me gjith ket dritë? –
– Zâna jemi, Mujo, tuj shetitë, Tuj u sjellë na njerzvet me u ndimue, Ti ç’farë ndere, Mujo, po na lypë? Qi dy djepat na i ke vû në gjumë? A don forcë, Mujo, me qindrue?
A don luftë, Mujo, me luftue? A don gjâ, Mujo, a don máll? A don dije, Mujo, a don gjuhë? Lyp shka t’duesh Mujos te i kan thânë. Kqyr Muji atëherë ç’ká qitë e ká thânë:
– Shpesh po m’ngucin çobanija, Shum inád çobajt si më kan, Paj me forcë me jau kalue un due. Njana shoqes Zânat atëherë i kan thânë: – Tamël gjiut Mujit për me i dhânë.
Tamël gjiut i kan dhânë me pí, Me trí pika djalin m’a kan ngî, E i ká falë Zoti kaq fuqí Sá me e luejtë shkambin mâ t’madhin. – Kape gurin! – Zânat i kan thânë,
Njimí okësh e mâ guri ish’kânë. E ká kapë gurin njimí okësh Badihava peshue me duer e ká: Dér n’nye t’kâmës veç e nu’mujt mâ. Njana shoqes Zânat atëherë i kanë thânë:
– Edhe do tamël Mujos me ia dhânë. E ká marrë tamlin Muji e e ká pí, E ká kapë gurin me e peshue, Deri në gjû ai gurin e ká çue, E ká ugjë prap n’tokë e ká pushue.
Kqyre Zâna sá mirë ká thânë: – Edhe pak gjí Mujos me i a dhânë. I ká dhânë prap gjí për me pí, Sá don Zoti t’i ká dhanë fuqí, E e ká marrë gurin me e peshue,
Deri në shogë gurin e ká çue. E kan pá Zânat e kan kqyrë Njana tjetrës prap te i ká thânë: – Opet Mujit gjí lypet me i dhânë. E ká marrë Muji gji me pí
O! se ç’po i ep edhe Zoti fuqí. Kênka bâ si me kânë drangue. Ká marrë gurin me e peshue, N’cep të krahit Muji e ká vdue Njimí okësh gurit i ká qindrue
Njêna shoqes Zâna çka i ká thânë: – Tjetër gjí Mujit mos me i dhânë: Pse tjetër gjí Mujit për me i dhânë E batisë dyrnján anë-m’ anë. Atëherë Zânat Mujin po e zhgjertojnë
Se sá t’vogël qi po flasin: Përmbí krye hâna tuj i shikjue, Për mbas shkambit hija tu’u zgjatue, Sá miqsisht me tê kan kuvendue. Kqyre Zânat Mujit shka i kan thânë:
– Probatin na, Mujo, duem me të xânë: Fol ti, Mujo, tash qysh po thue? – – Tu t’jém ngusht, Zâna, me m’ndimue! – E ká falë Zoti sabahin Ferk e ferk Muji kânka çue,
I ká gjetë lopët e në shpí ká shkue, N’fushë t’Jutbinës Muji kúr â rá Bytym shokët e mbledhun i ká pá, Se me Mujin aty i’n kênë msue Me i a mujtë Mujit tuj ladrue.
Kqyre seri Muji shka ká bâ: I a ká nisë me çobaj me ladrue. Send mâ t’fortin me dorë e ká kapë Pêsë konopë përpjetë i ká dhânë. As kurrkush me folë nuk po flet.
Se me thue kúr po i bjen Dekun n’tokë gjinden po i qet. Prej zotnís – tha – Muji âsht largue, Prej Zotnís – tha – burri kúr âsht dá, Ká dredhë n’shpí – tha – nânën për me e pá.
Tha – I a ká nisë Muji tuj punue Tha – I a ká nisë Muji tuj luftue! E n’sá lufta Muji si po bjen Ai gjith herë me nderë si po del.
Shogë = brêz; po e zgjertojn = po e pyesin imtisht; .
Kandhaon
Numri i postimeve : 837 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
Titulli: Re: Fuqia e Mujit Mon 03 Apr 2023, 19:52
FUQIJA E MUJËS
Muja ishte kanë çoban. Djalë zaif ish kanë, shumë zaif, e çobájt e rrehshin për ditë. Ish kanë rrogtar tu ni zotni. Dit prej ditsh i hupi gjanë. S'po guxon me shkue prej shpije t'zotnisë. Halli, çka me ba? Fjet n'bjeshkë. N'qat bjeshkë qilloi tu thmija e zanës. Atyne u bani hyzmet shumë Muja. S'vanoi e mrrini zana. Bani hyxhym m'e gjyktisë Mujën. Thmija e zanës thanë: -- Mo, nanë e jonë, se ky na ka ba hyzmet, ky na ka majtun deri mrrine ti. -- He, -- i tha zana Mujës -- çka po do ti? Muja tha: -- S'di çka me lypun. -- Une -- tha -- t'epi ty çka t'duhet. Merre e pije gjinin tem. E pijti gjinin e zanës Muja herën e parë. I tha zana: -- Kape qit guri, gjueje qatje. Kur e kapi Muja e gjou gurin larg. -- Pije edhe i herë. -- Piu Muja. -- Kape at guri e gjueje apet. E gjuejti edhe i herë gurin, ma larg. -- Pije edhe i herë gjinin, -- tha s'treti zana. S'treti e kapi Muja gurin dhe e gjou daha ma larg. -- Eh, -- tha zana -- qetash tamam more fuqi. Ti tashti, si t'çohesh, me shkue e me ra n'çarshi e me kqyrun kah t'hinë gjaja n'çarshi. Kqyr nji maz gjok, t'keq, veç ti bleje qatá se á gjogu yt. M'e majtun mshelë e mos me pa kush nandhet dit. Kur duel Muja nër çobanë, u lshuen çobajt m'e rrehun. Muja e muer nji dru, kapi njanin e përplasi anej, kapi njani e bum e gjuejti anej, kapi tjetrin e bum anej, i bani llom çobajt. -- O, ik bre, se na prishi! Çka kanka ba ky kshtu! -- thanë çobajt e ikën, e s'guxoi ma kush m'e prekë. Muja duel n'çarshi edhe e bleu nji maz si e kish msue zana. E shtini n'ahër, po i ban hyzmet, po e kashagitë, p'e lanë me sapun krejt. E kërkush nuk e shihke me sy mazin e Mujës. Kur u banë tetdhet e nanë dit, shkoi e ama e Mujës edhe e kqyri prej plase t'derës. Kur e kqyri kah po i ban Muja hyzmet, gjogu ish tuj nej n'ajrí. Kur e pa e ama e Mujës për plase t'derës Gjogu ra n'tokë. Me pasë pritë nana edhe nji ditë, gjogu kish fluturue.
Kandhaon
Numri i postimeve : 837 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
Titulli: Re: Fuqia e Mujit Mon 03 Apr 2023, 20:03
Prentash Nilaj - Muji dhe Zanat
Hej ku m'zuni nata O u ula me fjet-o Nuk kam myll syt more prej vajit qi kam ni Hej ishin ken more tyj kjajt kta dy thmi Hej sa marak more thmia që m'kan bae Hej jam ul more thminë i kam urtue Hej po çka jini me tan ket dritë O zana jena o tuj shetit O na po sillna njerzit me i nihmua O po çfarë nihme Mujo po lyp-e O a don gjâ o Mujo a don mall A don dije Mujo a don gjuhë A don forcën Mujo me qinrua O a don luftën Mujo me luftue He ça ka qit Muja e u ka thanë Çobanija fort m'kan inat Hej paj me pas me jau kalue dua Hej njana tjetrës Zanat i kanë thanë Tamël gjinit Mujos me i dhanë O i kanë dhanë djalit me pie O me dy pika ma kan ngie Hej kape gurin Zanat na i kanë thanë O nimijë ok aj m'ish kanë O e ka kap e ka peshua der n'kamë, ma nalt se ka çue Njana tjetrës Zanat i kanë thanë Opet Mujos gjí prapë duhet mej dhanë Na i japin prapë djalit o me pie O na i shtohet djalit prapë fuqie Heu kape gurin prapë m'i kanë thanë Hej njimijë okë o aj m'ish kan-e O e ka kap e ka peshua O dej te krahi o e ka çue Njana tjetrës Zanat na i kanë thanë O tamël Mujës mâ more mos mej dhanë Hej se e rrahos dynjanë more O po, anë e m'anë o hej.