Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Kangë për betejën e Kosovës dhe Millosh Kopiliqin Mon 03 Apr 2023, 22:29 | |
| Kqyr Milloshi n'kamë na u çue tanë me hekur e paskan thakrue edhe atkís hekur i kan veshun mirë Milloshi n'shpinë iu ka gjue me askerë te mbreti kánka shkue Nibetxhija hiç s'e paska lshue haber mbretit m'i kanë kallxue: -- A me lshue Milloshin a mos me lshue? Mirë dovleti haber i ka dhanun: -- Lshone Milloshin ktu me ardhun! Kqyr veçilve mbreti çka u ka thanun: -- A t'ja japi unë dorën e djathtë? -- A t'ja japi tha kambën e shmajtë? -- Jepja babë, qat kambën e shmajtë se gjithëmonë raja jet nër neve! Mirë Milloshin ma paskan lshue te dovleti Milloshi á shkue kam'n e shmajtë Sulltani ja ka dhanun Me ni dorë tha kambën ia ka marrë paj me tjetrën hanxhar i ká mshue zorr e mushkni n'tokë i kan ra Njizet e katër orë Sulltani ka rrnue at'her jetë Sulltani ka ndrrue Luftë e madhe na kánka marue Shih, Milloshin gjá e gjallë s'pe pret e gjujnë pushkë, pushka nuk e zen edhe shpata hiç nuk pe pret. Nji shkinë plakë kqyr çka ka thanun: -- U vraftë Zoti askert e dovletit! A s'po shihni Milloshi krejt u preu? Tanë për tokë tha pushkët me i shtrimun! Bylyzykt atkís i paskan ramun gjallë me dorë Milloshin e kanë nxanë I bín pushkë tha, pushka s'po ja len I bín shpatë tha, shpata nuk pe pret Kqyre shkina askerin e ka msue: -- Shtat kerr dru, biro, ju me i kallë n'grop t'zjarmit Milloshin me çitë! Kqyr Milloshi at'her çka ka thanë: -- Amanet, more askert e dovletit! Qat shkinë plakë tha, ktu e due! Se shum mall, thot, m'ka qillue qasaj shkine po due me ja lanë! Se zhag shkinën ma kanë afrue se me dhambë Milloshi e ká kafshue. At'her shpata Milloshit i ká mshue kryet Milloshit, tha, i ka flutrue se n'Magrip Milloshi kur á shkue gra e çika tuj la janë qillue: -- Kqyrne, motra, nji njeri pa kry! -- Un pa kry kish thanë, ju pa sy! Qat'her kryet Milloshit n'tok i ra. | |
|