Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Kangë nizamësh Mon 03 Apr 2023, 20:25 | |
| Ju nizamët e shqyptarisë ç'po kërkoni Rumelisë? A ju ka ra malli i shpisë? A ju ka ra malli me shkue? Kush ka nanë, kush ka grue, kush ka lanë gruen me nanë. Lyp dovleti ka i nizam ka i nizam po lyp dovleti çova babën nuk ma deshti nji vlla t'vogël s'muj pe treti s'muj me tretë e haj medet! U shtrëngova e po shkoj vetë S'gjeta gjá ma të madh gazep me u da robi robit t'vet me u da robi për së gjalli pa u da bukë e pa u da zjarmi pa u da zjarmi haj medet! Nuk po hahet ky peksimet! Qi asht qitë tash treqin vjet. Treqin vjet buka me kryma tirqt e zez ngjeshun me rrypa tirqt e zez rrypat e hollë nat e dit tuj nejt karollë tuj ra shi e tuj ra borë mu ka ngri martina në dorë. Te del dielli po na çojnë me samar po na shalojnë gurë e dhe po na ngarkojnë milazimët po na qortojnë me ka i fjalë po na gzojnë me i fjalë tjetër na ngushtojnë për tetë vjet po thojnë, s'u lshojmë Mos na lshofshin për tet vjet ju kem lanë robe i amanet: - Çomju miqe falmeshnet epni çikat ku t'doni vet na u ka kputë ymydi krejt. | |
|