Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Gjergj Elez Alija e Krajleviçe Marku Mon 03 Apr 2023, 19:54 | |
| Gjergj Elez Alija e Krajleviçe Marku Lum për ty, more i madhi zot! Ç'ka me pa Krajleviçe Markun! Ja kish nisë pijes e po pinte, tri dit e tri net pijes s'ja ka da e në puje derri po u livdojte:
- Nuk ka bamun pela kalë si timin, nuk ka bamu mjeshtri armë si të mijat! Met e foli e shoqja e kralit: -Po ndigjo ti, or Kraleviçe Marku! Ti me kanun trim-o si po thue,
qe kaq vjet qi me ty jam martue, ndoj shqyptar të ri gjallë ma kishe pru e dadicë na fëmive do t'ja bajshim. Keq u idhnue Krajleviçe Marku! Brraf, në kamë derri kanka çue
e me të shpejtë armët m'i ka njeshë e me të shpejtë sharqin m'i ka ra, shpejt po dilka në drume të gjana, tri dit, tri net për drum po shetit, aj po lyp ndoj shqyptar të ri,
ma kish pasun nji kalë dori, dorija jelen deri n'obluk të shalës, aj kambëkryq mbi dori ish unjun e tamurit mir-o po m'i bike, por ma mirë kangës po ja thote.
Fjalët s'vonojnë, tu krajli ja mbërrini: -Mirë se të gjejë, o Krajleviçe Marku! -Mirë se vjen, o shqyptar i panjoftun! -A ma shet, o shqyptar kët dori? -Për me e shitun, krajl-o, nuk e kam.
-A ma shet, shqyptar, a ma falë? -Për me e shitë, krajl-o, nuk e kam për mëe fal jam ndodhë fukara, -Ja ma shit, shqyptar, ja ma fal, ja me zorr po ta marr.
-Për m'e shitë, krajl-o, nuk e kam, për m'e falë jam ndodhë fukara. për me zor, kurr falë ty mos të kofsha. Shif ç'ka bani Krajleviçe Marku! Po ma hjek shpatën prej mellsije,
me dorë të djathtë shpaten ma ka rrokun e me dorë të shmajtë për dyzinash dorinë e bythëprapë për drum po ma kthete. Met e foli shqyptari i panjoftun: - A po më ndigjon, o Krajleviçe Marku?
Mos ma prish qefin e tamurit, se me i lëshue kambët në zengji e me e qitë un tamurin në shtrajcë, çare vetit, krajl-o nuk i gjajsh. Mirëpo krajli fjalen vesh s'ja merr,
prap po e çon nepër drumt të gjanë. Shif çka bani shqyptari i panjoftun! Po m'i lëshojnë kamët në zingji, po ma qitte tamurin në shtrajcë, me dorë të majtë për dyzinash dorinë,
me dorë të djathtë topuzin tridhetë okësh. Kur e pa krajli se ç'e zezë po e gjan, shpejt ma shtini shpatën në mellsinë e m'i qitte re çatalla kamxhi, për dy anësh sharqin po ma rrahte.
Sharqi i lehtë e dorija s'muj e xuni. Kur erdh dorija në breg të lumit, sharqi këcejti m'anën tjetër të lumit. Atherë shqyptari dorinnë ma ka ndalun, për pushim dorisë m'i ka zhdrypë,
bregut të lumit dorinë po e shetitë. Prej m'at anë krali po m'i thotë: -Pash zotin, shqyptar, qi të ka dhanë, të më kallxojsh se ç'krahine je, të ë kallxojsh ku t'janë rritë mysteqet kaq fort,
të më kallxojsh ku i asht rritë jela e dorisë? Met e foli shqyptari i panjoftun: -Po ndigjo, ti o Krajleviçe Marku! Ti t'ja puthish katër patkojt sharqit, qi nuk mujta ty gjallë me të xanë,
po të kallxojshe se ç'krahine jam, oi t'kallxojshe për mysteqet e mija, po të kallxojshe për jelë të dorisl. Mirëpo krali prep po ma perben: -Pash zotin, shqyptar, qi të ka dhanë,
të më kallxojsh se ç'krahine je, të më kallxojsh ku të janë rritë mysteqet tua, të më kallxojsh ku janë rritë jelat e dorisë. Met e foli shqyptari i panjoftun: -Po ndigjo, ti o Krajleviçe Marku!
Ti të shkojsh te Kroni i hajdutve, aty e gjen Harambash Ilinë, ate pvete për mue, të kallxon. Shif ç'ka bani Kraleviçe Marky! Menjiherë në shpinë sharqit m'i ka ramun,
drejt po me shkonte te Kroni i hajdutve. Para po i del Harambash Ilija. -Mirë se vjen, o Krajleviçe Marku! -Mirë se të gjej, o Harambash Ilija! -Çka je zbemun, kral-o, ti kaq fort?
A më ke pimun shum venë e raki? Met e foli Kraleviçe Marku: -Po ndigjo, ti o Harambash Ilija! Nuk kam pimun shum venë e raki, vena e rakija mue m'u ka nxi,
qe tri dit për drum po shetiti, un po lypi ndoj shqyptar të ri, kishte hypun nji kalit dori, dorija jelen deri në kopi, shqyptari mysteqet deri n'obluk të shalës,
aj kambkryq m'at dori m'ish ulë e tamurit mir-o m'i bite e ma mirë kanges po m'ja thote. Une deshta ate gjallë me e xanë e gadi kryet e kam lanë.
Une e pveta se ç'krahine asht, aj më tha "pvete Harambash Ilinë", se per mue aj ty të kallxon. Met e foli Harambash Ilija: -Hajde, kral-o, na ngrykë të merremi,
se ti kral sot paske lemun. Atij i thonë Gjergj Elez Alija, me tridhetë vetë në mejdan i kam dalun, tridhetë shokë aj mue m'i ka premun, edhe un në bark të kalit kam pështumun.
Ku t'ja ndijsh rropllimën e tij, tre konakë rrugë larg-o ti të shkojsh. | |
|