Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Marke Syle Marku Mon 03 Apr 2023, 19:53 | |
| Marke Syle Marku Kur ka kjene Marke Syle Marku motër t'dashtun Marku më ka pasë Se sa fort more motrën që ma don se sa larg, besa motrën ma marton. Qe shtatë vjet ai nuk e sheh me sy.
N'krye t'vjets asaj i leu djalë. Kur i mushi djali po shtatë vjet se ç'ka qitë e s'amës-o i ka thanë: - A kam pasë, mori nane donjerë babë? Se ç'ka qitë e ama e i ka thanë:
- Po ti baben, biro, ma ke pasë qe shtatë vjet ta ka marrë krajli robni unë nuk dij djalo tash a e ke gjallë Se ç'ka qitë more djali s'ams i thot: - Me i pasë nane, nji parë petka me i veshë
me e pasë nane shpatën për me njeshë. Se ç'ka qite nana i ka thanë: - Petkat e shpatën baba t'i ka lanë edhe gjokun pela ta ka ba s'ka ma t'bukur zoti ku me ba
At'herë djali s'amës i ka thanë: - Mi qit petkat nane për me i veshë ma qit shpatën nane për me e njeshë ma qit gjokun nane për me i hypë se te baba unë dua me shkua
në mejdan-e krajlit për me i dalë e prej burgut babën për me xjerrë Se ç'mu nrua djali e se ç'm'u vesh dhe për brez-e shpatën ma ka njeshë edhe gjokut në shpinë m'i ka hypë
Kur është nisë, besa djali me shkua bé të malle nana m'i ka bá: - Ken të hasish biro ti në rrugë ti rrugën, biro, ke me ja lshua! - Mos m'i thuej, nanë, ti ato fjalë
sytë e ballit nane po t'i baj Ken te hasinj unë nane në rrugë kurr për t'gjalle rrugën nuk ja lshonj! Se ç'mu nise djali për me shkua Se ç'ka qitë, more, daja m'i ka thanë:
- Ma lsho rrugën djalo, me kalua! Manej djali dajes m'i ka thanë: - Sytë e ballit nans-o ja kam ba kuj për t'gjall-e rrugën nuk ja lshonj. - Ma lsho rrugën, djalo, për me shkua
se ti s'mush m'u kapë me burra t'lleut! Se ç'janë kap-o trimat me u pré Njaty djali dajën ma ka pré se pak njit-e qafën qi mja le Se ç'ka qit-o djali m'i ka thanë
- Masi m'preve djalo edhe m'preve me m'kallxua, djalë, se ç'prej rodit je? Se ç'ka qit-o djali mi ka thanë - Jam prej rodit edhe rodit t'mirë jam i nipi i Marke Syle Markut
- Si më preve djalë he të vraftë zoti se unë jam-e besa daja i yt! Se ç'u ul more djali prej gjokut në gjok dajën djali ma ka çua e n'heqima dajën ma ka çua
për nji javë ai dajën me ka shnoshë. Se ç'janë nisë, more, malit-o përpjetë Kur kanë vojtun në nji mal të shkretë njaty djalin etja ma ka marrë Se ç'ka qitë, more, dajës m'i ka thanë:
- A din dajë, more, kun doj gurrë me ujë se mua edja, besa më ka marrë? - Unë e dinj, nip, njat gurrën në mal për rreth zanat asaj që po i rrinë zog prej qiellit o nuk lanë me rá
Se ç'ka qit-e djali dajs me i thanë: - Ma 'so rrugën, daje, për me shkua pa pi uj-e nuk muj me durua! Ja ka 'sua rrugën për me shkua Se ç'ka shkua, besa, djali n'gurrë
aty zanat djali s'mi ka gjetë njaty djali, besa, ujë ka pi Se ç'ma sheh, besa, nji zanë prej malit njaty zana djalit m'i ka ardhë. Se ç'janë çua, besa, shpatë për shpatë
t'dyve shpatat besa u janë kthye se ç'janë kapë, more, ata rroka-rrok njaty zanën djali ma ka pré Se ç'ka qit-e djali dajs me i thanë: - Hajde, dajë more, nji don ujë me pi
se unë rrugën dajo ta kam çilë Se ç'ka shkua daja ujë me pi e te dy me ujë ata janë ngij. Se ç'janë nisë, more rrugës-o me shkua se sa n'qefi gjoku djalit ju bá
se sa fort-e gjoku po lodron kali i dajs, besa, mrapa meti Djali dajs, besa, i ka thanë: - Nise gjokun, ujku ty t'a preftë! Se sa keq more dajs qi mi nej
dalë ngadalë, more, tuj u afrua shpatë mas qafet nipit m'i ka ra. Se ç'ka qit-e djali dajs me i thanë: - Masi m'preve, more dajë se m'preve kto trimni ti mua mos m'i harro!
'ka qitë daja nipit m'i ka thanë: - Kto trimni kanë me t'u knua n'kangë. | |
|