FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Foka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Foka Empty
MesazhTitulli: Foka   Foka EmptySun 12 Mar 2023, 02:23

Phoca

fokë,

Foka 686788315
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Foka Empty
MesazhTitulli: Re: Foka   Foka EmptySun 12 Mar 2023, 02:28

Monachus monachus

Përshkrimi

Foka e Mesdheut është lloji i vetëm brenda gjinisë Monachus. Meshkujt e rritur kanë një gjatësi prej 2,4 metrash dhe një peshë afërsisht 315 kilogramë, ndërsa femrat e rritura kanë një gjatësi prej 2,0 – 2,4 metra dhe një peshë afërsisht 300 kilogramë. Dallimet midis dy sekseve ndodhen edhe në ngjyrën e gëzofiz të tyre. Femrat ndryshojnë midis ngjyrës kafe-bezhë dhe gri-argjendi me nuanca më të lehta në bark. Meshkujt janë gri të errët ose pothuajse të zinj me një njollë të bardhë të dallueshme në bark.

Ushqimi

Dieta ushqimore e fokës së Mesdheut përfshin lloje të ndryshme peshqish të zakonshëm, kallamar, oktapod, ngjala dhe krustace.

Habitati dhe shpërndarja

Si pasojë e kërcënimeve të ndryshme, popullata e këtij lloji është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme gjatë 50 viteve të fundit, si dhe ka ndryshuar shumë nga sjelljet biologjike të trashëguara ndër shekuj. Vite më parë foka e Mesdheut shfrytëzonte plazhe të hapura për të pushuar apo për të lindur të vegjlit, ndërkohë që tani ky lloj detyrohet të strehohet në shpella detare të fshehta.
Dikur ajo ishte e përhapur gjerësisht dhe vazhdimisht në Mesdhe, Detin e Zi dhe në Atlantikun e Veriut, por sot shpërndarja e saj është shumë e fragmentuar dhe përbëhet nga tre deri në katër subpopullata të izoluara. Në Detin Mesdhe, popullata e saj shtrihet rreth ishujve në detin Jon dhe Egje, përgjatë brigjeve të Greqisë kontinentale, Qipros si dhe në Turqinë perëndimore dhe jugore.

Statusi i ruajtjes

Foka e Mesheut përfaqëson një ndër llojet më të rrallë në botë dhe është gjitari detar më i rrezikuar në Evropë. Në Shqipëri, sipas listës së kuqe të Florës dhe Faunës, ajo mbart statusin E rrezikuar në mënyrë kritike drejt zhdukjes (CR).

Burimi: kliko

Hapësina ku jeton foka mesdhetare

Foka 1024px-Monachus-monachus-distribution
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Foka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foka (sëmundje)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Frymorë-
Kërce tek: