SS Skanderbeg
21. Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr.1)
Divizion i trupave elitarë shqiptarë SS - krah i armatosur i Partisë Naziste të Rajhut të Tretë.
U krijua në lakun kohor mars-maj 1944. Fillimisht në këtë njësit u spostuan shqiptarët e Kosovës dhe Sanxhakut që kishin qenë më parë pjesëtarë në njësitin e ngjashëm të boshnjakëve SS Hanxhar ndërsa më pas iu shtuan edhe rekrutë tjerë vendorë, të përzgjedhur nga individët më inteligjentë, sykaltër ose sygjelbër, flokëartë, të shëndoshë fizikisht në çdo pikëpamje.

Krijimi i divizionit lindi si ide nga diskutimet mes autoriteteve të Rajhut të Tretë dhe Bedri Pejanit, i cili kishte qëllim të organizonte një forcë të madhe antisllave dhe antikomuniste. Afro 6500 vulnetarë u paraqitën për rekrutim. Shqiptarët kishin interes sepse armatoseshin, fitonin përvojë ushtarake, dhe mund të mbronin vendin nga sulmet e sllavëve çetnikë e partizanë komunistë. Megjithatë ky numër ishte shumë i vogël, dhe krejt kjo për fajin e mbeturinave osmane, agallarëve dhe bejlerëve, rezistenca e fshehtë e të cilëve solli pasivitetin e prefektëve të cilët i kishin nën kontroll. Siç thuhej shprehimisht në raportin e komandantit të divizionit, më tetor 1945: ('auf den unsichtbaren Widerstand der Beg und Agas, der sich in Passivität der beghörigen Präfekten und Bürgermeister und einer aufstellungsfeindlichen Flüsterpropaganda auswirkte')

Divizioni ishte jashtëzakonisht aktiv:
- korri fitore bindëse mbi trupat sllavokomuniste partizane në rrethinat e Plavës e Gucisë dhe vazhdoi përgjatë luginës së lumit Lim
- spastruan Kosovën nga trupat çetnike serbe që bënin terror mbi shqiptarët
- vazhduan luftën kundër forcave sllavo-komuniste partizane dhe në Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë.
- me rastin e kthimit të Bullgarisë në anën e Bashkimit Sovjetik, divizioni zgjeroi kufrin shqiptar të sigurisë duke tejkaluar Preshevën, Bujanocin, Kumanovën dhe Shkupin, që deri atëherë kishin qenë nën sundimin bullgar
- mbështetën fuqishëm grupin e rezistencën bullgaro-fashiste kundër krahut sovjetik bullgar
Edhe pas disa dezertimeve, prapë se prapë në tetor 1944 Divizioni ende i kishte afro 4000 trupa shqiptare.
Ndryshe nga ç'pritej nga të huajt, kur Turqia iu bashkëngjit Aleatëve, kjo nuk u bëri aspak përshtypje shqiptarëve, ndonëse përcillnin radion dhe i dinin mirë zhvillimet e ngjarjeve, por vazhduan të mbështesin Forcat e Boshtit.
