FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Blegtoria te ilirët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Blegtoria te ilirët Empty
MesazhTitulli: Blegtoria te ilirët   Blegtoria te ilirët EmptySun 27 Feb 2022, 22:25

A. Stipçeviq, "Ilirët"

BLEGTORIA

Në të gjitha viset ilire, rritja e kafshëve ishte profesion shumë i rëndësishëm, ndërsa në disa vise (për shembull në rrafshnaltën e Gllasincit), kjo ishte burim kryesor i pasurimit. Burimi më i rëndësishëm për njohjen e blegtorisë ilire përsëri janë rezultatet e gërmimeve në vendbanimet e njohura ilire në Ripaç dhe Donja Dolina. Aty janë gjetur shumë eshtra kafshësh kështu që nga analiza osteologjike të cilën e bëri J. N. Woldfich mund të shihet se banorët e këtyre vendbanimeve kanë kultivuar kryesisht derrat, mandej delet dhe dhitë, ndërsa lopë kishte shumë më pak. Prej kafshëve shtëpiake në ato vendbanime hasim gjithashtu edhe eshtra kuajsh dhe qensh. Qeni ishte i racës së vogël dhe me siguri ka qenë roje i tufave.

Kafshë të ngjashme shtëpiake që i kultivonin ilirët gjejmë edhe në lokalitete të tjera nga brendësia. Në viset bregdetare në Dalmaci, në Istri e gjetiu kafshët shtëpiake kryesore ishin delet, dhe dhitë e jo derrat. Këtë na e dëshmojnë edhe shënimet historike, por me siguri më të madhe këtë mund ta pohojmë në bazë të fakteve arkeologjike. Fakte të këtilla kemi mjaft, por më të plotat tani për tani janë nga Nesactiumi. Në këtë vendbanim, sipas raportit, të cilin na e Alberto Puschi prej të gjithë kockave të kafshëve më se 50% janë të deleve dhe të dhive, ndërsa të derrave kanë qenë gjithsej 11,2%.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Blegtoria te ilirët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjekësia te ilirët
» Pijet te ilirët
» Higjiena te ilirët
» Veshmbathjet te ilirët
» Gjuetia te ilirët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Bulkí-
Kërce tek: