FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 392
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane   Mon 06 Mar 2017, 20:27

E rrallë: Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane

Ky organizim bën të ditur se përmes ngjitjesh në bjeshkë, lojërash popullore e traditash të ndryshme kanë vendosur t’i ringjallin kultet e moçme pagane



(konica.al) – 573 vjet më parë, princërit nga dyert fisnike të Arbërisë bashkë me Gjergj Kastriotin krijuan një Besëlidhje që do t’i bënte ballë sulmeve të Perandorisë më të fortë të kohës.

Nëse kjo datë gjendet mes librash e përmendet në rrethe të ngushta studiuesish, një grup të rinjsh nga Prishtina kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë të përkujtimit të saj.

Një organizatë rinore që e quan vetën ‘Bashkësia Besëlashtë’ e ka shënuar me një të kremte interesante një nga ngjarjet më dramatike të historisë mesjetare shqiptare.

“Bashkësia Besëlashtë, në vazhdën e dendësimit të aktiviteteve të saj, ka organizuar një kremte për nder të 573-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, aty ku u farkëtua bashkimi i princave arbërorë në luftën anti-osmane. Pasues të Bashkësisë Besëlashtë kryen ritet e përshpirtshme në shënim të këtij përvjetori të veçantë”, thuhet në komunikatën që ka arritur në redaksinë e konica.al

Më tej, ky organizim sqaron se përmes ngjitjeve në bjeshkë, lojërash popullore e traditash të ndryshme kanë vendosur t’i ringjallin kultet e moçme pagane.

“Ndër qëllimet fundamentale rreth të cilës vërtitet boshti i Bashkësisë Besëlashtë, është ringjallja e besës së lashtë shqiptare duke u ngjitur në rrënjët e religjiozitetit ilir e arbëror”, thuhet në vazhdim të kumtesës.

Gjithnjë sipas kumtesës, kjo organizatë i ka vënë vetës për qëllim “rikrijimin e altarit shpirtëror autokton”.

“Së këndejmi, besëlashtët, të rinj e të reja nga mbarë Kosova, kanë organizuar e do të organizojnë të kremte të tilla në përputhje me traditat e qëmoçme iliro-shqiptare, të ruajtura në kalendarin autokton bukolik”, përfundon kumtesa e nënshkruar nga ‘Bashkësia Besëlashtë’.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni popullore
» Besëtytni shqiptare
» Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtërore
» Besëtytni
» Besëtytnitë më interesante maqedonase

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Veprimtaria pagane sot-
Kërce tek: