FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan EmptySat 16 Aug 2014, 11:04

6 mijë kalorësit ilirë në Pakistan
Panorama / Fq.12-13/ 30 tetor 2003 / as.prof.dr. Saimir Lolja

Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave të lavdishme të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit.

Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë. Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.

Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet:

   “Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktanë, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.

   Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave.

   Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët.

   Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983."


Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane.

Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit.

Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare).

Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA.

Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme:

- I bukur si yll (gjinia mashkullore);
- E bukur si Hëna (gjinia femërore);
- Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba;
- Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin;
- zor (vështirë);
- Shtrij kambët sa ke jorganin;
- BUE (buejt e arës);
- Ku damë na zer besa;
- Sheja si ka ra e ka da;
- IN (nj_);
- BAR;
- Agon, a ke ni (po agon, e ndjen);
- bubullima;
- Çila (hapa);
- beson;
- hunda; etj.

Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.


Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve


Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to.

Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë).

Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.


Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë


Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi.

Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak.

Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir).

Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.


Zakonet shqiptare

Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa.

Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën.

Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete.

Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë.


Rëndësia e studimit të hundëzakëve

Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.


Karakteristikat

* Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)
* Kjo fushë mbyllet me një hundëz
* Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
* Një vend moçalor quhet Balta
* Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
* Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)
* Sot e quajnë Nuristan
* Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit
* Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
* Reaguan ndaj futjes së fesë myslimane
* Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre
* Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
* Janë të gjatë
* Të bardhë
* Me mollëza të kuqe
* Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
* Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
* Jetojnë shumë vjet
* Lart në male një fis i madh, që quhet KALASH
* Perënditë e Kalashëve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashët skalisin në portat e tyre, që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire, dy brirë dhije
* Edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare
* Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: Re: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan EmptySat 16 Aug 2014, 11:24


Disa fotografi të hunzakëve dhe kalashëve

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha2_zps82526b9d

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha5_zps3ec33208

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha6_zps0795c764

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha3_zps076628a6

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha4_zps66f715d3

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha1_zps9215ce7b

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Hunzakalasha7_zps2f156219
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: Re: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan EmptySat 16 Aug 2014, 11:33

Ka dhe njl fjalor me fjalë të ngjashme, mes shqipes dhe gjuhëve Kalasha, Khowar, dhe Nurestan.

Po filloj me fjalët nga gjuha e Kalashëve:

dhëmb - dandorik
gjuha - xhif ose gjif
gjoks - ququ
lëkura - post (postaçia në shqip janë lëkurat e thara të bagëtive)
ashti - athi
bërryli - harkin
dera - dur
unaza - angushtjer
qielli - di
ujë - ukh
re, mjegull - minxhi, mingji
zjarr - angar
tym - tham
lule - gambur ( e të njëjtës rrënjë me "gjemb")
orizi - grinzh (nga -grun, grurë)
qepa - kaqenduk
mishi - mos
kau - gakh
qumështi - qhir
drith - shin (shiej, shirje)
mushkonja - trakmangash
milingona - pililak
merimanga - upalak
emër - nom
baba - dada
i shoqi - beru
djalë - purushguek
vajzë - shtrizhaguek
natë - rat
dje - dosh
i drejtë - drah, draq
poshtë, nën - nuna
i lehtë - lots
çka - kia
ku - kaua
njëjtë - barubar
pi (pi një lëng, ujë etj) - pi
shiko - pashi
ti - tu

Po vazhdoj me gjuhën khowar (kjo është gjuha që flasin Kalashët pasi kalojnë në fenë islame), edhe kjo e të njëjtit grup me Kalashët:

koka - kapal
dhëmb - don
gjuhë - ligini
bërryli - kurkun
lëkura - phost
fshesa - mazhini
sopata - bardoks
unaza - pulungushtu
ujë - ugh
hiri - pheru
orizi - grinxh
qepa - trashtu
krypë - trup
mish - phushur
milingona - pilili
emër - nam (i doli emëri - i doli nami)
femër - kimeri
baba - tat
nëna - nan
vëlla - brar
burrë - purush
dita - din
i shkurti - iskurdi
i nxehtë - peq (sikur "pjek")
i lehtë - lots
çka - kiagh
ku - kura
kur - kiawaht
cili - kivali ose kiuali
e njëjtë - barabar
pi - pik
shoh - poshik
unë - aua
ti - tu

Nga gjuha e Nuristanit:

unaza - angishti
zjarr - ango
tym - dium
qepa - qeknuk
kau - go
drith - shin
qen - kui (sikur "kuit")
gjarpëri - bibimsta
mushkonja - tarak
merimangë - parkemuk
emri - nom
fëmijë - pirmi
vëlla - bro
mbrëmje - grish ("ngrysur")
dje - dus
nesër - dalke
muaj - mos
drejtë - daqin
i zi - zhi
kush - kaci
çka - kai
ku - kor
kur - koj
pi - pi
vdes - misi ("mbys", "mys")
ec - esti
shkoj - etu
fol - vila, uila, fila
unë - uc
ti - tvi,tui

http://www.ishipress.com/kalasha.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: Re: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan EmptySat 16 Aug 2014, 11:36

Me ndërrimin e fesë nga paganizëm në islam, Kalashët fillojnë të flasin gjuhën Khowar.
Janë rreth 3.000 njerëz që ende e praktikojnë besimin Kalash (një besim pagan), por gjithashtu si përjashtim janë edhe 3.000 tjerë që janë konvertuar në islam por ende flasin gjuhën Kalasha. Pra dikund 6.000 vetë e flasin gjuhën Kalasha.

Gjuha Nuristani flitet nga 100 mijë vetë. Thënia se Nuristanët kanë prejardhje nga ushtarët e Aleksandrit nuk është e vërtetë, sepse është e qartë, se Nuristanët ishin këtu kur arriti Aleksandri. Edhe legjenda se e kanë prejardhjen nga Muhamedi është vetëm një mit. Ata në fillim quheshin Kafiristan, por me rastin e konvertimit me dhunë në fenë islame më 1893 nga mbreti i Afganistanit, ata u quajtën Nuristan.

Këto tri gjuhë: Kalasha, Khowar dhe Nuristan, nuk kanë asnjë afërsi me gjuhët hinduse-urdu dhe pashtune.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: Re: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan EmptySat 16 Aug 2014, 12:09

Disa pamje tjera nga kalashët

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan FatimjangaKraka_zps933115de
 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Kalasha1_zpsa75ce656


Farefisnia tek kalashët

Të gjithë meshkujt e afërt në vijën patrilineale, klasifikohen si "etër" (dada), ndërsa ata nga ana e nënës klasifikohen si "vëllezërit e nënës" (moa). Është e ndaluar martesa me kushërinj patrilinealë deri në gjeneratën e shtatë, dhe me kushërinj matrilinealë deri në gjeneratën e katërt. Një grup patrilineal që përfshin "shtatë gjenerata quhet "kam", dhe ky grup ndahet pasi që të martohen brezi më i ri (brezi i shtatë). Ndarja përcillet me "ritualin e ndarjes së gjakut" (tatbre chin). Farefisi i mëhershëm, kështu ndahet në disa grupe sipas numrit të vëllezërve prej të cilëve kanë dalë, dhe quhen sipas tyre. Pastaj secili prej këtyre ndërtojnë tempullin e ri, tempullin e farefisit (jeshtak-han), që i kushtohet perëndeshës së fisit, Jeshtak.

Kjo egzogami i dallon Kalashët nga muslimanët jo-egzogamë. Anëtarësia në farefis, nënkupton edhe obligime morale, për të ndihmuar fisin në përgatitjen e festave dhe të dasmave të anëtarëve të tjerë.

***

Pastaj secili prej këtyre ndërtojnë tempullin e ri, tempullin e farefisit (jeshtak-han), që i kushtohet perëndeshës së fisit, Jeshtak.
Me siguri Jeshtak, është Hestia, perëndeshë e vatrës dhe e familjes. Kemi një kalim nga H në J, dhe shtimin e prapashtesës kalashe -ak, që ndodh shpesh në gjuhën e tyre.

***

Nga Charleton Coon, "Racat e Evropës" kapitulli "Raca irano-afgane; Irani dhe Afganistani"

Citim:
Në lidhje me grupin e dardikëve, ne kemi një sasi të caktuar të informacioneve të publikuara dhe të papublikuara që do të jetë e dobishme këtu.

Kafirët e fisit Kati, të cilët jetojnë në pjesën më lindore të Kafiristanit, janë më të gjatë dhe më kokë-madh se sa pathanët, por në thelb janë dolikocefalë dhe leptorrhinë. Ata duken gjithashtu se posedojnë bjondizmin në shkallë të lartë. Ashtu si pathanët, ngjyra e zakonshme e lëkurës së tyre është mes brunës dhe të bardhës, fon Lushan # 9, por në ngjyrën e syve dhe të flokëve ata duken të jenë të më të ndritshëm se sa pushtunët. Tridhjetë e katër për qind kanë sy të ndritshëm ose të përzier, në krahasim me 20 përqind të pushtunëve. Ngjyra e flokëve të tyre, sipas Shtajnit, është bjonde apo kafe e hapur në 28 përqind të grupit.

Duket se klasat e larta të popullësisë së Kafirëve, përmbajnë në përpjesëtim shumë të madh tipin invadues arian-folës nordik, sesa mund të gjendet ndër persianë dhe afganë. Kjo nuk është befasuese, pasi që Kafiristani është në thelb një zonë e të ardhurëve. Klasa e ulët e popullsisë Kafiri duket të jetë më e shkurtër në shtat, disi më kokë-vogël, dhe mund të jetë ndoshta më hundë-gjerë.

Jo-arian-folësit, Burushët e Hunzës, të matur nga Diksoni, mund të krahasohen me popujt dardisht-folës. Gjatësia mesatare e 92 Burushëve është 168 cm, gjatësia e kokës 190 mm, gjerësia e kokës 146 mm, dhe indeksi cefalik 77. Në fytyrë Burushët duket sikur ngjajnë me dardisht-folësit dhe që të dy grupet janë irano-afgan përkah tipi racor. Ky tip është me sa duket element autokton në shpatet jugore e perëndimore të Himalajeve, si dhe në pllajën e Iranit dhe Afganistanit. Invadimi i paraardhësve të Iranianëve, të cilët sollën të folurit arian në këtë pllajë dhe këto vende malore, duket se kanë pasur një ndikim racor që ka zgjatur shumë pak me përjashtim në Kafiristan.


***

Fshatari që u njoftua si pjesëtar i fisit të Kalashëve, i solli në zyrën britanike në Peshavar, gjësendet e lashta që ishin mbajtur me breza të tërë nga familja e tij. Gjësendet janë njëzetë e tri në sasí dhe në gjendje mjaft të mirë. Këto përfshijnë një medalje të Aleksandrit të Madh, një gotë qelqi, disa llokme dhe byzylykë, vegsha dhe dy palë rruza. Rëndësia e këtyre gjësendeve qëndron në sigurimin e të dhënave rreth ndikimit kulturor ilir në këtë vende.

Budallakisht, ambasada bizantine (greke) në Pakistan, është informuar pikë për pikë, për tërë ngjarjen.

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Sende_zpsdc410b14

***

Kalashët thonë që kanë ardhur nga një vend i quajtur Ciam, por nuk e dinë ku është ky vend.

A mund të jetë Çamëria, ose lumi Thiam?

Shalakshah është Seleuku. A ishte Seleuku nga Maqedonia?
Cili vend në Maqedoni quhej Tsiam?

Cito :
Some historians and anthropologists think that the Kelash are descendants of Indo-Aryans who overran the region in the second millennium BC. The Kalash say they are from a place called Tsiam, though nobody is sure where that is. Commonly they are considered descendants of Alexander from Macedon who came this way.

Lumi Thyamis në Çamëri
 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Cam-thyamis_zpsf43fdecf


Harta e popujve ilirë të Afganistanit-Pakisatnit
 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Kalasha_zps16af5b81

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: Re: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan EmptyMon 13 Mar 2023, 18:11

Naima Imam (1992) është nga Hunza zona veriore e Pakistanit.

Studion në Universiteti Aziatik të femrave, Chittagong Bangladesh. Naima i takon fisit Wakhi të popullit nga Hunza që besohet se janë pasardhësit e ushtarve të Aleksandrit t’madh, me origjinë Ilire. Në kontaktin tonë me të ajo ka shprehur interesim të madh për vendin tonë dhe ka pranuar të shkruaj për revistë një historik të shkurtër për popullin nga Hunza.


 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Amina

The Hunza Region

Hunza is one of the famous regions of Northern Areas of Pakistan. The valley's is surrounded by green velvet like wheat fields and grass lands, having the snow covered mountains in the background. The three mountain ranges the Karakorum, Hindu Kush and the Himalayas embrace the Northern Areas including the Hunza valley. These magnificent mountain ranges further include the highest mountains in the world. These ranges are interlinked with China and Afghanistan. For example the Hindu Kush rises south west of Pamir’s. It separates Hunza from Wakhan Afghanistan. The Karakorum Range covers the borders between Pakistan, China and India in the regions of Gilgit Baltistan. This shows the significance of these mountain ranges that these mountain

ranges provided routes to accesses in the valley. People of China and Northern Afghanistan travelled to Hunza through these high and dangerous mountain ranges. In winters it gets very cold and summers are mild but short in Hunza. The inhabitants grew cereal crops, different fruits and depended mostly on their livestock for food.


The story of Hunza began with Alexander the great in 4th century (History of Hunza). When Alexander conquers Greece he moved towards Persia and gained victory over Persia and legend says he had many wives there. There exists a royal family in Hunza who came from Persia about 600 years ago and claimed to be the direct descendents of Alexander the great. And started ruling in Hunza. And it remained an empire for hundreds of years. This led to social stratification in the region. The people closer to the kings were called the Wazirs and were given more importance while the peasants were forced to pay taxes in the form of crops and cattle so the people started rebelling against them like the Han dynasty in China but the difference was that the kings of Hunza were misusing their power in order to live a luxurious life but the Han rulers collected taxes to fill the economy gap.

The effects of the empire created four tribes in the region. Though they are not being followed nowadays because of

being educated but in some matters they do discriminate themselves. Another effect is that Hunza remained isolated from Pakistan, till the Dogra (Sikh invaders) tried to invade the region. The scouts of Hunza fought against them and it was a turning point for the empire. Pakistan recognized Hunza as its part and Zulfiqar Ali Bhutto helped to abolish the kingdoms. But even after more than 60 years the people of Hunza still don’t have the right to vote in elections in Pakistan. But they don’t pay taxes for their lands and properties on the other hand like the other provinces.

Ninety percent of the population is the Ismaili. They are the followers of The Aga Khan IV. This benefited the region because all the people stay united and The Aga Khan provided many facilities to the people of Hunza. The Aga Khan Development network is working for the welfare of the people through different institutions. And amazingly the literacy rate in Hunza is ninety five percent, which sets an example of an educated society in Pakistan. Ismaili sect is the most peaceful sect of Islam. And for the development of Hunza its religion has played a vital role because The Aga Khan emphasizes on education, diversity, pluralism, English language and peace. The effects of the religion categorize the Isamilies to be very peaceful, educated and they are modern Muslims regarding of their beliefs. AKDN eradicated poverty from the region.

Hunza is a land of opportunities regarding its natural resources and education. There are so many institutions of The Aga khan working for the welfare of the region and it is progressing very rapidly. The young generation is enthusiastic and some brilliant students from far flung North of Pakistan are studying in Cambridge and Oxford University. The people focus merely on education and Hunza is progressing rapidly in education, jobs and the infrastructure of the region has developed much more enhancing trade and tourism in the region. The future seems bright.

Naima Imam

Revista studentore "Trungu", shkurt 2014
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty
MesazhTitulli: Re: 6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan-Pakistan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Doktrina ilire
» Pirateria ilire
» Dialektet ilire-thrake
» Stolitë ilire
» Bujqësia ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: