FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser

Shko poshtë 
+5
Tomor
Hylltar
Ardiani
Pleurat
Sabaja
9 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 25 Mar 2013, 14:51

Fitorja shqiptare ne Kercove eshte nje e arritur e madhe. Me ne fund pas shtatedhjete vitesh, kjo treve do te kete administraten e saj shqiptare. Kercova eshte humbur per vite si pasoje e procesit te decentralizimit, nga ku jane krijuar disa komuna rurale te cilat e kane pjesezuar elementin shqiptar duke i mundesuar sllaveve te kene pushtetin brenda njesise urbane, sic shihet edhe nga harta ne vijim:

Gjendja fillestare

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Harta_1

Decentralizimi i Kercoves dhe krijimi i Drugoves (komuna ne jug te saj) s'eshte bere krejt rastesisht. Ajo sikur shperfaq nje plan perfid te sllaveve, te cilet tentojne qe te krijojne nje varg te pakeputshem fshatrash sllave (duke i shfrytezuar torbeshet), duke iu afruar kufirit me Shqiperine e si rrjedhim duke e ndare ne dysh hapesiren shqiptare ne Maqedoni (Pollogun prej Pellagonise).

Megjithate, pas fitores se Kercoves, blloku shqiptar forcohet ne perendim:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 2icb53a

Kjo fitore duhet te sherbeje si nje model i cili duhet ndjekur ne vitet e ardhshme. Per ata qe s'e dine Dolneni eshte nje komune tjeter ne qender te Maqedonise, ku shqiptaret jane fare prane te qenurit grupi i pare etnik:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Harta_3

Çashka eshte nje komune tjeter, fqinje e Dollnenit, ku poashtu numri i shqiptareve ka shenuar nje rritje te konsiderueshme. Nje bashkim me pakicen boshnjake dhe ate turke do te siguronte nje tjeter fitore shqiptare ne keto ane:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Harta_4

Krusheva eshte nje komune tjeter, ku numri i shqiptareve vazhdon te jete stabil (grupi i trete etnik). Sikur vllahet e ketij qyteti te bashkoheshin me shqiptaret, atehere edhe ketu do te arrihej nje tjeter fitore:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Harta_5

Disa fshatra ne komunen e Demir Hisarit vazhdojne te jene shqiptare (sa per informim ne kete komune gjendet Sfetigradi i Skenderbeut). Nga informacionet qe kam, ky rajon eshte shpopulluar krejtesisht edhe nga vete sllavet, te cilet kane emigruar gjetke:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Dem

Rostusha eshte nje komune e populluar me mijake, kryesisht. Kjo komune i eshte shkepute Dibres shqiptare, duke krijuar nje enklave sllave ne nje rajon kompakt shqiptar. Sikur kjo komune t'i rikthehej Dibres, atehere shqiptaresia e saj do te sigurohej.

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Harta_6

Edhe komuna e Jegunovces i eshte shkeputur Tetoves, duke krijuar nje eklave sllave fare prane kufirit me Kosoven. Sikur Tetoves t'i riktheheshin kufijte e vjeter duke shfuqizuar komunat rurale, atehere do te sigurohej kompaktesia shqiptare ne krejt Pollogun:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Harta_7

Nje situate mjaft e komplikuar paraqitet ne veri-lindje te Shkupit, ku jane krijuar disa komuna rurale te cilat e kane pjesezuar elementin shqiptar. Sikur te anulohej komuna e Čučer-Sandevo si dhe Likova e Haracina t'i bashkengjitej Kumanoves, atehere krejt lugina e Kumanoves (bashke me Kumanoven) e Karadakun e Shkupit do te kompaktesohej si bllok i pathyeshem shqiptar:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Image

Ne te gjitha skenaret e mesiperm shihet se komuna e Brodit mbetet gjithnje nje enklave sllave ne mesin e komunave shqiptare. Per fat te keq, shqiptaresia e saj eshte tretur qysh nga koha e pushtimit te pare serb (1913), ku atje jane sjelle me mijera kolone serbe. Nuk di qe ka ndonje fshat shqiptar, pervec nje pjese veriore e cila me teper i takon fshatrave te Gostivarit (nje terren ky i pasur me kullosa gjer te liqeni i Kozjakut).

Gjate vizualizimit te ketyre hartave kam shfrytezuar te dhenat qe kam ne disponim por edhe njohurite qe kam marre gjate vizitave te mia andej. Sigurisht qe asgje s'guxon te ndiqet me eufori, por as me disfatizem. Hartat e mesiperme, vleresuar me esell, paraqesin maksimumin e asaj qe mund te arrijne shqiptaret brenda dhjetvjecarit te ardhshem sikur te kene nje politike te njesuar e te bashkerenduar nga Tirana e Prishtina!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
Pleurat


Male Numri i postimeve : 15
Join date : 18/03/2013
Age : 36
Location : Gjilan

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 25 Mar 2013, 15:54

mua me pelqen shum maqedonia, kam qen shum here, edhe kam farefisin atje (dy halla njeren ne Shkup dhe nje ne Studeniçan, edhe ni teze ne Tetove)

un mendoj se me rendesi eshte qe te krijohet ni lloj 'gardhi' me keto komunat qe jan ngat shkive, kurse komunat e mrendshme mbesin enklava te parendesishme

un mendoj se duhet te punohet ne rostushe qe te rikthehet reka eperme ne identitetin e vet shqiptar kurs etorbeshet dhe mjaket te kthehen ne mbeshtetetje te shqiptarve duke i marre me te mire, apo duke i mashtruare, dhe shqiptaret do ta marrin maqedonine sepse lindin shum femije
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ardiani

avatar


Numri i postimeve : 77
Join date : 18/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptySat 30 Mar 2013, 13:54

Urime pr hajr na koft Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Shqiptaret ne Demir Hisar   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 09:46

Ne vijim po japim nje pasqyre te viseve shqiptare ne Pellagoni. Fare pak gjera dime per komunen e Demir Hisarit, ku ka plot fshatra shqiptare. Ne kete komune gjendet edhe keshtjella lindore e shtetit te Skenderbeut, Sfetigradi i famshem, ne te cilin ishte stacionuar ushtria arberore nen udheheqjen e Mosi Golemit.

Te dhenat e meposhtme synojne t'ju japim nje pasqyre mbi kete komune dhe shqiptaret e atjeshem!

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Image
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 09:51

Nje fshat i banuar me shumice shqiptare eshte edhe Obedniku. Shih vendodhjen e tij ne harte (simboli tregues me ngjyre te kalter):

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Image

Perndryshe ja nje reportazh gazetaresk mbi kete fshat, i cili si aktivitet kryesor ekonomik ka perpunimin e duhanit:

Cito :
Si fshat i vetëm i banuar edhe me shqiptarë, pushteti lokal i ka izoluar krejtësisht, duke i lënë që ekzistencën ta sigurojnë vetëm nga ajo pak hapësirë bujqësore, edhe pse dikur shqiptarët e Obednikut ishin auto-transportuesit më të dalluar në Maqedoni

Manastir - Rreth 30 kilometra në veri të Manastirit dhe vetëm shtatë kilometra në jug të qendrës komunale–Demir Hisar, përgjatë rrugës që lidh edhe Smilevën, në një luginë të ngushtë shtrihet fshati piktoresk, Obedniku. Obedniku dikur ka qenë fshat i pastër shqiptarësh, por shpërnguljet për në Turqinë e largët kanë bërë që ai sot të numërojë rreth 60 familje, nga të cilat rreth 40 janë familje shqiptare, kurse të tjerët maqedonas, të ardhur në pronat e shqiptarëve të shpërngulur. Edhe pse maqedonasit janë me pakicë, megjithatë ata janë të favorizuar nga të gjitha pushtetet e regjimet, sidomos gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Shqiptarët e Obednikut me nostalgji flasin për të kaluarën e tyre. Ishin auto-transportues të dalluar jo vetëm në këtë pjesë të Maqedonisë, por me kamionët e tyre kryenin shërbime në gjithë territorin e vendit, jo rrallë edhe jashtë. S’kishte familje shqiptare që nuk posedonte të paktën dy kamionë. Ndryshimet politike, në vend që të sjellin kushte edhe më të mira për këta shqiptarë, ndodhi e kundërta. “Ishte ajo periudhë e artë për obednikasit”, fillon rrëfimin e tij Qenan Xhaferi, kryetar i Bashkësisë lokale të Obednikut. “Kishim një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me ndërmarrjen komunale për ekonomizim me pyjet ‘Biglla’, drurët e së cilës i transportonim dhe i shisnim në tërë territorin e Maqedonisë”, shprehet ai, për të shtuar se shpërthimi i pluralizmit politik sikur të ishte sinjal për shpërthimin e diskriminimi total nda shqiptarëve. “Shpresuam se me pluralizmin politik dukshëm do të përmirësohet pozita jonë këtu në Obednik, si i vetmi fshat i banuar edhe nga ne shqiptarët, por ndodhi e kundërta. Pluralizmi sikur të ishte sinjal për diskriminimin tonë, kështu që maqedonasit na i ndërprenë të gjitha burimet për të siguruar ekzistencën tonë”, thotë ai.
Banorëve të lavdishëm të transportit tani automjetet u kanë ngelur në shtëpi, si suvenire nga e kaluara. “Automjetet tona po ndryshken nëpër oborret e shtëpive. Nuk na jep punë as Ndërmarrja për ekonomizim me pyjet ‘Biglla’, e as KEM ‘Bitolla’, edhe pse vazhdimisht paraqitemi në tenderët e shpallur”, thotë ish auto-transportuesi Mevlud Shabani. “Mosangazhimi jonë kryekëput bazohet në baza nacionale. Që ta argumentojë këtë, do të kisha shtuar vetëm faktin se angazhohen auto-transportues nga Kërçova, Gostivari dhe bile edhe nga Maqedonia Lindore, por vetëm nga Obedniku jo. Ky është edhe një presion ndaj shqiptarëve me qëllim që ta braktisim fshatin”, thekson Mevludi. Votat e kufizuara janë shkaku i vërtetë që shqiptarët e këtij fshati nuk janë të përfaqësuar në vetadministrimin lokal. “Gjatë zgjedhjeve lokale, në të shumtën e rasteve për të mos u mbetur hatri kësaj apo asaj partie, me një marrëveshje mes nesh i ndajmë votat për gjysmë, kështu njëra gjysmë voton për njërën, kurse tjetra për partinë tjetër, me shpresë se do t’i realizojnë premtimet. Por, sapo mbarojnë zgjedhjet dhe njëra nga partitë pozicionohet në pushtet, premtimet dhënë shqiptarëve nuk vlejnë”, shton Qenan Xhaferi. Në zgjedhjet parlamentare maqedonasit nuk atakojnë pas votave të shqiptarëve, duke e ditur se do të votojnë për partitë shqiptare. “Edhe në zgjedhjet parlamentare veprojmë me marrëveshje mes nesh. Sërish ndahemi në dy pjesë të barabarta, por gjithçka është e kotë. Edhe partitë tona kur pozicionohen në pushtet, harrojnë se edhe në këtë komunë jetojnë ca shqiptarë të diskriminuar fund e majë. Ne nuk kërkojmë kushedi çfarë, vetëm të ndikojnë në ndërmarrjet për angazhimin të automjeteve tona, edhe ne fitojmë kafshatën e gojës me djersën tonë. Intelektualët tanë bredhin rrugëve të fshatit, të papunë. A s’është edhe një diskriminim tjetër nga shqiptarët? Unë kështu do ta kisha vlerësuar mosinteresimin e partive tona për fatin e obednikasve”, thotë kryetari i Bashkësisë lokale të Obednikut, Qenan Xhaferi. (Q.H./KOHA)

http://www.koha.mk/aktuale/6506.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 09:59

Historiani nga Kercova, Ilmi Veliu ka zbuluar se keshtjella e Sfetigradit duhet te kete qene ne Drevnik te Demir Hisarit (fshat ky i banuar edhe sot me shqiptare):

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Clipboard01eqj

Cito :
I ZBULOVA THEMELET E KALASE SE SKENDERBEUT, “SVETIGRADI” E QE ESHTE NE DEMIRHISAR, AFER MANASTIRIT-MAQEDONI, DHE JO NE KOXHAXHIK TE DIBRES

Nga Dr. sc. Ilmi Veliu, historian i Mesjetes

Pas shumë gjurmimesh arrita të zbuloj se kështjella e Sfetigradit që e përmend Marin Barleti e që ka qenë kështjella kryesore në kufirin mbrojtës lindorë të shtetit të Skënderbeut është mali i Drevenikut, i lartë 1494 m, ashtu si që e përshkruan Barleti e që gjendet në mes të Manastirit, Prilepit-ose fushës së Pellagonisë, Krushevës dhe Demir Hisarit. Më saktë, Barleti ka thënë se nga maja e këtij mali, ku edhe ka qenë kështjella e Sfetigradit ka mund të shihet e gjithë fusha e Maqedonisë, dhe me të vërtetë nga maja e këtij mali shihet Pellagonia. Mali në hartën gjeografike është I shënuar me emrin “Kale” dhe është i lartë 1494m. e që nga vendasit quhet Mali I Dervenikut. Dmth edhe mali edhe maja e malit në hartë janë të shënuara me emrin Kale që në shqip do tq htotë “Kalaja” ose Kështjella. Mali në fund ,reth e përreth ka rrugë dhe fushë pjellore ku janë të vendosur një numër i madh fshatrash. Duke gjurmuar e gjetëm rrugën dhe hypëm në lartësinë e 1000 m dhe u habitëm kur gjetëm fshatin me emrin Drevenik (në hartë Dervenik) i banuar me shqiptarë. Fshati ka pasur mbi 80 shtëpi dhe sipas tregimit të banorëve, eksiston aty që nga koha e Skënderbeut. Ata na treguan se kështjëlla e ka emrin “Kalaja e Drevenikut” (Derveniçko Kale, maqedonisht).

Unë nuk mund të argumentoj se Barleti ishte apo nuk ishte në Sfetigrad, por sipas përshkrimit që na jep dhe terreni, ashtu si duket sot, mendoj se ai ka qenë më shumë se njëherë në Sfëetigrad.

Ka të drejtë Dr.Kasem Biçoku kur thonë se: ”Oruçi e nën ndikimin e tij edhe kronistët dhe historianët tjerë osmanë, emrin e kështjellës së Sfetigradit e kanë ngatërruar me atë të Koxhaxhikut. Malin që e përshkruan Barleti, në rrëzë ka rrugë që mund t`i biesh rreth e rrotull dhe ka një diametër prej afërsisht 60 km gjatësi. Në të katër anët ka vendbanime që sot janë sllavomaqedone dhe tri shqiptare. Në kohën e Skënderbeut kanë qenë shqiptarë dibranë, por ka pasur edhe asi “që nuk e kanë folur gjuhën e epirotëve, të ngjashëm me bullgarët dhe grekërit.”thotë Barleti.

Rrëzë malit të Kalasë (Kale) sot gjenden këto vendbanime:

-Në lindjë,nga jugu në verivanjevc, Podino, SvetiTodor, Trnovc.
-Në veri, nga perëndimi në lindje: Vardino, Sveta, Buçin.
-Në Perëndim, nga veriu në jug: Kuterino, Suhodoll Lopate.
-Në jug, fshati shqiptarë Drevenik që gjendet lartë 1000m mbi det.
Shqiptarë kanë vetëm Suvodolli, Tërnovci dhe Dreveniku.
Nëse shkojmë nga Kërçova për në Manastir, duhet të kalojmë Sopotnicën, pastaj Demir Hisarin dhe në kilometrin e 5 nga Demir Hisari aty ku është fshati Lopate kthejmë në anën e majtë. Rruga është malore por e kalueshme e që është 6 km e gjatë dhe na çon drejt në Drevenik. Ky fshat mund të llogaritet si vendbanimi i kalasë, sepse gjendet 500 m nën sheshin e kalasë. Duket se prej këtu fillon kalaja ose më mirë të themi toka e cila është pjellore dhe e kanë punuar banorët e Sveti Gradit.

Përveç kalasë kryesore që gjendet në majë të malit, për të cilën na tregon Barleti, dhe e vërtetojnë vendasit ekzistojnë edhe dy kala tjera më të vogla dhe në nivele më të ulta. Sipas asajë që e vërtetojnë vendasit njëra quhet Kalaja e vogël, ose Kalaja e Xhagorit dhe gjendet në anën jugore të malit, në drejtim të jugperëndimit dhe kalaja tjetër që është në veriperëndim të malit dhe quhet Kalaja e Graishtës.(sllavisht Graishko Tumbe). Duket se këto kanë qenë kala ndihmse të cilat kanë qenë edhe si kala mbrojtëse ndaj kalasë së madhe dhe e gjithë kjo ka qenë një qytet i quajtur qyteti i Sfetigradit e që sot nga emri I atij qyteti ruhen emrat e fshatrave: Sveta Petka, Sveti Todori dhe Sveta.
Për zbulimet e mija e konsulltova Dr. Reshat Nexhipin, dr.profesor I historisë dhe patriot e luftëtar për çështjen shqiptarë, nga Manastiri, dhe shumë I njohur ndër shqiptarët, të cilit edhe I ju dogj shtëpija në konfliktin shqiptaro-sllav të 2001. Ai më dha përkrahje shumë të madhe por më propozoi që të konsulltohesha edhe më dikënd nga mëma Shqipëri, sepse siç u shpreh ai, mos do të na hidhërohen për këthesën e madhe që do të bëhej për Sveti Gradin.

Ne gusht të vitit 2005 në Strugë mbahej një simpozium kushtuar Ibrahim Temos dhe ….. ku mora pjesë edhe unë. Aty pata rast të takohem me drejtorin e Insttitutit të Historisë të Tiranës Dr.Marenglen Verli. Në bisedë me te më tregoi për profesor Kasem Biçokun, specialist I periudhës së skënderbeut e të cilin unë nuk e njihja por I kisha analizuar qëndrimet e tij në Historinë e Popullit Shqiptar botimi 2002 e që dallonin nga qëndrimet e mëhershme dhe të historianëve tjerë në lidhje me Svetigradin dhe malin Mokra.

Pas disa ditësh unë e vizitova profesor Marenglenin në Tiranë dhe ai më njohtoi me profesor Kasem Biçokun. U pajtua plotësisht me zbulimet e mija dhe shprehu dëshirën që të vinte në teren dhe sëbashku ti vizitonim edhe njiherë ato vende për të cilat ai kishte ëndërruar gjatë kohë.
Ditën e caktuar unë I prita në Qafë Thanë. Delegacioni I Tiranës ishte nga tre antar. Pro.dr.Kasem Biçoku, specialist I periudhës së Skënderbeut, Dr.Driton Egro, specialist I osmanishtes dhe përkëthyes I dokumentave osmane 10 vjet me rradhë në Stamboll, Prof. dr. Agron Gani, profesor I histrisë së Re të Universitetit të Tiranës.

Që ekspedita të jetë më profesionale dhe më shkencore, sepse kishte të bënte më nji kthesë shumë të madhe të historis së skënderbeut, morem me vehte Hazem Beshirin, I cili kishte jetuar në Dervenik më tepër se 35 vjet dhe se I dinte të gjith vendet që do të na interesonin neve. Unë, vetë e kisha vizituar këtë mal një ditë me herët dhe se dyti herë shkuam me mjekun specialist të sportit D-r Ismet Murati (edhe pse nuk është historian, shumë I intereson historia, sidomos ajo shqiptare) por nuk patëm mundësi që ti lokalizonim të gjitha imtësitë që na interesonin sepse nuk kishim dikend të vendit që do të na udhëhiqte. Dhe këtë rast ate e bëni zotëri Hazem Beshiri I cili në moshën 75 vjeçare erdhi dhe gjatë gjithë ditës na shëtiti nëpër malin e Drevenikut. Me këtë rast lokalizuam sheshin e kalase I cili ishte në veri të malit, rreth nji orë hecje në këmbë nga fshati drevenik. Në rrafshin e kalasë dukeshin themelet e kalasë me një diametër prej 285 hapa rreth, 90 hapa I gjatë dhe 75 hapa I gjërë. Jashta murit të bredshëm të kalasë dukeshin gjurma themelesh ku shihej se ka pasur edhe mure tjera dmth kalaja mund të ketë qenë e rrethuar me më tepër se një murë.Në anën jug lindje të kalasë dukeshte edhe hendeku që kishte qenë rrëzë murit të kalasë. Xha Hazemi na ndihmoj ta lokalizonin pusin e kalasë, pastai kronin I cili ishte jashta mureve të kalasë, por shumë afër mureve. Profesor Kasemi plotësisht u pajtua se kjo është kalaja e shumë kërkuar e Sveti Gradit e që deri më tash është menduar se është në Koxhaxhik të Dibrës, kundër të cilit mendim kanë qenë edhe dy autorë sllavomaqedon, edhe vetë Kasem Bioku por që deri më tash nuk është ditur se ku do të ishte Svetigradi. Dhe ja ky ishte një rast për tu kremtuar se në 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut zbulohet Svetigradi dhe ku zbulim vertetohet nga ekspertët e Tiranës, fjala e të cilve përherë ka pasur peshë të madhe tek ne shqiptarët jashta kufirit administrativ të Shqipërisë po edhe nëse ka qenë gabim.

Nga maja e këti mali duket në veri Sopotnica dhe Krusheva, në Veri lindje Debrishta dhe Prilepi, në Lindje fusha e Pellagonisë, në jug Manastiri, në jugperëndim Ohri dhe në perëndim liqeni I Strezhevës dhe Demir Hisari. Dmth më tepër se 1/3 e Maqedonisë shihet si në pëllëmbë të dorës dhe prej këtu ushtrija osmane do të dukej ngado që të vinte. Dhe drejt kësajë kalaje mund të vinte nga Selaniku-Manastiri, nga Velesi-Prilepi dhe nga Shkupi-lugina e Treskës-Brodi.
Tereni me të vërtetë është shumë I rrëpitë në të tre anët. Vetëm nga jugu është më I rrafshët dhe sipas Barletit aty do të ketë qenë edhe porta e cila ka qenë shumë e përforcuar sepse nga I vetmi drejtim osmanët mundeshin ti afriheshin kalasë.(Barleti)

Faqe 200,”...Por meqenëse vendi ishte prej natyre i ashpër dhe i lartë, armiqtë shtyheshin vetë pa mundim dhe shpartalloheshin me goditjen më të vogël nga ata të qytetit..... ata të qytetit kishin përreth një grumbull gurësh dhe hunjësh me majë, të cilët përshkak të pjerrtësisë së vendit binin vetë si predha sapo i lëshonin me shtytjen më të vogël, kundër armiqvet nën të. Dhe me të vërtetë vendi ishte aq i pjerrtë sa s`të zinte këmba dhe gjëkundi e skishe ku të mbaheshe, veç se me ndonjë litar të fortë.....Në anën tjetër të qytetit ku vendi ishte më i sheshtë, pran portave, ishin lëshuar në ballë rojet e armatosura. Ata që mundoheshin të hypnin me shkallë u priteshin duart dhe rrëzoheshin... Për mbi të gjitha lufta bëhej me gurë që lëshoheshin së sipërmi e binin me një zhurmë të hatashme dhe bënin kërdi mbi të gjithë që ishin poshtë...”
Në fund doli konkludimi I përbashkët I imi dhe I delegacionit të Tiranës se malin të cilin e zbulova unë është me të vërtetë qyteti dhe kalaja e Svetigradit dhe assesi nuk ka mundësi të jetë Koxhaxhiku në Dibër, dhe u kërkojmë ndjesë të gjith atyre që deri tash dhanë shumë mund për ta vërtetuar tezën se Svetigradi është Koxhaxhiku I Dibrës..

*).Në ekspeditën e fundit që ia bëmë malit të Drevenikut e me qëllim që të verifikojmë themelet e kalasë së Svetigradit ishin:

Delegacioni zyrtar nga Tirana që udhëhiqej nga
Prof. dr.Kasem Biçoku, specijalist I periudhës së Skënderbeut. Pastaj
Dr.Dritan Egro, studius I gjuhës osmane dhe përkthyes I dokumentave osmane.
Prof. Dr. Agron Gani, professor I universitetit të Tiranës.
D-r Ismet Murati, aktivist dhe adhurues I historisë shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Komuna e Prespes   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 10:05

Komuna e Prespes (kryeqender e te ciles eshte qyteti i Resnjes) shtrihet ne lindje te liqenit me po te njejtin emer. Statistika e fundit i ben shqiptaret grupin e dyte etnik me afro 10%. Shperndarja e shqiptareve eshte me teper e perqendruar ne fshatra.

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Image

Cito :
Shqiptarë: Në komunën e Resnjës, Shqiptarët janë shumicë në gjashtë fshatra dhe ata janë: Arvat, Asamat, Bollacërkë e Sipërme, Gërçar, Kranjë dhe Nakolec. Megjithatë, Shqiptarët kanë formuar edhe një pakicë e rëndësishme në fshatra të tjera të tilla si në: Bollacërkë e Poshtme, Kozjak, Lubonjë, Podmoçan dhe Sopockë. Shqiptarët ishin gjithashtu një pakicë të madhe në Resnjë, megjithatë shumica e tyre tashmë deklarojnë veten 'Turq' si në regjistrimin e popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata jetojnë kompakt në një lagje veriore e Resnjës quajtur Mëhallë e Turqëve (Maqedonisht: Turska Maala) ose Mëhallë e Shqiptarëve. Ata ende flasin Shqip, por ata edhe flasin Turqisht. Duke folur Turqisht, ata mendonin se ata do të dallojnë veten nga Shqiptarët që jetojnë në fshatra. Megjithatë, popullsia që deklaron veten si Shqiptarët sot në regjistrim e popullsisë në Resnjë, janë njerëz të cilët kanë emigruar nga fshatrat pas Luftës së Dytë Botërore. Kurse fshatrat Bollacërkë e Sipërme dhe Gërçar ishin vende që përqafuan edhe gjuhën turke si gjuhë prestigji, por duke folur Shqip në shtëpi. Kjo situatë vazhdoi deri në vitet të 1960-te. Megjithatë, Arvat dhe Kranjë kanë qenë gjithmonë të konsideruar si bastione së gjuhës Shqipe dhe kulturën e saj. Të gjithë Shqiptarët në këtë rajon janë folës të dialektit Toskërisht. Kjo është për shkak se shumica e popujve të paraardhësit erdhën nga rajoni Korçë apo të Devollit, me një pakicë të rëndësishme me origjinë nga rajoni Kolonjës. Kurse disa njerëz në Arvat dhe Kranjë thonë se janë vendase të rajonit. Ajo duhet të theksohet se në fshatin ish Bukovë, djegur nga forcat Serbe në 1912, një shumicë e madhe e njerëzve Bukovar ka origjinën nga rajoni i Dibrës dhe duke folur dialektin Gegërisht. Pas këtyre ngjarjeve u vendosën pasardhesit e tyre në lagje Mëhallë e Turqëve. Sot të gjithë prej tyre janë asimiluar në kulturën dominuese lokale e Toskërishtes. Megjithatë, numri i Shqiptarëve në komunën e arriti kulmin në fillim të viteve së 1970-te, dhe ka rënë në mënyrë të vazhdueshme ndonjëherë që për shkak së emigrimit. Shumica e Shqiptarëve kanë emigruar për shkak të vështirësive ekonomike në vende të tilla si: Australia, Kanadaja, SHBA, vendet Skandinave dhe në numër më të vogël në pjesë së tjera të Evropës Perëndimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 10:11

Vend-ndodhja e fshatrave shqiptare Suvodoll, Ternoc dhe Drevnik, te cilat gjenden shume afer njera tjetres e se Obedniku s'eshte edhe aq larg. Pra eshte nje zingjir katundesh shqiptare!

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Derriopos

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Shqiptaret në Krushevë   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 13:26

Krusheva është një tjetër komunë që shtrihet në veri të fushgropës së Pellagonisë. Numri i shqiptarëve në këtë trevë ka qenë mjaft i madh, por me kalimin e kohës një numër i tyre është sllavizuar apo vllahizuar si pasojë e faktit që ata ishin ortodoksë. Në vijim po sjellim disa të dhëna thelbësore për këtë trevë, duke nënvizuar disa fakte më përmbajtësore sa i përket shtrirjes së shqiptarëve. Ja vendodhja e komunës:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Image

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 80821082idusoyyhmacedonfp2

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sabaja

Sabaja


Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 01 Apr 2013, 13:27

Shtrirja e fshatrave shqiptare:

Cito :
Shqiptarët janë shumicë në 7 fshatra të Komunës së Krushevës. Sipas të dhënave të arkivit komunal, Nerova është fshati më i madh me gjegjësisht ka gati 600 banorë, ku 590 prej tyre në regjistrimin e vitit 2002 janë regjistruar si shqiptarë dhe 9 si të tjerë. Fshat i dytë në bazë të numrit të banorëve është Presilli. Edhe në këtë fshat kryesojnë shqiptarët me 392 banorë, 29 turq dhe 23 maqedonas. Fshati i tretë është Borina me 441 banorë, ku 340 janë shqiptarë, 86 banorë boshnjak, 17 janë regjistruar si turq dhe 7 të pa përcaktuar. Fshati Alldançe ka 417 banorë, 397 prej tyre janë shqiptarë, 14 maqedonas, 5 banorë janë regjistruar si turq dhe 1 i pa përcaktuar. Fshati Sazhdevë kryesisht është i banuar me turq, gjegjësisht janë regjistruar 207 turq, 184 shqiptar dhe 2 banorë të pa përcaktuar. Në Jakrenovë jetojnë 100 shqiptar, 59 turq, 51 janë regjistruar si boshnjak dhe dy të pa përcaktuar. Fshati më i vogël shqiptar në Komunën e Krushevës është Bellushina, me vetëm 64 banorë, ku 62 prej tyre janë regjistruar si shqiptar dhe vetëm 2 si turq.

http://breziiri.com/2012/01/04/shqiptaret-s%E2%80%99heqin-dore-nga-mbiemrat-me-skiska/

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 800px-Krusevocentre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Reka - shqiptarët ortodoksë   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyFri 04 Jul 2014, 13:13

Josif Bageri, dëshmitari i përjetshëm i shqiptarëve ortodoksë të Rekës

26-08-2011 / Nga Branko Manolovski

Ju, studiues të nderuar të këtij simpoziumi, kushtuar Jetës dhe Veprës se Josif Bagerit, mbase mund të shfaqni habinë përse pikërisht unë jam i detyruar të paraqes me shkrim kumtesën në gjuhën maqedonase, edhe pse jam bashkëvendës i Josif Bagerit dhe i përkas të njëjtit komunitet etnik. Ndodh kjo sepse unë di të flas në gjuhën shqipe, dialektin që ma kanë mësuar prindërit e mi shqiptarë, Nëna Zafirkë dhe Babai Manojl, por, fatkeqësisht, nuk di të shkruaj e as të lexoj në gjuhën shqipe. Ndaj, me këtë rast dëshiroj të them disa gjëra më përmbajtësore, që mund t’i them vetëm duke i shkruar dhe paraqitur në gjuhën maqedonase apo angleze. Ju lutem, me mirëkuptoni që kumtesën time në gjuhën shqipe do ta lexojë dikush tjetër.

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Branko_manojlovski_i_pari_shqi_3

Tani mbase është vendi të shtrojmë pyetjen, në dukje paksa vulgare: Mos ndoshta Josif Bageri ishte humbës në angazhimin e tij për arsimimin dhe çlirimin e popullit tonë!? Në makroplan, nëse mund të shprehem kështu, mendoj se Josifi doli goxha i fituar, pasi ai tani po i rikthehet Shkupit si Përmendore, aty ku në vitin 1908 pati mbajtur fjalim para rreth 3.500 shqiptarëve, duke ua kushtuar edhe një poezi. Kurse fitoret e popullit të tij, për të cilin u angazhua me tërë qenien mendore dhe fizike, gjithashtu janë të mëdha, nga se edhe Kosova u çlirua nga pushtimi serb, kurse populli shqiptar në Maqedoni po përparon drejtë barazisë nacionale me popullin maqedonas. Ju studiues të nderuar sigurisht do të jepni përgjigje të shumta në këtë pyetje, por nuk ma merr mendja se do të jepni përgjigjen që dëshiroj të jap unë, e cila mund të keqkuptohet si përgjigje subjektive. Që tani më duhet të shfaq mendimin, se në mikroplan, fatkeqësisht, Josifi doli i humbur, sepse kësaj hapësire i janë tjetërsuar pothuajse të gjithë pjesëtarët e komunitetit të tij më të ngushtë - shqiptarët e besimit ortodoks. Ata tashmë, pothuajse tërësisht, po prezantohen si maqedonas, por nuk e di nëse po prezantohen si maqedonas sllavë, apo maqedonas me prejardhje nga maqedonasit antikë ilirë, meqë edhe ky ridefinim etnik tashmë është një proces tepër i debatueshëm dhe me përplasje brenda popullit maqedonas. Josif Bageri ishte një shqiptar i devotshëm, i lindur në vitin 1870 në Fshatin Nistrovë të Rekës se Epërme. Në atë kohë Reka e Epërme banohej pothuajse tërësisht me shqiptarë, që u përkisnin dy besimeve fetare: ortodokse dhe myslimane. Nuk i di statistikat e kohës, por e kam me të dëgjuar nga pleqtë tanë se në Rekë të Epërme jetonin më shumë shqiptarë me besim fetar ortodoks se sa me besim mysliman. Shqiptarë ortodoks nuk kishte vetëm në Rekën e Epërme, por pothuajse në gjithë hapësirën e tanishëm të Republikës së Maqedonisë...

Atëherë Krahina jonë ishte e pushtuar nga Perandoria turke. Varfëria e rëndë e detyroi Josifin të emigrojë në moshën 17-vjeçare, siç e ka detyruar edhe stërgjyshin tim, Manojl Tanashin dhe shumë bashkëvendës të tjerë. Ai emigroi si analfabet, sepse në atë kohë, jo që nuk kishim shkollë shqipe, por nuk kishim as edhe alfabet. Nuk e di mendimin e studiuesve, por mua me ka habitur fakti se përse shumë popuj nën Perandorinë Otomane kishin autonomi fetare, kulturore e arsimore, pos popullit shqiptar? Në Sofje Josifi bie në kontakt me emigrantë të tjerë shqiptarë, nga të cilët mësoi shkrim e lexim në gjuhën shqipe. Qysh atëherë ai u angazhua me përkushtim për arsim e çlirim të popullit tonë. Më mirë se sa unë, biografinë e tij duhet ta dini ju studiues të nderuar, kurse unë këtu po paraqes këto pak të dhëna, sepse do t’më duhen për të argumentuar mendimin tim, përse Josif Bageri rezulton humbës në mikroplan. Pasi popujt e Gadishullit të Ballkanit, ku të bashkë-organizuar, ku veç e veç, përfundimisht u çliruan nga pushtimi shumëshekullor turk, hapësirat tona në vitin 1913 menjëherë u pushtuan nga Mbretëria Serbe. Josifi u kthye nga emigracioni dhe vendosi të japë kontributin e tij, me mendim se nuk do të përndiqej si përpara. Ai shpalli kandidimin për parlamentar në Krahinë të Dibrës. Por pushtuesit serb që ishin më brutal se sa pushtuesit turq, e përndoqën. Që atëherë Josifi u arratis në Shqipëri, për t’u angazhuar në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe nuk ka të dhëna të jetë kthyer më në vendlindje.

Në qershor të vitit 1915, pas konsultimeve që pati me Fan Nolin, Faik Konicën e personalitete të tjerë, se çfarë qëndrimi duhet të mbanin ndaj Princ Vidit, Josifi udhëtoi nga Durrësi në Prishtinë për të akorduar qëndrimet edhe me Hasan Prishtinën. Në rrethana ende të panjohura, në moshën 45-vjeçare, ai vdes në Prishtinë dhe, fatkeqësisht, as varrin ende nuk ia dimë, për ta rivarrosur pranë prindërve të tij, në Nistrovë, siç na e ka lënë amanet...

Për të shpjeguar se çfarë ndodhi në Krahinën tonë pas vitit 1913, më lejoni të jap ca informata telegrafike për paraardhësit e mi, që janë përafërsisht të ngjashme me secilën familje ortodokse shqiptare të Krahinës sonë, pra edhe me pasardhësit e Josif Bagerit. Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi në vitin 1830 - 1903, ishte i emigruar në Stamboll, siç ishte i emigruar edhe vëllai i Josifit, Mihali dhe shumë shqiptarë tjerë të këtyre anëve. Manojli dhe vëllai i tij, Lazari, në vitin 1882 ia dolën të ndërtonin atje një hotel, të cilin e emërtuan "Arnaut an", një emërtim që tregon për karakterin e tyre patriotik. Atëherë ata e kishin mbiemrin Tanashi. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri që jetoi gjatë viteve 1865-1932, e kishte mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb, Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983. Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullit maqedon. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe.

Pas formimit të Republikës se Maqedonisë në vitin 1944 Familjes sonë iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviq në Manojlovski, kurse Familjes Bageri nga Jovanoviq në Jovanovski... Në vitin 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës se Epërme kam lindur unë. Babai e kishte emrin Manojl, kurse Nëna Zafirkë. Në familjen tonë dhe në familjet e të gjithë kushërinjve, fqinjëve dhe në gjithë Rekën e Epërme flitej vetëm gjuha shqipe. E kam të freskët një kujtesë të hidhur nga viti 1948, kur isha 7-vjeçar. Me dhimbje e mbaj mend, sepse ishte fillesa e goditjes se rëndë të identitetin tim shqiptar. Në atë vit motra ime, Jelica, që ishte më e madhe se unë 5 vite, me shoqëroi për në shkollën fillore në Fshatin Belqicë, meqë Babain e kisha të emigruar në Stamboll. Kur hymë në klasë asnjëri nga fëmijët e fshatit tim dhe të fshatrave fqinjë nuk dinim pothuajse asnjë fjalë në gjuhën serbishte ose maqedonishte. Mësuesi me rrahu me vizore vetëm për faktin se nuk dita si i thonë kushëririt në gjuhë maqedonishte... Njerëz të mirë, shpresoj të më mirëkuptoni, nuk dëshiroj të rrëfej se sa rëndë e kam përjetuar atë të rrahur nga mësuesi im i parë vetëm për "fajin" se nuk dija si i thonë kushëririt në gjuhën maqedonishte. Siç e thashë, në vitet e para të Republikës të sapoformuar të Maqedonisë, e tërë popullsia shqiptare e Rekës se Epërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi e ka pasur vetëm gjuhën shqipe. Nëna ime nuk dinte asnjë llaf në gjuhën maqedonishte ose në ndonjë gjuhë tjetër. Por ama tani, me fëmijët dhe nipërit e mi në Amerikë komunikoj kryesisht në gjuhë angleze, me nipat e mbesat e mia këtu, të lindur pas viteve të 60-ta, më duhet të flas pothuajse vetëm në gjuhën maqedonishte. Dhe këta tani po shfaqin habinë e tyre, se përse unë nuk e kam harruar shqipen e prindërve të mi?

Për të sqaruar dukurinë e asimilimit tonë, meqë jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret të personaliteteve tanë. Fillimisht do të përmend emrin e një personaliteti, prindërit e të cilit kanë qenë shqiptarë. Ai është djali i Hallës sime, Velikës, Video Smilevski – Bato, i shpallur Heroi i Popullit në Republikën e Maqedonisë. Videon edhe mund ta quajnë maqedonas, meqë sa ishte gjallë nuk është deklaruar ndonjëherë publikisht se prindërit e tij ishin shqiptarë. Por ama Hallës sime, Velikës dhe Burrit të saj Uroshit, prindër të Videos, me ç’të drejtë mund t’u tjetërsohet identiteti i tyre shqiptar!? Sa herë që Video Smilevski vinte te dajallarët në Kiçinicë, e vinte shpesh, flisnim vetëm shqip, në gjuhën tonë amtare. Ndonjë bisedë të asaj kohe e kam mbajt mend edhe unë, por nuk është vendi këtu që t’i rikujtoj... Personaliteti tjetër është ish-Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski. Babai i tij ka qenë mik me Babain tim në Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli gjuhë amtare e kishte shqipen. Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj... Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit. Nuk e dija përpara dhe nuk ia fal pse nuk më ka treguar, nga se unë kisha dëgjuar shumë për Josifin nga Babai im, i cili me pat mësuar ca vjersha të tij... Di edhe shumë emra të tjerë, - e si mos t’i di emrat e vëllait tim dhe kushërinjve të parë, që janë personalitete në Shkup, por nuk po i përmend, sepse do u marr kohë. Me ketë rast u kërkoj falje që përmenda emrat e këtyre personaliteteve, sepse këta kanë bërë karrierë të shquar këtu dhe mbase nuk dëshirojnë të bëhet publike se prindërit i kishin shqiptarë. Por ama, nuk kam mirëkuptim për asnjërin, sepse edhe në këto rrethana të reja lirie përmbahen për të shfaqur përkatësinë ose prejardhjen e tyre shqiptare. Nuk e di nëse njeriu ka të drejtë të ndërrojë identitetin e vet etnik, por kurrsesi nuk ka të drejtë t’ua falsifikojë prindërve, sidomos kur ata janë në Botën tjetër të amshimit dhe nuk mund të kundërshtojnë më në këtë botë... Unë për veten time qe disa vite po i bëjë shërbim kullës se paraardhësve, të ndërtuar para 105 vitesh, për të cilën jam krenar se është kulla ndër më të mëdhatë në rajon. Kulla jonë dhe kullat e kushërinjve në Kiçinicë janë të traditës arkitektonike shqiptare. Organet përkatëse shtetërore i kanë shpallur si objekte monumentale, por nuk po përkujdesën t’i mirëmbajnë. Arsyet konkrete mund t’i dinë ata, ama unë kam dyshimin se janë penduar që i kanë shpallur monumente kulturore, sepse kam thënë se ato i përkasin traditës shqiptare dhe kushdo që do të provojë ta falsifikojë "identitetin" e kullës sime, do ta padis...

Me falni që po e zgjas, por për veten time jam duke e bërë një si katarsis ("pastrim shpirtëror"), duke rifreskuar gjuhën që ma ka mësuar Nëna ime, ndjesë pastë, sepse kur do të vdes, dëshiroj që shpirtrat tanë të komunikojnë si dikur që komunikonim si Nënë e djalë – në gjuhën tonë amtare shqipe... Si mendoni, nuk bëmë gjynah të madh ne bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e Josif Bagerit, të besimit fetar ortodoks, por edhe shumë bashkëvendës e bashkëkombës myslimanë, që shndërruam gjatë gjashtë dekadave të fundit gjuhën tonë amtare shqipe në gjuhë serbishte, maqedonishte dhe turqishte?! Dhe meqë ky tjetërsim etnik ka përmasa të mëdha, a nuk mund të vlerësohet si një humbje edhe e Josif Bagerit, i cili pati hapur shkollën e parë laike në gjuhën shqipe në vitin 1908 në Nistrovë të Rekës se Epërme, për të cilën vetëm pak veta dinë? Dhe bashkë me gjuhën ne ndërruam edhe identitetin etnik, nga shqiptarë në serbë, maqedonas dhe turq. Ky asimilim, i përballuar gjatë 520 viteve të sundimit otoman e turk, ndodhi vetëm nga viti 1913 e ketej, kur na pushtoi e sundoi Serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist nga viti 1945 e këtej...

E meqë përmenda atë shkollë të parë shqipe në Maqedoni, më habit fakti se përse tani organet shtetërore nuk pranojnë që shkollën fillore në Nistrovë ta emërtojnë me emrin e Josif Bagerit, siç po kërkojnë banorët e Fshatit dhe mësuesit e kësaj shkolle?! Ju lutem, me duroni edhe ca, sepse po ndjehem i detyruar t’ua rrëfej ca përjetime të hidhura gjatë viteve të fundit. Pasi mbarova studimet në Zagreb , në vitin 1967, emigrova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do t’ua them arsyet për këtë emigrim, sepse nuk dua t’u marr kohën e çmuar për të paraqitur Ju kumtesat Tuaja. Që kur kam dalur në pension, nuk mund të përmbahem pa ardhur vit për viti në vendlindjen time, në kullën tonë në Kiçinicë, ku po qëndroj rreth 5 deri në 7 muaj në vit. Shpesh po më duket vetja si UFO, kur kushërinjve të mi po ju them se jam shqiptar! Po më duket vetja UFO edhe kur ndonjë bashkëkombësi shqiptar, me besim mysliman, po u prezantohem me emrin Branko dhe po flas me ta shqip. Ata po shfaqin habi se si është e mundur në Maqedoni të kesh emrin Branko, të thuash se je ortodoks, të flasish shqip dhe njëkohësisht të thuash se je shqiptar. Fatkeqësisht kjo po më ngjan sot e këtu, edhe pse pretendojmë të jetojmë në shoqëri të lirë, demokratike dhe multietnike...

Rrëfeva disa fragmente jetësore të Familjes sime për të shpjeguar jetën e të gjitha familjeve të shqiptarëve ortodoksë në këto hapësira, sepse ngjashmëria është tepër identike, sa i përket tjetërsimit etnik. Uroj Zoti të na i falë gjynahet, sidomos kur themi se prindërit i kishim serbë, maqedonas, turqë. Mbase është koha, në kuadër të debateve të mëdha për ridefinimin etnik të maqedonasve, të rilindin edhe shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë. Këtë ua kemi për borxh shpirtrave të prindërve tanë, ia kemi për borxh shpirtit të Josif Bagerit, i cili sakrifikoi aq shumë për të ardhmen tonë...

E kuptoj, e teprova paksa, prandaj simpoziumit po i dëshiroj punë të mbarë!

Uroj që Shoqata Josif Bageri të realizoj planet e saj për të ndërtuar Shtëpinë "Josif Bageri" dhe Campingun "Krist Josif Bageri" në Nistrovë. Unë nga ana ime do të ndihmoj financiarisht dhe do të angazhohem të bind miq, që të ndihmojnë për t’u realizuar këto dhe të tjera plane të Shoqatës, sepse jam i bindur se kështu do të afirmojnë personalitetet e shquara, Josif Bagerin dhe Djalin e tij, Kristin, do të përafrojnë njerëzit e etnive dhe feve të ndryshme në këtë hapësirë tonën të përbashkët.
Falënderoj pushtetin e Republikës se Maqedonisë që po i ndërton Përmendore Josif Bagerit në Shkup. - I përjetshëm qoftë kujtimi dhe respekti për Kristin dhe Josif Bagerin!

Fjala përshëndetëse e mbajtur në simpoziumin kushtuar Josif Bagerit, me 25-26 qershor 2011 në Tetovë

Gazeta 55
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptySat 05 Jul 2014, 22:03

Këtu shihet edhe një grafik i përhapjes etnike ku një pikë shënon dhjetë vetë

Një pikë = 10 banorë

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Copy_o11
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Pleurat
MODERATOR
Pleurat


Male Numri i postimeve : 15
Join date : 18/03/2013
Age : 36
Location : Gjilan

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 07 Jul 2014, 20:43

Sa popullsi e rrall kta sllavt, paska katune me vetem 10 banore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptySat 12 Jul 2014, 14:39


Emrat e fshatrave shqiptar ortodoks në Maqedoni

Shqiptarët ortodoks nuk kanë jetuar vetëm në Rekën e Epërme, por elementin shqiptar ortodoks e ndeshim edhe në Kavadarc në fillim të viteve 1900.

Arben Llalla

Prej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fshatrave në Greqi që dikur kanë qenë të banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar që ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohet dhe do rikthehet origjinës së saj të vërtetë.

Kaq vite janë bërë që jetoj në Maqedoni dhe shumë pak lexova për kërkimet e studiuesve dhe historianëve shqiptar të Maqedonisë që të merren me shqiptarët ortodoks të cilët prej vitesh janë detyruar të braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve që u janë ofruar nga shteti sllavo-maqedonas.

Gjatë kërkimeve për të gjetur të dhëna për disa fshatra në Greqi që janë banuar me shqiptar, ndesha edhe të dhëna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave që janë banuar në fillim të shek.XX, nga shqiptar mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do të sjellim të dhënat të përgjithshme për disa fshatra në Maqedoninë e sotme që kanë qenë banuar nga shqiptar ortodoks.

Studiuesit e huaj kanë qenë të njëanshëm në përgjithësi gjatë regjistrimit të popullsisë në fillim në viteve 1900, ku kanë bërë përpjekje që banorët shqiptar ti paraqisnin në bazë të fesë dhe jo kombësisë. Shumë herë ata i identifikonin shqiptarët mysliman si turq dhe shqiptarët ortodoks si grek, vlleh, bullgar apo sllavo-maqedonas. Megjithatë sot ne do sjellim fakte të pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarë që kanë bërë regjistrimin në fillim të shek.XX, në Maqedoninë Gjeografike.



Shqiptarët ortodoks të Rekës



Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar dal ngadalë me dhunë dhe presione të tjera nga më të ndryshmet.

Historikisht me përmasa të gjera si intelektual nga Reka njihet vetëm i madhi Josif Bageri

i cili ka lindur në fshatin Nistrovë në vitin 1870, fshat ky që i takonte në atë periudhë Sanxhakut të Dibrës.

Ka rreth dy vite që një tjetër shqiptar ortodoks po bënë përpjekje për ndërgjegjësimin e mijëra shqiptarëve ortodoks që deklarohen sllavo-maqedonas. Ky është Branko Manojlovski i cili ka lindur më 1941, në fshatin Kiçinicë të Rekës nga prindërit Zasfira dhe Manojl.

Në vitin 1913 e deri më 1969, Branko Manojlovski e ka patur mbiemrinTanasheviç, më tej pushteti sllavo-maqedonas ja ndryshuan nga Tanasheviç në Manojlovski. Ndërsa stërgjyshi i Brankos, Manojli dhe vëllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri më 1913, Tanashi.
Studiuesi dhe shkrimtari dr.Baki Ymeri në një shkrim të tij sjellë fakte për Matej Danili(1909-1993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekës.

Në vitin 1912, familja Danili emigroi në Bukuresht të Rumanisë. Derisa sa vdiq Matej Danili krenohej për origjinë e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nëpër festat ai vishej me veshjen tradicionale shqiptare të vendlindje së tij, Shtirovicës..

Një tjetër figurë Akademikë shqiptarë ortodoks është edhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Mate Matevski, për të cilin të gjithë historianët dhe studiuesit shqiptar në Maqedoni e përfolin nëpër kafene se është shqiptar ortodoks, por askush nuk është marr seriozisht me studime shkencore për tia përplasur në fytyrë këtij Akademiku që heshtë për të vërtetën e familjes së tij që është me gjak e gjuhë shqiptar.

Mendoj që ka ardhur koha që të merremi më seriozisht me studimet në drejtim të shqiptarëve ortodoks dhe katolik me qëllim që gjuha shqipe e tyre atërore mos të jetë një Atdhe i humbur.



Emrat e fshatra të Rekës me numrin e banorëve në fillim të viteve 1900



Siç do vërehet shqiptarët ortodoks kanë jetuar vetëm me shqiptar mysliman në të njëjtin fshat dhe nuk janë përzier me popullsitë e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehët, bullgarët, grekët etj., siç ka ndodhur me shqiptarët në Greqi dhe në Shqipërinë e sotme.

Në bazë të regjistrimi që është kryer nga përfaqësues të shtetit bullgar në fillim të viteve 1900, kemi 2861 shqiptar ortodoks dhe 2262 shqiptar të fesë myslimane në fshatrat e Rekës. Interesant është fakti se në Rekë kemi tre fshatra që banoheshin nga shqiptarët ortodoks si në Z'LVAJSKO, KIČENICA, BELIČICA. Dhe tre fshatra të banuar vetëm nga shqiptar mysliman si: ŠTIROVICI, 400 shqiptar mysliman, STROJČE, 300 shqiptar mysliman dhe TANUŠANE me 350 shqiptar mysliman. Për Shtirovicën kemi dëshmi nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur në këtë fshat dhe i përkiste fesë ortodokse shqiptare, por sipas të dhënave bullgare janë shënuar vetëm shqiptarët mysliman.

Përveç Rekës shqiptarë ortodoks të deklaruar kemi një fshat në Manastir, NIŽO POLE (DŽINDŽO POLE), i banuar nga 250 shqiptar ortodoks, 1.590 vlleh ortodoks dhe 190 bullgarë ortodoks.

Në rrethinë e Kavadarc kemi dy fshatra që janë deklaruar disa banorë me kombësi shqiptare si: KONOPIŠTA, 18 shqiptar ortodoks, 710 bullgar ortodoks dhe 14 rom, MREŽIČKO, 6 shqiptar ortodoks, 425 bullgar ortodoks.

E rëndësishme është se në ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë Gjeografike.

Më poshtë po sjellim emrat e fshatrave që kanë banuar shqiptarët ortodoks të Rekës ashtu siç janë shkruar nga autorët bullgarë, serb dhe grek duke ruajtur origjinalitetin e tyre.



1-. V'RBEN, ka patur 300 shqiptar ortodoks dhe 360 shqiptar mysliman

2-. V'LKOVIJA, 150 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman

3-. GREKANE, 25 shqiptar ortodoks dhe 14 shqiptar mysliman

4-. Z'LVAJSKO, 35 shqiptar ortodoks

5-. ŽUŽNE, 150 shqiptar ortodoks dhe 160 shqiptar mysliman

6-. KIČENICA, 120 shqiptar ortodoks

7-. BELIČICA, 450 shqiptar ortodoks

8-. BIBANE, 32 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman

9-. BOGDEVO, 180 shqiptar ortodoks dhe 108 shqiptar mysliman

10-. BRODEC, 360 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman

11-. NIVIŠTA, 170 shqiptar ortodoks dhe 180 shqiptar mysliman

12-. NISTROVO, 150 shqiptar ortodoks dhe 230 shqiptar mysliman

13-. NIČPUR, 250 shqiptar ortodoks dhe 220 shqiptar mysliman

14-. D'BOVO, 24 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman

15-. REČ, 150 shqiptar ortodoks dhe 140 shqiptar mysliman

16-. RIBNICA, 120 shqiptar ortodoks dhe 200 shqiptar mysliman

17-. SENCE, 195 shqiptar ortodoks dhe 120 shqiptar mysliman

http://www.tvkoha.tv/9417/emrat-e-fshatrave-shqiptar-ortodoks-ne-maqedoni.html#.U8BY8mzhtgI.facebook

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptySat 12 Jul 2014, 15:03


Si na kthyen në sllavë



_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyWed 16 Jul 2014, 13:50

Shqiptare ortodokse nga Reka e Epërme me veshje popullore

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 10384204_676389505768623_980054974945717590_n_zps21eed073

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
altina

altina


Numri i postimeve : 14
Join date : 07/07/2014
Age : 33

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Zona e Rrezikut Shumë të Lartë për shqiptarët e Maqedonisë   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 28 Jul 2014, 21:08


Zona e Rrezikut Shumë të Lartë për shqiptarët e Maqedonisë, në Shkup dhe rrethinat e tij, si dhe oferta politike shqiptare për zgjidhje

Shkruan: Kastriot Myftaraj

Nëse vërtetuan ndonjë gjë trazirat e fundit në Maqedoni, ku një krim krejt ordiner i kryer nga një i ri shqiptar, ndaj një të riu sllavo-maqedon, shkaktoi një guerrilje të vërtetë urbane antishqiptare, si kundërpërgjigje nga rinia sllavo-maqedone e kryeqytetit, kjo është se ky vend është federalizuar psikologjikisht si të thuash, në mënyrë të pakthyeshme, nga pikëpamja e psikologjisë së urrejtjes, mbi bazën e ndarjes etnike. Asnjë vrasje e kryer nga një sllavo-maqedon ndaj një sllavo-maqedoni, madje edhe e disafishtë, nuk ka nxitur një reagim “qytetar” as të përafërt, jo më të ngjashëm. Trazirat e fundit në Maqedoni janë një simptomë e mendësisë dominuese te sllavo-maqedonët. Kjo është mendësia se sllavo-maqedonët mund të vrasin shqiptarë, por shqiptarët assesi nuk kanë të drejtë që ta bëjnë këtë gjë, ndaj tyre. Kjo mendësi është krijuar nga dy partitë e mëdha sllavo-maqedone, liderët e të cilave gjatë këtyre 24 viteve qëkurse në Maqedoni mbahen zgjedhje shumëpartiake, kanë qenë në garë mes tyre se cili tregon më tepër forcë ndaj shqiptarëve, ashtu që të rrisë profilin si lider i fortë. Dhe secili nga ata të rinjtë maqedonë të cilët morën pjesë në guerriljen urbane të ditëve të fundit në Shkup është formësuar sipas imazhit të njërit prej liderve politikë maqedonë, një pjesë të Gruevskit, dhe pjesa tjetër të rivalëve të tij socialdemokratë (ata janë ndërruar pak si shpesh vitet e fundit), të cilët ndër të tjera e kanë akuzuar këtë se është treguar i butë ndaj shqiptarëve. Ironia është se në ndërkohën mes zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni, të mbajtura në fund të prillit dhe nisjes së trazirave, edhe analistë medialë sllavo-maqedonë të cilët njihen si antigruevskianë të përbetuar, me rastin e mënyrës se si Gruevski i zhvilloi negociatat me dy partitë e mëdha shqiptare për krijimin e qeverisë, pohuan se e pranojnë që Gruevski ia shkuli kthetrat shqiponjës. Kjo është një e folme e koduar për të thënë se ai i trajtoi shqiptarët ashtu si ua do zemra sllavo-maqedonëve.
Për të fshehur federalizimin psikologjik evident shpejtuan të veprojnë organizatat e “shoqërisë civile”, siç ndodhi në Resnjë, ku një organizatë e “shoqërisë civile” e mbipaguar nga ndërkombëtarët, organizoi një grup të përzier etnik gjimnazishtësh të cilët manifestuan në rrugët e qytetit duke mbajtur flamuj të tre komuniteteve etnike të zonës, maqedonë, shqiptarë dhe turq. Le të kishin marrë edhe një flamur rom me rrotë sa për të thyer monotoninë! Ky supozohet të jetë “realiteti” ndryshe i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Ironia është se këtë manifestim e bënë një grup të rinjsh të gjimnazit “Car Samoil”, pra të një shkolle me një emër që përgënjeshtron vetë idenë që supozohej të promovonin këta të rinj. Se Cari Samoil (Samuel) ishte një mbret bullgar i shekujve X-XI, i cili pushtoi pjesën më të madhe të Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë e sotme, pjesëm më të madhe të Greqisë së sotme, përveç Bullgarisë dhe Maqedonisë së sotme. Emrat e shkollave supozohet të kenë një simbolikë, çka supozohet të simbolizojë emri i këtij mbreti pushtues bullgar të Mesjetës së hershme si emër i një shkolle me përbërje shumëetnike? Emri i shkollës e bën krejt manifestimin të ngjajë si një shfaqje e rrejshme.
Federalizimi psikologjik, nga pikëpamja e psikologjisë së urrejtjes, herët a vonë do të çojë kah lufta etnike e përgjakshme, me synim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga ana e maqedonëve, kjo është e pashmangshme. Prandaj shqiptarët e Maqedonisë, gjenden në një situatë rreziku ekzistencial. Meqënëse interesi parësor i SHBA dhe i Bashkimit Europian është ruajtja e stabilitetit të Shqipërisë, e gjithë media e sponsorizuar në një mënyrë ose në një tjetër nga ndërkombëtarët e shqiptarëve të Maqedonisë, gazetat, televizionet, portalet elektronike, kolumnistët dhe analistët, janë të angazhuar që ta bindin publikun shqiptar në Maqedoni se për problemet që ai ka përgjegjës janë politikanët shqiptarë në Maqedoni, të cilëve ai duhet t’ ju kërkojë llogari për to.
Në të vërtetë kjo është vetëm një mënyrë për t’ i kyçur shqiptarët e Maqedonisë në një rreth vicioz-kurth. Se liderët politikë shqiptarë në Maqedoni, të cilët gjenden në krye të partive shqiptare, nga ana e tyre janë nën presionin e madh të ndërkombëtarëve, ashtu që të vetëpërmbahen dhe të mos bëjnë asgjë që do të cënonte stabilitetin e Maqedonisë. Dhe kështu funksionin kjo formulë djallëzore e kontrollit të shqiptarëve të Maqedonisë. Nga njëra anë, kanalizohet pakënaqësia dhe zemërimi i shqiptarëve te liderët e tyre politikë shqiptarë, në anën tjetër këta mbahen nën kontroll me anë të presionin ndërkombëtar. Prej këtej, “kryeluftëtari” Ali Ahmeti shndërrohet në version karikaturial të Nevzat Halilit, Abdurrahman Halitit, Arbën Xhaferrit, Menduh Thaçit, të cilëve dikur ua ka zënë për të madhe sjelljen si ajo e veta sot me liderët politikë maqedonë.
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të dalin nga kjo situatë-kurth, pavarësisht liderëve politikë, ose më saktë në fushatën që do të kryejnë për të dalë nga kjo situatë-kurth, do të gjejnë liderët e rinj, të sprovuar dhe të vërtetë. Lëvizja duhet të nisë nga ajo pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë më së shumti të rrezikuar dhe këta janë ata shqiptarë që banojnë në regjionin e Shkupit, në qytet dhe në rrethinat e gjëra të tij, në komuna të cilat janë të shkëputura nga trungu shqiptar i Pollogut dhe Kërçovës, prej disa komunave ku popullsia është më së shumti sllavo-maqedone. Kjo është ajo që unë e quaj Zona e Rrezikut Shumë të Lartë për shqiptarët e Maqedonisë.
Nga veriu, lindja dhe jugu, kryeqyteti maqedon është i rrethuar me një popullsi të madhe shqiptare, përveç popullsisë shqiptare që banon në qytetin e Shkupit, dhe kjo është dhe do të jetë në të ardhmen burim i tensioneve dhe konflikteve periodike. Aq më tepër që pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare që banon në kryeqytetin maqedon dhe në rrethinat e gjera të tij është e enklavuar, në kuptimin që ajo është e ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare që banon në Maqedoninë perendimore, nëpërmjet një brezi të gjerë tokësor ku pjesa më e madhe e popullsisë është maqedone. Ky realitet demografik-territorial duhet të ndryshojë me nismën e shqiptarëve, që banojnë në këtë zonë, pra ata duhet të bëjnë përpjekje për të dalë nga ky kurth.
Ja se cila është zona-kurth: Në veri të Shkupit është komuna e Lipkovës, e cila sipas censusit të vitit 2002 ka 27.058 banorë, nga të cilët 97.4% ose 26.360 janë shqiptarë. Por, në perëndim të kësaj komune, është ajo e Çuçer-Sandevë, ku shqiptarët përbëjnë vetëm 22.9% të popullsisë prej 8493 banorë. Sado që të jetë rritur numri i shqiptarëve gjatë këtyre 12 viteve, nuk mund të këtë arritur as në 30% të popullsisë. Prandaj Çuçer-Sandeva, me sipërfaqe 240 km², përbën një zonë ndarëse, një buffer-zone, mes Lipkovës, dhe Pollogut. Për më tepër që Çuçer-Sandeva kufizohet nga jugu me Qytetin e Shkupit ku shumësia e popullsisë është maqedone, madje pikërisht me lagjen “Gorçe Petrov”, me 85% të popullsisë maqedone, që ka qenë qendra e trazirave të ditëve të fundit. Në lindje të buffer-zone që krijojnë Çuçer-Sandeva dhe Qyteti i Shkupit gjendet komuna e Kumanovës, ku shqiptarët përbëjnë 25.8% të popullsisë prej 103. 205 banorë. Sado të jetë rritur numri i shqiptarëve, as këtu nuk mund të ketë arritur më shumë se 30%.
Në lindje të qytetit të Shkupit gjendet vetëm një komunë me shumësinë e popullsisë shqiptare që është Haraçina, ku shqiptarët përbëjnë 93.8% të popullsisë (10900 banorë), por Haraçina, me një sipërfaqe të vogël prej 31.3 km². Haraçina është praktikisht një enklavë shqiptare mes komunave me shumësi popullsie maqedone. Është e vërtetë se Haraçina kufizohet në veri me komunën e Lipkovës, por vetë kjo është e izoluar prej komunës Çuçer-Sandevës, që gjendet në perëndim të saj.
Ndonëse Lipkova kufizohet me Kosovën në veri, çka mund të shihet si një alternativë në rast të një ndarjeje eventuale të Maqedonisë, që Lipkova dhe me të edhe Haraçina, t’ i bashkohen një shteti nacional shqiptar, pjesë e të cilit do të jetë Kosova. Por kjo është një mundësi hipotetike e së ardhmes dhe në çdo rast, kufijtë e këtij shteti shqiptar nuk do të mund të depërtojnë dot si shigjetat në hartat operacionale ushtarake për të rrethuar Shkupin. Kështu që për shqiptarët e Lipkovës, Haraçinës, por edhe ata të Kumanovës, nuk ka alternativë mbijetese në trojet ku jetojnë sot.
Njëjtë edhe për shqiptarët e komunave në jug të Shkupit. Në komunën e Ilindenit, që gjendet në jug të Haraçinës, në lindje të qytetit të Shkupit, shqiptarët përbëjnë vetëm 2.2% të popullsisë (352 banorë). Në rastin më të mirë sot mund të jenë 3% e popullsisë. Në komunën e Petrovecit, në juglindje të qytetit të Shkupit, shqiptarët përbëjnë 22.9% të popullsisë (1887 banorë). Në rastin më të mirë sot mund të jenë 25% e popullsisë. Në dy komunat të cilat e kufizojnë nga jugu qytetin e Shkupit, shqiptarët përbëjnë shumësinë e popullsisë vetëm në komunën e Studeniçanit, e cila megjithatë ndahet nga komuna më e afërt me shumësi shqiptare e Pollogut (Zhelina), nga një komunë me shumësinë e popullsisë maqedone (Sopishta).
Në çdo rast, nuk mund të imagjinohet një ndarje e ardhshme e Maqedonisë, e tillë që kufiri i Shqipërisë të kalojë përkitazi me kufirin jugor të qytetit të Shkupit. Në anën tjetër as që mund të mendohet që për shqiptarët të ketë të ardhme në komunat që rrethojnë nga jugu kryeqytetin Maqedon, Studeniçani dhe Sopishta. Në Studeniçan shqiptarët përbëjnë 68.4% të popullsisë (11.800 banorë). Në Sopishtë, në lindje të Studeniçanit, shqiptarët përbëjnë 34.3% të popullsisë (1942 banorë). Komuna e Sopishtës i ka 222 km², çka do të thotë se ajo është në jug të kryeqytetit maqedon ekuivalenti i komunës së Çuçer-Sandevës, në veri të tij, pra një buffer zone. Të njëjtin funksion e kryen në jug të Sopishtës edhe komuna e Brodit, me një sipërfaqe të madhe, prej 889 km², ku 97% e popullsisë është maqedone, dhe nuk ka as dhjetë banorë shqiptarë. Komuna e Brodit i ndan shqiptarët e komunave në lindje të saj nga Komuna e Kërçovës, me shumësi shqiptare.
Kështu, në lindje të një linje të gjerë buffer zone, e cila nis që nga Çuçer-Sandeva vazhdon me Qytetin e Shkupit, për të përfunduar me Komunën e Brodit jetojnë të veçuar dhe të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shqiptarët e regjionit të Shkupit. Në këtë llogari duhen shtuar edhe shqiptarët e qytetit të Shkupit, me përjashtim të komunës së Sarajt, në pjesën perëndimore të qytetit të Shkupit, ku shqiptarët jo vetëm përbëjnë 91.5% të popullsisë (32408 banorë), por kjo komunë ka vazhdimësi territoriale me komunat me shumësi shqiptare të Maqedonisë perëndimore.
Në Çair, në pjesën lindore të qytetit (Shkupi i vjetër otoman) shqiptarët përbëjnë 57% të popullsisë (36921 banorë). Popullsia shqiptare e Çairit është e ndarë nga trungu shqiptar në Maqedoni, që përfundon me Sarajin, nga një buffer-zone e gjerë, nëpërmjet komunave me shumësi maqedone në qytetin e Shkupit (Qendra, Karposhi, Shutka, Butel, “Gorçe Petrov”). Në Qendër shqiptarët janë 1465 banorë (3.2 %), në Karposh shqiptarët janë 1952 banorë (3.3 %). Në Butel shqiptarët janë 9107 banorë (25.2%). Në Shutkë shqiptarët janë 2012 banorë (11.9%). Në “Gorçe Petrov” shqiptarët janë 1597 banorë (3.8%). Për të kuptuar rëndësinë e pesë komunave buffer zone, mjafton të tregohet sipërfaqja e tyre: Qendra 7.52 km², Buteli 54.79 km², Karposhi 35.21 km², Shutka 7.48 km², “Gorçe Petrov” 66.93 km². Në lindje të buffer zone të krijuar nga këto pesë komuna të qytetit të Shkupit, gjendet, më në lindje të Çairit, komuna e Gazi Babës, ku shqiptarët përbëjnë 17.21% të popullsisë (12.512 banorë).
Në atë që mund të quhet si Zona e Rrezikut Shumë të Lartë, ku jetojnë shqiptarët e Maqedonisë, regjioni i gjerë i Shkupit, numri i shqiptarëve të ekspozuar ndaj rrezikut shumë të lartë është:
1) ”Gorçe Petrov”, Qyteti i Shkupit (1597 shqiptarë)
2) Karposh, Qyteti i Shkupit (1952 shqiptarë)
3) Qendra, Qyteti i Shkupit (1465 shqiptarë)
4) Shutkë, Qyteti i Shkupit (2012 shqiptarë)
5) Butel, Qyteti i Shkupit (9107 shqiptarë)
6) Aerodrom, Qyteti i Shkupit (2014 shqiptarë)
7) Çair, Qyteti i Shkupit (36.921 shqiptarë)
8) Gazi Baba (12.502 shqiptarë)
9) Komuna Haraçinë (10.879 shqiptarë)
10) Komuna Ilinden (352 shqiptarë)
11) Komuna Petrovec (1887 shqiptarë)
12) Komuna Zhelenik (1206 shqiptarë)
13) Komuna Studenicë (11.793 shqiptarë)
14)Komuna Sopishtë (1942 shqiptarë)
15) Komuna Çuçer Sandevë (1943 shqiptarë)
16) Komuna Lipkovë (26.360 shqiptarë)
17) Komuna Kumanovë (27.290 shqiptarë)
Gjithsej janë 154 mijë shqiptarë.
Në zonën e rrezikshmërisë shumë të lartë gjenden edhe shqiptarët që banojnë në komunat në jug të regjionit të Shkupit, ku shqiptarët kanë dy mangësi që e bëjnë problematike ekzistencën e tyre:
1) Ata gjenden si minorancë në komuna me shumësi maqedone.
2) Këto komuna nuk kanë vazhdimësi territoriale me ato me shumësi të popullsisë shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, prej një buffer zone të komunave me shumësi maqedone të Sopishtës dhe të Brodit. Në komunën e Zhelenikovës, që gjendet në lindje të Studenicës, shqiptarët përbëjnë 29.6% të popullsisë (2522 banorë). Në jug dhe në juglindje të komunës së Zhelenikovës gjenden dy komuna me popullsisë të madhe shqiptare, por ku shqiptarët nuk përbëjnë shumësinë, Çashka dhe Veleshi. Në komunën e Çashkës, në jug të Zhelenikovës dhe Studenicës, shqiptaët përbëjnë 32.5% të popullsisë (2703 banorë). Në komunën e Veleshit, shqiptarët përbëjnë 4.2% të popullsisë (2299 banorë). Të dy këto komuna i ndan nga komunat me shumësi shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, komuna e Brodit, me një sipërfaqe të madhe, prej 889 km² dhe ku 97% e popullsisë është maqedone dhe nuk ka as dhjetë shqiptarë. Është e qartë se edhe për shqiptarët që jetojnë në Zhelenikovë, Çashkë dhe Velezh, rreziku ekzistencial është i madh. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shqiptarët që jetojnë si pakësi etnike në komunat e Dollnenit dhe Krushevës. Në Dollnen shqiptarët përbëjnë 26.7% të popullsisë (3616 banorë), ndërsa në Krushevë përbëjnë 21.5% të popullsisë (2089 banorë).
Kështu, lista e popullsisë shqiptare që banon në Zonën e Rrezikut Shumë të Lartë, rritet me:
18)Zhelenikovë (2522 shqiptarë)
19)Çashkë (2703 shqiptarë)
20)Velesh (2299 shqiptarë)
21)Dollnen (3616 shqiptarë)
22)Krushevë (2089 shqiptarë)
Pra, janë 167.000 shqiptarë të Maqedonisë të cilët jetojnë në zonën e rrezikshmërisë shumë të lartë.
Meqënëse nuk ka gjasa që shqiptarët e Maqedonisë të bashkohen politikisht në një parti të vetme, atëherë duhet që kjo pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila banon në Zonën e Rrezikut Shumë të Lartë, të vetëorganizohet në një parti politike, e cila ta përfaqësojë këtë popullsi me krejt problematikën e saj të veçantë. Kjo popullsi nuk duhet të presë që ndjeshmëritë dhe problemet e saj të perceptohen nga liderë politikë në Tetovë, jashtë Zonës së Rrezikut Shumë të Lartë. Kjo popullsi nuk duhet të presë zgjedhjet e ardhshme për t’ u përfaqësuar politikisht, por duhet t’ u apelojë deputetëve të cilët i kan nxjerrë me votën e saj, pavarësisht se me cilën parti, që të shkëputen prej partive ekzistuese dhe të krijojnë një grup të quajtur i Zonës së Rrezikut Shumë të Lartë për Shqiptarët në Maqedoni, me synim të parandalimit të rrezikut. Prej këtej duhet të lindë edhe partia përkatëse. Emri i kësaj partie duhet të jetë ekuivalenti shqiptar i VMRO. Me anë të përfaqësuesve të vet politikë, kjo popullsi duhet të bëjë me dije se do të kërkojë dhe eventualisht kryejë vetë zhvendosjen masive të saj nga Zona e Rrezikut Shumë të Lartë, për në pjesë të tjera të Maqedonisë. Kjo nuk do të thotë se kjo pjesë e popullsisë shqiptare duhet të shkojë në Pollog, Kërçovë, Gostivar, apo në Dibër.
Kjo pjesë e popullsisë shqiptare me anë të përfaqësuesve të vet politikë duhet të bëjë me dije se meqënëse tashmë është e qartë se maqedonët nuk e duan kryeqytetin e tyre dhe zonën përreth tij të banuar nga shqiptarë, atëherë popullsia shqiptare që banon atje, së bashku me popullsinë shqiptare që ka mbetur e enklavuar në Maqedoninë Lindore do t’ i ofrojë shtetit maqedon dhe popullsisë maqedone si projekt një korrektim demografik-territorial, ashtu që në këmbim të kryeqytetit dhe regjionit përreth tij pa shqiptarë, maqedonët të pranojnë që kjo popullsi shqiptare të vendoset në komunat e Resnjës, Ohrit, Bitolës (Manastirit) dhe Debarkës, në Maqedonën Jugperëndimore.
Komuna e Manastirit (Bitolës) ka një popullsi prej 95.385 banorë, nga të cilët 84.616 (88.71%) janë maqedonë. Shqiptarë janë 4.134 (4.37%)
Komuna e Resnjës ka një popullsi prej 16.825 banorë, nga të cilët 12.798 janë maqedonë (76.1%). Shqiptarë janë 1536.(9.1%)
Komuna e Ohrit ka 55.749 banorë, nga të cilët 47.344 (84.9%) janë maqedonë. Shqiptarë janë 2962 (5.3%)
Komuna e Debarkës ka 5507 banorë, nga të cilët 5.324 (96.7%) janë maqedonë. Shqiptarë janë 153 (2.8%).
Në këto katër komunat jetojnë 150 mijë maqedonë. Sipërfaqja e të katër komunave është 1786 km². Specifikisht: Bitola (422 km²), Resnja (550.7 km²), Ohri (389.9 km²), Debarka (425.3 km²).
Por maqedonëve nuk do t’ ju duhet që të dorëzojnë të gjithë këtë sipërfaqe dhe të largojnë të gjithë këtë popullsi, në rast të një korrektimi demografik-territorial. Për shkak të rëndësisë së madhe kulturore-religjioze që kanë për Maqedoninë qyteti i Ohrit dhe rrethinat e tij, si dhe Shën Naumi, mund të krijohet një korridor i gjerë që niset nga Komuna e Demir Hisarit, merr skajin juglindor të Komunës së Debarkës, dhe pjesën veriore të Komunës së Ohrit, ashtu që qyteti i Ohrit me rrethina të mbeten në Maqedoni. Edhe Shën Naumi mund të mbetet në Maqedoni dhe me të mund të komunikohet në rrugë ujore me anë të Liqenit të Ohrit.
Në rast të një ndarjeje eventuale të Maqedonisë, kjo gjë nuk do ta cënojë lidhjen me Shqipërinë të viseve që bëjnë pjesë në Komunat e sotme të Manastirit, Resnjës dhe as të Ohrit, se ekziston vazhdimësi tokësore mes Komunës së Resnjës dhe Shqipërisë. Por edhe transporti ujor do të marrë zhvillim tjetër kur viset në anën lindore të Liqenit të Ohrit të jenë pjesë e Shqipërisë.
Nga 47.344 banorë maqedonë sa i ka Komuna e Ohrit, 90% banojnë në qytetin e Ohrit, i cili do t’ i mbetet Maqedonisë. Qyteti i Ohrit ka 42.033 banorë nga të cilët maqedonë janë 33.791 (83.1%). Shqiptarë janë 3957 (9.4%). Në afërsi qytetit të Ohrit gjenden disa fshatra të mëdha me popullsi të madhe maqedone si Velgosht (2060 banorë), Leskoec (2595), Kozel (1369 banorë). Kështu që 95% e popullsisë së Komunës së Ohrit do të mbetet në Maqedoni. Pra, në rast të një korrektimi demografik-territorial të Maqedonisë, duhet që të largohen vetëm rreth 110.000 maqedonë nga të katër komunat e sipërpërmendura. Kjo është një shifër për një të tretën më e vogël se shifra prej 167 mijë shqiptarë që do të largohen nga Maqedonia Lindore.
Por, duke qenë se në kuadrin e korrektimit demografiko-territorial në Maqedoni do të ketë edhe lëvizje të popullsisë maqedonë nga komunat perëndimore, të dy shifrat mund të barazohen. Se nga Komuna e Strugës në këtë rast duhet të largohen 20.336 maqedonë (32% e popullsisë). Nga komuna e vogël e Vevçanit në kufirin me Shqipërinë duhet të largohen 2499 maqedonë. Nga Komuna e Zhupës Qendrore, në kufirin me Shqipëri, duhet të largohen 814 maqedonë. Nga Komuna e Dibrës duhet të largohen 3911 maqedonë (20% e popullsisë). Nga Komuna e Kërçovës duhet të largohen 20.278 maqedonë (35.74 e popullsisë). Nga Komuna e vogël e Mavrovë-Radostushës duhet të largohen 4349 banorë (50.5% e popullsisë). Nga Komuna e Gostivarit duhet të largohen 15.877 banorë.(19.6% e popullsisë). Nga Komuna e Vrapçishtës duhet të largohen 1041 maqedonë (4.1%). Nga Komuna e Brvenicës duhet të largohen 5949 maqedonë (37.5%). Nga Komuna e Bogovinjës duhet të largohen 37 maqedonë (0.1% të popullsisë). Nga Komuna e Tetovës duhet të largohen 20.053 maqedonë (23.2% e popullsisë). Nga Komuna e Zhelinës duhet të largohen 71 maqedonë. (0.1% e popullsisë). Nga Komuna e Jegunocit duhet të largohen 5.963 maqedonë (55.3% e popullsisë). Nga Komuna e Tërçës duhet të largohen 2739 maqedonë (12.2% e popullsisë).
Por mbeten edhe 104 mijë maqedonë të tjerë të cilët duhet të largohen nga Maqedonia Perëndimore. Këta janë sa rreth dyfishi i 57 mijë shqiptarëve të larguar nga Maqedonia Perëndimore, të cilët qenë më tepër se maqedonët e larguar nga Maqedonia Jugperëndimore. Por, në rast të një korrektimi demografik-territorial të Maqedonisë nuk ka kuptim që kryeqyteti maqedon Shkupi të jetë një qytet i ndarë. Prandaj duhet të zhvendosen edhe 32.408 shqiptarët e Sarajit (pjesa lindore e qytetit të Shkupit). Kështu që shifra e shqiptarëve të zhvendosur nga Maqedonia Lindore, me të cilët mund të balancohet zhvendosja e 104 mijë maqedonëve rritet në rreth 90 mijë banorë. Por duke qenë se rritja demografike e shqiptarëve është më e lartë se e maqedonëve, për çka gjatë këtyre 12 viteve qëkurse është bërë censusi me të dhënat e të cilit bëhet kjo llogari, shqiptarët janë shtuar më shumë se maqedonët, atëherë del se në çdo rast numri i shqiptarëve që do të zhvendosen, jo vetëm që do të jetë i barabartë me atë të maqedonëve, por me siguri që do të jetë më i madh.
Në total, në kuadër të korrektimit demografiko-territorial në Maqedoni duhet të zhvendosen nga Maqedonia lindore 200.000 shqiptarë, sipas të dhënave të censusit te vitit 2002. Por është e sigurt se për shkak të rritjes së popullsisë, ky numër është jo më pak se 220.000-230.000 shqiptarë. Nga Maqedonia perëndimore duhet të zhvendosën, sipas të dhënave të censusit të vitit 2002, rreth 215.000 maqedonë. Duke qenë se të maqedonët rritja demografike është e ulët, në çdo rast do të zhvendosen më pak maqedonë se shqiptarë.
Në përfundim të korrektimit demografiko-territorial në Maqedoni shqiptarët do të marrin 5693 km². Nga kjo shifër duhet zbritur korridori tokësor që do të zotërojë Maqedonia për të pasur Qytetin e Ohrit dhe një brez të gjerë toke në rrethinat e tij, gjithsej rreth 200 km². Si kompensim, ashtu që shqiptarët të mund të marrin rreth 25% të sipërfaqes tokësore të Maqedonisë, maqedonët duhet të lëshojnë Komunën e Brodit, e cila ka sipërfaqe të madhe territoriale por popullsi të vogël. Kjo komunë në lindje të Gostivarit dhe Kërçovës, ka 889 km², por vetëm 7141 banorë, 97% e të cilëve janë maqedonë. Kështu, në total shqiptarët do të marrin 6382 km² tokë në Maqedoni. Në zonën shqiptare do te jetë edhe pjesa më e madhe e 248 km² e sipërfaqes ujore të Liqenit të Ohrit, që zotëron Maqedonia, por kësaj mund t’ i mbetet rreth 20% e asaj që zotëron sot. Në pjesën shqiptare do të jetë edhe sipërfaqja ujore prej 176 km² e Liqenit të Prespës së Madhe, të cilën e zotëron Maqedonia sot. Kështu, pjesës shqiptare do t’ i takojnë 424 km² sipërfaqe ujore liqenore, me çka do të kompensohet si largimi i shqiptarëve nga pellgu i Vardarit në zonën e Shkupit, ashtu edhe fakti që shqiptarët do të marrin më pak tokë, në raport me popullsinë. Në total, me sipërfaqe tokësore, ashtu dhe liqenore, shqiptarët do të marrin 6806 km².
Për t’ u kryer ky korrektim demografiko-territorial, shpenzimet mund të minimizohen duke duke u bërë shkëmbimi i pasurive mes banorëve shqiptarë dhe atyre maqedonë. Modalitetet sesi do të kryhet kjo gjë do të përcaktohen nga institucione të krijuara nga komunitetet përkatëse. Meqënëse të dy palët, shqiptarë dhe maqedonë kanë pasuri të konsiderueshme të patundshme, shkëmbimi do të kryhet pa humbje për secilën palë. Nëse maqedonët do të pretendojnë se në Saraj, Çair, Haraçinë, shqiptarët nuk kanë pasuri të rëndësishme të patundshme, kjo nuk do të thotë humbje për maqedonët, se me largimin e shqiptarëve nga këto vise, maqedontë të cilët do t’ i marrin në zotërim ato, do të bëhen posedes të një pasurie me një vlerë të shumëfishuar, pasiqë këto toka do të kenë tjetër vlerë në duart e maqedonëve, për shkak se do të kenë mbështetjen e shtetit për ta zhvilluar edhe këtë pjesë të qytetit, si dhe rrethinat e tij, deri më tash të banuara nga shqiptarët. Prandaj, shkëmbimi do të jetë me leverdi për të dy palët. Edhe shqiptarët do të marrin në këmbim prona tokësore ku nuk do të kenë pengesa shtetërore për t’ i përdorur sa më mirë ato.
Natyrisht se që ky projekt të realizohet duhet në rradhë të parë miratimi i ndërkombëtarëve, i SHBA dhe Bashkimit Europian, të cilët deri më tani e kanë bërë të qartë se janë për ruajtjen e Maqedonisë si një shtet shumëetnik. Por kur ndërkombëtarët të shohin vendosmërinë e popullsisë shqiptare të Zonës së Rrezikut Shumë të Lartë në Maqedoni, për të kapërcyer rrezikun ekzistencial me anë të një projekti të mirëpërpunuar, atëherë edhe ata do të nisin që t’ i shohin gjërat ndryshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Harta etnike të Maqedonisë   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 04 Aug 2014, 19:22

Harta etnike e Maqedonisë sipas komunave

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 744px-Map_of_the_municipalities_of_Macedonia_2013svg_zpsaceecc5d

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 04 Aug 2014, 19:28

Harta etnike e Shkupit

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 580px-Ethnic_groups_in_Skopje_ensvg-Kopi-Kopi_zps5b7ae9b9

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 04 Aug 2014, 19:31

Hartë etnike e Maqedonisë, + përbërja e Shkupit sipas rajoneve, dhe shpjegime për krahina të ndryshme të Maqedonisë

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Mqdn_zps96fe49aa

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Vllehtë e Maqedonisë   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptySat 09 Aug 2014, 15:33

Nuk jemi grek, kemi ardhur nga Shqipëria

Shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir ka reaguar kundër Federatës Panhelenike të Vllehve, e cila ka theksuar se vllehtë e zonës së Krushevës dhe rrethinës janë grekë, dhe origjina e tyre është e pastër greke.

Ditëve të fundit, federata greke ka nisur një fushatë në rajonin e Krushevës lidhur me sensibilizimin e banorëve vlleh të kësaj zone, duke implikuar ata që të deklarohen se janë vllehtë grekë. Lidhur me ngjarjen nuk kanë reaguar dhe trajtuar si çështje as mediat maqedonase.

Shoqata “Kongresi i Bashkimit” bën të ditur se familjet e para që kanë ardhur në Krushevë janë kryesisht me origjinë shqiptare, me përkatësi fetare ortodokse. Por, një pjesë sipas kësaj shoqate janë edhe vlleh etnik.

“Ato familje që sot jetojnë në rajonin e Krushevës janë me origjinë nga jugu i Shqipërisë, dhe se ato u përqendruan në vendet rrafshinore dhe fushore të Krushevës siç janë fshatrat: Nerova, Alldançja, Presilla, Vrbovci”, deklaroi Koço Haxhilega, plaku 80 vjeçar që deklarohet si vllehë.

Ai pohon për agjencinë e lajmeve INA se në Krushevë përveç vllehve kanë jetuar dhe po jetojnë dhe shqiptar të ortodoks, të cilët janë të përzier me martesa me vllehtë.

Saim Islami 67 vjeçar dhe Qerim Alili 90 vjeçar nga Nerova e Krushevës dëshmojnë se vllehtë e Krushevës që të gjithë më të moshuarit e kanë njohur gjuhën shqipe, atë toskërishten origjinale si në Devoll dhe Korçë. Edhe ata pohojnë se vllehtë kanë ardhur me disa familje shqiptare së bashku pas rënies së Ali Pashë Tepelenës në këto vise.

Sipas dëshmive dhe dokumenteve historike që ka siguruar “Kongresi i Bashkimit”, vllehët e Krushevës janë nga Voskopoja, Vithkuqi, Devolli, rrethi i Korçës, Delvina, dhe nga Janina apo Kolonja. Kjo konfirmohet gjithashtu edhe nga dëshmia e Koço Niça, vlleh nga Krusheva që është kryetar i një shoqate qytetare të vllehëve në Manastir.

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Attachment

“Ne, kurrë s’kemi pasur lidhje me Greqinë, pasi që prejardhja jonë është nga Voskopoja, dhe Korça dhe njohim gjuhën shqipe sa vllahishten”, deklaroi Niça. Sipas dëshmitarëve të sotëm, maqedonasit shumë vonë kanë ardhur në Krushevë dhe zonën përreth, dhe në shumë raste pas kësaj ka ndodhur braktisja e këtyre vendbanimeve nga shumica e vllehve dhe shqiptarëve që kanë kaluar në Shkup dhe Manastir.

Përfaqësuesit e komunitetit vllehë deklarojnë se ithtarët e Federatës Panhelenike të Vllehëve janë pakicë, që janë të manipuluar dhe që punojnë për interesat greke dhe bullgare. (Fërgim Demiri/INA)

Shtyp mbi foto për përmasat origjinale Emri: files.php.jpeg Shikimet: 47 Madhësia: 83,3 KB NNJ: 3222

http://ina-online.net/maqedoni/10142.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyFri 15 Aug 2014, 12:25

Komunat që gjenden në arealin shqiptar

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Komunat_zps872098ea

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyFri 15 Aug 2014, 14:19

Harta fetare e Maqedonisë

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Rilgt_zpsb8d29d29

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Marin Mema: Ohri qytet shqiptar   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyThu 09 Apr 2015, 16:01

Marin Mema çmend mediet maqedonase: ”Gazetari i Çmendur”

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Auto_marini1428417150

Opinioni publik maqedonas, i cili prej kohësh tashmë është nën tutelën e qeverisë, ka shpërthyer si bombë pas publikimit të emisionit titull ” Të (mosj) jesh Shqiptar” , brenda formatit të emisionit ”Exclusive”, i përgatitur dhe realizuar nga gazertari i mirënjohur , Marin Mema dhe i cili u transmetua në ekranint e Top-channel , të dielën në orën 8:40.



Opinioni publik maqedonas, i cili prej kohësh tashmë është nën tutelën e qeverisë, ka shpërthyer si bombë pas publikimit të emisionit titull ” Të (mosj) jesh Shqiptar” , brenda formatit të emisionit ”Exclusive”, i përgatitur dhe realizuar nga gazertari i mirënjohur , Marin Mema dhe i cili u transmetua në ekranint e Top-channel , të dielën në orën 8:40.

Emisoni , që fliste për qytetin antik, mesjetar dhe të sotshëm të Ohrit e që kishte një karakter investigav dhe përshkrues sa i përket kulturës shqiptare mesa duket i ka zemëruar qarqe të ndryshme mediatike dhe jo vetëm, transmeton ”Vatra”.

E përditshmja më e madhe në vend Dnevnik i kushtoi faqen e parë planit të gazetarit Mema me prapavijë qytetin e Ohrit duke e përshkruar në këtë mënyrë :

”Top-channel dhe Koha e shtrembërojnë historinë. Dokumentar ekskluziv për Ohrin . Si humbën shqiptarët, të cilët dikur qënkëshin 80 %, kurse sot vetëm 6? Kujt ipërkasin objektet e kultit dhe a kanë lidhje ato me sllavët? Kush e ndërtoi kalanë e Ohrit? Çfarë ishte në të vërtetë Filipi i dytë dhe i biri, Aleksandri i Madh? Thuhet në emisionin e gazetarit të mirënjohur shqiptar , Marin Mema”.

Nuk është lënë pa përmendur edhe fakti se formati i emisionit ka depërtuar edhe në Mavrovë edhe në Rekën e Epërme , tek Manastiri i ”Shën Bigorit”.
Gazetarja shket kur e cilëson shëtitjen e tij si të çmendur.

” Ai si i çmendur trokiste nëpër dyert e shtëpive të boshatisura dhe jepte konstatime se si shtëpitë e shqiptarëve ortodoksë qënkan më të mëdha kurse ato të muslimanëve më të vogla” -shprehet Biljana Arsovska tek artikulli i Dnevnik.

Megjithatë , gjëja e rëndë qëndron në faktin se te artikulli për emisionin e Marin Memës është integruar një paragraf tjetër , që jo paqëllim ngatërron irredentizmin bullgar me qëllimin e emisionit , të të ashtuqujaturit, sipas tyre ”gazetar i çmendur”.
Tek ky paragraf krejt palidhje ndërfutet deklarata e një eurodeputeti bullgar se si ai paskësh ëndërruar për Maqedoninë :

”Pres ditën kur flamuri bullgar do të valojë në Shën Naum”.

Mjaft të përditshme dhe media të tjera alternative i kanë kushtuar vëmendje emisionit të fundit të Memës , por edhe aktivitetit të tij në përjgithësi.
Ajo, që është edhe më shqetësuese, është se gjithmonë në raste krizash , etiketimi dhe sulmimi i shqiptarëve ka shërbyer si valvul shkarkimi nga ana e “Mediave” dhe e qeverisë maqedonase./Zeri/





http://www.kokaj.net/rajoni-bota-detale/items/marin-mema-cmend-mediet-maqedonase-gazetari-i-cmendur-videofoto.html

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Shejtani Desidiat

Shejtani Desidiat


Numri i postimeve : 5
Join date : 08/11/2015

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Shqiptaret ne komunen e Dollnenit    Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser EmptyMon 24 Oct 2016, 20:40

PO e hap edhe une kete teme qe te sjell sa me shume te dhena te vlefshme per viset lindore shqiptare. Komuna e Dollnenit eshte krijuar pas ndarjes se nje grumbulli te fshatrave te komunes se Prilepit. Shqiptaret tani jane shumice ne kete komune - nderkohe qe pushtetin e kane humbur ne zgjedhjet e fundit lokale si pasoje e lojerave meskine mes BDI-se dhe PDSH-se.

Nga te dhenat qe i kemi nxjerre nga statistikat e regjistrimit te vitit 2002 (te cilat jane tendencioze, sidoqofte), shqiptaret numeronin 3,845 frymë. Per te pasur nje ide me te qarte se ku ndodhet Dollneni:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser 744px-Map_of_Dolneni_Municipality.svg

Te dhenat zyrtare varionin keshtu:

Fyromian = 4,008
Shqiptarë = 3,845
Ogyzo-jyryk = 2,597
Boshnjakë = 2,380

Megjithate disa te dhena te tjera tregojne trendin rrites te popullates shqiptare:

Nxënes që kanë mbaruar shkollën fillore në 2010/11

Fyromian: 52 (21.6%)
Shqiptarë: 74 (30.7%)
Ogyzo-jyryk: -57 (23.6%)
Boshnjakë: -58 (24%)

Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat ​​fillore 2010/11

Fyromian: 445 (24.3%)
Shqiptarë: 648 (35.5%)
Ogyzo-jyryk: 311 (17%)
Boshnjakë: 417 (22.8%)

Lindjet 2011:

Fyromian: 57 (23.5%)
Shqiptarë: 95 (39.2%)
Ogyzo-jyryk: 38 (15.7%)
Boshnjakë: 30 (12.4%)
Të tjerë: 19 (7.85%)


Vdekjet ne vitin 2011


Fyromian: 91 (59.5%)
Shqiptarë: 12 (7.8%)
Ogyzo-jyryk: 23 (15%)
Boshnjakë: 15 (9.8%)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Shihet pamja skenderbejt ne qiell
» Shqiptarë të turqizuar
» Astronomi shqiptare
» Federata shqiptare e qitjes
» Shkolla Shqiptare e Athinës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Atdheu Pellazgjik-
Kërce tek: