FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shkolla Shqiptare e Athinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Laureta
MODERATOR
avatar

Female Numri i postimeve : 18
Join date : 07/07/2014
Age : 22
Location : Ferizaj

MesazhTitulli: Shkolla Shqiptare e Athinës   Thu 28 Aug 2014, 23:50

Shkolla Shqiptare e Athinës



Misioni

Theksojmë se Shkolla Shqipe është një institucion jofitimrurës dhe administrohet nga "Lidhja për Bashkëpunimin Shqiptaro-Grek" themeluar dhe ligjëruar në Athinë në vitin 2006 nga nxënësit dhe prindërit e shkollës. Deri më sot ndihma ekonomike për funksionimin e shkollës ka buruar nga Shkolla Profesionalr BestXpert e çiftit Koka dhe kuotizacionet e anëtarëve të Unionit. Gjithashtu duhet të theksojmë se deri më sot nuk kemi patur asnjë ndihmë ekonomike nga shteti amë, shteti mikëpritës apo organizma të tjerë shtetëror. Mësimet jepen falas, prindërit janë të lutur në fillim të vitit të anëtarësohetn te Unioni dhe të depozitojnë një kuotë ndihme për të përballuar shpenzimet funksionale (Qera, drita, ujë etj). Ndihma ekonomike nga çdo biznes apo individ është e mirëpritur dhe e domosdoshme që të vazhdojmë veprimtarinë tonë dhe në vitet e ardhshme. Faleminderit!

Përshkrimi


Shkolla Shqiptare e Athinës, siç e thëret prej 8-vitesh komuniteti shqiptar në Athinë, organizon Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe për të tetin vit me rradhë edhe në vitin shkollor 2013-2014.
Shkolla funksionon nën drejtimin e “Lidhjes për Bashkëpunimin Shqiptaro-Grek” krijuar në vitin 2006 nga nxënësit emigrantë të shkollës së informatikës BestXpert të çiftit Lorenc dhe Orjeta Koka dhe ligjëruar nga Gjykata e Athinës në vitin 2009. Biznesi BestXpert ishte gjithë këto vite sponsorizuesi bazë i Shkollës Shqiptare të Athinës duke ofruar falas për vite me rradhë mjediset dhe klasat për zhvillimin e mësimeve të gjuhës shqipe nga mësueset vullnetare. Gjithashtu sponsorizime nga prindër dhe biznesmen shqiptarë kanë qenë dhe janë një ndihmë e madhe që shkolla të funksionojë gjithë këto vite.
Vazhdimisht Lidhja ka organizuar dhe organizon aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese me nxënësit dhe dashamirësit e shkollës. Këto aktivitete na kanë ndihmuar të njihemi më mirë me njeri tjetrin dhe të zbavitemi në mënyrë të kulturuar dhe mbi të gjitha kanë ndihmuar jo vetëm në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të origjinës, por edhe të njihemi më mirë me kulturën dhe historinë e vendit pritës duke ndihmuar në integrimin me dinjitet në shoqërinë vendase.
Në këtë moment ofrojnë ndihmën si mësuese vullnetare pranë shkollës sonë zonjat: Ermira Morina, Mimoza Hida, Entela Ballaci/Kondi dhe Julina Pesha/Sinani.
Mësimet mbahen çdo fund jave, ditën e shtunë ora 17:00-21:00 dhe ditën e Dielë ora 10:00-14:00.
Adresa:
ENEAS - Lidhja për Bashkëpunimin Shqiptaro-Grek
Shkolla Shqiptare e Athinës
Rruga Ferron Nr 15 (kati 3-të)
Platia Viktorias, Athinë
Tel. 2105203179 (Vetëm në orët e shënuara më sipër)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkolla Shqiptare e Athinës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Historia e Mitologjise shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Greqia-
Kërce tek: