FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Astronomi shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Astronomi shqiptare   Sun 17 Mar 2013, 22:10

Emërtime shqip të trupave qiellorë

Diell, Hyll;
Hënë, Hanë;

Qerrja e Madhe -- (Arusha e Madhe)
Qerrja e Vogël -- (Arusha e Vogël)
Shejzet -- Plejadat
Kashta e Kumtrit, Kashta e Kumbarës, -- (Udha e Qumshtit)


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 12 Jul 2014, 23:26, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Sun 17 Mar 2013, 22:11

Mark Tirta - Mitologjia ndër Shqiptarë

Burimet ekonomike të popullit tonë shpeshherë janë pasqyruar dhe në emërtimet e yjve e të grupeve yjore e në lidhje me to ka edhe mite që përpiqen të shpjegojnë shkakun (natyrisht fantastik) të krijimit të këtyre emërtimeve. Kështu kemi "Kashtën e Kumbarës", emërtim karakteristik. I vodhi njëri kashtën kumbarës; bëri kështu mëkat të rëndë. Kashta u ngrit në qiell. Ndër shqiptarë pra njihet emri karakteristik bujqësor. Grupi yjor Dorazi në përfytyrimin popullor paraqiste: qetë, bujkun dhe parmendën që "janë gremisur kur po lëronin një të kremte". Ka grup yjor që emërtohet në popull "Lëmi". Për grupin yjor të quajtur Shejzet (Shenjëzat) besohej se për arsye të një mëkati është përmbysur shtrunga me gjithë dhen e kjo pasqyrohet në qiell në këtë grup yjor. Kemi ndër të tjera emërtimin me karakter blegtoral: "Ylli i çobanit". Një grup tjetër yjor quhet: "Dy hajdutët e të dy Qetë që kanë vjedhur" e kështu me radhë. Pra në brendinë e këtyre miteve në lidhje me emërtime të tilla si "Dorazi", Shenjëzat", "Lëmi", "Parmenda", "Kashta e Kumbarës" etj. na dalin në dukje veprime të njerëzve në lidhje me bujqësinë e blegtorinë, por shumë më tepër në lidhje me bujqësinë. Kjo flet për tradita të lashta bujqësore të Shqiptarëve, po krahas me ato blegtorale.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 12 Jul 2014, 23:28, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Sun 17 Mar 2013, 22:11

Një tjetër emër për Kashtën e Kumbarës:


Cito :
HYJPLIME - HYJPLIMJA ef., astr. kashta e kumtrit, qumështorja, byku i kumbarës.
Ndërsa kuptimi qenka "tufë e yjve"


PLIM ndf. tufë tufë (për yj, zogj, për ushtarë e popull): vijshin zogjtë plima plima.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sat 12 Jul 2014, 23:29, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Astronomi shqiptare   Sun 17 Mar 2013, 22:16

Qerrja madhe


Qerrja vogël


Shejzet


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Sat 12 Jul 2014, 23:34

Në disa rrethina etnografike të Shqipërisë së Jugut, grupin e yjeve që emërohet Arusha e Madhe e njohim me emrin Parmenda. Ky emërtim ka qenë më karakteristik në krahinën etnografike të Labërisë. Lidhur me të tregojnë këtë legjendë: Në një ditë të nxehtë maji një bujk po punonte me parmendë në fushë. Aty afër drekës e shoqja i sjell ushqimin për drekë. Bujku lë në mes të arës qetë e mbrehur në parmendë dhe së bashku me të shoqen ulet në një hije për të ngrënë drekë. Në këtë kohë vijnë dy hajdutë e i vjedhin qetë. Kur bujku e kupton këtë, vihet në gjurmë të hajdutëve. Mbas tij niset edhe shoqja, e pas tyre qeni. Kështu u bënë shtatë. Çifti i parë i yjeve simbolizon të dy qetë me zgjedhë në qafë, çifti i dytë përfaqëson dy hajdutët, i pesti bujkun, i gjashti të shoqen e tij dhe i shtati më i vogli qenin. Sikurse shihet legjenda nuk tregon asgjë për parmendën, por për qetë, hajdutët, bujkun, gruan e tij dhe qenin, të cilët bënë mëkat (hajdutët vodhën qetë e parmendës, kurse bujku në kohën që vetë po pushonte, i la qetë në diell e të mbrehur në zgjedhë, dhe qeni nuk e kreu detyrën e tij, ruejtjen e qeve). Për këtë mëkat u gurëzuan në qiell në formën e yjeve. Me interes është fakti se populli këtij grupi yjor i ka dhënë emrin Parmenda, sipas ngjashmërisë që paraqet vendosja e tyre me këtë vegël pune.

Legjendën e mësipërme e kemi hetuar edhe në katundet arbëreshe të Italisë.

Spiro Shkurti - Tradita bujqësore të shqiptarëve

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Astronomi shqiptare   Today at 05:43

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Astronomi shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Historia e Mitologjise shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Dituri mistike-
Kërce tek: