Tadeni (Apoloni) u lind së bashku me motrën Arthama në ishullin Delos (ishulli i Diellit). Zisi i dhuroi Tadenin një qerre që tërhiqej nga mjellmat. Ai dashuroi nimfën Klorida dhe me të lindi një djalë, Asklepin, hyun e shërimit. Tadeni (Apoloni) ishte edhe mbrojtësi i kafshëve, që i mbronte ato nga ujqit dhe nga minjtë. Ai shpiku lirën, kurse së bashku me Redonin punuan muret e Trojës.
Ai ishte hyjni e dritës, e poezisë, e muzikës, e gojëtarisë, e fallit.
Si perëndi
e vargnimit (poezisë) ai drejtonte mbledhjet e Musave, nga këtu rrjedh epiteti i tij Musageti. Ishte hyjni e
fallit (profecisë), e cila konsiderohej si frymëzim hyjnor. Prandaj ai pati shumë orakuj, si atë në Delfi, Klaros, Patarë, Brankidë etj.
Epiteti
Feb që Homeri ia kishte dhënë Tadenit nënkuptonte idenë e një drite (diturie) intelektuale dhe morale. Kështu Apoloni ishte edhe hyjni e frymëzimit vargëtor. Të dy frymëzimet që bashkohesin te ai nuk ishin për të vjetrit veçse e njëjta gjë: falltori ishte një poet që e parathoshte të ardhmen në vargje, prandaj edhe përgjigjet e frakujve jepeshin pothuajse gjithmonë në vargje.
Meqenëse në lashtësi vjerrshat këndoheshin Tadeni merrte edhe atributet e hyjnisë së
muzikës dhe kangës.
Midis kafshëve e bimëve që i kushtoheshin këti hyu ishin: mjellma, shkaba, korbi, ujku, gjarpni, dafina, palma, ullini.
Atij i blatonin
dema, dhi, dele etj.
Në një altar sakrificash nga Ilixha jo larg Sarajevës lexojmë emrin edhe të një hyjnie -
Tadenusit. Në dedikim është identifikuar me Apolonin romak (
Apollini Tadeno). Mbishkrimi është nga shek. III i e.re, e kjo është periudha kur në truallin ilir hasim një mori hyjnish romake, orientale e të tjera, kështu është edhe Tadenusi, për të cilin mendohet se nuk ka origjinë ilire, por thrakase.
Ky altar është gjetur pranë një burimi të ujërave sulfurikë, ku edhe rrjedh lumi Bosna.
Dy pamje nga i njëjti altar:
Një ndër paraqitjet e shpendëve moçalikë është edhe aplika prej bronzi që është zbuluar në Shkocjan afër Divaçës. Kjo figurë ka formë
të shpendit moçalik, por me
bisht peshku. Çfarë domethënie mund të ketë pasur ky kombinim për banorët e viseve veriore ilire, ne vetëm mund të supozojmë. Në këtë objekt i kemi të bashkëngjitur dy simbole - shpendin moçalik dhe peshkun (ndoshta delfinin), kurse të dy këto simbole mund të vihen në lidhje me zotin e dritës e të Diellit, me Apollonin. Mirëpo, derisa shpendët moçalikë simbolizojnë Apollonin hyperborejas, zotin i cili një pjesë të vitit e kalon në veri, kurse delfini simbolizon Apollonin e Delfit. Prandaj, mund të shtrojmë pyetjen: mos vallë, kjo aplikë e vogël, e cila është punuar dhe përdorur në gjysmën e rrugës midis Veriut dhe Greqisë, në fakt kontaminoi këto dy simbole të Apollonit?
Një altar tjetër kushtue Tadenit âsht gjetun në rrethinat e Pernikut në Thraki (Bullgaria e sotme), vendbanimi Izvor i bashkisë së Radomirit. Edhe këtu është identifikuar me Apolonin. Mbishkrimi është si vijon:
Apollini /
Tadeno Ae/lius
Tar/sas |(centurio)
coh(ortis) /
II Lucensi/um
memo/riae
causa{e} /
v(otum)
l(ibens)
s(olvit).
Mbishkrimi është nga periudha mes 117 dhe 150 të e.re.