Uridia në trevat jugore të gadishullit ilirik u quajt Athena, një emër i marrë nga Thana. Sidoqoftë Thana dhe Uridia janë dy hyjnesha të ndryshme.
Uridia u lind jo nga një nënë hyjneshë, por nga koka e Zisit. Nga këtu edhe rrjedh emri i saj: Uri-dia, urëtsia e Diasit (Zisit, Zeusit). Ishte vetë Hefesti, hyu i fakëtarëve, që ia çau kryet me sëpatë Zisit që të dalë nga kryet Uridia. Ajo doli si një hyjneshë e re me pamje prej njëzetëvjeçare, e armatosur nga kambët e deri në krye.
Pra Uridia është hyjneshë e zgjuarësisë, e dijeve, arteve, shkencës, e shkrimit dhe abetares shqip, por edhe e mjeshtrisë luftarake.
Ajo ka marrë pjesë në të gjitha luftërat e hyjnive kundër së keqes. Mëoi Belerofontin si të shtronte Pegasin dhe të vriste Himerën. Ndihmoi Herakliun në heroizmat e tij. Ishte përfshi edhe në luftën e Trojës.
Uridia mban si trofé mburojën e vet Egidën, që është bërë nga lëkura e dhisë, e veshur më pas me lëkurën e viganit Pallas, dhe i është ngjitur edhe kryet e gorgonës Meduzë. Pra kjo mburojë i shërben edhe si mbrojtje edhe për sulm.
Prandaj edhe e quajnë Athena Palada, ndërsa shtatorja e saj në Trojë quhej Paladiumi. Sipas profecisë, Troja nuk do të binte për sa kohë që Paladiumi mbahej nga trojanët.
Si mësuese e mjeshtërive ajo del shpesh si mbrojtëse e zejtarëve. Shpiku edhe fyellin.
Faltorja e saj kryesore ishte Parthenoni në Athinë, rreth të cilit arbërorët deri vonë kremtonin e kërcenin valle.
Në paraqitjen e saj artistike janë vehtiake të sajat veshja e gjatë, armatimi i plotë, pranë saj, bufi ose kukuvajka, gjarpni dhe filizi i ullinit.
Emri i saj është paragrek dhe paraqitje e saj identifikohet në artin minoik.
Në Apoloni (Pojan, Fier), paraqitet Athena Promahos (Luftarake), në skulpturën e njohur të Euemekit nga Athina në një kopje romake, ku ajo jepet si një vajzë e thjeshtë që dallohet vetëm nga egida, si dhe një reliev, ku përkrenaren e ka hequr dhe e mban në dorë.
Në monedhat e Apolonisë e kemi të paraqitur të veshur me përkrenare korintike, duke pasur si simbol shoqërues Pegasin (aluzion për mitin e Belerofontit), shqiponjën dhe rrufenë si shenja të pushtetit.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi