FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bytyçi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Bytyçi Empty
MesazhTitulli: Bytyçi   Bytyçi EmptyTue 15 Mar 2022, 23:18

Fisi Bytyçi - shkëputur nga libra e Robert Elsit "The Tribes of Albania"

Bytyçi e nxjerr prejardhjen prej një personi të quajtur Leke Bytyçi, i cili erdhi nga lugina e Drinit të poshtme rreth Komanit. Ai dhe familja e tij levizen drejt lindjes dhe u vendosen në vendin që tani quhet Viliq. Lekë Bytyçi pati tre djem: Vilin, Biben dhe Karlin. Vili, djali i madh, u largua nga toka e Bytyçit dhe u vendos në rajonin e Prizrenit. Biba u vendos në pjesën lindore të luginës së Bytyçit, rreth Rasadit dhe Pacit. Biba pati tre djem: Martinin, Gjonin dhe Pacin. Karli, djali i vogël i Lekë Bytyçit, u vendos me familjen e tij në pjesën perëndimore të luginës së Bytyçit, rreth Viliqit. Karli pati vetem një djalë, Vilin, dhe shumë vajza të cilat i martoj ne Krasniqe dhe fiset e Hasit.

Një tjetër traditë, edhe pse version i ngjashëm për prejardhjen e tyre, i nxjerr ata me origjine prej fisit të Shkrelit, pra Leka thuhet se ka dalur nga Shkreli. Dhe supozohet se ata e morën emrin 'Bytyçi' nga rajoni i ri në të cilin ata u vendosën, dikur mbas vitit 1600.
Në kohët e Osmaneve, rajoni Bytyçi ishte tradicionalisht pjesë e kazasë së Gjakovës (Altun-ili). Në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë (deri në 1864) ishin nën ndikimin e pashallarëve Begolli të Pejës, dhe nga 1864 deri ne 1912 ishin pjesë e Vilajetit të Kosovës.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bytyçi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: