Fisi Kastrat - i shkëputur nga libra e Robert Elsit "The Tribes of Albania"
Trojet fisënore të Kastratit ndodhen në rrethin e Malësisë së Madhe të Shqipërisë së Veriut, në lindje dhe verilindje të qytetit të Bajzës në bregun lindor të liqenit të Shkodrës. Shtrihen nga Bajzësa në perëndim deri në malin Veleçik (1,725 m) në lindje. Në veri, territori Kastratit kufizohet me luginën e Hotit, dhe në jug me luginen e Prronit të Thatë në territorin e Shkrelit. Vendbanimet kryesore të Kastrati janë: Aliaj, Ivanaj, Vukpalaj-Bajzës, Jaran dhe Gradec. Qendra administrative e rajonit fisnor është Bajzë (Vukpalaj-Bajzë).
Popullata
Emri i këtij fisi është regjistruar si ‘Kastrati’ në një regjistër të tokës në vitin 1416, ku ai përbëhej nga shtatë shtëpi. Në raportin e tij "Raporti dhe Përshkrimi i sanxhakut të Shkodrës në vitin 1614", Mariano Bolizza i Kotorrit përdor në formular emrin ‘Castratti’ në një raport që ai dërgoi në Romë në shtator të vitit 1621, dhe një tjetër peshkop i Sappës dhe Sardës, Pjetër Budi, gjithashtu regjistroi ketë formë ‘Castrati’ në një raport të dërguar në Romë në shtator të vitit 1621, dhe një tjetër peshkop i Sappës dhe Sardës, Frang Bardhi (Francesco Bianchi), perdori ketë emer ‘Castrati’ në një raport të Kongregacionit te Propaganda Fides në Romë në vitin 1635. Vizitori i Ipeshkëvis në Shqipëri, Pietro Stefano Gaspari, përmendi një vizitë në kishën e Shën Markut në vendin e quajtur ‘Castratti’ në vitin 1671. Emri paraqitet si ‘Castrati’ në hartat e hartografit venecianë Francesco Maria Coronelli në vitin 1688 dhe në vitin 1691, dhe si ‘Kastratit’ në hartën e hartografit italianë Giacomo Cantelli da Vignola. Toponimi supozohet të jetë i lidhur me termin Latin ‘Castrum’ "kampit romak", edhe pse nuk ka prova reale për të mbështetur këtë ide. Kastrati ishin një fis, domethënë një komunitet që është në dijeni të lidhjeve të përbashkëta të gjakut dhe të një historie të përbashkët duke arritur të në një paraardhës, dhe përbëhej nga një Bajrak. Shumica e Kastratit janë katolikë, por ka edhe disa familje muslimane. Famullja katolike u themelua në vitin 1678 dhe një kishë është ndërtuar aty në vitin 1726, kur regjistri i lindjeve dhe vdekjeve filloi. Një kishë e re dhe famullitarja janë ndërtuar me paratë e Austro-Hungarezëve në vitin 1901. Katolikët e Kastratit e festojnë festën e Shën Markut.
Mariano Bolizza duke ju referuar Kastratit në 1614, thotë qe i ka 50 shtëpi dhe 130 burra të armatosur, të komanduar nga një Prenk Bitti. Në 1634, Kastrati përbëhej nga 60 shtëpi dhe 660 banorë. Vizitori Ipeshkëvik në Shqipëri, Pietro Stefano Gaspari, i cili udhëtoi nëpër rajon në vitin 1671-2, raportoi: Në 10 shtator 1671, ne e kemi lënë Riolo (Rrjollin) dhe arritëm në vendin e Castratti (Kastratit), 18 milje larg nga Riolo. Këtu ka 75 shtëpi dhe 660 shpirtra. Këtu është një kishë pa çati dedikuar Shën Markut. Ajo ka nevojë për riparime që do të kushtojnë 50 Scudi. Ajo gjithashtu ka nevojë për veshje të altarit. Ajo është nën kujdesin e Riolo, por pasi ajo ka një distancë të larget dhe ka vetëm një famullitar, nuk mund të i kushtoj vëmendje të mjaftueshme nevojave të njerëzve atje. Shumica prej tyre vdesin pa marrë bekimin krishterë dhe varrosen pa një kryq dhe qiri ". Në vitin 1838, mjeku austro-hungarez Joseph Muller ishte informuar nga një Deda Pater i Vukelit se kishte 2800 banorë në Kastrat. Rreth të njëjtën kohë, në një raport të tij "Informacion i shkurtër mbi fiset e Veriut të Shqipërisë, veçanërisht të maleve të pavarura", Nicolay, Princi i Vasojeviqit, e dha që popullsia e Kastrati është 2,400 banorë, prej të cilëve 600 ishin burra të armatosur. Në 1866, Emile Wiet, konsulli francez në Shkodër, vuri re 153 familje katolike që përbërnin 1001 individë. Mund të supozohet se fisi i Kastratit kishte një popullsi prej rreth 2,000 deri 3,000 banorë nga fundi i shekullit të nëntëmdhjetë. Në vitin 1897, ata përbënin 450 shtëpi dhe 3,799 banorë. Në dekadën e parë të shekullit të njëzetë, Edith Durham raportojë që Kastrati kishte 500 shtëpi dhe ishin një bajrak. Në regjistrimin e parë më të besueshëm që është bërë në Shqipëri në vitin 1918 nën administrimin e Austro-Hungarezeve, statistikat e popullsisë të fisit Kastrati janë dhënë si më poshtë: 516 shtëpi me 3280 banorë. Kjo përbënte vendbanimet me rrethinat: Bajzes-Ivanaj, Bratosh, Budisha, Goraj, Rranxa e Veshit, Vukpalaj dhe Vukpalaj i Sipërm. Në vitin 1938, 2,700 banorë janë regjistruar, me 550-950 burra të armatosur. Perveç shtrirjes së Kastratit në Malësinë e Madhe, ai ka një shtrirje edhe në Kosovë ku gjendet sot si mbiemër apo emër familjeje, sidomos në Pejë dhe Gjakovë, në fshatrat e Karaçevës në Kamenicë, dhe në rajonin e Gjilanit.
Trojet e fisit të Kastratit janë përshkruar shumë mire edhe nga Baron Nopça i cili kishte mbledhur këto informacione në vitin 1907. Sipas asaj që ai shkroi, Kastrati e nxjerrin origjinën e tyre nga një figurë të quajtur Dedli (gjithashtu i shkruajtur edhe si Detli, Dedali, Detal, Detali), i cili ka jetuar në fundin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Ai ishte me origjinë nga Drekaloviqi i Kuçit në juglindje të Malit të Zi dhe, si të tillë, Kastrati e konsiderojnë veten si pjesë të Kuçit. Rajoni i Kastratit ishte i banuar në atë kohë nga i ashtuquajturi Kastrati i Vjetër (Kastrati i moçëm), që ishin Tatoviqet, Petroviqet dhe Peloviqet, familje me origjinë sllave. Kjo familje e Petroviqeve të Kastratit thuhet se kanë lidhje fisnore me dinastinë e Petroviqeve të princave të Malit të Zi. Dedli kishte dy gra dhe gjashtë bij, prej të cilëve tre janë quajtur Pal, Gor dhe Jer, emrat që korrespondojnë me toponimet e Palaj, Goraj dhe Jaran në rajonin e Kastratit. Dedli dhe bijtë e tij jetonin në një shpellë qe njihej si Shpella e barinjëve (Shpella e bagëtive) në malin e Veleçikut, një orë larg nga vendbanimet e Petroviqit, dhe në fillim ata kishin marrëdhënie të mira me popullsinë vendase. Megjithatë, si familja e tij ashtu edhe bagëtitë u rriten në numer, dhe vendasit filluan t’i xhelozojnë. Një burrë i vjetër në mesin e vëndasëve e këshillon familjen që të lënë rivalitetin në duart e zotit dhe sugjeroi që ta ftojnë Dedlin për darkë dhe të shifnin se çfare njerëz ishin. Siç e thotë tradita gojore, ata vendosen që ta ulin Dedlin në një vend larg nga tryeza dhe të shohin reagimin e tijë. Perfundimisht, edhe ashtu ndodhi, ata vendosen që ta ftojnë Dedlin dhe gjashtë bijtë e tij në këtë mënyrë, dhe i ulen larg nga tryeza. Gjashtë bijtë pastaj që ishin edukuar mirë nga babai i tyre, e ndihmuan babain qe ishte në moshë, dhe e ulen në një vend në tryezë dhe i sherbyen atij qysh e thotë edhe tradita. Më i moshuari i Kastratit të Vjetër ishte i impresionuar nga edukuata e tyre e mirë dhe shprehu dëshirën që të jetë kumbari i nipit të Dedlit që t’i prejë flokët e fëmijës për herë të parë. Ata arriten paqen në këtë mënyrë. Një tjetër version i legjendës thotë se nëse djemët e Dedlit nuk do leviznin deri tek tryeza, do të jetë shejë se ata mundë të nënshtrohen, por, perkundazi, bijtë tërhoqen tryezën nga vendi se ku ishin ulur ata dhe filluan të hanë, duke injoruar zotët e shtëpisë. Duke e parë këtë gjestë, shumica e Kastratit të vjetër u larguan nga fshati. Johann Georg von Hahn i kishte dëgjuar këto legjenda të themelimit të fisit Kastrati nga Ati Gabriel në Shkodër në vitin 1850. Ai e quajti atin stërgjyshore të Kastratit Detal Bratoshi dhe rrëfeu tregimin si vijon: Legjenda ka ruajtur emrin e babait stërgjyshëror të Kastratit. Ai quhet Detal Bratoshi. Nuk dihet se a ishte ai shqiptar apo sllav, por legjenda e tregon se kur erdh ai në këtë zone, vendasit nuk i kishin trajtuar mire dhe kishin bërë shaka me ta kur i kanë ftuar në shtëpitë e tyre. Të ofenduar nga këto sjelljeje, ata u ngritën në këmbë, kapen tryezën e bukes dhe e tërhoqen atë nga vetja, duke i lënë zotërit e shtëpis shumë larg, dhe vazhduan të ngrënjë ushqimin që ishte servuar. Fati kishte folur kundër vendaseve dhe ata ikën atë natë, duke marrë miqët e tyre dhe të afërmit me ta dhe duke i lënë vetëm të vjetërit dhe të dobëtit fizikisht pas tyre, ata të cilët nuk do e kishin mbijetuar udhëtimin. Kur Detali mësoi se vendasit kishin ikur, ai u largua nga shpella me fëmijët e tij dhe zbriti në fshat e mori shtëpitë dhe arat e tyre. Fisi që ai themeloi ende zotëron këtë vend edhe sot. Bijtë e tij moren fushat më të mira për veten e tyre dhe e lanë pjesën tjetër për banorët e mbetur vëndas si ata i shifnin të arësyeshme. Në këtë mënyrë, edhe pse fillimisht refugjatë të varfër, ata dominuan dhe sotë formojnë pjesën kryesore të kësaj popullate. Detali jetoj një jetë të gjatë dhe duke parë familjen e tij duke u rritur me shumë nipa dhe stër-nipa dhe me pronat të bollshme që atyre ju nevojiteshin, ai vdiq. Varri i tij gjendet në një fushë të vogël dhe është i mbuluar me një muranë të shkëmbinjve. Bijtë e Detalit mbeten në vendbanimin e tyre të ri për disa kohë pas vdekjes së tij. Megjithatë, kjo ishte një sfidë për ta sepse kishin një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të shkuar në fushat e tyre, dhe me në fund ata vendosën të kthehen në fshatin e vjetër të tyre për të lehtësuar jetën. Ata gjithashtu shpresonin me kalimin e kohës për ta blerë rajonin e Budishes ku disa nga banorët e Triepshit kishin pronat e vreshtave të tyre. Pjesa tjetër e vendbanimeve u braktis në masë të madhe për shkak se turqit kishin pushtuar dhe skllavëruar të gjithë banorët. Sidoqoftë, ata arriten të rritin tokat e tyre në drejtim të kufijëve të Hotit, Shkrelit dhe Budishes. Fisi shpejt u rrit në numër të tillë që më nuk mundnin të gjithë të jetojnë së bashku. Prandaj ata ndërtuan disa shtëpi të reja që nuk ishin shumë larg nga njëra-tjetëra. Ata gjithashtu e ndan vendin në tri pjesë dhe hodhën short për të shpërndarë atë në mesin e familjeve të tyre. Pjesa jugore e vendit është marrë kështu përsipër nga Alia, Gori dhe Jeri, pjesa veriore nga Pali dhe Ndoka, qendërore nga Ivani, Keca dhe Leka, dhe pjesa lindore u la për banorët vëndas. Mënyra së si e ndanë vendin në atë kohë qendron deri më sot, çdo fis me kuvend në pronën e vet. Edhe pse ata u rritën në numër, ata mbetën në këto vendbanime. Përveç Aliut, i cili ishte bari dhe e kishte zakon të kalojë dimrin në fushë, preferoi ngrohtësinë dhe pjellshmërinë të viseve fushorërore. Duke lënë vetëm disa anëtarë të familjes në malë, ai u vendos në fushë me pjesën tjetër. Ata ende jetojnë atje dhe formojnë degën kryesore të fisit Kastrat, edhe pse ata janë të gjithë myslimanë. Vreshtat e Budishtës i përkisnin për një kohë të gjatë Benkanit (Benkajt) të Tripeshit. Ata ishin një prej familjeve të Tripeshit dhe në përbërejen e tyre kishin 25 familje. Megjithatë, ata erdhën në Tripesh nga një vendbanim i Malit të Zi i quajtur ‘Rijeka Ivan Beka’. Për shkak të gjakmarrjes, paraardhësit e tyre kishin ikur për në Tripeshi ku shpejt u ringjallen dhe lulëzuan. Ata ishin të gjithë njerëz të guximshëm dhe respektoheshin shumë nga bejlerët e Shkodrës. Njëri nga liderët e tyre ishte i shquar veçanërisht dhe kishte fituar privelegje tek pashai. Në emër të fisit të tij, ai kërkoi dhe ju dhan vreshtat e braktisura të Budishtës që shtriheshin gjatë për rreth tre të katërtat e një orë në luginë rrëzë malit të Veleçikut. Fillimisht, Benkani erdhi nga Tripeshi për të punuar tokën dhe vjeljen e rrushit, por si fis Detalet u rritën në numër, dhe Benkanet vendosen se ishte më e lehtë për t'i dhënë atyre vreshtat qe ata t'i punojnë, sepse ishin më afer me vendëbanim, me kompensim që ti marrin gjysën e të vjelurave, ose një të dhjetën siç thonë të tjerët. Detalet paguajten renten e tokës (haraç) në këtët mënyrë te Benkanet për shumë vite. Në fund, një konflikt në mes tyre plasi që në përfundim Benkanet humben vreshtat. Kjo ndodhi në këtë mënyrë: Një nga djemtë e Palë Detalit i quajtur Vuk Pala patë shumë bij të tij, në mesin e të cilëve ishin edhe Ullë Vuka, Katë Vuka dhe Dedë Vuka. Këta ishin shumë të fortë, asnjë njeri në rajon nuk ishte i barabartë me ata në madhësi dhe fuqi. Një ditë, Kati dhe Deda kalojnë në Tripesh për të thirrur Benkanet që të vijnë të vjelin rrushin e pjekur. Gjatë vizites, ata mësuan se dy nga qentë në shtëpinë e liderit të Benkanit quheshin Katë dhe Dedë. Ata u zemëruan më këtë fakt dhe tërhoqen thikat e tyre, vranë qentë dhe u kthyen në shtëpi. Kur u kthyen, ata ju treguan vëllezërve të tyre në lidhje me fyerjen, dmth se Benkani kishte emëruar qentë e tyre pas Kastratit, dhe që i kishin vrarë kafshët. Në shenjë hakmarrjeje, ata vendosën për të ndaluar pagesen e rentes (haraçit) që ata e kishin si borxh Benkanëve. Edhe vendosen që ta vjelin rrushin pa i pritur Benkanet. Kur Benkanet dëgjuan se çfarë kishte ndodhur, i mblodhën një grupë burrash nga Tripeshi dhe Kuçi për të kryer një plaçkitje në tufat e Detaleve që ishin në kullotje deri në malin e Veleçikut. Ata rrethuan arëhishtat gjatë natës dhe i sulmuan në agim, por katër barinjtë që ishin postuar atje luftuan deri sa tre prej tyre u vranë. I katërti arriti të ikë dhe të i bijë alarmit, por sulmuesit plaçkitën arëshitat dhe i derguan tufat larg prej aty. Ullë Vuka ishte i zënë duke vënë sandallet e tij, kur ai dëgjoi thirrjen e alarmit herët në mëngjes. Pa u vonuar, dhe ende pa një sandalle, ai u nis duke nxituar. Tjerët ju bashkuan ati me shpejtësi dhe arriten që të takohen me armiqtë e tyre në kalimin e lumit Cem. Tripeshi u detyruan të tërhiqeshin prapa duke humbur katër burra në atë vendluftim. Burrat e Detailt i pren kokat e tyre dhe i vendosen në shtylla druri, duke u kthyer në shtëpi triumfalisht me tufat e tyre. Që nga ajo kohë, ata nuk paguajten më haraç dhe e ndan luginën e Budishes mes tyre. Gjysma ju dha Ivanajt dhe gjysma tjetër Gorajt, të cilët tani mbajnë emrin Budishaj. Pasardhësit e Detalit më pas u rriten dhe ishin të fuqishëm që se fqinjët ja u kishin frikën. Ata i vazhduan bastisjet dhe inkursionet e tyre që shkaktuan luftëra me fiset tjera, me Shkrelin, atëherë me Hotin, dhe pastaj me Koplikun, etj. Ata gjithashtu ishin edhe në konflik me pashallarët e Shkodrës, por gjithmonë triumfonin kundra ushtërive që pashallarët dergonin kundra tyre. Pashallarët duke perjetuar difsata të njëpasënjëshme, më në fund vendosen se ishte më mirë që t’i marrin me të mirë krerët e Kastratit, me dhurata dhe trajtim të mirë dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen. Kjo doli të jetë strategjia më e mirë për shkak se Kastrati ishin të qetë për një kohë, dhe madje edhe paguanin disa taksa, disa para për shtëpi. Në përfundim, njëfarë Tahir Beu, i familjes së madhe Qaushen u bë pasha i Shkodrës. Ai kishte planifikuar që të shëndrroj krishterët e Kastratit në status të barabartë më të gjithë Rajah tjerë (jo muslimanët). Ata ishin të dëtyruar të paguanin rentë feudale (haraç-tatimi kokë) dhe t'i nenshtrohen autoritetit ligjor të kadis (gjyqtarë myslimanë) si popullata që jetoninë në qytetë dhe rrethinë. Burrat e Veleçikut nuk ishin shumë të lumtur me këtë. Ata e konsideronuan gjakun që rrodhte në venat e tyre dhe i rinisen bastisjet dhe inkursione e tyre edhe një herë. Pashai pastaj mblodhi një ushtëri të madhe që u nis për në token e Kastratit. Detalet e kuptuan se ata nuk mund të perballeshin me numrin e madhë të ushtrisë së Pashës dhe morën gratë e tyre, fëmijët, bagëtinë dhe pasuritë e tjera me veti deri në shpellën ku paraardhësit e tyre kishin jetuar dikur. Vetëm të moshuarit mbetën në fshat. Ata ishin shumë të dobët që të dëmtohet nga ushtarët e Pashës.
Përshtypjet e Udhëtareve
Prifti Kroatë i Bosnjës, Lovro Mihaçeviq (1856-1920), i cili ka mbajtur një pozicion si provincial i provincës së re françeskane të Shkodrës, kishte vizituar Kastratin në vitin 1907: Të nesërmen u nisëm për Kastrat. Rrugët ishin me gurë dhe të pjerrëta aqë shumë që mundë të thyesh qafën. Mbasi u ngjitëm në kodër kemi pasur një pamje të mrekullueshme të Kastratit, malit Veleçik, dhe liqenit paqësorë që shkelqente të Shkodrës dhe rrethinat e saja të gjelbëruara. Larg në perëndim ishte Mali i Zi me fshatrat e tij Virpazar, Rijeka Crnojevica, Podgoricë dhe Žabljak. Nën malin flokë bardhë të Veleçikut ishte fshati i Kastratit para nesh me kishën e saj dhe famullitarin. Rruga vazhdoi nëpër shkëmbinjtë dhe gurë që ishte me rëndësi të kishimë më shumë kujdesë për kuajt sesa për veten tonë, sepse kuajt me këmbë të thyera nuk ishin gjë e rrallë këtu. Kastrati janë të sjellshëm dhe popullat e butë, të besueshëm dhe të devotshëm. Ata janë krenarë, por jo mendjemadh, të varfër por fatëkeq. Dhe ata kanë shumë deshirë të këndojnë këngët e tyre heroike me lahuta.
Edith Durham la këto përshtypje dhe informata mbi Kastratin, të cilën ajo e vizitojë në maj të vitit 1908: kur mbaruam vezët të fërguara me djathë dele, u nisëm përsëri për Bratosh në Kastratin e Sipërm (Kastrati i lartë) dhe shumë shpejt hymë në tokën e Kastratit. Udha kalojë pranë një mali e shkëmbinj të zhveshur gri. Kuajt, kafshët që na vinte keqë prej tyre, ishin lodhur jashtë mase dhe në këtë pjesë të rrugës ata vetëm çapiteshin. Poshtë atje, si një kopsht, shtriheshin fushat pjellore të Kastratit të Poshtëm, dhe liqeni i Shkodrës qe shkelëqente si argjendë në dritën e mesëdites. Ishte vonë, kur kaluan trembëdhjetë orë që ishimë në rrugë-kur ne më në fund erdhem në kishën e Bratoshit. Françeskan i ri në krye na bëri një mikëpritje shumë të mirë, dhe nëna e tij simpatike e vjetër kërceu gjithëandejë për të bërë darkën gati. Kastrati përbëhet nga një bajrak, ka 500 shtëpi, dhe si të gjitha fiset tjera, ka një histori të caktuar të origjinës. Prejardhjen e nxjerr nga familja e famshëm luftarake, Drekaloviqi i Kuçit, e cila rrjedh nga Berisha, dhe si mbas traditave gojore janë fisi më i vjetër ndër Shqiptar. Kuçi, që nga lufta e viteve 76-77, ka qenë i përfshirë politikisht brenda kufirit të Malit të Zi. Në fakt, ajo për herë të parë hodhi bajrakun e saj me Malin e Zi në vitin 1835, por, së bashku me Piperin, një tjetër fis që mundë të jetë pjesërisht gjak Shqiptar- u revoltuan në vitin 1845, kur Princi Danilo u përpoq t’i detyrojë ata të paguajnë taksa. Kryengritja u shtyp, por Kuçi u revoltua përsëri më vonë. Mali i Zi i ka borxhë heroizmit të Marko Drekaloviqit dhe aftësive ushtarake të tij per uzurpimin e territoreve qe ata posedojnë sot, i cili me fisin e tij, pasi i kishte luftuar Turqit e Podgorcës për shumë vite, dhe i semurë prej sundimit Turk, i bashkon forcat me Nikollen kur i shpallen luftë Turqeve. Ai është i varrosur në lartësitë e Medunit, fortesë Turke të cilën ai e kishte çliruar pas një rrethimi të rëndë, dhe emri i tij është i famshëm njësoj si në Shqipëri ashtu dhe në Mal të Zi. Kuçi janë kryesisht (krejtësisht?) Serbofon dhe ortodoks. Kur ata u bënë kështu unë nuk e di. Nga Drekaloviqi, para shumë kohë, erdhi një Delti me shtatë bijtë e tij në vendin e Kastratit. Ata luftuan personat që i gjenden aty, thuhet se ishin serbë, i mundën, i muarren tokat e tyre dhe u vendosën aty. Dhe nga Delti dhe shtatë djemët e tij sot dalin treqind shtëpitë e Kastratit. Dyqind të tjerat thuhet se janë me origjinë të përzier; një pjesë, nuk dihet së a është e vertetë, thuhet se rrjedhin nga serbët e pushtuar. Ata janë të gjithë tani katolik ose mysliman, dhe Albanofon por emrat i kanë serbë, sidomos Popoviqi, tregojnë se ata nuk kanë qenë gjithmonë ashtu. Qasja më të afërt për një datë që kam marrë ishte se Kisha e Grudës ishte më e vjetra në Malësin e Madhe, dhe ajo ishte ndertuar para 380 vjeteve, dhe se Kisha e Bratoshit të Kastratit ishte e treta më e vjetër- dhe është ndërtuar menjëherë pasi Delti ishte vendosur në këto troje. Ky deklarim, që Detli ka ardhur më pak se 380 vjet më parë, është shumë me interes, se duke ju referuar historisë së Skënderbeut në këtë vend, e bën qe Delti ka ardhur pas vdekjes së Skënderbeut (1467).
_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.