FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Falli

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Falli Empty
MesazhTitulli: Falli   Falli EmptySat 12 Feb 2022, 18:43


Mantika ose arti i parashikimit, falli, në gjuhën shqipe është përshkruar me dy folje: hedh fall dhe shtie fall.

Kjo na tregon që ka pasur dy mënyra të konceptimit të fallit: njëra që i ngjan lojës me zare prandaj thuhet hedh fall, ngjashëm siç hedh zarin; dhe tjetra shtie fall që ngjan me 'shtie brum' 'shtie kos' 'shtie turshi' etj., pra në rastin e dytë falli konceptohet si një lloj fermentimi, ashtu që ka dy faza, faza ku njeriu shtie fallin, dhe faza e dytë kur ai 'ardhet' andaj duhet shikuar rezultati. Nga folja 'shtie' rrjedh edhe fjala 'shtjes' 'shtjesët' që do të thotë orakuj. Pikërisht me këtë fjalë i emëron Naim Frashëri fat-thënësit e Dodonës.

Falli Falli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Falli Empty
MesazhTitulli: Re: Falli   Falli EmptyTue 09 May 2023, 19:15

Shpatulla. Besim popullor. Shpatulla e kafshës, sidomos e dashit, si fjalë e lidhur me lat. scapula, është përdorur nga fiset veriore edhe në fillim të shekullit XX për të parathënë të ardhmen, sidomos për punë vdekjesh, luftërash dhe moti.

Eshtrat e kraharorit të pulës, sidomos të pulave të zeza, gjithashtu ngriheshin e mbaheshin lart në dritë për të parashikuar të ardhmen. Të parathënat nga eshtrat e pulës kishin vlerë vetëm për atë që e kishte mbajtur pulën në fjalë të paktën dyzet ditë, përndryshe parashikimi vlente për atë që e kishte patur pulën më parë.

Falli Maxresdefault

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Falli Empty
MesazhTitulli: Re: Falli   Falli EmptyTue 09 May 2023, 19:21

Profecitë. Besime popullore. Shqiptarët u vishnin aftësi parashikuese sendeve të ndryshme të mjedisit të tyre. Më i rëndomtë në veri të vendit ka qenë parashikimi me anë të kockës së shpatullës (shih) të deshëve a të bagëtisë ose me eshtrat e kraharorit të pulës. Kohë të volitshme për të parashikuar të ardhmen e fëmijës qenë ato kur për herë të parë ai qethte flokët, priste thonjtë dhe i dilnin dhëmbët.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Falli Empty
MesazhTitulli: Re: Falli   Falli Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Falli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Adhurime-
Kërce tek: