FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rrapi i Jetëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Rrapi i Jetëve Empty
MesazhTitulli: Rrapi i Jetëve   Rrapi i Jetëve EmptySun 06 Feb 2022, 15:55

Përndryshe Lisi i Jetëve, Lisi i Botëve, etj.
Në Besën e Lashtë Ilire besohej se e tërë gjithësia gjendej në një lis të madh, ku ndahej në tri botë:
- Bota e Epërme, ku rrinin hyjnitë, ishte në Qiell, gjegjësisht në majën e Lisit
- Bota e Mesme, ku gjenden njerëzit gjenet në mes të Lisit
- Bota e Poshtme, nëntokë, gjendej te rrënjët e Lisit

Nga njëra botë në tjetrën mund të kalohej ose përmes një lumi nëntokësor, ose përmes shpellave, humnerave, duke u lëshuar me litarë, pastaj duke flutuaruar në shpinë të dashit, në shpinë të shqiponjës etj.
Lisi besohej se gjendej në mes të botës, edhepse në mite të caktuarae gjejmë në lindje ose perëndim.

Lisi i Jetëve përmendet në disa përralla shqiptare të cilat kanë zanafillë nga mitet e lashta ilire për hyjnitë, miti për Zisin që zbret në Botën nëntokësore, për ngritjen e Logetës në Botën e Mesme. Në Lis gjenden edhe një Shqiponjë me zogjtë e vet, dhe një Gjarpën - Grabofçi ose Grabovius ilir.

Lisin e hasim në mitin mbi Argonautët. Në radhë të parë vetë Friksi e Hela kur fluturojnë me dash, janë duke udhëtuar për në Botën e Poshtme, sepse dashi shërben pikërisht për të udhëtuar mes botëve. Bashka e Artë është varur pikërisht në degët e Lisit të Jetëve. Edhe udhëtimi i Argonautëve për në atë vend që ta marrin Bashkën e Artë, ka si prototip udhëtimin e Zisit për në Botën e Poshtme që të marrë diçka të artë, p.sh. ftoin që ia ka rrëmbyer Kuçedra, ose zogun e artë, etj. Të njëjtin udhëtim ndërmerr Herakliu për te i njëjti lis, në Botën e Poshtme për të marë Mollët e Arta të Hesperideve, të cilat në këtë rast na shfaqen në vend të Tri Të Mirave.

Lisi i Botëve na shfaqet pa ndërprerë përgjatë shekujve në veprat e artit religjioz ilir. Në radhë të parë në pllakat e Sabaziosit.
Kjo pllakë këtu kushtuar Sabaziosit, është gjetur në Shqipëri. Djathtas shihet Lisi i Jetëve, Gjarpëni Grabofç që përdridhet në të,

Rrapi i Jetëve Sabazios1

Edhe pllaka e mëposhtme, ka Lisin e Jetëve, së bashku me Gjarpnin dhe Shqiponjën. Këtu duket sikur Shqiponja mban njlë verojkë në sqep, rol të cilin në raste tjera e luan dallëndyshja.

Rrapi i Jetëve Sabazios2

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Rrapi i Jetëve Empty
MesazhTitulli: Re: Rrapi i Jetëve   Rrapi i Jetëve EmptySun 06 Feb 2022, 15:58

Në këtë pllakë të Sabaziosit, e gjetur në hapësirën dake, shihen edhe shkallët pranë Lisit, gjë që na bën me dije se në verzione të caktuara të mitit kanë qenë shkallët ato me të cilat kanë kaluar nga një botë në tjetrën. Poashtu Gjarpni shihet pranë Lisit.

Rrapi i Jetëve 21178-Copy

Pllaka më poshtë është e hyjnive Kalorës Danubianë. Këtu lisat janë të dyzuar, njëri nga lindja tjetri nga perëndimi, dhe Gjarpërinjtë poashtu të dyzuar, puqen në një pikë në qiell, ku kafshojnë një figurë e cila mund të jetë Dielli, ose Luani. Kjo e fundit është simbolikë e rrëmbimit që bën kuçedra në Kopshtin e Zotave në Qiell, kur rrëmben tre ftonj.

Rrapi i Jetëve 3-Cabiri

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrapi i Jetëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: