FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Meteoritët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Meteoritët Empty
MesazhTitulli: Meteoritët   Meteoritët EmptySun 06 Feb 2022, 15:34

Në terminologjinë shkencore fjala 'meteor' nënkupton çdo gjë që bie nga qielli në tokë: shi, borë, breshër, por edhe meteorite. nga këtu rrjedh emri i 'meteorologji' në lidhje me parashikimin e motit.

Ndërkaq, meteoritët janë lloj i veçantë meteorësh që janë trupa të ngurtë të mëdhenj, prandaj nuk avullohen plotësisht, por mbetet një pjesë që godet sipërfaqen e tokës me fuqi. Ndahen në meteoritë të hekurt (sideritë), të gurtë (aerolitë) dhe të përzier. Lloji i parë përveç hekurit përmban edhe nikel dhe ca më pak kobalt. Lloji i dytë përbëhet prej silikateve. Lloji i tretë ka strukturë sfungjerore, dhe është përzierje e substancave të lartpërmendura. 66% e meteoritëve të rënë në tokë kanë qenë të hekurt, ndërsa 26% kanë qenë të gurtë.

Në tokë kanë rënë meteoritë të vegjël sa grushti, por edhe meteoritë të mëdhenj me peshë deri në dhjetëra tona. Meteoritët e mëdhenj aty ku bien formojnë kratere.

Meteoritët rrjedhin nga shkatërrimi i asteroideve.

Në traditën shqiptare meteoritët njihen edhe si "guri i resë" ose "guri i rrfesë" pasi besohej se bie së bashku me rrufenë. Gurë të tillë adhuroheshin, konsideroheshin me fuqi magjike. Sipas besimit ata sillnin mbarësi e pasuri aty ku qëndronin, ndërsa kush e mbante nët rup nuk e kapte plumbi, prandaj kaçakët shqiptarë kërkonin shpesh gurë të resë. Një meteorit i tillë me madhësinë e grushtit, nderohej në lidhje me kultin e Kybelës në lashtësi.

Hekuri i parë i prodhuar në historinë e njerëzimit, ishte me origjinë nga meteoritet. Në Grenlandë ishte një meteorit i madh hekuri, ku vinin të gjithë eskimezët nga të gjitha viset ku ishin për të marrë hekur për prodhimin e veglave për gjueti.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Meteoritët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Përpikni-
Kërce tek: