Ky është njëri ndër ata studiues të rrallë, që punës së vet nuk i ka mbetur asgjë borxh. Francez, psikolog me profesion, ai u mor me shumë shkenca. Këtu po sqarojmë psikologjinë e racave dhe të turmave.
Gustav le Boni nuk besonte në vullnetin e lirë. Sipas tij njeriu ishte i kushtëzuar nga gjenetika e tij të sillej ashtu siç sillet. Në sjelljet e përditshme të njriut më së shumti ndikon "puna e pavetëdijshme e trurit", prandaj njeriu shumicën e zgjedhjeve në jetë i ka të gatshme.
Në çështjen e krijimit të karakterit ndikimin më të madh e kanë paraardhësit e largët, një ndikim më të vogël e kanë prindërit, dhe ndikimin më të vogël e ka ambienti.
SHPIRTI I RACËS - është tërësia e ideve dhe e ndjenjave, të lindura, të trasëguara përmes gjenesh. Bazat kryesore të racës psikike janë tri: Ndjenjat e përbashkëta, Interesat e përbashkëta dhe Besimet e përbashkëta. Këtë përbashkim psiko-racor e arritën romakët dhe anglosaksonët, prandaj këta dy popuj historikisht sunduan botën.
Racat ndahen në 4 lloje:
Racat e Larta = Indoevropianët (evropianë, iranianë, hindusë)
Racat e Mesme = Mongoloidët dhe Semitët
Racat e Ulëta = Negroidët apo afrikanët e zinj
Racat Primitive = Aborigjenët e Australisë dhe të Paqësorit
Këto raca ndryshojnë mes vete edhe nga niveli i zhvillimit mendor intelektual, por edhe nga karakteri, ndërsa popujt e ndryshëm të të njëjtit nivel p.sh. popujt indoevropianë mes vete dallojnë vetëm nga karakteri, pasi niveli është i njëjtë.
Ajo që ngriti Romën lart e më lart janë disa veçori psikike të nevojshme për këtë:
Këmbëngulja e pamposhtur
Energjia
Sakrifica për hir të idealit
Respekti absolut për ligjet
Shoqëritë fetare mbështeten te karakteri e jo te mendja. Besimtarët me karakter të fortë e përhapin fenë më shpejt, sikurse fetë dhe perandoritë nuk krijohen nga shkencëtarët e studiuesit, por nga njerëzit e çmendur, që shohin vizione, dëgjojnë zëra prapa pasqyrës etj.
Racat e ulëta i kanë njerëzit në të njëjtin nivel që të gjithë, ndërsa në racat e larta vërehet diversitet mes gjinive dhe kategorive të ndryshme të popullatës. Racat e larta kanë edhe individë të nivelit të racave të ulëta p.sh. rrugëve të Londrës mund të hasen pauperë e të pastrehë të nivelit të aborigjenëve, por aborigjenët nuk kanë njerëz të nivelit të racave të larta.
Sa më e qytetëruar një racë aq më të ndryshme janë janë mes vete kafkat e individëve të asaj race.
Gustav Le Boni përmend edhe problemin e atrofizimit, i cili ndodh kur njeriu punon gjithmonë të njëjtin profesion. Ai merr deformime profesionale, dhe bëhet i paaftë të bëjë punë tjera përveç asaj të cilën është mësuar ta bëjë.
Ai përmend edhe çështjen e përzierjes së racave psikike (një gjë me interes për punën e shqiptarëve), dhe ndër kushtet që nevojiten për shkrirjen e racave psikike përmend këto:
- Duhet të jetë numri i barabartë mes dy racave që përzihen, nëse njëri grup është më i madh thjesht e përpin tjetrin e asimilon dhe zhduk
- Duhet të kenë ngjashmëri të madhe (p.sh. përzihen gegë me toskë, por jo hungarezë me zezakë)
- Duhet të kenë kushte të njëjta jetese: i njëjti territor, i njëjti ambient jetësor, institucione të njëjta, besime të përbashkëta,
- Kryqëzimi duhet të ndodhë ngadalë, me përzierje graduale, kryqëzim të vazhdueshëm.
Sipas autorit arti i një epoke nuk duhet të frymëzohet nga një epoka që po lihet pas. Këtu e sheh gabimin e rilindasve evropianë, që bënë piktura me engjëj e profetë kristianë, kur këta në fakt përfaqë'sonin rilindjen e paganizmit ose klasicizmit. Sipas tij vepra arti për nevojat e qytetërimit tonë (kohës së tij) mund të konsiderohen Shtëpitë Pesëkatëshe, Urat Hekurudhore dhe Stacionet e Trenave.
Pra Arti duhet t'i përshtatet kohës.
As feja nuk mund të ndryshojë, sepse edhe ajo ekziston në mendjen dhe gjentikën e një race. Edhe kur prnohet feja e re, ajo nuk është tjetër veçse feja e vjetër me një emër të ri. Kështu hindusët e kthyer në islamizëm, në fakt janë politeistë, ku Muhamedi është një ndër hyjnitë e shumta hinduse. Fshatarët në Bretanjën e Poshtme (francë) u falen idhujve edhe sot e kësaj dite, spanjollët besojnë në fuqinë e hajmalive, italianët nderojnë si hyjnesha Madonat e çdo fshati.
Edhe Reformacioni ndodhi për shkak të racës: Nordikët (gjermanikët) u rrebeluan kundër Mesdhetarëve. Nordikët janë luteranë, mesdhetarët katolikë.
Edhe gjuha është e kushtëzuar nga gjenetika, aq sa nuk mund të ekzistojë një gjuhë botërore. Kjo do të ishte qesharake nga ata që tentojnë ta arrijnë. Sepse gjuha varet 100% nga psika e një populli. As përkthimet kurrë nuk janë adekuate, por vetëm një kuptim në vija të trasha i asaj që thuhet, sepse secila gjuhë shpreh diçka që nuk mund t'a shpreh tjetra. Të gjitha tendencat për gjuhë botërore kanë dështuar si psh latinishtja që nuk unifikoi askënd, por vetëm sa u krijuan gjuhë të reja neoromane, të shumta nëpër Evropë.
Përmenden edhe institucionet si diçka që rrjedh nga psikika e një populli. Asnjë formë regjimi nuk duhet të imponohet sepse nuk ka efekt. Kështu imponimi i demokracisë amerikane te hispanikët e Amerikës Latine nuk ka pasur kurrë sukses, sepse forma amerikane e regjimit u përshtatet vetëm anglosaksonëve.