Ndalesa hyjnore është e kjartë, dhe kjo është bërë e kjartë në mesazhin që ju e paskeni lexuar, ku ka qenë shkruar me shkronja të mëdha: GEBELEIZISI I NDALOI MARTESAT JASHTA POPULLIT.
Pra Gebeleizisi nuk tha provoje se mbase ua ruan fëmijëve gjuhën, sepse një gjë e tillë është të luash bixhoz me jetën tande. Sepse mbase ua ruan gjuhën, por mbase edhe jo. Me siguri kështu kanë menduar edhe ata shqiptarë që morën të huaja, menduan se ua ruajnë fëmijëve gjuhën por u doli e kundërta. Dhe sot janë shembull i të atyre që ndoqën rrugën e humbjes.
Poashtu Gebeleizisi nuk tha ktheje burrin në shqiptar sepse një gjë e tillë nuk ka si të ndodh. Kombësia është një vulë hyjnore që i vihet njeriut në çastin kur krijohet në barkun e nanës.
Pastaj duhet të mendosh edhe disa gjëra: çfarë ndjenjash do të ketë burri për një popull që nuk është i tij? Dhe si mund të ushqejë ndjenja për një popull të huaj? Çfarë burri është ai që heq dorë nga kombësia e vet?
Pra POROSIA HYJNORE është e qartë, ne i përmbahemi porosisë hyjnore dhe nuk bëjmë kalkulimet tona, se çka mund të ndodhë. Është e ndaluar të kalkulojmë sipas dëshirës duke e neglizhuar në këtë mënyrë porosinë hyjnore.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi