Ardiani
Numri i postimeve : 77 Join date : 18/03/2013
| Titulli: 5 maji dhe përmbysja e dëshmorëve Sun 13 Jun 2021, 17:44 | |
| 5 maji dhe përmbysja e dëshmorëveMë 5 maj në ish vendet komuniste dhe jo vetëm festojnë ditën e dëshmorëve. Por 5 maji nuk është vënë rastësisht si dita e dëshmorëve pasi është dhe dita e lindjes së kryekomunistit karl marx dhe në nder të figurës së pshurrtë të tij vendet diktatoriale me drapër e çekan e përdorën për të kujtuar ”dëshmorët”. Por kleçka nuk është thjesht kjo, në këtë ditë me qëllim nderohen vetëm përmendoret boshe të terroristëve trutharë partizan, dhe në këtë mënyrë harrohet çdo hero i vërtetë e cdo traditë e hershme. Duke nderuar partizanët shkëputet çdo copëz tjetër e historisë së kombeve, pra viti 0 na qënka koha kur komunistët fituan luftën dhe helmuan botën, njësoj siç bëri krishtërimi dikur kur u instalua globalisht dhe errësoi botën e antikitetit duke deklaruar se cdo gjë para ‘nesh ishte ”injorancë”, kështu na qenka dhe historia e botës edhe për këta mavit e kuq. Në shqipëri jo pa qëllim nderohen bustet komuniste nga politikanet tanë që nuk u shkëputën dot kurrë nga e shkuara e tyre politike dhe kriminale. Nga ana tjetër është dhe çështje bindjesh natyrisht. Por ne si ATP preferojmë të nderojmë figura si Gjergj Kastrioti, Isa Boletini, Çerçiz Topulli, Mithat Frashëri etj. dhe jo injorantët shqiptaro-jugosllav, me lopata e me drapër që kujtuan se mundën ”nazi-fashizmin” të cilin e gjith bota nuk arriti ta gjunjëzonte dot kurrë. Rëndësi ka se 5 maji shpërfillet në vendin tonë dhe askush nuk i shkon nga pas te marrëve që e kutjojnë vetëm për arsyet e tyre kuqalashe. Ne si ATP, po me 5 maj të 2019 kemi dalë zyrtarisht duke ngritur zërin për këtë maskaradë përmbysëse që i bëhet heronjve dhe dëshmorëve që lanë kockat për këtë vend të cilin janë duke e gëzuar disa fundrrina të kësaj toke. Dita e dëshmorëve duhet të ndërrohet, përrallat e kinostudios kanë marrë fund që kur humbët një pjesë të pushtetit me rrëzimin që ju bë bustit të Hamzait në vitin 1991. Burimi: Link | |
|