FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kamkacel

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1207
Join date : 17/03/2013

Kamkacel Empty
MesazhTitulli: Kamkacel   Kamkacel EmptyWed 28 Apr 2021, 23:27

Rasavizë ishte një lojë që ndryshe në Zadrimë është quajtur edhe Kamkizë, pasi kur luhej kjo lojë duhej të hidheshe me njërën këmbë mbi fushën e lojës. Ishte lojë për vajza si zakonisht, por jo rrallë luanin edhe djemtë e vegjël(fëmijë të moshave deri në13-14 vjeçarë). Në një vend të rrafshtë vizatohej fusha e lojës. Ajo mund të luhej me katër dupa(kuadrate), ose me dhjetë dupa. Sigurisht, mënyra e të luajturit ishte e njëjtë, por pak e shumë ndryshonin në disa rregulla dhe rezultate. Quheshin edhe Rrasavizë edhe pse për ta luajtur përdorej një rrasukë e vogël guri që lojtarja(lojtari) e zgjidhte sipas dëshirës së saj(tij). Kur ishte loja me dhjetë dupa; pesë djathtas dhe pesë majtas, lojtarja duhej të hidhej nga njëri dup(kuadrat) tek tjetri me njërën këmbë dhe kishte të drejtë të pushonte në dupin e pestë dhe të gjashtë. Lojën e fillonin me short dhe duhej nisur duke e hedhur rrasukën nga jashtë brenda dupit të parë. Dupi kishte pak a shumë madhësinë 50cm me 50cm ose edhe më pak. Rrasuka nuk duhej të binte në vizat kufizuese të dupit dhe as jashtë tij, pasi atë kohë radha do t’i kalohej lojtarës tjetër. Kur rrasa binte korrekt, ashtu siç thamë lojtarja hidhej kamkizë nga njëri dup tek tjetri deri tek dupi pestë dhe aty pushonte, d.m.th. e ulte këmbën e ngritur dhe kalonte tek dupi i gjashtë. Pastaj që aty duhej të kalonte përsëri tek secili dup radhazi me një këmbë deri tek dupi i dhjetë e përsëri pa pushuar fare duhej të hidhej tek dupi i parë dhe të përpiqej ta nxirrte rrasukën jasht dupit në drejtimin e hedhjes së saj. Edhe rrasuka, por edhe lojtarja nuk duhej të pushonin apo i ndeshnin vizat kufizuese të ndonjë dupi. Në se e kalonte me sukses dupin e parë, vazhdonte lojën duke e hedhur rrasukën në dupin e dytë dhe përsëri i përshkon dupat me një këmbë. Kështu vazhdon loja deri tek dupi i pestë dhe përsëri rrasuka me ndihmen e këmbës me të cilën kërcehet duhej vozitur nga dupi i pestë tek i katërti, pastaj tek i treti, tek i dyti e pastaj tek i pari dhe në fund të nxirrej jashtë, por pa gabuar e me shkelë vizat, ose me e lënë rrasen të bie mbi vizë, apo gabimisht me e ul këmbën e ngritur në tokë. Kur kalohen pesë dupat e parë, rrasa hidhet në dupin e gjashtë dhe pastaj kalohet nga dupi i pestë e në të katërtin e kështu me radhë. Kështu ndodh edhe kur shkon në dupin e dhjetë që do të thotë se duhej kthyr përsëri në të kundërt. Kur mbyllej një cikël, lojtarja(lojtari) kishte të drejtë të mbyllte njërin prej dupave sipas dëshirës. Në dupin e mbyllur kishte të drejtë të pushonte, por jo ta hidhte rrasukën, as gabimisht ta kalonte aty, pasi automatikisht dupi hapej e nuk mund të ishte më i bllokuar. Lojtarja tjetër, kur kishte dupa të mbyllur nga lojtarja tjetër kundërshtare, nuk duhej të kalonte mbi atë dup dhe as ta hidhte rrasën aty, por ta kapërcente pa e ndeshur, ndryshe humbte radhën e lojës. Në se lojtarja e dytë arrinte ta kryente ciklin e plotë të lojës dhe kishte dupa të mbyllur i zhbllokonte ata dupa që dëshironte dhe vazhdonte lojën e në të kundërt, kur nuk kishte dupa të mbyllur, mbyllte dupat e lojës sipas dëshirës së saj duke ia lehtësuar mundësitë vetës dhe vështirësuar veprimet lojtarës kundërshtare. Loja përfundonte nga mungesa e kohës dhe mund të vazhdonte një herë tjetër, ose në se njëra prej lojtareve arrinte t’i mbyllte aq dupa që lojtarja tjetër të mos kishte mundësi ta kryente lojen. Fitonte ajo, ose ai që kishte bërë më shumë veprime apo kishte arritur të mbyllte dupa më shumë se tjetra(tjetri).

Loja me katër dupa organizohej disi më thjeshtë. Edhe këtu lojtarja duhet ta vozisë rrasukën nga njëri dup tek tjetri duke filluar në krahun e djathtë para dhe pastaj majtas pa gabuar. Këtu fitohet loja kush bën më shumë seanca. Ndryshon nga loja me dhjetë dupa se këtu nuk mbyllen dupat; nuk ecet nëpër dupa pa vozitur rrasukën; nuk pushohet në asnjërin prej dupave dhe vozitja e e rrasukës duhet të bëhet në krah të kundërt nga dupi i parë tek i katërt dhe jo e kundërta nga i katërti tek i treti, i dyti dhe i pari e për ta nxjerrë jashtë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Kamkacel
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Lojna popullore-
Kërce tek: