Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1205 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Topthi Wed 28 Apr 2021, 23:20 | |
| Topthi ishte loja që luhej nga dy grupe lojtarësh me një topth të vogël bërë zakonisht prej leckash, ose prej leshi lopësh. Kur barinjtë kashaisnin lopët e tyre me fijet e leshit që mblidhte krëhëri i kashaisë krijonin një topth të vogël, por më së shumti e krijonin prej leckash. Kjo në mungesë të topit real prej lastiku, ndoshta. Edhe në këtë lojë duhej një terren i konsiderueshëm në përmasa. Njëra skuadër ishte në valle dhe skuadra tjetër kishte radhën ta gjuante topthin(ta hidhte topthin) në drejtim të dorës së lojtarit kundërshtar. Ky e gjuante duke e goditur me shuplakën e dorës dhe lojtarët kundërshtarë synonin ta kapnin atë në ajër pa rënë në tokë. Në se arrinin ta kapnin ndërroheshin pozicionet në lojë. Kur lojtari i vallës e hidhte topthin sa më larg të ishte e mundur, shkonte me vrap drejt një caku të shënuar më parë me marrëveshje dhe duhej të shkonte përsëri në vend pa arritur që lojtarët kundërshtarë ta kapnin topthin dhe të godisnin me të deri në momentin kur ishte ende pa shkuar në destinacionin përkatës. Nuk quhej në se goditja i vinte kur kishte arritur në cak, por në se goditej pa shkuar atje, digjej dhe futej në rreke duke ua lënë vendin palës kundërshtare. Siç shihet sipas rregullave të lojës kjo lojë ka ngjashmëri me kriketin në disa rregulla loje. Burimi: Linku _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|