Rrasabuç ishte loja që organizohej nga dy ose pak më shumë se aq lojtarë. Zakonisht meshkuj. Edhe kjo lojë zhvillohej në kushte terreni jashtë shtëpie. Merrej një rrasë e madhe guri dhe vendosej në një plan të rrafshtë toke. Rrasa zgjidhej sa më e madhe të ishte e mundur dhe sa më e rrafshtë. Në qendër të kësaj rrase vihej një gur gati në formë të rrumbullakët dhe nga lojtarët synohej që të goditej dhe të hiqej nga vendi me anën e ca rrasukave duke i gjuajtur nga një distancë e caktuar prej vetë lojtarëve, zakonisht rreth 5-6m distancë. Fiton ai që i pari e heq buçin(gurin) nga rrasa. Gjithashtu loja zhvillohet disa herë dhe fituesi është lojtari që ka më shumë rezultate në largimin(heqjen) nga rrasa. Ka një rregull në radhën e gjuajtjes. Më parë caktohet një shenjë dhe secili nga lojtarët hedh rrasën e tij të dorës drej cakut(shenjës) dhe kush i afrohet më shumë cakut gjuan i pari dhe pastaj ai që vjen pas tij e me radhë. Kur rrëzohet buçi nga rrasa loja quhet e përfunduar dhe loja tjetër fillon nga e para duke gjuajtur serish drejt cakut për të përcaktuar radhën e gjuajtjes së lojtarëve.
Burimi: Linku
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi