Rasash luhej në fushë apo kodra nga dy apo më shumë lojtarë të ndarë në grupe. Kështu formohen dy grupe me nga një ose më shumë lojtarë, por gjithnjë në numër të barabartë secili grup. Në distancë 30-40m larg nga njëri-tjetri, grupet vendosin nga tri rrasa guri në këmbë drejt njëra pas tjetrës me një distancë 20-30cm larg njëra-tjetrës. Secili lojtar i secilit grup gjuan në rrasat e palës kundërshtare me nga tre gurë të madhësive të ndryshme zgjedhur sipas dëshirës së secilit lojtar dhe synon rrëzimin e rrasave të palës kundërshtare. Fiton ai grup që rrëzon më parë rrasat e palës kundërshtare, ose rrëzon më shumë prej tyre. Kjo ishte një lloj bowlingu zhvilluar në kushte terreni jashtë shtëpie. Në zonën e Kashnjetit dhe të Mirditës kjo lojë është quajtur ndryshe “Kufithi” duke i konceptuar rrasat e ngritur nga pala kundërshtare kufinjtë e asaj pale që i kishte ngritur dhe synimi ishte rrëzimi i atyre kufinjve.
Burimi: Linku
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi