ENIGMA E EPIKADIT
Gjeniu ilir Epikadi thoshte se vetëm 2% e iliro-shqiptarëve mund t’a zgjidhin këtë enigmë. Athua i takoni edhe ju atyre 2% të cilët kanë aftësi ta zgjidhin?
Detyra: Pesë të rinj ilirë nga fise të ndryshme kanë vënë çadrat pranë bregut të detit për të zënë peshq. Secili prej tyre e ka çadrën me ngjyrë të ndryshme nga tjetra, secili ka nga një armë sulmuese të veçantë, pi nga një pije të veçantë dhe mban me vete pllakën relievore të një perëndie të veçantë të cilën e adhuron.
Pyetja: Kush e adhuron Redonin?
Udhëzimet:
- Molosi banon në çadrën e gjelbër
- Dardani adhuron Andinin
- Ardiani pi venën e kuqe
- Çadra e kuqe gjendet në anën e majtë të çadrës së verdhë
- Ai që banon në çadrën e kuqe pi medos
- Ai që mban shpatën, adhuron Zeusin
- Ai që banon në çadrën që gjendet në mes, pi qumësht dhie
- Ai që banon në çadrën e përhimtë, mban hark e shigjetë
- Dalmati banon në çadrën e parë
- Ai që mban heshtën, banon afër atij që adhuron Vidasin e Thanën
- Ai që adhuron Medaurin, banon afër atij që mban hark e shigjetë
- Ai që mban sopatën, pi sabaia
- Dalmati banon afër çadrës së kaltër
- Taulanti mban një 'sica' (thikë e madhe)
- Ai që mban heshtën e ka afër atë që pi ujë të thartë
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi