Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Riciklimi Wed 07 Apr 2021, 17:00 | |
| Ekologjia besëlashtë njeh dy lloje të ndryshme riciklimesh: - RICIKLIMI FIZIK, që nënkupton përdorimin e të njëjtit material për qëllime të ngjashme edhe një a më shumë herë tjera. Kështu qelqi, metalet, plastika, betoni, asfalti, qeramika, druni, letra, mund të përdoren disa herë, duke mos ndryshuar kiminë e tyre në thelb. - RICIKLIMI KIMIK, që nënkupton ndryshimin rrënjësor të strukturës kimike të materialit të përdorur, gjë që në shumicën e rasteve por jo gjithëmonë, ndodh nën ndikimin e organizmave të gjallë, dhe atë kryesisht mikro-organizma; kësisoji riciklohen mbeturinat ushqimore, bimore, etj., duke u shëndrruar në plehëra ushqyes për bimët; poashtu letra që ka hyrë në riciklim fizik disa herë ka humbur cilësinë dhe si përfundim i mbetet riciklimi kimik. Riciklimi kimik ndonjëherë kryhet edhe me anë të zjarrit ose me anë reaksionesh kimike.
Riciklimi fizik, kërkon në radhë të parë punishtet e caktuara që merren me pëprunimin e këtyre materialeve, dhe së dyti një sistem grumbullimi efikas. Secila familje ose lagje duhet të ketë shportat e mbeturinave të ndara sipas llojeve të materialit që hidhet, dhe përveç kësaj duhet të ndiqet politika "kulaç e kërbaç", ashtu që ata që hedhin mbeturinat në vendin e vet të shpërblehen sipas peshës së mallit që është grumbulluar ndërsa ata që nuk respektojnë rregullat të marrin dënime.
Ideja e riciklimit ndikon edhe në ruajtjen e ambientit, në ruajtjen e resurseve natyrore, në kursimin e hapësinës që përdorim, etj. Natyrisht kjo kërkon vetëdijësim të të gjithë popullatës, vetëdijësim ky që mund të kryhet në mësonjëtore, në faltore besëlashta, në media, diskutime punlike. | |
|
Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Riciklimi Fri 18 Mar 2022, 17:17 | |
| Nga Rita Nexhipi: Në Manila, rritja e derrave në oborr është një traditë e vjetër. Ushqimi i posaçëm për derrat është i shtrenjtë dhe shpesh pronarët e derrave i ushqejnë edhe me mbeturina organike. Është krijuar një rrjet grumbulluesish të cilët grumbullojnë mbeturinat e kuzhinës të restoranteve të qendrës së qytetit dhe ua shpërndajnë ato pronarëve të derrave. Fermerët i blejnë mbeturinat me gjysmën e çmimit të ushqimit komercial. Në Montevideo rritja e derrave në periferi të qytetit organizohet në forma të ndryshme: familja ricikluese mund ta ketë derrin në pronësi të vetë nga lindja deri në therrje, ose derrat i dorëzohen për majmje nga një person tjetër. Në Kajro mbeturinat organike të qytetit përdoren për rritjen e derrave në lagjet periferike nga kasta ricikluese. Rëndësia e tyre në pastrimin e qytetit u kuptua në vitin 2009, kur për të ndaluar epideminë e gripit të derrave u urdhërua therrja e gjithë derrave të qytetit. Rezultati: Kajro e gjeti veten të mbuluar nga mbeturinat organike të cilat nuk po përdoreshin më për rritjen e derrave. Një pjesë e familjeve ricikluese (ka ~70,000 të tilla në Kajro), e ndërprenë plotësisht riciklimin sepse rritja e derrave me mbeturinat organike të qytetit përbënte një pjesë të mirë të aktivitetit të tyre ekonomik. Në qytetin e Diadema-s, Brazil, po studiohet mundësia e mbledhjes së mbeturinave organike derë më derë dhe përdorimi i tyre në kopshte organike lokale. Një formë tjetër riciklimi e mbeturinave organike urbane është përdorimi i ujërave të zeza të qendrave të banuara për rritjen e peshkut. Burimi _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|