FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Priftëria Zalmokseane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Priftëria Zalmokseane Empty
MesazhTitulli: Priftëria Zalmokseane   Priftëria Zalmokseane EmptyFri 13 Jun 2014, 10:55

PRIFTËRIA ZALMOKSEANE Kulti i Zalmoksit ka lidhje të forta me mbretërimin. Platoni raporton se Zalmoksi ishte mbret i Getëve (Dakëve), por Straboni thotë se Zalmoksi ishte prift dhe ishte zoti më i rëndësishëm i Getëve. Ai kishte jetuar në një shpellë të një mali të shenjtë të quajtur Kogajon, ku vetëm mbreti dhe lajmëtarët e tij mund t’a vizitonin. Priftëria e shenjtë vazhdoi deri në kohët e Strabonit. Shpella duhet të ketë qenë vend i lashtë kulti ku adhuroheshin perënditë dhe priftërinjtë qëndronin aty. Herodoti tregon se Zalmoksi ishte fshehur në shpellë për tri vite dhe pastaj ishte rishfaqur në tokë. Një shenjtore e tillë është gjetur në Sarmizegetusa, kryeqytet i dakëve.

Ekziston një listë e priftërinjëve zalmokseanë që nga epoka e Burebistës 80-44 p.e.s. e deri te koha e mbretit Dekeballi 106 e.s.

Kjo seri priftërinjsh hapet me të mirënjohurin Decaeneus (Dekeneu), këshilltar i mbretit Burebista, që mund të ketë ndikuar mjaft në fuqizimin epushtetit të këtij të fundit. Dekeneu u mësoi dakëve filozofinë, fizikën, etikën, logjikën dhe astronominë. Veçanërisht ua mësoi sekretet e astrologjisë, revolucioneve të planetëve, fazat e hënës, matjen e madhësisë së diellit, dhe revolucionet kozmike. Gjithashtu ua zbuloi dakëve një kalendar mjaft intrigues, misteri i të cilit ende nuk është shpjeguar si duhet. Pasardhësit (pasuesit) e Dekeneut ishin prifti Komosiku dhe Korillo, që të dy më vonë mbretër të Dakisë. Me gjasë ky Korillo apo ndryshe i njohur si Skorilo ishte babai i Dekeballit, të cilin e mposhti Trajani më 106.

Një listë tjetër i radhit priftrinjtë sipas aftësisë apo rëndësisë. Jordani e vë të parin njëfarë Zeutas, pastaj Dekeneu, dhe i treti Zalmoksi. Emri Zeutas lidhet me emrin thrak Seuthas(prift).


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Mon 02 Mar 2015, 14:15, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Priftëria Zalmokseane Empty
MesazhTitulli: Re: Priftëria Zalmokseane   Priftëria Zalmokseane EmptyFri 13 Jun 2014, 10:56

Straboni raportonte për “ktistai” që ishin priftërinj që jetonin në përkorje dhe “abioi” (pa jetë). Straboni gjithashtu raporton se Zalmoksi u mësoi dakëve vegjetarianizmin. Sipas Posidonusit dhe Strabonit, devotshmëria e thellë e dakëve ishte e njohur në antikitet. Jordani raporton se zotërinjtë dhe priftërinjtë në Daki quheshin pilleati sepse mbanin plis (pilleus). Ndërsa populli i thjeshtë nuk mbante plis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Priftëria Zalmokseane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besarë-
Kërce tek: