| Lahuta | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 00:50 | |
| Lahutë:Vegël popullore me një tel, mbi të cilin luhet me hark me qime të përkulur që përdoret kryesisht në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë. Etim. Sokoli: nga arab=dru ( aloes); sipas Tagliavinit: “ Al’ud”. Në frëngj=leut dhe në italishte=liuto. Nga italishtja është përhapur edhe në gjuhë të tjera ballkanike.Në vendin tonë me lahutë këndohet eposi i kreshnikëve i cili është edhe repertori më i gjerë dhe i plotë muzikor i këtyre trevave. Përveçse këndohet me lahutë, dendur në vargjet e eposit, lahuta përmendet edhe me emër: Ia kan’ pru lahutën prej palnet edhe zharkun prej gomarit edhe qime t’kalit t’mazit, edhe at dorzën e kish prej thanet.Harku i lahutës ndërtohet nga degët e drurit të thanës të tërhequra me qime argeci. Trupi i saj përbëhet nga kasa e drurit dhe lëkura mbështjellëse e kasës e cila zakonisht është lëkurë keci. Ndërtimet më të zakonëshme të kokës së lahutës janë me kokë dhie që sipas Prof. Sokolit: koka e dhisë në bishtin e lahutës paraqet në mënyrë simbolike heroin tonë kombëtar-Skënderbeun. Këto quhen ndryshe edhe “ lahutë me Skënderbeg”. Lahutës i bijet ulur, këmbëkryq për tokë. Sipas Pater B.Palajt: lahuta asht vegël primitive dhe e thjeshtë. Përbahet prej nji kupzës së drujtë në trajtë vezake mbulue me lkurë, qi thirret shark, e ka nji bisht jo fort të gjatë. Sipas Misos: lahuta e malësorëve tanë të Veriut përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian dhe se shtëpia pa lahutë në veri quhet “ shtëpi e lanun”. Sipas Fishtës (i cili ka shkruar edhe veprën në vargje me titull “Lahuta e Malcis”) kemi: lahuta asht nji instrument fort i pëlqyem prej njerzvet t’maleve t’ona, me t’cillen ata kndojnë lavdin a se vajtojnë dhimbjen e tyne. Asdreni ka shkruar se: Zani i ambël i lahutës/Ky është kanga e Malësis’. E gjejmë të përdorur edhe si emërtim: “Lahuta e butë e Dukagjinit”, pjesa e dytë e Vell XI të “Visareve të Kombit, Tiranë 1944, me 22 këngë dashurie të trevës së Dukagjinit. Në vitin 1913, u krijua shoqëria muzikore teatrale “Lahuta”. E gjejmë të përdorur edhe me emrin gude.  | |
|
 | |
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 01:23 | |
| Fjalori i lahutës dhe pjesëve të saj:Kasha - pjesa lugore në tërësi, i thonë edhe krye, bludë, buzukTezgjahu - është kuji që shtrëngon kordën në bishtin e lahutës, i thonë edhe krek, gres, dyzenShkamthi - është samari mbi të cilin shtrihet korda, i thonë edhe kamanec, magjar dhe kalëArgeci - është harku me të cilin i bihet veglës, quhet edhe budar, ras, dorcakCapra - është lëkura e regjur me të cilën vishet lahuta Goni - quhet pushimi, pauza që bën lahutari gjatë ekzekutimit Isë Elezi, lahutar nga Rugova  | |
|
 | |
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 01:38 | |
| Lahutë e bërë prej kungulli nga Mirëdita.  | |
|
 | |
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | |
 | |
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 02:02 | |
| | |
|
 | |
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 02:03 | |

 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 02:04 | |

 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 02:05 | |
| | |
|
 | |
Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Re: Lahuta Wed 12 Apr 2023, 02:06 | |
| | |
|
 | |
Sponsored content
 | Titulli: Re: Lahuta  | |
| |
|
 | |
| Lahuta | |
|