FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lahuta e Malcis

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis EmptyMon 06 Mar 2023, 14:41

KANGË E PARË
CUBAT


ARGUMENTI
Shikim i gjithmarshëm i gjendjes historike të vjetit 1858 dhe
plani i poemit. Turqija, qi per pesqind vjet mbajti Shqypnin në
robni, nisë të ligshtohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret.
Shqiptarët zgjohen dhe mendojnë per te fitue lirin e deshirueme.
Ndeshen ne nji anmik tjetër. Knjaz Nikolla i Malit t’Zi, tuj pà
gjendjen e turbullt dhe ligshtin e Perandorisë Otomane, don të
bâjë të veten pjesen veriore të Shqipnis. Per t’i a mrrijtë këtij
qellimi e nxitë Cari i Rusis, i cili, nga ana e vet, synon të shtiej në
dorë Stambollen. I shkruen, prandej, nji leter tanë dredhi e
pegdhelje Krajl Nikollës tuj i premtue ndihmën e vet me bukë e
fishekë, mjaft qi ai mos t’a lâjë të qetë Turkun. Letren ia dorzon
lajmtari (Kasnecit) të vet. Mbas njaj udhtimit të gjatë shtegtari
kapet në Cetinë dhe dorzon shkresen.

LAHUTA – Kangë e Parë

Knjazi e këndon me vemendje, e pleqnon mirë me vehte,
mandej çon e thërret Vulo Radoviq-in, Serdarin e Vasoviq-it, bùrr
ky i fortë e trim, i urtë e guximtarë, dhelpnak e i tmershëm per
Turqt e Malit të Zi. Mbasi e merr me të mirë, me përgëdhelje e
premtime, e shtyen të formojë një çetë cuabash dhe me ta të bijë
në Vraninë. Dahet vuloja prej Knjazit dhe tashti s’mendon tjetër
veç të çojë në vend planet e Gospodarit (zotnisë ─ Mbretit)

CUBAT

Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
Krejt tu' e là t' mjerën në gjak,

Frymën tue ia xanun njak,
E as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
Kurr të keqen pa ia dà:
Rrihe e mos e lèn me kjà:
Me iu dhimbtë, po, minit n' murë,

Me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si 'i dèm, vu n' lavër spari,
Qi, ka' e vret zgjedha e kulari
Kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,
S'ndigjon me tërhjekun m'pluer:

E tue dhanë kryq e terthuer,
Tu' i dhanë bulkut shum mërzì,
Me u vu s' ryset për hullì
E as me shoq ai pendë me shkue:
Kështu Shqiptarët, të cilt mësue

S'i'n me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,
Pagë e t'dheta me i là kujë:
Por të lirë me shkue ata motin,
Veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
E as kurrkujë n' këto troje t' veta

Mos me i bà kurr tungjatjeta,
N'braz me Turk kurr nuk kanë rà
E as kurr pushkën s' ia kanë dà;
Por t'janë grì me tè e t'janë vrà,
Si me kenë tu' u vrà me Shkjà

E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligështue,
E nisë pat m' iu thy' atij hovi,
M' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:
E ato fiset e Ballkanit,

Zunë me i dalë dore Sulltanit,
Nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
Si Shqipninë me e skapullue
Zgjedhet t' Turkut : qi si motit
N' ato kohët e Gjergj Kastriotit,

Krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë
N'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,
Me i bà kurr mà tungjatjeta,
Kurr me i là mà pagë e t'dheta:
Edhe Flamuri i Shqipnisë,

Si fletë Engj'lli t'Perendisë,
Si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,
Me u suvalë prap n'tokë shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì:

Gërxhelì, por belaçì:
Na dyndë top, na dyndë ushtrì
Edhe del e bjen n'Shqipnì,
Për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
Shka merr Drinin për s'të gjatit

Der' n' Kalà të Rozafatit,
Ku ai me ngulë do' «trobojnicën»,
Do' m' ia vu Shkodrës «kapicën»:
Me bà Shkodrën Karadak,
Mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak!

Kà ndejë Turku e këqyrë haru,
Pika-pika lotët tu'i shkue,
Kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
Se Moskovi e ka rrethue:
Ka Stambollën muhasere!

Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zì
-Si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-
Për të buk'rën këtë Shqipnì,
Si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì.

M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.
Sa mirë n'armë na janë shtërngue!
T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
Si të Parët ua lidhshin motit
N'ato kohë t'Gjergj Kastriotit:

Me 'i kambë mbathë e tjetrën zdathë,
Gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,
Diku ngranë, diku pa ngranë,
Harrue grue, motër e nanë,
sy'n agzot, zemrën barot,

E si ai plajmi me furì,
T'kanë rrà ndesh Malit të Zì,
Për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,
Ku edhe trimat t'janë përlà:
T'janë përlà Shqiptarë e Shkjà,

Ballë për ballë ata tu'u vrà,
Fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:
Tue mbetë shakull përmbi dhè,
Mish për shpez e kaçubeta,
Gjithku kje ajo pika e djalit,

Gjithku kjenë sokola malit,
Pa kjà m'ta as nanat e shkreta.
Veç se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye,

Bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit
E 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:
Se jo veç qi Knjaz Nikollës
Nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,
Porsè as Mbretit të Stambollës

S'duen me i bà mà tungjatjeta,
E se dore duen me i dalë:
Se Shqipninë nuk po e kisht' falë
Perendia për çerkez,
Turq, manovë, likurazez;

Por për do sokola mali,
Qi «Shqiptarë» bota po i quete,
Për ta gëzue këta djalë mbas djali,
Der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalën e ka ndì':

Se ç'asht mbushë ai me mënì!
Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,
Gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
Por Shqiptari gjallë s'përpihej,
E as me u shkelë, besà, s'po lihej,

Kur po i mbushej mendja e vet,
Për Shqipnì me bà gajret,
N' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
Edhe kështu t'janë kapërthye
Grykë për grykë Turq e Shqiptarë,

Pa dhimbë krenash tue u thye
Si me thye kunguj npër arë.
T'i dha zjarm atëherë Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit,

Mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,
Si atij hangër ia kisht' palla:
Merr e mësynë m'Turk fulikare,
E si derrat me çakalla
T'janë mbërthye, t'janë kapërthye:

Haju, ngaju, çaju, vraju,
M' pushkë e m'top gjueju batare,
Gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
E npër fusha e npër gajusha,
Der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr,

Zgjedhe s' Turkut pështoi Shqipnia
E duel m'veti si dikùr:
Si premtue kisht'Perendija;
Por si dashtë, besà, lum vëllau,
S'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau.

Se s'ka dashtë Turku lirì,
Ma merr mendja; veç un s'dij
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
Ardhë i paska, qi nën themër
Rob Shqiptarët po don me i shtrue,

Edhe atë tokë ai me pushtue,
Për të cilën vetoi motit
Shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
Se Shqipnì dhe Karadak

Krejt me atë punë po i làte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bè t'madhe po e kisht' bà:
M' e ndie plak e kalamà:

Se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,
Se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:
Gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,
S'do t'u late as s'do t'u krifte,
As s'do t'dilte n'log t'kuvendit,

Për pa i hi Stambollës përmbrendit,
Për pa këcye mbi post të Mbretit,
Me u bà zot i tokës e i detit;
Edhe Europës tregun m'ia prè,
Mos m'e lanë me shitë, me blè,

Mos m'e lanë me çilë kund punë;
Por me bà qi ajo përdhunë,
Për me çue 'i grimë bukë te shpija,
Rob të ngelte n'kthetrat t'tija,
N'ato kthetra me gjak zhye,

Mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetër,
Si për fjalë ashtu për letër,
Mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,
Ai po e dite mirë e hollë,

Se isht' do punë me hi n'Stambollë:
Se isht'do punë Turkun me e thye,
pa sharrue vetë mbrendë me krye.
Prandej xèn ai me trillue,
M'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue:

M'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,
Qi me i qitë këta punë Sulltanit;
Me i qitë punë këta 'i herë mà para
Me trazime e punë t'pambara,
E mandej vetë prej Rusijet,

Si harusha prej pusiet,
Me i rà Turkut fulikare,
M'zhbì n'vend, m' e qitun fare;
Për pa bà me mend pleqnì,
Se me atë punë botën unjì

Mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì
Kur ketë punë e ka pleqnue,
Ka marrë trimi e n'odë ka shkue,
Ka ndejë n'tryezë e asht vu ma shkrue,
Me u shkrue miqve kah Serbia,

Kah Zagrebi e kah Sofia
Me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
Mbi Budin, m'çanak-kalà,
Edhe tok këta ndërmjet vetit
Mos m'ia dà të keqen Mbretit;

Por m'e nxitë, por m'e mërzitë,
M'iu vardisë si 'i ditë për ditë,
Herë për shtek, herë për kufì,
Tash me péng tash me pleqnì,
Por gjithmonë, po, pa kanu,

Veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
Merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,
Merr e 'i letër, ia angllatisë,
Me dredhì tue ia qindisë:

Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,
Falmëshëndet Cari i Rusisë,
Se zà t'madh për ty kam ndie
Qi jè trim e gërxhelì,
Qi jè burrë e kuvendtàr,

Me ta drashtë hijen anmiku,
Por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;
Pse qe ti m'atë rrasë Cetine
Më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,
E jè bà, po, gazi i dheut,

Tue mërzitë miq e kumbarë,
Veç e për bukë thatë në gojë.
Mje sa Turku, përbri tejet,
Dredhun çallmën m'vetull t'synit
Derdhë shallvarët ai pola-pola,

Rrin e ban kokrrën e pallës,
E as m'e pà ti s'mund ta shofish
Përmbas kodrës së pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
Ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë,

Jo se hi kè bulk n' e huejën,
Qi s'po ndihesh kund për s'gjalli?
Mo', bre burrë, se nuk ka hije
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
Edhe n'shpì me e shkuem ai motin,

Tue u ndeshë npër furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,
Me ato male të madhnueshme,
Me ato fusha të blerueshme,
Qi kurrkund s'jè kah orvate,

Me ia shkye 'i skundillë për veti?..
M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
S't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej,

Ka pasë thanë ai burri i huej;
Sa për bukë e për fyshekë,
Piqu n'mue, se t'i qes vetë;
Edhe kësulën vène n'sy,
Se të nget Mbreti i Stambollës:

Nuk ta là me t'prekë me pupël.-
Letrën kështu Cari e ka shkrue,
Edhe mirë e ka palue,
Ee ka mbyllë me dyllë të zi;
Ia ka dhanë kasnecit t'rì,

Me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.
Letrën n'gjì ka qitë kasneci,
Ka thekë kambët ai sa mund heci:
Ka lanë mbrapa fushë e zalle
Kapërcye ka bjeshkë e male,

Edhe dalë ka lum e shè:
Ka shtegtue për ujë e dhè,
Dér'qi'i ditë, tue marrun dilli,
Në Cetinë ka behë ai filli:
Shtjerrë opangat, grisun setrën;

Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
Me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.
Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,
E ka çilë edh' e ka këndue,
Tri herë rresht ai e ka këndue,

Tri dit rresht edh' e àsht mendue;
Mbasandej ai fjalë ka çue
Njatij Vulo Radoviqit,
Kerkserdarit t'Vasoviqit,
Qi me dalë me rà n'Cetinë,

Pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
Me flut'rue si gjeraqinë,
Për me u pjekë me «Gospodarin».
Njiky Vuloja Serdari
Kisht' pasë kenë nji trim i çartun:

M'e pasë randë toka m'e bartun.
Pa tè prè kund s'ishte marrë,
Pa fjalë t'tij ngarkue s'isht’ barrë,
Pague s'ishte varrë as gjak,
S'kishte vu nuse duvak,

As s'isht' dà gjyqë a pleqnì.
Pse edhe Turku i Malit t'Zì
Po e kisht' pasë shqipe mbi kry',
Mos m'e lanë me pà me sy.
─Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës,

Po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.
Paska marrë e shi në rrugë
Për tërthuer shtrika nji stugë,
Edhe i çueka fjalë tërthores,
Qi shka àsht Turk i Cernagores,

Mos me mujtë m'e shkapërcye,
Për pa là 'i dukat për krye.-
Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,
Larg e larg me i dajtun turri.
Fëtyra e tij porsi duhia,

Syni i tij, tanë zjarm e shkëndija;
Vet'llat trashë ngèrthye kulàr,
Porsi lesh derrit bugàr;
Vesh e m'vesh dega e mustakut,
Si dy korba lidhë për lakut;

Edhe i mbrrijte kryet në trà:
Burrë i atillë me sy me u pà.
Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,
Kishe thanë se àsht lè drangue.
Se këtè Knjazi fort e dote,

Fort e dote edhe e ndigjote;
Pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
Me ia prè mendja fort hollë.
Prandej Knjazi i çueka fjalë
Në Cetinë për ngut me dalë.

Edhe Vulja bjen n'Cetinë,
Pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
Tue flut'rue si gjeraçinë.
N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,
Atè Knjazi mirë e priti,

Mirë e priti e n'odë e qiti
I qiti duhan e kafe,
Edhe nisi kështu t'bajë llafe:-
Ku jè, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banè,

Ke s'po duke kah Cetina,
Ku kè miq e probatina,
Qi s'të ndërrojnë me sy të ballit?
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti?-

Për jetë tande ! si do' Zoti,
Merr e i thotë Vulo Serdari;
Pse sivjet, lum «Gospodari»,
Nuk ka pasë toka valigë,
E ka ardhë nji kohë e ligë,

Sa nuk dij si ka m'iu bà,
Për me pështue do rob e gjà,
Pse edhe buka asht tue na lànë.
Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë…
Se s'po gjenë cubi me ngranë…

Se s'po gjenë skyfteri mish…
Se ti e nxjerrë korën dy fish!…
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,
Se po e ban me lopë e qè,
Sa me mbajtë njerztë e kujrisë,

Jo se mà gjindën e shpisë…
A din shka, Vulo Serdari,
Ndiej shka t'thotë ty «Gospodari»:
Pështilli bashkë nja disa cuba:
T' idhtë si gjarpni ndër kaçuba,

T'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:
Edhe lëshoj ti kah Vranina,
Për me vrà ata e për me prè,
Për me djegun gur e dhè,
Mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë,

Tue grabitë e tue robitë,
N'daç me natë e n'daç me ditë;
Se un prandej të kam çue fjalë,
Der' n'Cetinë nji herë me dalë,
Pse dishka mue tash m'ka këcye,

Prap me Turk me u kapërthye:
Prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
Urtë me ndejun Turk e Shkjà.
E kështu, tue ligjërue,

Krye më krye tue bisedue,
Hollë e gjatë e ka qortue,
Si me u sjellë e si me u mprue,
Për m'e là Vraninën n'gjak.
E si vesht janë marrë me fjalë,

Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,
Edhe falë i ka do pare;
E i ka falë nji «xheverdare»,
Krejt n'argjand kondakun ngrì,
Mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi:

M'e drashtë vjerrun në sërgjì,
Jo mà n'krah të nji luftarit,
Jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,
Qi isht' me brè hekur me dhambë!
Atëherë Vulja àsht çue në kambë:

Ka bà Knjazit «tungjatjeta»,
Edh' àsht nisë malit përpjeta,
Udhës me mend ai tue përblue,
Si Vraninën me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis EmptyThu 30 Mar 2023, 20:06

KANGË E DYTË
OSO KUKA


ARGUMENTI
Më nji mbledhje Avdi Pasha, me dredhi, ankohet per mizori
e rrenime qi Vulo Radoviq-i kishte nisë të kryente në Vraninë.
Sunduesi „turqeli“ i Shkodrës, vetë i pa djalë, nuk gjen nji burr
shqiptar të zonë me i dalë perball të Malaziasit. Oso Kuka, djalë
Shkodranë, veshtron fjalen e Pashës, por kur ky pohon se
Shqipnija kishte mbetë në vasha (çupa), i vlon gjaku, nxehet dhe
mendon të qesë në Pashën. I urti s’ngutet. Ndal doren, por s’mund
pritet pa folë. Provon se Shqipnija ka djem si zana, të gatshëm
kurdoherë me dekë ku t’i lypë Mbreti, Atdheu, Kanuni, Besa e
Feja. Ai vetë zotohet me u provue me Cubat e Knjazit dhe me u
dalë hovin ase me u shkri në flakë të barotit.


LAHUTA ─ Kangë e Dytë


Në krye të javës Oso Kuka me 40 djelm të zgjedhun, « veshë e
mathë e m’armë shterngue – thue se krushq po duen me shkue »
rreshton me nji lundër në grykë të Bunës dhe nisen per V r a n i n ë.

OSO KUKA


Zot, ç' ká thánë njaj Avdi Pasha:
Paska mbetë Shqypnija m' vasha,
Qysh se s' léka mbrendë nji djalë,
N' at Vranine mue sod me m' dalë,
N' at Vraninë, m' at t'zezë terthore,

Kû mbe'n shkret sá armë mizore,
Kû mbe'n djerr sá tokë gratçore,
Kû mbe' n vithnat pa bagtí,
Veç prej cubash t' Malit t' Zí,
Qi po vrasin djelmt e rí,

Qi po mârrin lopët me viça,
Qi po presin dhênt me ogiça,
E po djegin kulla e stane,
E po thájn kaq zêmra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina

Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vrá atà e per me pré,
Per me djegun gur e dhé,
Veç si t, nisë degamë me né;
Pse dushmani âsht tue ndersy,

Tokët e Mbretít per me i msý,
Per me i msý e me i rrembý.
Nji djalë m' voter t' m' ishte llâ,
Paçë m' i a lânë t' âmen me fshâ,
Paçë m' i a lânë motren me kjá:

T' mjeren moter, ehu! pá vllá,
E n' Vraninë un kjeçë tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djalë nuk m' ká qillue;
E n' Shqypní nji djalë drangue,

T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.─
Kshtû ankoi Pasha turçelí.
Oso kuka paska ndí:

Paska ndí,po,e kênka idhnue:
M' sylah doren paska çue:
Me qitë m' Pashen ká mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet,

Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerrë s' e xuer mizoren,
N' fletë t' sylahit çatallue;
Veç pá folë s' mujt me u durue:
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë!

Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî'n e per Imâ'n,
T'bâj qi t' kjajë e zeza nânë!
T' bâj qi t'kjajë pa «exhel»tý nâna;
Pse n' Shqypní ká djelm si Zâna,

Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta:
E kû i lypë besa e burrnija,
Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
Kta mâ t’ parët jânë n’ fushë t’ mejdanit,

Kta mâ të rrebët janë n’ballë t’dushmanit :
Janë çelik per tef t’ taganit.
Marre vedit kurr s’ i lâmë !
Pá ksulë m’ krye pa opingë në kâmbë,
Na per Mbret e per Atdhé

Per kanû, per besë e Fé,
S’ druem me rá nder pré të thyeshme,
S’ druem me msý kalát e rrmyeshme :
E kahdo qi t’ bjerë Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndezë zhari,

Pushkë e besë pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktû e na thue :
Se n’ Shqypni nji djalë drangue,
Qi per mbret e troje t’ veta
Nuk i dhimbet gjâja as jeta,

Fort kerkova e s’ mund e gjeta…
Por s’ké faj ; pse zâni i zí
Aj ká dalë, po, per Shqypní,
qysh se erdh Pasha turçelí,
Qse edhè t’ hujve sod Shqyptari

Qiri m’ kambë do t’ rrijë qyqari,
Si punue né s, na ká i Pari...
Por po i lâm tash na kto fjalë.
Në Vraninë, qe , un jam tue t' dalë,
Cubat Knjazit me t’i a ndalë.

Veç t’i lypi un dyzet vetë,
Dyzet vetë, po, djelm të letë,
Qi të desin kû t’ zatesin:
Si mund t’léjn veç e n’Shqypn';
E po t’ ap besen e Zotit,

Se, pa u djegë un n' flakë t’ barotit,
S’ ká me u lshue per t’ gjallë Vranina.
Avdì Pasha kênka çue,
Osos doren ká shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka!

Se tý t’ thotë fjala edhè duka
Qi ké lé nji sokol malit.
Zgidh kû t’ jetë, po, pika e djalit,
Edhè del ti n’ at rranxë boke:
N’ at Vraninë, kû t’zezat loke,

Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,
Qi kan kthy rejat n’ gjiní,
Janë tuj t’ pritë si drita diellin.
Foli Pasha. Buzës s’ Cukalit,
N'krye t’javës, dielli kur u çue,

Per me shndritë mbí kobe të shekullit,
Kû e perbuzne shuen e drejta,
Qafës s’Kalás, qe, çeta e Osos
Po mêrr rrugen kah Vranina.
Çetë e vogel, por kreshnike:

Dyzet vetë mâ s’ janë me t’ njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n’ vrrî,
Jo per dukë e per pashí,
Por per zêmer e trimní:
Oso kuka na u ká prî.

Oso Kuka, ‘i rrfé prej qiellit,
Shoq nuk ká kah vrân e kthiellet.
A she’ i herë, ka’ i bje sokakut,
Se ç’ m’i bâjn t’ gjith tungjatjeta!
Se ç’ permnershem xheverdarja

M’ i flakon mbí sup të krahit,
Si ajo rrfeja n’ natë thellimit!
N' fletë t' sylahit folé bollash
Çatallue i ká dý kuburet:
T’ mnershemet motra t’ t’idhtë taganit,

Qi ndermjet u rri kercnue.
Veshë e mbathë e n’armë shtrengue,
Shtatin div, e sý’ n si zhgjeta,
Oso Kuka n’ jelek arit,
Pash e m’ pash po i bjen pazarit.

Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,
Soko Tona i Gurit t’ Lekës;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permendë m’ kto male t’ ona,
Si per bukë n’ shpí t’ tij të ngranme,

Si per pushkë e besë të dhanme.
Thonë se i ká nja trí nishane,
Trí nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.

Mbrapa i shkonin qa' i biri i t’ mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vînë dý rê mizore,
Dy djelmoça prej Zagore:
Kaçel Doda e Kerrni Gila:

Rritun mocë si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ç’ kan me t’namë dý vasha t’ reja:
Ç’ kan me t’ nam dý bija nane
N’ ato mrize e n’ ato stane,

Kúr, kercunat, kan me ndí,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t’ ri,
Me i perpjekë me Mal të Zí.
Po a thue e njef njat kime-zí,
Qi e ká ballin si siní,

Qi e ká sýnin si duhí,
Qi i ká shpatllat si nji arí ?
Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit
Prej Kabashit t’ Dukagjinit :
Trim i çartun, trim si Zânë,

I pá tatë edhè i pá nânë,
Dy gur njitë, thonë, s’ i ká lânë.
Per mbas ktij vjen çeta tjeter,
Do mâ t’ rí, do prap mâ t’ vjeter,
Por t’ gjith mocë me trimëní :

Me trimní e me bujarí :
Veç, per dukë e per pashí
Dán mâ n’ shâj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli ;

E nder t’gjith porsì hýll drite,
Preng Markola prej Mirdite :
Lypë per pushkë ky e per pleqní
Q’ mêrr prej Shkodre e n’Peshkopí.
Veshë e mbathë e m’ armë shtrengue :

Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja’i po i bien Pazarit,
Si ajo rê qi prej Tivarit
Njitet zí terthoreve t’ona,
Per me shkrepe ndokahe t’ e vona:

Edhè kapen m’at breg Buene,
Kû n’ nji lunder u rreshtuene.
Vend n’ at lunder t’ gjith kur zune,
Rrqase âsht lundra e veli u nde,
Edhe nise âsht porsi rê,

Tuj çá valen nper Liqê:
Tuj çá valen kah Vranina,
Kû po bâte nâm Cetina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis EmptyThu 30 Mar 2023, 20:06

KANGË E TRETË
PREJA

ARGUMENTI
Epizod i thekshëm vrasjes së Vraninasit Avdi Hisës,të cilit
Vuloja merr petka e armë bashkë me tufen e gjâs. E motra Avdís,
zemër-plasun, kah shef vllán në vig, e vajton përmallshëm. Vaji i
saj bâhet edhe ma i pikllueshëm kúr ajo ankohet i vrámi s'la
mashkull mbrap per t’i a mârrë gjakun.Porositë,zogun e zí qi
Avdís ká per t’i kendue mbi vorr,qi ai të bâhet lajmtár në Shqipní
per kobin easajë dite.Oso Kuka,ndigjon brimën e motrës vajtore
dhe mbushet me mní kundra gjaksorëve malazez.Vendos me i u
bâ vllá Avdís dhe me i a marrë gjakun.
Thrret shokët e me ndihmën e tyne dán me i a këthye
nderën Shqipnís. U vêhet per gjurmë cubavet me djelmt e vet
sokola.Në breg t’Moraçës kërset mâ e para pushkë, pushka e
Preng Markoles nga Merdita kundra Malazezve.

LAHUTA – Kangë e Tretë

Vlon lufta.Dy prej çetës së Vulo Serdarit vriten,tjerët lanë gjan e
plaçkat e vehen në të hikun.Vetëm Vuloja s’e shpejton hapin:
s’ishte burrë që trmbej; por mjerisht s’ka kush e ndjekë…
Osja është habitë, përse në çetën e tij mungon Kerrni Gila nga
Zagorja. Gjaku ishte pague dy për një, prandaj Shqyptarët duen
me këthye. Rrugës, Oso Kuka heton Kerrni Gilen, që tash sa koh
ishte zanë në bejleg me të Malazijasin Jovanin.
Prejse të dy trima, ende s’ kishin mujt me e da luftimin e ashpër.
Kerni, tuj pa prijsin , turpnohet. Sjellë me tanë fuqi me taganin e
përgjakun në anmik, por ky kishte ndodhë jetë-gjatë.Osja u hin
ndërmjet e e ndan dyluftimin.I lidhë varrët anmikut e e lëshon të
kthej shëndosh te shpija. E porositë, veç, që t'i bajë me dije
Gospodarit të vet që aty e mbrapa mos t’a rrejë mâ at as të tjerët
me msy tokat shqiptare.

VRANINA

Vall,kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja, zog i true,
Si mos kurr âsht tue vajtue
N' at Vraninë, n'at t' zezë krahinë,
M' breg t' Liqênit n' at kodrinë?

A mos kján hallet e veta,
Persé zì i shkon moti e jeta,
Bír as bí pá rritë e shkreta?
Qyqja vehten s' âsht tue kjá,
Bír as bí pse e mjera s' ká;

Por po kján ajo nji moter,
Qi ka mbetë sod qyqe n' voter,
Sod qi kputë i âsht kulmi i shpís:
Kján qat motren e atí Avdís!
Jo, po, âsht vrá, thonë, Avdì Hisa,

Mriz kah bâte nên dy lisa,
Nên dy lisa n'mal t' Vraninës:
E vrau Vulja, i biri Shkinës!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vraninë fort âsht randue:

Nuk lên_ kál, jo, me shtektue,
Nuk lên çikë, jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djemt e rí,
Ke po i kthen nuset n' gjiní,
Ke po i veshë_ nanat në zí.

Edhè u çueka, zogu i shkinës,
Me tremdhetë cuba t' Cetinës,
Me msy mrizet e Vraninës:
Po isht' kênë kandun mishi i dhís:
Edhè u ndeshka m' mriz t' Avdís.

Qaj Avdija vrik piskati:
Ndalo, Vula, mustak-giati:
Ndalo, Vulo, me caruqe,
Pse s' t' i lshoj, jo, dhít e kuqe,
Per pá e lá mrizin me gjak:

Edh' e drodh t' zezen bershânë
Qi e kisht' pasë moter e nânë,
Kinsè, i mjeri, zjarm me i dhânë;
Por prej Zotit s' kisht' kênë thanë;
Persè i shkrepi n' dorë bershâna ,

Shì kur dashtë s' do t' i a kisht' nana.
Po, por Vùloja i terbue,
Qi per pushkë ishte gatue,
M'karajfile i u shterngue:
Dekun m' tokë e la pushue.

Edhè u turr m' tê i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i a zdeshi xhamada'n
E i a xuer edhè taga'n,
E i a muer pushken e giatë,

Si nder burra s' âsht zanát;
Mandej dhít i vên perpara,
Edhè u grafë nper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vraninës,
Fort po e ndjekë cubi i Cetinës,

Fort po kján nji e bija e Turkinës:
Fort po kján e fort po fshán,
Dekun m' vig kah shef të vllán:
Kur ká dalë qaj hylli i dritës,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Mbí ato suka t' Podgoricës,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Ti m' i a vûne pushken krahit,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Edhè m' dole m' derë të vathit,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
E m'i a lshove zânin skjapit,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Me i lshue podit e livadhit,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Me ilshue m' ujë - m' at ujë t' Moraçës
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v á!
Qyqja motra tue t' kundrue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Porsì lis me degë prarue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Lis me mâje të lulzue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Se me ç' vashë tý me t' fejue;
O vllllau ii êm,, o vlllla!O v au ê m
o v a!
Por qe Vùloja, 'i drangue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á
Me tokë t' zezë tý t' ká martue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Armë e petka tue t' shkretnue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Nanë e moter tue t' zezue,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
T' zezat qyqe tash këndojn,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Nanë e moter t' u ndihmojn,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Pse mâ udhë per tý s' kundrojn.
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Tash këndon nji zog i zí,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Kah t' flutrojë neper Shqypní:
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
o v á!
Kurr ket pûnë un s' e kam ndî,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m
Se ká mbetë kund gjak pá u kthye,
O vllllau ii êm,, o vllá!O v au ê m o v
á!
A me pare a se me krye,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v
á!
Veç ká mbetë njaj gjaku i Avdis,
O vllllau ii êm,, o vllllá!O v au ê m o v
á!

Qyqja motra, vaj, e Avdís!-
E ndien Lqêni edhè Vranina,
Edhè e ndieka aj Oso Kuka;
Vaj'n e ndieka e m' kambë u çueka:
- Hani djelm! e ju vraftë buka!

Eh ju vraftë buka e Dauletit;
Eh ju dhaça ujüet e detit,
Po s'u muer_ sod gjaku i Avdís,
Po s'i u kthye ndera Shqypnís.
Çou bre, Soko, e mund t' i xâmë!

T' mos t'i májm cubat me vjâmë,
T' mos t'i lame çikat me nâmë.
Proh! Ti o Zot,kur na janë çue,
Mbathë e zbathë – si kan qillue
E i kan rrokun armët shqyptare,Njato ltina e xheverdare

Njato t' bardhat n' zâ breshâna
E i kan njitë njatà tagâna,
E i kan vû njato calina,
Se ç' ushtimë ká marrë Vranina!
Porsì,kur ndokush t'i nguce,

Dalin grêthat jashtë biruce,
Njashtû turr per derë t' kaushës
Djelmt e OSOS rrâjn drejt fushës
Kû kisht' krisë e zezë potera,
Motra e Avdís kû kjate e mjera.

Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por seicili vrap po ngitka,
Petku çohet do t' i u préka,
E jo mâ se po i pret deka!
S' âsht tue dreshtë, jo, kush rrezikun,

Kah per gjurmë po ndjekë anmíkun;
Veç se i lngon setcillit zêmra,
Ke mâ e letë s' i ndolli thêmra.
Syt u qesin flakë e shkndija
Kah t' frigueshem, si duhija,

Qi kalon me t' rrebtë zhumhuer,
Fushës i bjen kryq e terthuer,
N' dorë tuj mbajtun pushkët arbnore,
Qi u flakojn neper terthore
Porsì rrfeja n' atë mizore.

Si 'i langue, qi, dalë me gjue,
Endet malit pà pushue,
Dér sa t' jetë «per erë» pá u vû:
Djelmt e Osos njashtu ngasin,
Veç me cuba si mund t'hasin,

S' kerset, jo, nji pyllë mâ teper,
Kur mêrr zjarrë ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkretë,
Sod qi i bien Shqyptarët e letë,
Vrap tuj ngá poshtë e perpjetë:

Thue se kamnve u kan vû fletë.
M' breg të Moraçës nder do zhavare:
M' breg t' Moraçës drejt Bjellopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Mariola prej Mirditet,

Nder shokë t' vet porsì hýll dritet,
I pau cubat aj mâ i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadalë, bre zogu i shkinës,
– Se s' i a mêrr ti gjân Vraninës,

– Me kênë vetë Knjazi i Cetinës!
Prenga Mirkos i vikati,
M'« xheverdare », edhè i ndêi gati.
Krisi pushka, atëherë, batare.
Krisi « ltinë e xheverdare »,

Edhè ushtoi duhma e breshânës
Me u dridhë fmija n' zêmer t' nânës.
E pse trimi m' trim si t' hase
E n' log Zânash si t'kersase,
Si t' kersase pushka, or vllá,

Rrallë pá gjak se mujm me u dá,
Pavloviqi ktû edhè u vrá:
Pavlloviqi u vrá n' pushkë t' para,
Ka' u grahë dhive neper ara.
Kúr pau Vùloja se shoku

I kje vrá, e se pataloku
Per tê s' isht' nji ved bejlegut.
I lshoi dhít edhè u nis bregut.
Me dorë, burra! – sa i mujt zâni,
Briti Osja atbotë si ulâni,

Edhè m' shpinë aj zhgjetë i u lshue
Me djelm t' vet, porsi 'i terbue.
Se si, kur t' u bjerë skyfteri,
Hikin pulat nper kaçuba?
Njashtû atbotë, hikne ata cuba.

Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' teposhtë, kush kah perpjeta,
Veç se Vulja, çue dollâmen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kâmben:
Kisht' kênë trim, eh i bâsha gjâmen!

Por shka? Sod s' i heci e mara,
Pse edhè 'i shoq i a fiku Tara.
Tara Pllumbi i Jegumirit
I rá krés shi njâjë mâ t' mirit,
Njajë djaloçit prej Zaçirit,

Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Kû e ka Osja edhè nji djalë?
Kû e ka Osja et Kerrni Gilen,
Qi s'i a dàj kund « karaifilen»?
A thue ti, pse ndolli i rí,

E pse e dí qi per tê n' shpí
Rreh nji zêmer plot dashtní,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta
E rrin mshefët nder shkorre e mbreta?
Nuk âsht mshefët, jo, Kerrn Zagorja,

Kerrn Zagorja - rê mizorja;
Por âsht ndeshë aj me Jovanin,
M' breg t' Moraçës tue da mejdanin.
Por per vrap s' kisht' kerrçikun;
Prandej shokët e lane mbrapa,

T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
« Urra! » m' shpinë, atbotë, si bisha
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t' uj't,
M' « karaifile » m' nja tue e gjujtë,

M' nja tue e gjujtë, por veç per ânë:
Gjallë me dorë dote m' e xânë,
Por me dorë nuk xêhej djali,
Pse kisht' kênë nji sokol mali:
Kisht' kênë Shkjau, po, me trí zêmra!

Tek e ndieu Kerrnin te thêmra,
E hodh pushken m' nji ferrmanë,
Edhè xuer aj t' idhtë tagâ'n,
Qi kisht' fikë mâ se nji nânë;
E t' u dredhë ka' i Zagorjani,

Kshtû po mêrr e i thotë Jovani:
Mos t' rrêjë mendja, or trim i rí,
Se e koris Malin e Zí,
Tuj t' rá n' dorë si nji baxhí;
Por, n' jé i armve e n' jé Shqyptár,

E per n' jé ndopak bujár,
Xír tagâ'n, e n'kjoftë gjykue,
N' bejleg kryet shkurtoma mue.
Na i ndêi gati edhè i piskati:
Si tagan, si pushkë të giatë,

Jam Shqyptár, e i kam zanát;
Edhè cubi i Malit t'Zí
S'ká per t' m' msue besë e burrní...
Por, merzitë mbasi t' âsht jeta
Me cubní e me pûnë të shkreta,

A ti ktû ké me marue;
Kerrni Gila pse m' thonë mue,
Edhè nxuer tagâ'n prej millit:
Ç'ka flakrue m' at rreze diellit!
E si pushken m' tokë e uli,

Báll per báll Jovos i duli.
Or Shqyptár, qi tash n'e vona,
Tuj perbuzun Fé e zakona,
Veç mbas shpinet msyn anmikun,
Hec e shif si dredhë çelikun

Kerrni Gila e njaj Jovani:
Shif si dahet, bre, mejdani!
Kryq taganat i zateten:
E si t' ishin flakë e agzot,
Lum e lum per t' Madhin Zot!

Se ç' filluene me vringllue,
Si dý rrfé. Ehu! Tue flakrue.
Shkrepshin shkndija ndaj perpjetë
Porsi m' kullmë prej hekurit t' nxetë,
N' ajr tagânat ka' perpiqshin,

Kryet shoshojt atá ka' i ndiqshin.
Djersë e gjak xû me ─ u kullue;
Por s' xû asnjâni me u ligshtue,
Mu_ mâ fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji arí

A me pushkë a─ m' hekur t'zí,
Jo veç se prej dhimës s' topitet,
Por mâ teper vjen e nzitet,
Edhè, msyn,n' furi t' terbueme,
Me gjak t' vet armen t' tritueme:

Njashtu atbotë atà dy trima
T' shpejtë nga dora si vetima,
T' rrebtë ka' e sjellma porsì rrfeja,
Mêrrshin turr me fuqí t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem,

Shkumë e gjak prej gojës tu' u shkuem.
Kur i a behë, qe, n' at fushore
Oso Kuka, rrfé mizore,
Kah po kthete asajta n' shpí
Me dy rob edhè me dhí,

Qi kisht' marrë prej Malit t' Zí.
Oson Kerrni tuj e pá
Disi marra atbotë i rá
Ke nene s' kisht' pré anmikun;
Prandej çon të prehtë çelikun

Edhè e siell me kaq furí,
Qi t'kisht' ndeshë n' cub t' Malit t' Zí
Fíll per gjysë, tham, kje tu' e pré.
Por jetë-giatë cubi kisht' lé;
Pse ndermjet tagâ'n i a qiti

Me tê deken edhè e priti.
Kur tagânat janë zatetë,
Fort shunglloi Vranina e shkretë.
Edhè u kpu'n t' dy per mjedisit,
Si t' ki'n kênë dý krande lisit.

«Jam ndermjet!» atbotë vikati
Oso Kuka edhè u ndêi gati.
U ndêi gati me i shkatrrue,
Pse me dorë kjenë t'u pushtue.
«Trima, mjaft pask'ni luftue:

Dikû veç nuk ká kênë shkrue.»
Zûni Osja atëherë me u thânë,
«Dikû shkrue veç nuk ká kânë
Njâni tjetrin dekë me e lânë... »
Prá ti cubi i Malit t' Zí,

Prehi kâmbët e dredhò n' shpí,
E thuej nânës e nuses s'ré
(Per n'i paç ti kund n'at dhé),
Se per s' dytit sod ké lé.
Jem'tue t' falë, po, n'ket ditë t'sodit

Pse, me giasë, qi kênke rodit.
Por ket fjalë shokve m' u a thuej:
T' mos u rrêjë njaj Cari i juej
Se sundon mbi né kurr Nika,
Per pá mbetë Shqypnija m' çika.

Ndoshta t' dám na jem' nder veti;
Por kû né t'na lype Mbreti,
Por kû Shkjau t'na ngasë n'vend t' t' Parve,
Per ket besë, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtênë – mêrr vesht,or, djalë

Kan me u gjetun krejt me 'i fjalë...
Njâ as dý mâ nuk i a bani,
Por,si i a lidhen varrët e shtatit,
Rroku pushken e u nisë dhpatit:
Lum! E lum! po, kopilani

Pse i u kput n'at ditë tagani...
U nis shpatit per Cetinë
E Oso Kuka per Vraninë,
Per Vraninë, kû kndonte Zâna:
Ke bje dielli e ke mêrr hâna

Oso Kukë nuk bân mâ nâna
As n' Begllerë as n' Kapidana!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis EmptyThu 30 Mar 2023, 20:17

KANGË E KATËRT
VRANINA

ARGUMENTI
Shëndrrimi i gjendjes në Vraninë ban qi kryeqyteti i Malit të
Zi, Cetina, të shqetsohet. Shkjaku i këtij ndryshimi âsht Oso
Kuka. Përshkrimi i hollsishëm i kreshnikut Shqiptarë. Knjaz
Nikolla thrret krenët e Malit të Zi dhe çilë mbledhjen tuj u
paraqitë gjendjen e Vraninës dhe planet e veta. U paraqet të
pranishëmve premtimet e Carit të Rusisë, premtime, premtime, të
cilat nuk mund të çohen në vend per pa hjekë qafet trimin
Shkodranë. I pari, qi merr fjalën mbas Knjazit, âsht i Cetinjani,
Mirkja. Ai vetë, si Knjazi, pohon trimnin e Shqiptarëve, por
çashtjen s’e bjen të disprueme shumë. Me Shqiptarë – thotë – kur
s’punon trimnija, ka me punue dredhija e parja, të fitmet e dasija. Per mos me bjerë kohë
ai lyp prej Cetines 700 vetë e 400 prej Biocet nën Ghukoviq Peren.
Vet a vendosë të dalë në V r a n i n ë.

Autori thrret Zanën per t’i lajmue Osos vendimet e mshehta
të Cetinës. Pergjegja e Zanës âsht nji ankesë e pervajshme jo aq
per dekë t’Osos, (Kukës), sa per pleqni të bame me coptue tokët
e Burrit, të Lekës e të Kastriotit. Mbyllë kangën nji kushtrim
i thekshëm, që poeti u sjellë Shqiptarëvet, e sidomos drejtusavet,
te ndjekin shembullin e kreshnikut Shkodranë dhe të desin, si ai,
perpara se të lanë me coptue vendin e të Parëve tuj bjerrë Fè e
zakone.


VRANINA

Vojti fjala ka cetina:
Vall ç' po bân mbi Shkijé, Vranina!
Vall ç' po bân Vranina m' Shkijé,
Rob tue záne e gjind tue pré:
Tue pré gjind, tue zânë hajduka,

Qysh se duel njaj Oso Kuka!
Oso Kuka, i' burre Shkodranë,
Shoq ne Shkoder, thonë, s' ká lanë
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanát i ká Shqypnija.

Kalashan e sý - pergjakun,
Mje m' sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thonë, kur t' flase,
Dridhet fusha kah t' vikase;
E kah t'dredhë të rrebtë tagâ'n,

thue se rrfeja shkrepë per ânë:
Kaq vringllim aj shkon tu' i dhânë!
Edhè e ká nji xheverdare,
Xheverdare pushkë vrastare
Qi, ke t'laje sýni i njerit,

Me tê sý'n i a zier skyferit.
Burrë kaprroç e trim si Zâna,
Thonë me kmishe e bâni nâna;
Edhè, thonë, ká lé drangue,
Pse trí zëmra i kan qillue,

E pse i ka trí pupla t' arta
Per nen krah të armve t' larta.
Prandaj plumja m' tê nuk ngulet,
M' tê tagâni edhè perkulet:
Top me i rá shpierti s' i shkulet.

Ky n'Vranine edhe ká zânë
Me njiqind e nji breshânë
Kú nji fjale e paska thânë:
Se per t' gjallë rodi i Shqyptarit
S'i bjen n' dorë kurr Gospodarit.

Fjala knjazit n' vesh i ká shkue:
Edhè Knjazi na âsht idhnue,
Na âsht idhnue kur e ká ndí.
Thirrka Krenët e Malit t' Zí:
Njani arí, tjetri duhí,

Të gjith lé sokola malit:
E m'ledinë n''kuvend rreshtue,
Ngerthye vetllat m' shtek të ballit,
Folë u paska si tue ulurue:
Ká dalë fjala nper Cetinë,

Se 'i Shkodranë ká rá n'Vraninë,
N'at Vraninë, po n'at rranzë suket
Thonë ká rá 'i farë Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zí,
Gjak e zjarm â aj sýni i tí;

Edhè i ká nji pare mustaqe
Kaçarrel e leqe - leqe,
Qi me i mrîjtë mje m'fletë t' sylahit,
T' zez e t' trashë sá llana e krahit.
Ky edhè, thonë, ká lé drangue,

Pushkë as top mos m'e shinue,
As tagân mos m'e varrue;
E po thonë se ká zatetë
N'at Vranine me dyqind vetë,
Me dyqind fatosa t' rí

Djelm të zgjedhun n'mal e n' vrrî
Jo per dok ëe hijeshí,
Por per zêmer e trimní,
Qi e kan pushken tatë e nânë.
Ky edhè 'i fjaleë paska thânë:

Se per t'gjallë rodi i Shqyptarit
S'i bjen n'dorë kurr Gospodarit...
Prap po thonë se ky Oso Kuka
Paska zânun do hajduka:
Do i ká zânë e do i ká pré:

S' lên me rá mâ Shkjá n'at dhé.
Cubat vetë i paçë ndersý,
T' zezë Vraninen per me msý,
Vrasë e pré mos me i a ndalë,
Veç me Turk si t'nisi fjalë;

Pse Moskovi e ká pleqnue
Shqyptarín né me na lshue
M' Rozafat e m' Kishë Deçane,
Kû do t'mrrîjë megja serbijane,
Per me u gjetun Cernagora

Me Serbí bashkë dora - dora.
Kujtoj keq s'na kishte rá.
Shqypnín tjeter kan me e dá
Bulgarija e ajo Greqija.
Pse, mbasi Shkijét e Ballkanit

T' kanë pushtue tokët e Sulltanit,
E mârrë t'kenë do skele detit
Te kane lidhë besë ndermjet vetit,
Ká m' i dhânë Shkjenís e mbara,
Ká m'u shtrue ura perpara

Dét e m'dét m'u kapë Moskovi;
Ká m'i thye Krajlnive hovi.
Por, qe tash, mbasi ká zânë
N'at Vranine ky burrë Shkodranë,
Nuk po dij se kah t'i a majë:

Drue s'ka metë per sod uzdajë
Se i pushtoj tokët e Shqyptarit,
Si e kam pasë fjalen e Carit!
Kshtû tha Knjazi i Malit t' Zí.
Krenët po rrijshin tue e ndí,

Tue e ndi e tue mendue
Se shka Knjazi ish' tue ligjrue
Per Shqypní e per Shqyptarë.
Kur qe Mirkja, Krenësh se parë,
Po i thotë Knjazit: Gospodár,

Fjala e Carit n'udhë s'do lânë,
Pse ka dalë nji burrë Shkodranë
N'at Vraninë, n'at t'zezë krahinë,
N'breg t'Liqênit n'at kodrinë.
Pse, po kje se ky Oso Kuka,

Po âsht nji nieri qi e man buka
N'mos e mârrët pushka e kurrkuej,
(Mjaft qi, i mjeri, mund t'a gjuej!)
Ká m'e marrë nji pushkë vrastore:
Pushka e babës ltinë mizore,

Qi der m'sod mue s'm'ká koritun,
Pse edhè m'turk ajo âsht vaditun...
Veç po e zâm se ket Shkodranë
Gjallë as dekë s'po mûjm m'e zânë,
Me gjithkta nuk do me thânë,

Se na s'e pushtojm Shqypnín.
Malazezt te gjith e dín
Se n'Shqypní ká djelm si Zâna,
Qi mâ t, fortë s,po t'i bân nâna.
Me armë n'dorë, si thomë na, lé,

Anë e kand permendë mbi dhé
Per trimní, per besë e Fé:
E prandaj p'r i' dite Shqypnija
S't'bjen n'dorë, besa, lum Zotnija.
Por me kohë e me dredhí,

Me u kapë mundet Mali i Zí
M' Teqe t' Krús e m'Kishë Deçane,
Kû do t'mrrîjë megja serbijane.
Pse tue kênë se kan fillue
N' Shqyptarí sod m' kâmbë me u vû

Muhaxhír e Anadollí,
Gjind t'pá plang edhè t'pá shpí,
Qi nuk dín se shka u kje i pari,
Zot e Mbret per t'cillt âsht ari,
E u lanë m'anesh dyert bujare,

Dyert bujare t 'tokës Shqyptare:
Njata krenë e kapitana,
Bajraktare, trima si Zâna;
T'msuem per Mbret me dhânun jeten,
T'msuem per vend me shkrî atà veten,

Per ket besë, kallxou kuleten,
Se Shqypnín ké m'e pushtue
Para se t'a keshë mendue.
Prandej zên tash, Gospodár,
Me qitë fitme nder Shqyptarë;

Pse me kohë e dhelpëní.
Ké m' u bâ Krajl mbi Shqypní.
Edhe ndoshta mbi Serbí...
Por na as tash harû spo t'rrím:
Sá ma shpejt n'Vraninë po t' bím,

Me u perpjekë ma at Turk Shkodranë.
Un po t'bie me Cetinjanë,
Cetinjanë nja shtatqind vetë,
Qi per gjâ s' e bâjn ket jetë:
Si me dekë ashtû me metë.

Mandej t'bjerë Gjukovic Pera
Me nja katerqind pushkë tjera,
Katerqind Bijoca t'rí,
Qi janë Ora e Malit t'Zí.
Kam uzdajë se me kto çeta

N'sukë t'Vraninës un porsá t' veta,
Kam me ngulë m'tê Trobojnicen,
Kam m'i a vû Osos kapicen,
N'kjoftë se kryet s'i a pret tagâni,
Si n'Cetinë ka dalun zâni...

Pse perndryshej, kam m'i a prû
Kret n'Cetinë, t'ngulun m'nji hû...
Kshtû tha Mirkja, Kapitani.
Ver me gojë kush mâ nuk bani.
Atëherë Knjazi i Malit t'Zí

Mêrr e u thotë: Sokola t'mí,
Bini pra, n'Vraninë me ushtrí,
Me sa t'dueni ushtarë te rí;
Por Vraninen m'a pushtoni,
Osos kryet por m'i a shkurtoni.

Sá per fitme e per ngatrresa
M' lêni mue, perse, qe besa,
Me pak pare e tuj gergá,
At e bír un kam me dá:
Jo se mâ bajraqe e fise,

Qi, q'se mora mend e shise,
Un t'bashkuem mend nuk i majë...
Oh! po tash mund t'kem' uzdajë,
Se serbija e Crnagora
Kan me u gjetun dora-dora

Me Greqí e me Bullgarí,
Si n'Moskov â bâ pleqní.
Por Vraninen m'a pushtoni!
Osos kryet por m'i a shkurtoni!
Foli Knjazi, e Krenët u ndane,

E n' Vraninë, mbi xhebehâne
Zû me krrokë nji sorrë kob - zâne.
Deh! moj Zânë, pásh njato kroje,
Pásh currilat neper prroje,
Pásh bylbylat e Prandverës

E pásh t'amlin fllad te erës
E p'r at voes, qi bje prej qielli
E pásh lulet drandofille,
Deh! m'kallxo a po t'vjen keq,
Se e dau Knjazi sod nder Pleq

Trup nji ushtrí n' Vraninë me çue,
Osos kryet per m'i a shkurtue?
Mue m'u kputshin fletët e krah'e
Mue m'u bâshin prozhmet rrahe,
Mue m'u shuejshin kângë e valle,

Kângë e valle edhè zavalle
Mbi njato rudina t' buta:
Per mjedis mue m'plasët lahuta,
N'paça dhimë a kurrnji grimë,
Pse po i pritet Osos kryet,

Pse po i erren të dy sýt:
Krye n'Shqypní mos metët pá u pré,
N'kjoftë se n'shekull aj ká lé,
Per me u vû mbí tê kapica
Me njat shkrolë qi e shkroi Nikica!

Por m'lingon mue shpirti e zêmra,
Shtati m'dridhet mje ke thêmra,
Ke po ndiej un kob të rí:
Qi i ká metë sod Malit t'zí,
Per me dá t'mjeren Shqypní,

Kû kan lé e kû jânë perkundun,
Prej kah shk'' llin e kan tundun
Burri, Leka e Kastrijota,
Para t'cillve shueta bota:
E Shqyptarët porsi t'hutue,

Me duer m'i rrín tue shikjue,
Thue se 'i mend qiella e ká dá,
Rob me ndêjun kta nen Shkjá:
M'i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve,
Shtrêjt fitue me gjak te t'Parve!...

Ehú! mallkue kjoftë njaj n'Shqypní,
Kjoftë mallkue, po, a plak a i rí,
Qi per Mbret e per lirí,
S'çohet sod me armë mizore,
S'lidhet sod me besë arbnore,

Per ma dhânë mâ para jeten,
Per me shkrí mâ para veten,
Se me rá fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangîshem t'Gospodarit.
Shka? a thue n'kângë se ká me u vû,

Se pá pushkë e ndêjë harû
I rá Knjazit n'dorë Shqypnija,
N'zâ kah besa e trimënija?
Jo, per Zotin! Para toka
E perpîftë me male e boka

E me lume e fusha t'gjâna:
Per tê dielli u errtë e hâna!...
O zotnít e Shqyptarís,
O ju krenët edhè t'Malcís,
Pashi at Zot e at êmnin t'uej,

Mos lakmoni pares s'huej:
Sado vonë me pasë per t'shkue
Mbi djelm t'uej ká me gjikue!
E ju t'cillve i Bukuri i qillve
U ká zgiedhun me i prî nirit

Ravës s'amshueme t' t' naltë Empirit,
Qi â e lirís e e s'Drejtës pasqyra,
Kinie n'mend: per jú detyra
S'âsht me mjelë veç delet t'ueja,
S'âsht me mkâmbë veç gjûhët e hueja,

Por me at Fé, qi kem' prej qillit,
Por me t' bardhen dritë t'Unjillit,
Mrendë dashtnín mú a ndezë Shqyptarve
Per kah giûha e vendi i t' Parve:
Qi Shqypnija t' jetë e vetit,

Qi Shqyptarët t'sherbejn nja'i Mbretit:
Qi per Mbret e troje t'veta
Mos tu dhimbet gjâja as jeta,
Por te desin, si Oso Kuka
Qi âsht tue dekë, ehu! n'ato suka!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis EmptyFri 31 Mar 2023, 19:01

KANGË E PESTË
DEKA

ARGUMENTI
buka. Han sà me thanë, lan duert, del m’anash e pështetet bri
votrës. Duhani i a lehtëson mendimet.
Hija e dekës, qi n’anderr i u gjâ se i dha zjarr barotit të
xhebehanes, s’i hiqet mendsh. Djelmnija, dikur, çojnë tryezën e
vehen, simbas dokeve, dikush të luej, dikush të lyj armët. Soko
Tona këqyrë shpatullen, e cila kallxonte vorre e gjak. Skena
familjare merr ngjyrë të zymtë. Vetëm kamga e Kaçel Dodës mbi
dyluftimin e Gjergj Elez Alis me Harapin dishka zhdavaritë
merzinë e asaj mbasdarke, por jo kujdesin e Osos. Mbas kangës
ky i urdhnon Met Zenelit të marr Vuksanin, Sinanin e Kerrnin
nga Zagorja dhe të dalin për roje në và. Tjerët bijnë me fjetë

Oson, veç, s’e merr gjumi, ashtu si s’flejnë anmiqt e tij
shkjè : Zeliq Uka, Mirko Serdari e Gjukoviq Pera, të cillt
përdorojnë natën per te rreshtue ushtritë e veta rreth Vraninës,
ku ne nadje do te zhvilloheshin luftimet. Njimij e njiqind pushkë
janë ata me të njehun. Poeti thrret Zanën per t’i lajmue Oso
Kukës planin e Shkjaut e rrezikun qi e prêt ; kujtohet menjiherë
se në và janë rojet Shqiptare. Në të zbardhun të drtës kërset
pushka e Kerni Giles. Në të shtime të para vritet Gjukoviq Pera.
Lufta ndezet, shtohet mrrin në kulmin evet kur çetat malazeze
prej se tana anësh msyjnë e kalojnë nànë. Oso Kuka rrân
menjëhere në ndihmë djelmve të vet roje. Shef se anmiku âsht
teper i madh, por s’frigohet. Këthen dalë prej ballit të luftës vetem
atëhere, kur të vett i lajmrojnë se ushtritë anmike kanë m’sy në
drejtime të ndryshme xhebehanen dhe ngujohet në tê me ata pak
luftarë, që i kishin teprue. Kur Shkjèt, në saje të numrit, i veshen
kullës së ngujimit dhe kërkojnë me nxânë gjàll Shqiptarët, Oso
Kuka vetë i ep zjarm barotit dhe hjedhë per hava vehten e anmiqt
tradhtarë. Mbyllë kangën nji grishje e qortim nanave shkina, që
mos të mësojnë ma fëmijët me msy tokën shqiptare. Në V r a n i n ë
ngulet flamuri tringjyrësh i Malit të Zi.

D E K A

Kish t'a díej, ç'ká aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s' âsht sande buka.
S'po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezës â ndêjë per rrashit,
Tue perdredhë njato mustaqe!

Thonë, ká pá nji anderr t, keqe.
Anderr t'keqe, thonë, ká pá
Mbramë, qi shkoi, porsa ká rá.
Ká pá n' anderr se prej Rjeket
Kênka nisë nji hije deket

Ndezun flakë, si flakë lugatit,
Qi, tue hecun fushës e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fíll po vîte kah Vranina.
Kúr n' Vraninë ajo ká mrrî,

N' Xhebehâne, paska hî,
Edhè i dhânka zjarrë barotit.
Kur ká dhânun zjarrë barotit,
Ká plasë kulla e ká marrë gjâmë,
Asht dridhë toka per nen kâmë,

Ká ushtue Lqêni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pá ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S' po i shkon buka as mishi i dashit,

Kot nget tryezës 6a ndêjë per rrashit.
Po, s'han bukë, veç sá me thânë;
I lán duert e del m'njânë ânë,
Per urë voters pshtetë m'nja'n brî,
Tue mendue, duhan tue pî.

Sa rrin osja tue mendue,
Bukë djelmnija kan marue;
Çuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odës mandej zateten,
Kush tue dhênë, kush tue kuvendë,

Kush tue luejtë cic - mic hâne,
Kush tue lye ndo'i çark breshâne:
Nji tagâ'n m' unuer e mrefe,
Fushekët tjetri m' vezme i njefë.
Kur zên Osja atje mâ vona:

Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gjâ,
Pse dishka nakel m' âsht bâ...
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Luftë kah maja ajo kallxote,

E ka prenda disá vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vrâ
Kah po e kqyrte m' dritë pá zâ.
Ndoshta shpatlla,tha, s'â gjâ

Pse per ndryshej fort ká giasë
Se na luftë kemi me pasë;
Se shum nieri ká me u vrá;
Shum do vorre jam tue i pá...
Por prej luftës Shqyptarët nuk tuten.

Merr, Kaçel, njihër lahuten
E na thuej nji kângë Shqyptare;
S'májm na zí pá na qitë fare!
Muer lahuten n'dorë Kaçeli,
M' tê magjarin n' vend e ngeli

E, mbasi per zâ atê ujdisi,
Keshtu kângës atebotë i a nisi:
Kish' dalë nji Harap prej deti,
Trim i zí e belagjí
Edhè qitka 'i porez t'randë:

Ka trí bukë pagaçë per shpí,
Shtatë masë vênë per ditë me i pí,
Ka 'i taroç per mish te zí,
Ka nji dash n' mjesditë m'i a pjekun,
Ka nji skjap per darkë m'i a repun.

Njiqind vetë n' mejdan ká pré,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhè ká djegun.
Kur vojt rendi n' Shqyptarí,
Njati Gjergj Elez Alís,

Leter t' vrashtë i paska çue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Alí,
Mbas dý javësh si t' bjerë kjo leter,
Ti n' mejdan mue ké me m' dalun;
Pse tý kullat do t' i djegi,

Mal e vrrî pse do t' i shkeli,
Dhên e dhí pse do t' i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t' a mârr!
Letra Gjergjit n' dorë ká rá;
Edhè Gjergji fort â vrâ,

Fort a vrâ kur e ká kndue.
Dý javë vehten e ká majtun,
Bukë prej djerrit aj tue hanger,
Mish taroçit aj tue ngrânun,
Vênë trí vjeçe edhé tue pí:

Edhè atin e ká majtun
Tagjí urizit n' strajcë tue i qitun,
Vênë me pí per ujë tue i dhânun.
Krye dý javësh, mushun dý javë,
Vehten Gjergji e ká provue:

Nji lis t' madh kish'pasë n' oborr;
Me dý duert Gjergji e ká kapun,
Me gjith tokë edhè e ká shkulun,
Opèt n' vend edhe e ká ngulun.
Kênka mbathë e kênka veshun:

Paska veshun petkat arit,
Paska njeshë shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullalí,
I a vên frenin treqind pullash,
I a merthen me shtatë kollana,

Edhè nânës aj po i bân zâ:
Halláll, nânë, ti me m' a bâ
Miré e keq, shka kemi folun!
E i ka puthun nânes doren.
Amanet, morì ti loke,

N' kjoftë gjikue me m' pré Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
─ «Hajt, mor bir, Zoti te ruejtët,
Se s' t' koritë, jo, lokja e jote.
E ká mârre topuzin n' dorë,

E ká hapun mbi shpinë t' atit,
Edhè â nisun per t' giatë shpatit,
Tue zbardhë drita prej sabahit
I ká vojtun n' dere Harapit.
«Nadja e mirë, Harap i zí! »

Nuk ké ngae me ndêjë sod n' hî,
Por çou e del n' at fushë t' mejdanit,
Sod dý javë si m' ké çue fjalen;
Sod tý kryet due me t' a pré!
Kur ká pá Harapi i detit

N' derë njat Gjergj Elez Alín,
Shif shka bâni atëherë Harapi:
Lkura buejsh per at ká lidhun.
Asht tutë ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue.

Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjâja e coftë kurrgjâ s'mund t'bâjë.
I âsht turrë Harapi i zí
E m'topuz m' tâ edhè ká shtí.
Gjergji kryet por e ká ulun:

Permbí krye topuzi i rrshiti.
T'i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dalë ─ kadalë, Harapi i zí!
Se m' thonë Gjergj Elez Alí.
E m'topuz m' tâ edhè ká shtí.

M' lug t' dy krahve i a ká njitun,
Tre pash para m' dhé e ká ngulun.
Dekun m' tokë rá atbotë Harapi.
Ká marrë djali edhè ká zdrypun,
I a ka pré ata krye te zí.

Hukubet Zoti e kisht' falun:
Trí pllâmë buzen kishte pasun;
Kisht' pasë veshin sá 'i zhgun burrit:
Sá dy vetë me tê me u mlue.
Kur ká ndie Mbret Sylejmani,

Paska shkrue m'at derë Stambolle:
Trima ká e trima s' ká,
Por si ká trima n' Shqypní
S'i ká Krajli as s' i ká Mbreti,
S' i ká toka as s' i ká deti.

Kshtû Kaçeli po këndonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Veç se Osja, trim drangue,
Veshin kângës s' i a kishte vû:

Kânga at natë s' isht'tue i pelqye;
Prandaj kânga kur u krye,
Zêmra t' kendoftë! s'i tha Kaçelit,
Veç se thotë, po, Met Zenelit:
Mêrr Vuksanin e Sinanin ,

Edhè mêrr Kerrn Zagorjanin
Edhè dilni sogje n' vá;
Pse mjesnatë tash â tuj rá,
E thonë Shkjau se besë nuk ká...
Kshtû tha Osja, e sogjet duelen,

Osja e djelmt me fjetë u ulen.
Rá me fjetë, njaj Oso Kuka,
Por s' po flên jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flên as nuk po kotet:
Nja'i pûnës s' fortë, me giasë, po i zotet;

Pse ka herë dikah a nisë,
Me nji strugë per krye mertisë,
Vall, moj Zânë, a din me m' thânë
Se kû Gjuka don me zânë,
Qi nper terr ká dalë ne vá

Thektueshem udhës tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kâmbët po i thekë,
Me qat Mirkon per m'u pjekë;

Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi
Paska dyndë nji t' madhe ushtrí
Edhè dashtka, n'nâtë t, pá hânë,
Mrendë n' Vraninë sande me zânë:
Prandej Gjukos fjalë i çueka

Me i prî ushtrís nder ato suka.
Edhè fjalës i ndejka Gjuka',
Pse, pá kndue gjelat e parë,
Aj ne â pjekë m' Mirkon Serdár,
Na âsht pjekë, po, m' tê trathtari,

Shtrejt pague pse e ka Serdari.
Por nuk dí a â mendue mirë,
Se n' ushtrí jânë krenat lirë...
Mbasi shêjzet pa'n prendue,
M' kâmbë ushtrija atbotë u çue,

Per me u nisun kah Vranina.
Shtatqind pushkë qi çoi Cetina
E qi Mirkja u kishte prî,
Tokës u nisen ví e ví
Bregut t' Rjekës s' Cernojeviqit,

Tuj shkue vister mbas Zeliqit;
E ato katerqind pushkët tjera,
Qi u kish'prî Gjukoviq Pera
Rjekës u nisen mbi lundrica
Tuj vozitë kahë Çakavica,

Per m' e msý t' zezezn Vraninë
N' báll t' Lesenders ─ n'at krahinë.
─ Ehù! moj Zânë, pásh të dy sýt,
Shkomi Osos tash te krýet,
Edhè m'vesh atij m' i thuej,

Si nper tokë e si nper ujé
Ká çue Knjazi m' e rrethue,
Kryet atij per m'i a shkurtue!
Por, n' daç ndal; pse Osja fjetë
Nuk â, jo, me kater vetë

Qi i ká qite aj sogje n' vá.
Vetë Moskovi atý me zânë,
Pá i a zjerrë gjumin s' e lânë;
Pse kû ndolli Met Zeneli
Met Zeneli ─ e Vuksan Gjeli,

E aj Sinani ─ e aj Zagorjani,
Atý fusha ká marrë gjâmë
Atý toka â dridhë nên kâmë! ─
Hylli i Dritës atbotë tue lé
Per me i prú dheut shpnesë të ré,

Per me i prû s' mjeres Shqypní,
Ofshè, váj, nji kob të rí,
Kur qe Mirkja ndolli n' vá,
Po, a thue, sogja s' e ká pá?...
E ká pá, s' ká ndêjë tue fjetun;

Por nder prita ká zatetun,
Pushken Shkjaut per m'i a fillue,
Per shêj t' pushkës si t' jetë afrue.
N'ujë t'Moraçës tek behë ushtrija,
U zdath Gjuka,─ atê e vraftë buka!

E vraftë buka si â tue e vrá!
Edhè vaut desht aj me i rá,
Kesh me u kapun m'breg t' Vraninës,
Me u çilë shtek djelmve t' Cetinës.
Por kje rrêjtë i biri i shkinës!

Perse atý 'i Kerrni Gile
I ndej gati m' karajfile,
Tue i a njitë shi m'lule t'ballit,
Tuj e ftofë shi m' rânë te zallit.
Po, tek qiti i Zagorjani

Kuku, majko! Gjuka bâni
E rá dekun pik mâ i pari:
Ashtû raftë gjithmoné tradhtari!
Porsi kur nji burrë gjuetár
T'qese m' korba, grumbullue n' arë,

E t' a vrasé ndoj korb te zí,
Çohen korbat per ajrí,
T' u pshtjellue e t' u perzi:
Njashtû ushtrija e Malit t'Zí
At herë xûni m'u pshtjellue,

Kur pau Gjuken dekun shtrue.
Por, qe, rán prap trí breshâna
Trí breshâna ─ si trí Zâna,
N' zí tue veshun prap trí nâna.
Kur nji burrë t' a zblojë anmikun,

E t' a ketë në dorë çelikun,
E çelikt t' a ket zêmren,
Edhè plum t' a kete thêmren,
Qi të dese kû t' zatese;
Shum gerset atý potera,

Shum do nâna atý i thán vera!
Qe edhè Mirkja kur ká pá
Se per báll kisht' priten n' vá,
«Bini djelm ─ ushtrís vikati,
Pse i ka ardhë Vraninës sahati,!»

Edhè ushtrija at herë ndej gati:
Krisi pushka atý batare:
Krisi ltinë xhaverdare,
Krisi dilke edhe breshânë,
Ushtoi L'qêni ânë e m' ânë.

Ah! gajret bre, Met Zeneli,
Ah! qindro, bre, Vuksan Gjeli,
Mos e lsho mori Zagore!
Ngul, Sinan, bre, rê mizore!
Pse me gjasë, ke dridhet suka,

Asht tuj ardhë tash Oso Kuka.
Aman ,Zot ! kur Osja mrrîni
Si rê breshni krés s' njaj vrrini,
Me tridhetë e disá burra,
E zateti neper curra,

Se ç' kje ndezun flakë Vranina!
Atý qiellë mâ nuk u pá,
Atý pushkë mâ nuk u dá;
Njekaq tymi erdh tue e mlue,
Njekaq gjâma erdh tue ushtue!

Rrihte ltina edhè dudumja;
Porsi breshni vîte plumja:
Jitshin gjindja neper kneta,
Neper kneta ─ e neper mreta
Tue rektue per nâna t' veta!

─ Eni e shifni oj nâna t' shkreta,
Eni e shifni 'i herë n' at vá
Djelmt e rí, qi atý u kan rá!...
Po, a dro, 'imend, mori ju shkina,
I rritët djelmt ju kah Cetina

Per me u mbetun ke Vranina?
Per me u mbetë nen armë t'Shqyptarit,
Vec prej llokmes s' Gospodarit?...
Kjani, at herë! s' kam dertin t' uej,
Por, ke ata kan n' mjet nji ujë,

E ke n' báll kan disá curra
E nper curra ─ disá burra,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimbet gjâja as jeta,
Fort po drue se sod n' at vá

Shum mâ zí kini per t' pá...
Tue krisë pushka pá i a dá,
Tue korrë deka krena m' Shkjá,
Thue se shendritshin n' qiellë dy diella
N' ânë prej t' Limit u kuq qiella.

E kuqë ishte edhe moraça!
E agoi drita. Neper kllaça
Kur pau Mirkja djelmt sharrue,
Me marrë fryme t' cillt ki'n harrue,
Aman, Zot, se ç' u terbue!

Oren xuer aj t' Karadakut,
Xuer taga'n t' dryshkun prej gjakut,
E tue brite porsi arí:
«Mrendë, sokola t' Malit t' Zí!»
I rá vaut porsi duhija

E mbas si të gjith ushtrija.
Ah, kadalë, bre, zogu i shkinës,
Krisi Osja n' curr t' Vranines,
Se ké dalun n' vá t' pa vá,
Se n' log Zânash jé tue rá!

Edhè m' kambë atbotë u çue,
Me tagan në dorë shterngue,
Fíll e m' ta urysh tue shkue:
Porsi ulâ, qi t' shofë anmikun
Se kah stroflli i ndên kerçikun.

Ehù! moj Zânë, po t'ishin ndeshun
Ata burra te kerleshun,
Qi mâ t' fortë nuk i bân shkina,
Qi mâ t' rrebtë s' i bân turkina,
Ndoshta zot ndrrue s' kish' Vranina:

Por n' qiellë ndryshej kndote shkrola!
Pse, pá u ndeshun kta sokola,
Briti t' madhe Prengë Mar' Kola:
«Dredho, Oso, n' Xhebehane,
Se na rá Shkjau pre' asajë âne!»

Me i rá tinzi 'i uk nder berre,
Kah t' u prîjë nper male e djerre,
S'dredhë mâ shpejt, jo, nji barí
Kah anmiku t' ket ndí,
Si m' atbotë drodh Oso Kuka,

Tuj u njitë perpjetë kah suka.
Kjani, kjani oj Zâna, kjani
N' ato maje, kû ju hani,
N' ato kroje, kû ju pini,
N' ato hije, kû ju rrini,

N' ato valle, kû vallzoni,
Kjani e lott mos i pushoni,
Perse tash, ehù! n'ata curra
Kan me mbetë ehù! njata burra,
Me aq kujdes qi i kini rritun,

N' armë e n' luftë qi i patit vaditun:
Qi edhè vete i kini msue
Me msý anmikun pa u frigue,
Pá u frigue, po, me msý anmikun,
Nja m' dhete vet me i bâ me hikun,

Mos me e lujtë p'r 'izet kerçikun!
Por shka t' bâjn sod s' jane tuj pasun:
Per gjith ânësh shkjau u â rrasun.
S'kan shka bâjn? po, a thue, mund t'desin?
T' desin, prá, nuk kan shka presin;

T' desin, po, si u kan dekë t'' Parët
E t' a marrin vesht Shqyptarët,
Se â mâ mirë nen dhé me u kjá,
Se per t' gjallë me ndêjë nen Shkjá...
Po, le t' desin ─ s'kan shka presin,

Pse, qe, Mirkja tash duel n' vá,
Kah Lesendra edh' â tuj rá
Tinzë, neper mal, Gjukoviq Pera
Me Bioca t' letë si era;
E janë çue Shkijét e Vraninës

E janë bâ me ushtrí t'Cetinës,
Per me marrë sod Oso Kuken,
Qi me ta ka pase da buken,
Qi u ká rujtun mal e vrrí
Qi u ká mprujtun erz e shpí:

Por, s'din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman,Zot, kur duel Serdari,
Se ç' kje ndezë Vranina zhari!
Aman Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera!

Por kur rán Shkijét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m' nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue ─ e tue shkumue,

Shkaperderdhet nper zallina,
Ashtû u derdh Shkjau te Vranina,
N ' valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S'lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra,

Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t' a kenë rrethue;
Si i qendron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t' amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá,

Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n' dorë tagânat,
E u kullojn gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s' u lot thêmra.

Por ç' dobí: dielli tue lé
─ Isht' tue lé m' at ditë per Shkjé!
I rán ndore Shkjaut t' terbuem
Tridhetë t' vrám e dhetë t' shituem!...
O ata t' lumt, qi dhane jeten,

O ata t' lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mberet e vend të t' Parve,
Qi per erz e nderë t' Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t' Parët u pa' n punue!

Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t' kndoje n' mal ndo i Zânë,
E dér t' ketë n' dét ujë e rânë,

Dér sá t' shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N' kângë e n' valle por u kendojshin.
E njaj gjak, qi kan dikue,
Bân, o Zot, qi t' jesë tue vlue

Per m' i a xé zêmren Shqyptarit,
Per kah vendi e gjûha e t' Parit!
─Po váll! Osja kû do t' jetë?
Oso Kuka a mos ká mbetë?
N' Xhebehane ká zatetë!

Ká zatetë n' at kullë t' barotit,
Kû ká bâ êmnin e Zotit,
Se per t' gjallë nuk ká m' e lshue,
Shokët e vet per pa i pague
Tridhetë t' vrám e dhetë t' shitue.

Kur pau Shkjau se pushka mêni
Si kah vau, si kah Liqêni,
E se mbetë s' kisht' Oso Kuka
Me tjerë t' vrám, perjashtë ke suka,
M' Xhebehane u turr m' at hera,

Si, kur t' lshoje kah Prandvera,
Vrullet bleta çark njaj zgjonit,
Tue zukatë si rryma e prronit.
N'brohorí tue i lutë jete Knjazit
Njiqind vetë kcyen m' kulm t'pullazit,

Mâ t' permendun kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangia,
Tue thye muret n'gjak t' perlyeme:
─ Por ká gioben shpija e thyeme!--
Krisi Osja atbotë si ulâni,

Mje m'Cetinë i vojti zâni:
«Ah kadalë, Nikollë, t' vraftë Zoti!
Pse ktû i thone Oso barotí:
Se s' ké pa Shqyptár me sý,
Se djegë vehten edhè tý!»

Edhè zjarrë i dha barotit.
Aman, falë i kjoshim Zotit,
Kur ká dhanun zjarrë barotit,
Se ç' â dridhë Vranina e shkretë!
Se ç' â hjedhë kulla perpjetë!

Se edhe L'qêni ç' ká gjimue
M' kalá t' Shkoders tuj ushtue!
Qepra, tjeglla, gur e trena:
Kembë e trupen, krahë e krena,
Hî e tym e flakë e shkndija,

Shi mje m' Viri i hodh duhija;
I hodh duhmja shi m'breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyrë nirit.
Eni, eni, mori Shkina,
Eni, eni te Vranina,

Mblidhni vetë nper shpat e prrue
Ehú! Kortarët e djelmve t'ue;
Edhè msoni fmín mbas sotit
Mos t' lakmojn tokës s' Kastriotit,
Pse u bjen shtrêjt, qe besa e Zotit!

Njasi gjakut qi Oso Kuka
Sod ká derdhun ke ato suka,
Si per Mbret, si per dhé t' t' Parve
Vlon se nder dej t' Shqyptarve.
Prá, pa u djegun n' flakë t' agzoit

Si Oso Kuka n' kullë t' barotit,
S' ká me rá fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangîshem t' Gospodarit! ─
─ Dielli n' cila kur u çue,
N' Vraninë s' parit u zhvillue

Trobojnica ─ kjoftë mallkue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis EmptySat 08 Apr 2023, 19:37


KANGË E GJASHTË
Dervish Pasha


ARGUMENTI
Ndersa n’Yildiz-Kios, në t’errun të natës, thërret jacija,
arrin nji lajmtar prej Shqipnije dhe i kerkon dèrtarit të hyjë te
Sulltani. Para kundershtimeve të rojes rrugtari i largët kallxon se
âsht hije e jo njeri, se s’âsht e keqja e kuj e se âsht i ngarkuem me
qà hallet e Shqipnìs. Hyn te Mbreti dhe në gjujë i endë fìll e per pè
ngjarjet e fundit. Ankohet për ràmjen e Vraninës, të Zetës e të
Podgoricës ndër duer të Malit të Zi. I parashtron rrezikun, që i
kercnohej Shkodres e Shqipnìs mbarë, dhe i lypë Sulltanit të
dërgonte nji ushtri kundra Malazezve. Mbreti thërret Dervish
Pashën; i urdhnon të gatojë(baj gati) pesëdhetë bataljona e me ta
të niset per ballin e luftes.
Poeti e shef punën ndryshej dhe mjerohet para luftimit, që
do të zhvillohet dhe që atdheu s’do t’i sillej tjetër perveq zì e kob,
vàj e gjak. U drejtohet bashkëatdhetarëve të hutuem mbas të
Hujve, të dàm e t’anmiqsuem ndër veti dhe i ke¨shillon të lidhen
me besë të Zotit per t’i dalë zot vendit të vet, perndryshej
Perendija vet ka per t’i vrà me shuplaken e robnìsë nen Shjà, dhe
djelmt dhe nipat dikur kanë për t’i namë, po qese per faj të tyne
ka per të hupë Shqipnija. Dasìt, mënija e inati ndër bashkëvendas
e ligshton autorin, i cili i sjellet Zanës e, gadi në dyshim, e pëvet
atê t’i kallxojë se kur s`yt e tij kanë për t’i pà Gegët e Toskët nji
fjale e nji qëllimi kah luftojnë per nji flamur e për nji Shqipnì.
Prap ngushllohet e shpresa të reja i ngjallen poetit, ke si ne
vegim profetik shef ditën e dëshirueme. – Dervish Pasha kapet në
Shkodër me ushtri dhe prej këndej dyndet në trì drejtime kundra
Cetinës tuj ndjekë vìn Podgoricë – Kernicë e Liqê të Shkodrës.
Knjaz Nikolla, nderkaq, qet kushtrimin nder Malazez. Në zâ të tij
rrijnë(vajtën) burra e gra në luftë. Në rrethet e Rjekës ushtrija e
Knjazit betòhet mos me e lëshue Cetinë. Lufta ndezet
trishtueshëm. Pasha shtyhet por Malazezët trima s’ligshtohen.
Bjen Zeta, Podgorica, Viri e Kernica. Ushtarët anadollak
drejtohen kah Cetina. Luftimi ashpërsohet dhe arrinë kulmin.
Malazezët s’lëshojnë armët e krahit dhe e dëbojnë anmikun deri
në Vraninë. Pasha tashti, tuj pasë bjerrë çdo shpënese ( shprese)
fitimin ballë për ballë i qet Knjazit nji ushtri të zgjedhun
permbrapa per t’i këputë rrugën e Kryeqytetit. Krajl Nikollà i
kujtohet dredhisë dhe terhiqet nder male, tuj i lëshue rrugë
ushtrive anmike. Në Berlin diçka vlon dhe poeti mbyllë kangën
me nji povetje(pyetje) i r o n i k e.

D E R V I S H P A S H A


N' at Yldiz tue thirre Jacia,
Zbret te dera Kapixhija,
Kapixhija i Abdul Hamidit,
Per m' i a vû shulin derës s' zidit;
Pse, posë n'han, po isht'punë e praptë,

Me ndêjë dera neten haptë.
Kur, pa pritë, qe, shi m' atëhera,
Nji shtektár ja behë te dera:
Nji shtektár me rryp shterngue,
Shpervjelë tirqit dér ne giû,

Lagë e ndragë e djerzët tue i shkue:
Rrugë te largtë kisht' mârre i shkreti!
Edhe lypë me hî te Mbreti.
Po kush jé, more ti djalë?
Kush jé ti? kahdo me dalë?

Kapixhija po i nep fjalë;
Se ktû po isht' puna me ndèr...
E s' muej mrendë kêdo me shpjerë;
Jo qi mrendë edhe me t' shtî,
Se del prap, dorzanë s' mund t ' hî.

Se kush jam, pse m'pvetë nuk ké;
Se un veç hije bâj mbi dhé,
Zên shtektari i ngratë tue fshâ:
Se un kam kênë e nuk jam mâ:
Kam kênëmoti n' nám e n' zâ,

Kam pase tokë e kam pasë gjí,
Kam pasë dhên e kam pasë dhí,
Kam pasë plemet me tagjí,
Si mâ i miri n'rrokullí.
Ofshe! sod, por, posë gjithkuej,

Un kam ngelë nên zgjedhë të huej
E mâ i keqi, ndêjë m'krye t' vendit,
M' a bân gjygjin jashtë kuvendit;
M'i m6err tokët aj, qi m' la baba,
Edhe mue m' man mish per krraba,

N' daç per t'zí a n' daç per t'pjekë,
Gjithsi atij t' vîjë tue ju tekë....
Prandej ktû pash t' madhin Zot!
Mos më rrek me fjalë ti kot;
Pse edhe ngae me u tallë nuk kam,

E pse e zezà e kuej nuk jam,
Veç se n' kjosha e zeza e vetit,
M'prîjë e m'qit, po , para Mbretit:
Se mue Shkodra me ka çue,
Per nji dert un m'i a dertue:

Per nji dert e i' kob te zí,
Qi i ká rá s' mjeres Shqypní,
Qýsh se i ká dreqnit kojshí,
Edhè ngrofë gjarpnin né gjí...
Kapexhija edhè i ká prî,

Fíll te Mbreti atè e ka shtî.
Kur ká dalë trimi te Mbreti
Lagë e ndragë, si isht' kânë i shkreti,
M' të dy giûjt atý aj ká rá
Edhè kshtû ká nisë tue kjá:

Per jetë t' ande, lala Mbret,
A ti mahe Mbret m' Shqypní,
A po Mbret âsht Knjaz nikolla,
Qi i ká mbledhe cubat n'Cetinë
E u ká pri krejt kah Shqypnija,

Edhè mârre e ká Vraninen;
Ká mârrë Zetë e Podgoricë;
Na ká thye atjè ne Kernicë,
Kû, mos t'kenke ajo Mirdita,
Qi m' i a ndalun aty hovin:

Si zanát pushken qi e ká,
Edhè n'Shkoder pat me t' hî,
Me u bâ krajl aj mbi Shqypní:
Perse Shkodra, t'u ngjatët jeta!
Po isht kryet e Shqyptarís.

Per jetë t' ande, lala Mbret,
A hiq dorë ti prej Shqypnijet,
A se ndryshe çoe nji ushtrí,
Qi t' i bjerë Malit te Zí;
Pse kshtû gjallë ma nuk u rrnueka!

Ka ndêjë Mbreti edhè e ká ndie,
E ká ndie edhè âsht idhnue:
Çon e thrret qat Dervish Pashen:
Pa ndigjo, ti Dervish Pashë:
Ká ardhë puna tuj u trashë,

Tuj u trashë e t' u perzí:
Pse qaj Knjazi i Malit t' Zí
Ka çue m' kâmë, po thonë, nji ushtrí,
Edhè dalë ká në Shqypní,
Ká mârrë Zetë e Podgoricë,

Me Vraninë e me Kernicë,
Edhè n' Shkoder do me rá,
Per me e bâ t' tane vendin Shkjá,
M'e bâ Shkjá Shkodren mizore!
Pshtielli bashke pêsdhetë taborre,

Edhè del n' at Cernagore
E m'a bân Knjazin terbjet,
Qi Shqyptarët ká zânë e i nget,
E s' po i lên, jo me gjellisun,
N'bjeshkë e n'vrrí aj tue u vardisun.

Mori e mjera Shqyptarí,
Si t'shkoi moti gjithmone n' zí,
Si të shkoi moti tue kjá!
Vjetë per vjetë ti n'gjak tue u lá,
Vjetë per vjetë e muej per muej,

Herë n'gjak t'and, herë n'gjak te huej,
pa t,u ndrrue kurrkund neshtrasha!
Qy ky Pasha, Dervish Pasha,
T' rrebtë nji ushtrí në kamë ká çue
E n'per tý do me u pershkue,

Per me u ndeshë me Karadak...
Per me t' lá edhe i' herë me gjak.
Po a njimend thue, se Dervishi
Ket ushtrí nen armë e ngrishi
Per me ardhë me t' dalë zot tý,

Edhè hekrat me t' shperthye,
Qi dermishe t' kan kâmbë e duer,
E t' majn rob tash s' dí se kúr?
Jo, mo'e shkretë! Dervishi s' lot
Per me ardhë me t' dalë tý zot

E per tý me Shkjá me u vrá:
Se aj zanat lirín s' e ká,
Se prej si, kahdo ká rá,
Kush s' ká kndue, veç se ká kjá.
Por aj vjen perse Stambolla

S'do qi t'hîjë n'Shkoder Nikolla,
Pse do vetë, po, edhè mbas sotit
Me t, majtë rob ajo si motit,
E, tue t'ndrydhun per nen thêmer,
Me t'ngulë shishin mâ kthellët n' zêmer,

Edhè gjakun me t' a pí,
Me t' a shkimë jeten unjí,
E me t' lânë m' u kalbë mbí dhé...
Po ti djelmt, Shqypní, kû i ké?
Kû i ké djelmt, qi sot per tý

M' armë me u çue edhe me msý,
Me msý m' armë, po, t'prûjtë anmikun
E, pa dhimë, m' parzme çelikun
Me ja rrasë, e Knjaz Nikollës
Me i diftue edhe Stambollës,

Se Shqyptari â i zoti i vetit,
Se s' i shtrohet Shkjaut as Mbretit?...
Ah, po! djelmt, qi ti ké rritun,
Ata moti tý t’kan rá,
Edhè vedit i a kan njitun:

Njâni Turk e tjetri Shkjá;
Dikush Grek, e dikush Zejbek;
E kurdo qi u ká qillue
Kta per tý, jo, s'kan qindrue,
Por per mbret e per Turkí,

Por per Serb e per Greqí;
Aj, t' a máj Turkun n' Shqypní,
Ky, t' a bâj vendin Serbí,
Tjetri, Grekun t' a bí n' shpí;
Edhè shitë tý kan per pare,

T' kan rá mohit per timare,
Per qyfllaqe e per begllaqe,
Si t'kish' kênë ti nji grue hore
E jo nânë e zojë kunore,
Zoja e Gjergjit Kastriota,

Qi sá t'enden stine e mota
Me e nderue ká rrokull bota.
E prandej tash giatë e okolla
T' bijen Dervisha e t' bijn Nikolla,
E t' a lájn trupin ne gjak,

E t' a zânë shpírtin tý njak,
Si mo' Zot mâ keq per tý,
Se ç' ké pritë me pá me sý,
Se ç' ké pritë me sý me pá,
Me t' poshtnue tý Turk e Shkjá,

Porsi t' ish' nânë e pa djalë!
Ktû, Shqyptarë ndigjonie 'i fjalë:
A me hjekë sod mní e resë,
Z6emer t' keqe e ç' do ngatrresë,
Edhè t' fortë m' e lidhë nji besë,

T' fortë m' e lidhë nji besë te Zotit,
Si Shqyptarët qi e lidhshin motit
Se nuk shiten nder t' huej,
Se qindroni p'r Atdhé t' uej:
A se, ndryshe Shqyptarija

Ká me hupë, e perendija,
Po, t' a dini, ká me u vrá,
Tuj u lshue t'gjithve nên Shkjá:
Persè dita ká me ardhë
Dikû e zezë e dikû e bardhë

N' t' cillen Shkjau Turkut i bjen:
Edhè Shkjau Turkun e than
E e ngarmon aj jashta Europet,
Me gjak t' onë, qi rrin e ngopet,
Tash pêsqind e disa vjet:

Prá, at ditë Shkjau, po bâní e u gjet
T' dám n' mjet vedit, jue Shqyptarve,
E pá zéll per gi6uhë të t' Parvet
Pá dashtní per Atdhé t' uej,
Per ket besë, aj do t' u shuej,

Porsi shuhet krypa n' ujë;
Persè â trim e dhime nuk ká,
Per k6edo qi nuk âsht Shkjá,
Jo qi i ká per t' mârrë do uhá...
E mos pritni se vjen Mbreti,

Se vjen Krajli a vjen Dauleti,
Me ju pshtue prej thojve t' tí;
Pse, si thomë na ktû n' Shqypní:
Shka t' a hajë ujku nji herë,
S' a zên gjarpni Kurrnjiherë...

S"jânë jo t'huejt qi e pshtojn Shqypnín,
Qi ja bijn vendit lirín:
Jâne Shqyptarët, e kurrkush tjeter;
Manie n'mend, pse âsht fjalë e vjeter;
E un prandej po e vê ktû m' leter,

Qi,po kje se hupë Shqypnija
Per faj t' uej, kur t' rriten fmija
E t' ujet nipa: n' kje se gjallë:
U a lên Shkjau ndonjâ per máll:
E ket fjalë m' "Lahutë t' Malcís"

T' a këndojn, ne fryme t'idhnís
T'u a mallkojn shpirtin per s'dekuni
E t' u namin rroc e koc;
Persè âsht dam, po, pasha Zotin!
N'zí Shqypnija m'e shkue motin

E me fshâ ajo n'robní,
Tue pasë djelmt qi per trimní
I permenden n' fiset t' tâna,
Ke bje dielli e ke merr hâna.
Hej, moj Zânë! si t' duket tý?

A thue shof un kurr me sý,
Se Shqyptarët do t'bijn m' nji fjalë,
Zot Atdheut kta per t'i dalë?
Se mas Flamurit kuq e zí,
Gegë e Toskë, fushë e Malcí,

Kan me dalë ndo'i here n' ushtrí,
Me derdhë gjakun per Shqypní?
Po, pse jo? Me kohë e pûnë,
Kû me endire e kû me dhûnë,
Gjâ pa u bâ nuk jet n'ket shekull:

Kshtû qi 'i herë çka dukej mrekull,
Dán mandej si t' ishte lojë.
Jo, po, dita do t' agojë,
N' t' cillen tok fisi i Shqyptarit
Ká me u mledhe edhe barbarit.

Qi dér m' shpírt e ka poshtnue,
Me armë n' dorë ká me i dishmue,
Se aj per t' gjallë s' i shtrohej kuej,
Se rob s' rri nên thêmer t' huej,
Por don kohë, moj zêmer valë,

Qi Shqypnija m' vedi t' dalë;
Pse vjen moti per kadalë.
Per nji ditë bîjn kpurdhat n'shí;
Por nuk mkâmet, jo i'Shqypní...
Pra, kto fjalë, tash ktû t'i lâjm,

E prap kângës fillen t' i a zâjm:
Pse po ndiej ke atje kah Shkodra
Fort po rreh trompeta e lodra,
Fort po ushton qaj Rozafati,
Dervish Pasha ke s' i a ngiati,

Edhè n' Shkoder i a ka befun
Me pêsdhetë taborre t' njefun:
T' tanë Harapë e Anadollakë:
Per me e ndezë Cetinen flakë:
M'e ndezë flakë, edhè m'e kallë,

Knjaz Nikollen me e zânë gjallë;
Edhe lidhë n'Stambollë m'e çue,
M'e lânë mshilun ne katue,
K6u rrin kali tue hingllue.
Heshtu, Zânë, mos qesh me mue;

Se merzitshim kam qillue!
Paj per t'gjallë s'lidhet Nikolla;
Se aj po i kisht' do djelm sokola,
Qi per Fé e lirí t' t' Parit,
Qi per nderë të Gospodarit,

Ndryshe s'bín, jo n' fushë t'' mejdanit,
Ndryshe s' rrâjn m'askjer t' Sulltanit,
Veç si krushku, qi shkon n'darsem:
T' tâna plumet presin m'parsem.
Pse edhe atà e kan kanû,

Besë me Turk kurr mos me vû,
Mos me vû kurr besë as fé:
Me tê por me u vrá, me u pré,
Po duel aj ndo 'i herë m' at dhé.
Jo qi vetë Knjazi i Cetinës

Po ishte trim, po, zogu i shkinës,
E nuk lidhet per s'të gjallit,
Per me u mshilë te grazhdi i kalit.
Shka t'i bâjm: anmik na e kemi;
Por të drejten do t'ja themi...

Prandaj vetë kishe me thânë,
Se edhè teper ka per t' kânë,
Per Dervishin, n' mujtët me dalë
Dér n' Cetinë, aj rrugës pa u ndalë;
Perse âsht mal Cetina e shkretë:

Duhet pûnë me u njitë perpjetë...
Jo, po; duhet,besa, pûnë,
Per me i hî Cetinës perdhunë,
Pse, qe, Knjazi sa ká ndie,
Se Dervishi erdh n' Shqypní,

Fjalë ka çue Malit të Zí,
N' luftë me dalun plak e i rí,
N'luftë me dalun burrë e grue:
Burrat mirë n6en armë shterngue,
Grát me kmesà e me supata,

Me kosh m'shpinë çikat e ngrata,
Per me i bartun bukë ushtrís,
Per me i dalun zot lirís
Kunder anmikut të lirís.
E pse rreth t' tânë Karadaku

Asht nji giûhe, 'i feje e 'i gjaku,
E nuk do veç Qeverín
Sa per t' ngopë me ár Parín;
Por do Atdhén e do lirín,
Do me shkue per ditë mâ para,

Per kah dieja e pûnët e mara,
Burrë e grue në kâmë jânë çue,
Edhe pritat i kan zânë,
Ashtû Knjazi si u ka thânë:
Kan zânëpritat ânë e m' ânë

Burra, djelm,e grá, e vasha.
Qe, edhe dyndë âsht Dervish Pasha
Me pêsdhetë taborre t' veta
Edhè mêrr rrugen perpjeta,
Tue rrahë lodra dhe trompeta.

Dá ushtrín e ká n' trí çeta:
Njânen lshon kah Podgorica,
Tjetren derdhë aj kah Kernica,
Mêrr të treten per mas vetit
Giatë liqênit m'lundra t'Mbretit:

E si atà shkulmat e detit,
Qi,tue vlue e tue shkumue,
Tue gjimue e tue ushtue,
Vîn , plandosen per aní,
Herë per báll e herë per brî,

Tash tue hjedhun,thue,nder rê,
Tash pingul neper kurrnê
Shul n'teposhtë tue e karraní,
Thue n' avis duen m' e perpî:
Shkrefë aj turrin per Mal t' Zí,

M' Veleçik e del m' Rumí.
Asht ndezë zhari mal e vrrî.
Kerset topi, rreh havani:
Ká mârrë gjâmë te tânë Ballkani.
Ah! kadalë, bre Knjaz Nikolla:

Se ky â Mbreti e kjo â Stambolla,
Se me top e me nizâmë
T'djegin dhén, po, per nên kâmë.
A me Turk deshte me u pré?
Qe, tash Turkun tek e ké:

Del, deh! rrugen me ja pré...
Por nuk die si ké m' u dá,
N' paç vû sý me tê me u vrá;
Perse âsht trim, po, askjeri i tí,
Si mâ i miri nder Krajlní,

Kur t' ketë krena qi me prî,
Të ketë bukë, barot të zí.
A nuk shef? a ké verbue?
Dervish Pasha ç' t' ká rrethue?
Si n' menjane t' ká shterngue:

Gjallë prej dore s' ké me i pshtue,
Pse edhe m' tý fort âsht idhnue.
Se âsht idhnue Pasha i Stambollës,
Kish' me thânë se Knjaz Nikollës
S'po ja haka kurrkund palla;

Pse, qe, atje,n' do karpa t' gjalla,
Rreth e çark aj permbí Rjekë,
T' tânë ushtrín e ká perpjekë,
Kû dhanë besen per me dekë,
Per me dekë e per me u shue

E Cetinen mos me e lshue,
Per pá u bâ gjaku dér n' gjûe.
Kan lidhë besen, po. n' mjet vetit,
Me bâ pushkë me askjer te Mbretit,
Edhe t' Parët mos me i koritun,

Qi, pa u lodhë e pa u topitun,
Kurdoherë me Turk jânë pré,
Per lirí, po, edhe per fé.
Mandej dá i ká çeta - çeta,
Rjekës tue i lshue malit perpjeta,

Kû s' ké veç curra e kaçuba:
Per kaçuba ka dy cuba,
Per gjith curra ka dy burra,
Ka dy burra malazez,
Njashun vezmet mirë per brez,

Njitë taganat në sylah,
Idhtë novicat pshtetë per krah,
Sýnin xhixhë e vetllat shllûngë,
Neje - neje kryet si bûngë,
Qi, 'iqind herë me i rá supatë,

Nuk i a hjekë. jo i ashkel t'' thatë:
Por t' tânë mend e të tânë dije,
Per me u pré me Turk Azije...
Dervish Pashës, mandej, çon fjalë:
Byrm! kuer t'duejsh, mundesh me dalë,

N' daç per mik, n' daç per anmik,
Se mâ gati, se kam lè,
S'e njof vedin ne kët dhé:
Bukë e mish, barot të zí,
Si zanát qi âsht n'Mal të zí.

Shkon Dervishi tuj u shtý
Tuj u shtý e tue rremye.
Ka mârrë Zetë e Podgoricë,
Ka mârrë Viri edhe Kernicë,
Edhe mârrë e ka Vraninen,

Oso Kuka kû ka metë:
Mandej kâmen aj ka thekë,
Per me dalun neper Rjekë
E me u kapun te Cetina,
Kû kisht' çerdhen gjeraçina:

Kû kisht trollin Knjaz Nikolla:
Edhe trollin rreth e okolla
Me ja shêmë, me ja dermue:
Ndandë pash n' dhé me ja gropue.
Por se shka kúr erdh me dalë

Neper Rjekë me kapun mal',
Madhi Zot, tý t' kjoshim falë!
Se ç' ká shkrefë atý potera,
Se ç' âsht ndezun lufta at hera,
Se shum gjaku edhe ká shkue,

Shum nizami ká sharrue!
Kan metë gjindja pa u rmue,
Me i ngrânë shpêzt e Karadakut,
Qi edhe lshojshin fort m'erë t' gjakut...
Msýni Turku me fuqí;

Priti Shkjau me trimëní,
E ka' u ndeshen me furí:
Si t' u ndeshshin flakë e agzot:
Lum e lum per t' Madhin Zot!
T' i a dha vigma e t'i a dha ushtima,

T' i a dha krizma e bumullima;
T'nisi topi me gjimue,
T' filloj pushka atý me vlue,
T' u perlá Turku me Shkjá
Njâni m' tjetrin t' u ndersý,

Shoq me shoq t' u kaperthye,
Njâni msýj e tjetri shtýj:
Si dy dema báll per báll
Qi atje n' djerr a n'ndonji záll,
Kúr bâjn gjedhet mriz prej s' t' zetit

Kaperthye brynash n' mjet vetit,
Kukzue shpînet, bâ kulár,
Shtrangue bishtin strumullár,
Dyndun pluhni rê n' ajrí
Rrîn t' u vrá me t' madhe mní,

Dér t' i dajë ndonji barí.
Dý herë Turku u kap në maje,
Dý here Shkjau e lshoi nder zaje,
Tue shtrue shpatin me Harapë.
Por, kúr s' tretit muer me u kapë

E me dalë prap m' maje t' malit,
Kû n' Mal t' Zí kje pika e djalit,
I lshoi m' tokë at herë shejshânat,
Edhe u çue e zuer tagânat,
E si bisha tue lurue,

Fulikare m' Turk u lshue.
E t' i a nisen me i krekcue
Kê me krye, po, e kê me kokë,
Tue i lshue shyt dekun per tokë.
Atý Turkun e lshoi zêmra,

Edhe vends' i zû mâ thêmra;
Por u drodh e solli shpinen,
E n' teposhte e muerr rrpinen.
T'i u lshue Shkjau mrapa per gjurmë,
E me vigme e t madhe zhurmë,

Vrap per vrap e turr tue e ndjekë,
Kê tue therë, kê tue lânë dekë,
E dermoi dér poshtë në Rjekë,
Kû prap zhgjatë i vêhet m' Shpinë.
Edhe e dbon e e qet n' Vraninë.

Kur me sý ká pá Dervishi,
Se Nikolla ushtrín i a prishi,
Fort nji herë aj na âsht idhnue,
Ka shkrepë kâmët porsi i terbue;
Idhtë javerin ká qortue:

Por, mandej, zgidh nji allaj t' rí,
Nder mâ t' mirët qi i kisht' n' ushtrí,
E ja qet Shkjaut mrapa shpinës,
M' i a pré rrugen e cetinës.
Veç Nikolla, i biri i Shkinës,

Po kisht' kânë nji biramel,
Qi mâ n' Shkjá shoqi s' i del:
Prande'e pá me kohë rrezikun,
Edhe u drodh e u vû ne t' hikun;
Mori malin Thik perpjeta,

Tuj u zhdukë me çeta t' veta.
U zhduk Knjazi, e Dervish Pasha,
Idhtë ngerthye ato vetlla t' trasha,
Mori rrugen per Cetinë.
Vall, a hîn Pasha n' Cetinë?...

Nuk e diej a hîn n' Cetine;
Por n'Cetinë e diej se s' rrin:
Diç po vlon atje n'Berlin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lahuta e Malcis Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta e Malcis   Lahuta e Malcis Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lahuta e Malcis
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lahuta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Krijimtaria gojore-
Kërce tek: