Idhujt agrarë - Një lloj i strumbullarit shqiptar në Drenicë, është i bërë në pamje antropomorfe të figurës së njeriut, pa duar dhe këmbë. Terminologjia e strumbullarit është sikur e njeriut: kryet (koka), përfundi së cilës është qafa. Pjesa e trashur përfundi qafës quhet bark. Kokën e ka të bërë në formë të kokës së njeriut. Kur bëhen shirjet, këtij strumbullari siç praktikohet në këtë anë, i bëjnë blatime (kurban) kallinj të grurit. Posa të korret gruri, ndahet 1/15 e kallinjve të grurit, dhe me të zbukurojnë kokën e strumbullarit. Sipas botëkuptimit popullor, kjo bëhet për "bereqet".
Në përgjithësi është zakon tek shqiptarët në Drenicë, që strumbullarit në kohën e korrjeve t'i ofrojnë një dorëz ose dugë drithi. Kjo zakonisht ndodh kur bëhet shirjet, kur organizohet edhe darka e përbashkët, e cila vendoset në dy sofra, si "darka e lomjeve".
_________________
Allahu dhe Shejtani janë NJË dhe i VETMI !!!