VESHTULLI Viscum album
Ka bimë parazite qe nuk leshojne rrenje ne toke, por marrin ujin nga nje bime tjeter. Veshtulli (mistletoe). jeton ne drunjte e gjinive te Ahorevet dhe Pleporevet. Nga veshtulli nxirren helme, ilaçe si dhe nje lloj ngjitsi. Per druidet nuk ka ne bote asgje me te shenjte se sa veshtulli dhe druri ne te cilin ky rritet. Veshtulli duhet te vjelet vetem ne diten e 6 te henes nese llogarisim qe dita e pare eshte ajo kur shihet per here te pare hena e re. Kjo vjelje duhet te behet me ceremoni te shumta. Trupi dhe rrobet e druidit duhet te jene te pastra, drapni duhet te jete i paster dhe i panemur. Para se te vilet perfundi deges ku qendron veshtulli mbahet banketi dhe mblatohen dy dema. Druidi i veshur ne te bardha ngjitet lisit perpjete dhe kur arrin degen, e pret veshtullin me drapen, e cila pastaj mbahet ne pelhure te bardhe. Veshtulli i perzier ne uje ose pije i ben pjellore te gjitha kafshet dhe poashtu sherben si antidot per te gjitha helmet.
_________________
Allahu dhe Shejtani janë NJË dhe i VETMI !!!