FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nostradamusi për Besëlashtën (profeci)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Nostradamusi për Besëlashtën (profeci) Empty
MesazhTitulli: Nostradamusi për Besëlashtën (profeci)   Nostradamusi për Besëlashtën (profeci) EmptyWed 26 Dec 2018, 12:20

Shpëtimi i botës do të vijë, sipas Nostradamusit, për shkak të lindjes së një feje të re. Ajo do të jetë "sekt i filozofëve, që e përbuzin vdekjen, nderimet dhe pasurinë". Me fjalë të tjera, flitet për një besim fetar jo vetëm të dashurisë, por edhe të arsyes. Ajo do të jetë një teori e tillë që do të ndërthurë shkencën moderne me "Zotin".

Sa përputhet kjo me fenë tonë?

Së pari a do të vijë shpëtimi i botës pse u lind besa (feja) jonë? Kjo gjë tashmë dihet sigurtë sepse cikli i ri në të cilin hymë më 28 janar 2024, është cikli i mbretërimit të Zisit në Atdheun Pellazgjik, dhe shqiptarët do të hynë në periudhë ekspanzioni, dhe Perandoria Pellazgjike që do të formohet me fuqinë e saj do të shpëtojë botën nga të gjitha të këqijat.
A është besa jonë sekt i filozofëve? Edhe kjo dihet sigurtë pasiqë ne e mbështesim sistemin ilir ose platonik të kastave ku pushtetin e kanë filozofët, klerikët, dijetarët etj.
A e përbuzim vdekjen? Patjetër që nga ana jonë vdekja shihet vetëm si vazhdim i jetës në botën tjetër.
A i përbuzim nderimet? Ndoshta do të ishte më e saktë se për çfarë nderimesh bëhet fjalë. Mendojmë se këtu bëhet fjalë për nderime pompoze ndaj njerëzve të pushtetshëm e të pasur. Atëherë besa jonë është në përputhje me këtë profeci sepse ne kërkojmë prej gjithkujt të jetë modest.
A e përbuzim pasurinë? Besa jonë është në kahun e kundërt të konsumerizmit. Këngët tona nuk janë me vetura luksoze e grumbuj femrash lakuriqe, por janë këngë pagane në natyrë me popullatë të shëndoshë me veshje të lashta ilire.
A është besë e dashurisë? Besa jonë predikon dashuri familjare, dashuri ndaj gruas, dashuri ndaj popullit dhe atdheut.
A është besë e arsyes? Besa jonë bazohet në numra, pasiqë këta janë më të pagabueshëm se vetë zotat. Edhe vetë Pythagora fillimisht u inicua në mysteret e thrakëve ku mësoi theologjinë e numrave e pastaj themeloi sektin pythagorjan.
A e ndërthur shkencën me besimin? Besa jonë është e vetmja që ndërthuret plotësisht me shkencën. Ajo ndërthuret me të gjitha shkencat, me matematikën përmes numerologjisë, me shkencat natyrore për shkak mrekullive numerologjike që gjenden në to, me historinë përmes idesë së cikleve dhe reinkarnimit. Por nuk ndryshon asnjë shkencë për interesa bestare dhe as nuk i del kundër ndonjë të vërtete shkencore.

Prandaj pa ngurrim mund të themi se në këtë profeci të Nostradamusit bëhet fjalë për besën tonë!

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Nostradamusi për Besëlashtën (profeci)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse kemi nevojë për Besëlashtën?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Dituni mistike-
Kërce tek: