Sewaturand

Numri i postimeve : 55 Join date : 04/09/2017
 | Titulli: Kadmi - Eponimi hyjnor me të cilin filloi Iliria Sun 25 Mar 2018, 18:18 | |
| G. BONFANTE: KADMI, NJË HERO ILIR, RRËNJOSUR FORT MIRË NË ILIRI. FENIKASIT QË U VENDOSËN ME TË NË BOEOTI NUK ERDHËN NGA SIRIA, POR NGA ILIRIA. SOLLI URBANIZIMIN NË BEOTI (DHE SHKRIMIN NË GREQI)
Kishte një qytet të quajtur Finiq [Phoenice] në Epir, qyteti më i fortë dhe më i pasur i asaj krahine, sipas Polibit. Legjenda e themelimit në “vendin ku ndalon lopa”, është e përbashkët për Kadmin në Tebë dhe për Illi-n në Trojë. Gjedhët kanë lidhje edhe me legjendat e themelimit të Boucheta-s në grykën e Akheronit dhe me themelimin e Butrintit nga Heleni, por në të dy këto raste duhet dyshuar mbi sajesën etimologjike. Marrëdhëniet e Tebës dhe Ilirisë, megjithatë, nuk ndërpriten me Kadmin. Laodamas gjithashtu, u nis nëpër të njëjtën gjurmë pas humbjes në luftën e dytë Argive;  Euripidi në mënyrë profetike i atribuon Kadmit udhëheqjen e një ekspedite të enkeleasve dhe ilirëve në Phocis, por kjo ndoshta i referohet bastisjes së përmendur nga Herodoti, në të cilën pjesëmarrja e Kadmit do të ishte vetëm si ajo e një hyjnie favorizuese. Pausanias e sjell atë në Boeoti me një ushtri, të cilën ai e quan fenikase. Megjithatë, kademët nga Iliria, thuhet nga Herodoti se kanë përzënë dorianët nga Histiaeotis. Sipas Pausanias Beotia ish banuar fillimisht prej banorësh vendës fshatarë; Kadmi futi qytetërimin urban, duke dëbuar ose thithur në shtetin e ri banorët e mëparshëm. A. W. Gomme vë në dukje se edhe pse tradita, të paktën që nga shekulli i pestë, i vendos fenikasit në Tebë, nuk ka asgjë për të thënë për ekzistencën e tyre në ndonjërin prej qyteteve bregdetare. Në fakt, nuk dëgjojmë gjë për teorinë fenikase të Kadmit, deri në shekullin e pestë. G. Bonfante e konsideron Kadmin si një hero ilir, të rrënjosur fort mirë në Iliri dhe beson se fenikasit që u vendosën me të në Boeoti nuk erdhën nga Siria, por nga Iliria. Vetë emri i tij demonstron që të jetë një formim ilir, e jo një grek.Titulli: The wrath of Homer Autori: Louis Alexander MacKay Botuesi: University of Toronto Press, 1948 _________________ KLAOHI ZIS
| |
|